Humbi kontrollin e makinës dhe ra në lumin Lanë! Zjarrfikësit presin mjetin për të nxjerrë 35-vjeçarin, pamjet nga vendngjarja

May 4, 2024 | 9:46
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm, ku një 35-vjeçari humbi kontrollin e makinës dhe ra në lumin Lanë.

aksident makine lumi lane3

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të shpëtuar të riun, që kishte ngecur brenda automjetit.

Zjarrfikëset kanë prerë makinën për të nxjerrë 35-vjeçarin me iniciale F. H., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës.

makine aksident tirane lumi lane

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident makine lumi lane1 makine aksident tirane lumi lane1 makine aksident tirane lumi lane2 makine aksident tirane lumi lane3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura