Derbi Asllani-Bajrami në fushë, ja formacionet e mundshme të Sasuolos dhe Interit

May 4, 2024 | 9:39
SHPËRNDAJE

Inzagi kërkon ta mbyllë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme për të grumbulluar sa më shumë pikë, por sigurisht që sot në mbrëmje me Sasuolon do të zbresë në fushën e lojës disa lojtarë që kanë pasur pak minuta.MixCollage-04-May-2024-09-20-AM-544

Kështu që numri një i stolit po mendon të bëjë disa ndryshime në reparte të ndryshme. Audero pritet të luajë në portë, ndërsa në mbrojtje ka balotazh mes Bisek dhe Pavarit, duke qenë se 2 të tjerët janë të detyruar: Bastoni dhe De Vraj. Rikuperimi i Dimarkos nuk do të thotë se do të jetë titullar, kështu që nga e majta luan Karlos Augusto dhe djathtas Dumfris.

Asllani pritet në mesfushë së bashku me Fratezin, ndërsa për Barelën dhe Mkitarianin ka balotazh. Në sulm Sançez me Lautaron, teksa te Sasuolo pritet titullar Bajrami.

DEGTD

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura