Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti është shprehur mjaft i kënaqur me suksesin në San Sebastian përballë Sociedadit që e afron dhe më shumë me titullin kampion.

anceloti

Tashmë La Liga është çështje ditësh për “los blancos”, që kanë triumfuar në “Reale Arena” ndonëse italiani ka hedhur në fushë një formacion me shumë ndryshime. Kjo e ka kënaqur jo pak trajnerin Ançeloti. “Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme. Ndonëse kemi pasur mjaft ndryshime, e gjithë skuadra ka treguar se është uritur, të gjithë duan të japin më të mirën, të gjithë kanë treguar se janë të rëndësishëm për ekipin. Jemi treguar të saktë në mundësitë që na janë krijuar dhe kjo vlen për t’u përmendur”.

TITULLI – “Nuk mund të themi se ka mbaruar. Natyrisht që kjo në San Sebastian ishte një fitore me shumë vlera. Kemi fituar përballë një rivali shumë të fortë. Ishte një sukses që na afron më shumë me objektivin për të fituar titullin në La Liga. Tani jemi vërtet pranë, ka mbetur dhe fare pak”.

GYLER – “Jam i kënaqur me punën e tij sikurse të të gjithë ekipit. E kisha deklaruar përpara se Gyler meritonte më shumë minuta. Jam i kënaqur me paraqitjen e tij dhe golin e realizuar. Jam i kënaqur dhe me Militaon e Kepën. Të gjithë kanë bërë një punë mjaft të mirë”.

BAJERNI – “Do të jenë dy ndeshje të vështira. Tani të pushojmë dhe të nisim nga puna”.

PANORAMASPORT.AL

Me kampionatin që është në fazën më të nxehtë, presioni sa vjen dhe shtohet jo vetëm te skuadrat, por gjithashtu tek arbitrat. “Panorama Sport” zbulon se FSHF-ja prej disa javësh ka marrë një vendim me urdhër të drejtuesve që askush prej gjyqtarëve të Superiores të mos e mësojë para kohe se cilën ndeshje do të gjykojnë.

hoxha-hoxhallari partizani-tirana 2-1 derbi arbitrat foto

Më konkretisht, arbitrat njoftohen vetëm pak orë para zhvillimit të ndeshjes. Pra, vetëm në ditën e ndeshjes dhe duhet të jenë në gatishmëri në orët e mëngjesit, në mënyrë që edhe ata kanë udhëtime të largëta, të nisen në momentet e fundit. Ky vendim është marrë për të shmangur interferencat tek arbitrat dhe ndërhyrjet që mund të ketë në këtë periudhë shumë të nxehtë, ku luhen fatet e sezonit për skuadrat.

Edhe për derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, sigurisht që do të veprohet kështu, por gjasat më të mëdha janë që kryesor të jetë një që mban stemën e FIFA-s. Edhe pse nuk ka diçka të sigurt, favorit për të qenë arbitër kryesor në derbi mësohet se është ndërkombëtari Eldorian Hamiti. Gjithashtu, kandidat është edhe Juxhin Xhaja, por FSHF-ja do të vendosë edhe duke pasur parasysh precedentët që ata kanë me dy ekipet.

PANORAMASPORT.AL

Policia ka dhënë detaje nga arrestimet me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në Kadastër gjatë mbërmjes së të premtes (26 prill).

Dyshohet se të arrestuarit kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Ata akuzohet se kanë ndikuan tek legalizimet për të mbledhur vota.

Të arrestuarit:

D. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Ndikimi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisië Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.

Zbatohen urdhrat e datës 26.04.2024, të prokurorit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

  1. S., 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
  2. O., 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;
  3. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;
  4. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Është zbardhur axhenda e Konventës së Partisë së Lirisë që do të mbahet ditën e sotme (27 prill) në Pallatin e Kongreseve.

konventa e pl

Konventa e PL-së do të nisë në orën 10:00 ku do të mbërrijnë delegatët dhe të ftuarit, e më pas do të vazhdohet me miratimin e anëtarëve të Kryesisë, pa emrin e deputetes Monika Kryemadhi.

Pas paraqitjes së dokumentave me 5 prioritetet e programit dhe të statutit, do të mbajë fjalën kryetari Ilir Meta dhe më pas do të votohen kandidaturat për President dhe zv.President të kësaj force politike.

Postimi i plotë i Tedi Blushit: 

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë të Lirisë,

Të dashur delegatë të Konventës Kombëtare,

që do të shpërtheni sot energjitë nuklearë të Partisë së Lirisë, në ora 10:00, në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrim vendime historike për vënien në jetë të 5 prioriteteve tona kryesore për 4 milion shqiptarë plus.

Për shkak, të interesimit të jashtëzakonshëm të mediave, po ndajmë me të gjithë ju RENDIN E DITËS të kësaj Konvente historike:

RENDI I DITËS

Ora: 10:00 – Mbërritja e delegatëve dhe të ftuarve

Fillimi i punimeve të Konventës.

Konventa hapet nga z.Edmond Haxhinasto, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.

Verifikimi i pjesëmarrjes fizike dhe online, si dhe verifikimi i mandateve të delegatëve. (Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto)

Paraqitja për miratim e Kryesisë së Konventës, sipas propozimit të Kryesisë së PL, të datës 24 prill 2024.

Ftohet Kryesia të zerë vëndet.

Nderimi i Himnit Kombëtar.

Propozohet Sekretaria dhe Komisioni Zgjedhor i Konventës miratuar me Vendim të Kryesisë, datë 26.04.2024

Lexohet dhe miratohet me votim të hapur Rendi i Ditës.

Himni i Mentor Xhemalit “Për ty Atdhe” (Ftohet në skenë Maksim Xhemali me një fjalë përshëndetëse dhe më pas ftohen të këndojnë të gjithë delegatët dhe të ftuarit)

🇦🇱 1. Paraqitja e dokumentit të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë dhe Ndryshimeve Statutore. (Edmond Haxhinasto, Kryetar i Grupeve të Punës)

🇦🇱 2. Fjala e Kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Metaj

🇦🇱 3. Përshëndetjet (online dhe në sallë) të Konventës së Partisë së Lirisë nga personalitete publike vendase dhe të huaja, si dhe përfaqësues të partive mike.

Edita Tahiri (Ish Zv/Kryeministre e Kosovës)

Stipe Mesiç (Ish-President i Kroacisë – online)

Steven Bonnar (Deputet Skocez në Parlamentin Britanik – online)

Salvatore Lamirata (Ish-Kryetar i Bashkisë Arbëreshe të Shën Mitrit, Kalabri – online)

Egla Marashi (Themeluese e LRI-së, ish-drejtuese e PL në Lezhë, Michigan, USA – online)

🇦🇱 4. Diskutime mbi Dokumentat e 5 prioriteteve të Programit dhe të Statutit.

Prof. Petraq Milo, Sekretar për Ekonominë dhe Financat.

Prof. Edmond Panariti, Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin

Znj. Erisa Xhixho, NënKryetare dhe deputete e     Partisë së Lirisë

Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë

Ambasador Agim Nesho, Zëvendës-Kryetar i Partisë së Lirisë

  1. Petrit Vasili, NënKryetar dhe deputet i Partisë së Lirisë
  2. Ramadan Kondi, Sekretar për Çështjen e Pensioneve në Partinë e Lirisë

🇦🇱 5. Diskutim mbi propozimet e paraqitura për Programin dhe Statutin.

  1. Paraqitja e propozimeve (Znj. Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë)
  2. Qëndrimi i Grupit të Punës ndaj propozimeve (Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë)

🇦🇱 6. Votimi i hapur për Dokumentin e 5 Prioriteteve dhe votim i hapur për Statutin.

🇦🇱 7. Deklarimi i kandidaturave për President të Partisë së Lirisë dhe Zëvendes-President i Partisë së Lirisë.

  1. Ilir Metaj (Kandidat për President)
  2. Faik Basha (Kandidat për President)
  3. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
  4. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
  5. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)

Kandidaturat paraqiten nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto.

Fjala e kandidatëve që do të flasin:

  1. Faik Basha (Kandidat për President)
  2. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
  3. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
  4. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)

🇦🇱 8. Procesi i votimit për Presidentin e Partisë dhe ZëvendësPresidenten.

Paraqitja e procedurës nga Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto dhe fillimi procesit të votimit sipas Qarqeve. (Lista bashkëlidhur)

🇦🇱 9. Diskutime të tjera:

Tedi Blushi

  1. Pëllumb Dautllari
  2. Edmond Panariti
  3. Esmeralda Demiraj
  4. Agim Nesho
  5. Brunilda Paskali
  6. Petrit Sinaj
  7. Brunilda Haxhiu
  8. Fllohe Gojka
  9. Ines Shehu
  10. Florida Ymeri
  11. Lefter Maliqi
  12. Dea Nako
  13. Kristian Kina
  14. Tefta Radëshi
  15. Luigj Turmalaj
  16. Gisian Dashi

dhe diskutime të tjera sipas kërkesave.

Me përfundimin e diskutimeve, deklarohet përfundimi i punimeve të Konventës.

Rezultatet e votimit paraqiten pas përfundimit të votimit dhe numërimit, në komunikim të veçantë me median.

NGA DR. EDUARD A. SKUFI EDUARD A. SKUFI

Retrospektiva e kujtimeve inspiruan këtë refleksion me disa momente principale, por edhe me vlera didaktike, animuar nga bashkëpunimi me dr. A. Aronin rreth një dekadë. Eksperienca precioze që përfitova prej tij më inspiroi gjatë gjithë karrierës. Mbase mjeku oftalmolog nga më të kompletuarit, në të gjitha zhanret e subspecialiteteve oftalmologjike. Megjithatë, kjo figurë me vlera të veçanta akademike dhe humane ose përmendet formalisht, ose mbetet “e harruar”. Ky “grief” më mundon në etikë, si obligacion moral ndaj emrit të tij. Sepse shfigurimi i historisë reale, sidomos në shkencë, nuk është vetëm çështje mentaliteti, por më tepër çështje kulture dhe civilizimi. Këtu merr inspirim ky memorial respekti dhe mirënjohjeje për Doc. Andrea Aronin. Për njeriun që fliste me veprat e tij, atë paradigmë që kombinoi filozofinë e okulistikës klasike me atë moderne.

Takimi im i parë me dr. Aronin ishte në vitin 1979, mes një paneli në klinikën e Okulistikës, ku ndodhesha për specializim, në diskutimin mbi depistimin e të metave të refraksionit dhe ambliopisë tek fëmijët

“Ndryshe një plan teorik, ndryshe aktualiteti praktik. Prindërit i sjellin fëmijët për ekzaminim kur ambliopia është instaluar plotësisht. Kjo nuk varet vetëm nga mjeku, por edhe nga niveli i përgjithshëm shëndetësor e kultural”, – theksoi dr. Aroni. Aty unë pashë një Aron tjetër të trishtuar, melankolik, me buzëqeshje të vrarë por krenar, ndryshe nga kontakti i parë që kisha nga viti ‘72-‘73, kur isha student dhe doktori drejtonte kursin e Okulistikës për grupin tonë dhe ku unë kisha marr impresionet e prezantimit. Para pak vitesh ishte transferuar si okulist në spitalin e Beratit, për “mëkatin” e vetëm se kishte bashkëshorten polake. Ai sakrifikoi karrierën akademike për të ruajtur unitetin familjar, duke shprehur karakter dhe etikë të veçantë…

Në janar 1980, kur unë fillova profesionin si okulist në spitalin e Vlorës, për disa raste me diskordancë diagnostike klinike, duhej një mendim i tretë kompetent dhe këtë mendim e gjeta tek dr. Aroni. Kështu, sa herë më jepej mundësia, veçanërisht mbas shërbimit si mjek roje megjithëse i lodhur dhe i pa gjumë, bashkë me të sëmurët ndodhesha pranë tij. Konsultoja dhe operonim së bashku, në një kualifikim atipik. Impenjimi shkencor nuk përbën komoditet, thoshte, por kredit profesional. Nuk mund të harroj një rast të komplikuar në janarin e vitit 1984.

Një vajzë në moshë fëmijërore pësoi një traumë të rëndë okulare në njërin sy dhe mbas disa ditësh iu shfaqën simptomat reaktive inflamatore në syrin tjetër, patologji që identifikohet si “oftalmia simpatike”. Kjo u komplikua me glaukomë sekondare agresive dhe u shoqërua me humbje të shikimit. Kështu, një fëmijë inocent, për kapricio të fatit jetonte një dramë të vërtetë. Nën një terapi intensive, mbasi prita që “stormi oftalmik” të qetësohej, iu drejtova dr. Aronit. Mbas konsultës në një shikim të menduar më tha: “Doktor ke të drejtë, rast mjaft i vështirë, për më tepër në një sy të vetëm. Interventi kirurgjikal mbetet e vetmja zgjidhje. Një minutë ta fotografojë, kjo ikonë do të mbetet theksoi ai, duke indikuar karakterin e tij akademik. Dhe kështu filluam operacionin, preferuam trabekulektominë nën mbrojtjen e antibiotikëve dhe kortizonit. Interventi përfundoi me sukses. “Shpresoj që apertura e krijuar të mbetet e hapur, të filtrojë”, – theksoi Aroni. “Këtë rast ‘pikant’ dhe unik duhet ta publikosh”, – më sugjeroi duke dalë nga salla për në holl!…

I kam të gjalla konsideratat e tij mbas leksionit mbi “retinopatinë diabetike dhe rolin e terapisë me laser”, mbajtur në majin e vitit 1983 nga shefja e klinikës oftalmologjike të “Hotel Dieu”, dr. D. Chauvaud. “Doktoresha mirë i thotë – theksoi ai – por mjeshtëri është ta bësh mjekësinë efikase në çfarëdo kushtesh”… Një ditë të bukur qershori 1983, bashkë me pacientin V. K., një intelektual të cilin e mundonte ptoza palpebrale në njërin sy, vendosëm të marrim mendimin e dr. Aronit. Në spital u përshëndeta me kryeinfermieren, që më drejtoi në dhomën e doktorit. U futa, por ai nuk më dëgjoi, i zhytur në fantazinë shkencore, mbi një manual të fizikës optike aplikative. Në një dorë mbante një model syri artificial dhe në dorën tjetër kalibrin dhe një lenteje kontakti. Rreth tij mbi tavolinë ndodheshin të shpërndara libra, nga literatura e Duke Elder, J. Rosenthal, M. Gerard dhe F. Beltrenena. Të mbetej impresioni i një instituti kërkimor shkencor. Pas pak sikur u zgjua, m’u drejtua mua: “Doktor, pardon nuk të dëgjova. Përpiqem këtu në mënyrë artizanale për prodhimin e lenteve tona të kontaktit. Monotonia e rutinës më vret”.

Mandej bisedova për rastin me ptozë, e vizituam dhe vendosëm ta operojmë… Të lodhur, por edhe të kënaqur, u larguam nga spitali. Duke shëtitur buzë lumit të Osumit dhe urës së Goricës, dr. Aroni hoqi syzet dhe më tha: “Urat janë të çuditshme, bashkojnë dhe ndajnë, por duhet të fokusosh mbi sensin pozitiv… Dhe mikpritja është si një urë bashkimi, shkojmë nga shtëpia të pimë një gotë verë”. Kaluam një drekë të këndshme, në një dekor klasik, nën tingujt e diskut të virtuozit Shopen. Mandej në bisedë, theksoi se kishte kërkuar nga dikasteri të hapet një qendër për prodhimin e lenteve të kontaktit në Durrës, duke më propozuar si bashkëpunëtor. Unë do të përpiqem sa të mundem për rinovimin në okulistikë, por duke ruajtur integritetin dhe dinjitetin… Ai vërtet kishte një transparencë të veçantë në mendime, por jo rrallë të duhesh të ishe i koncentruar për ta ‘përkthyer’, pasi ishte lakonik dhe me një buzëqeshje fliste nën kopertinë… Me insistimin e tij më inspiroi të aplikoja për herë të parë goniotrepanacionin me kapak skleral. Ai udhëhiqej nga principet e një lideri vizionar, që promovonte novacionin, ishte “pedant” dhe nuk bënte favore…

Në fund të janarit 1985, Vlora e mirëpriti dr. Aronin me një ditë të bukur, që dimri e kishte huazuar nga pranvera. E ftova të operojmë së bashku, në audiencë ishte dr. Isufi dhe dr. Ll. Gjidede, kirurgu stomatolog i mirënjohur, i cili me aparatin e tij fotografik “Praktica” të modifikuar, fotografonte momente nga operacioni. Dr. Aroni operoi një rast me glaukomë të avancuar, me aplikim trabekulektomine e E. Cairns, ndërsa unë praktikova operacionin e prof. J. Fronimopoulos. Pas interventit, dr. Aroni duke më uruar, më sugjeroi se kjo duhet të jetë ekstrat për disertacion. Ai si vizionar shikonte më larg, shikonte hapin tjetër. Kur dolëm nga salla, ishin grumbulluar mjaft njerëz që kishin dëgjuar për ardhjen e dr. Aronit dhe dëshironin të vizitoheshin. U larguam nga spitali në formë shëtitjeje.

-Do të ulemi për kafe – tha Aroni.

-Kafe me ‘bisht’, – iu përgjigja unë.

-Vlora është një atraksion magjik, – u shpreh Aroni duke soditur peizazhin, mandej biseda kaloi atje ku ishte pasioni.

-Para disa ditësh ndoqa në ‘RAI Uno’, në emisionin ‘Check’-up, intervistën me prof. M. Pannarale – i pëshpërita konfidencialisht. Ai, duke buzëqeshur, mbasi hoqi syzet vazhdoi:

-Me mjeshtrin e retinës Panarale në poliklinikën e tij në Romë, kemi kaluar bashkë dy javë kualifikimi. Ishte me të vërtetë zot i kirurgjisë vitreoretinale. Më dhuroi edhe një komplet kirurgjikal me vitreotomin e tij, por nuk di ku përfundoi…

Maji i vitit 1989 më gjeti pranë dr.Aronit për të konsultuar disa ide nga projektdisertacioni im. Me seriozitet dhe vëmendje e lexoi dhe më bëri sugjerimet e duhura me aftësitë e një mjeshtri. Ai ishte model i perfeksionit dhe disiplinës, skolastik në detaje. Më pas e njoftova se më 25 maj do të shkoja në Athinë me ftesë të prof .J. Fronimopoulos, për të marrë pjesë në Kongresin e 22 Panhelenik dhe Internacional të Oftalmologjisë. Ai shprehu kënaqësinë, duke thënë: “Me të vërtetë surprizë e bukur. Me aftësinë tënde hape një portë të madhe”.

Atë ditë qëndruam gjatë. Dukej i lodhur, por i papërtuar. Nuk e dija që ajo ditë do të ishte finalja e një bashkëpunimi… 5 tetori i vitit 1989, një infarkt miokardi violent e drastik, i vetmi që e përkuli, duke e larguar nga jeta. Vdekja ia preu ëndrrat dhe objektivat, mendjemprehtit dhe duarartit, këtij “mjeshtri artist” okulist…

Dr. A. Aroni do të mbetet në kujtesë jo vetëm si figurë elitare e mjekësisë, por edhe karakterin e tij të lartë njerëzor, që u shpreh me zgjedhjen e “versionit dramatik të vet sakrifikimit, për të ruajtur të pa prekur imazhin romantik të një ‘dashurie që vret’! Nuk do të harroj kurrë frazën domethënëse të këtij oftalmologu të standardeve evropiane, lideri karizmatik dhe personaliteti pluridimensional: “Koha e vendos çdo gjë në vendin e vet, secili herët ose vonë, merr atë që meriton”…

Ky requiem, një homazh, si shprehje mirënjohjeje dhe estimimi, për atë mentor që u konvertua në idhull risjell figurën e tij në aktualitet, në përvjetorin e 35 të largimit të tij nga jeta, për të mbetur mes nesh!

*Konsulent oftalmolog, Athinë

 

Jeta private e Erjola Doçit ka qenë gjithnjë në sytë e publikut. Kur moderatorja u bë pjesë e “Big Brother”, ajo nisi të fliste për herë të parë në lidhje me ndjenjat dhe historitë e saj. E historia më e rëndësishme ka qenë pikërisht një raport toksik për të.

erjola doci

Vetë konkurrentja zbuloi se ishte dhunuar nga ish-partneri. Me lot në sy, konkurrentja tregoi se nga dhuna e partnerin e ka gjetur veten te dyert e spitalit. Erjola gjithashtu dha një mesazh për të gjitha gratë e dhunuara, duke thënë që as një burrë dhe askush nuk ka të drejtë që ta marrë jetën, largohuni nga personi që ju dhunon.

erjola-doci2

“Kur preka fundin dhe pashë veten në dyert e spitalit duke… Aty kuptova se sa vlerë ka jeta, një burrë nuk mund të ma marrë dhe askush. Largohu. Vetëm largohu dhe mbathja. Nëse s’ke fuqinë që ta gjesh te vetja, gjeje te një mik apo familjarë. Ose te fëmija që mund të kesh në djep, apo në bark”, – tha moderatorja.

Por, ndonëse ky raport është mbyllur, banorja duket ende e përfshirë emocionalisht. Teksa të gjithë banorët e “Big Brother VIP” ndodheshin në oborri duke kërcyer e kënduar me një atmosferë festive, Erjola Doçi i ka treguar Julian Dedës se ish-partneri i saj feston ditëlindjen. Moderatorja në linjën e jetës ka treguar se djali në fjalë e dhunonte vazhdimisht atë për shkak të xhelozisë.

erjola doci8

“Si mund ta kujtosh prapë atë moj?!”, e pyeti Juli habitur. Aktori e pyeti Erjolën se sa vjeç bën ish-i dashuri i saj, ndërsa banorja i tregoi me gjeste. “Edhe 100 çunit të huaj pra”, – tha Juli duke qeshur së bashku me Erjolën, pastaj dyshja vazhduan të këndojnë. Më herët Panorama zbuloi se ish-i dashuri i Erjolës, aktualisht është në një lidhje me të tjetër vajzë që në rrjetet sociale është e njohur për jetën e luksit që bën si dhe e motra ka qenë pjesë e “Big Brother” në edicionet e shkuara.

erjola doci1

Tashmë ish-partneri i Erjolës është bërë me fëmijë, duke e mbyllur këtë kapitull. Por teksa kishte një histori me Erjolën, të shumtë ishin në dijeni të kësaj lidhjeje dhe madje edhe të rasteve që ky raport bëhej edhe toksik. Të përfshirë kanë qenë edhe familjarët e Erjolës, që edhe kanë tentuar ta largojnë nga kjo lidhje.

Miqtë pranë Erjolës, shprehen se të gjithë i dinin problemet që dyshja kishte, që kryesisht vinin nga xhelozia e ish-partnerit ndaj moderatores. Shpeshherë raporti është shkëputur dhe ka rinisur përsëri, duke u përpjekur për ta përmirësuar lidhjen, megjithatë gjithnjë përfundonte me dhunë, duke qenë Erjola ajo që e pësonte. Gjithçka ka përfunduar, kur moderatorja kishte vendosur që t’i jepte fund njëherë e mirë, kësaj lidhjeje, pas një episodi të dhunshëm që kishte ndodhur.

erjola doci9

Menjëherë pas ndarjes së vështirë, ajo i është rikthyer ekranit, ku edhe është angazhuar më shumë se më përpara, kur ish-partneri nuk ia lejonte. Nga ana tjetër, djali në fjalë rindërtoi jetën e tij, ku edhe gjeti menjëherë dashurinë dhe tashmë është bërë me fëmijë. Pak kohë më parë është zbuluar se Erjola Doçi është në një lidhje me reperin e njohur kosovar, Azet. Në një video të publikuar, shihet dyshja krahë njëri-tjetrit.

erjola doci2

Erjola gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme deri tani ka qenë shumë diskrete sa i takon jetës private, madje shumë pak kemi mësuar edhe për familjen e saj. Nuk dihet sesa kohë kanë që janë në një lidhje, por nga sa shohim, dyshja duken shumë të lumtur krahë njëritjetrit. Ndërkohë që miqtë e saj flasin për një raport me një reper të njohur, të gjitha dyshimet të çojnë tek Azet. Duke qenë se video me reperin është e kohëve të fundit, dyshja duket se ka ende një raport të hapur me njëritjetrin.

erjola doci5

Ndonëse vetë Erjola ka preferuar që mos të flasë fare për këtë histori në shtëpinë e “Big Brother”. Pas këtyre deklaratave, moderatorja u surprizua me një dron në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku krahas fotos së saj shkruheshin inicialet “E zemër A”. Menjëherë pas kësaj, në rrjet qarkulluan zëra se personi që ka dërguar dronin ka qenë Azeti, ndonëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar akoma nga asnjëri. Pak kohë para se të futej në “Big Brother”, moderatorja ka folur për herë të parë për një ndarje që kishte kaluar vetëm pak kohë më parë.

erjola doci4

“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë, sepse nuk mund t’i bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara, normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, – tha ndër të tjera ajo.

erjola doci3

Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë. Në daljet e saj publike, ajo njihet për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. E tillë ka qenë edhe tek Manushi, ku prej disa viteve tashmë është pjesë e formatit. Duke folur për xhelozinë e partnerit, ajo u shpreh sesi u nda me një të dashur, pasi ky i fundit ishte xheloz deri në ekstrem për të.

erjola doci7

“Varet se si janë partnerët. Se tani mu kujtua një eksperiencë personale. Jam shumë e lumtur që këtë verë do t’i kaloj pushimet single, se verën që shkoi të gjitha shoqet e mia dilnin bënin qejf, kurse unë rrija e mbyllur në çarçaf. S’janë të gjithë open mind, ka persona që s’ta japin lirinë”, – tha ajo.

erjola doci6

Por duket se historitë me djem të tillë tashmë janë mbyllur njëherë e mirë për Erjolën. Këtë herë ajo është duke kërkuar një mashkull me të qetë dhe një partner që ta përkrah në rrugëtimin e tij në televizion. Gjatë netëve të spektaklit, LIF si asnjëherë më parë ka “hapur” zemrën në “BBVIP”, duke rrëfyer dhunën fizike që ka përjetuar nga ish-partneri i saj, për shkak të xhelozisë. Teksa po bisedonte me banorët, moderatorja tregoi se u fut në “BBVIP” për të shkëputur kontaktin me ish-partnerin e saj.

“Prandaj doja të vija këtu se shkëputu-lidhu, shkëputu-lidhu, nuk po gjeja një mënyrë që të shkëputesha dhe e dija që po të vija këtu, nuk do të kisha më kontakt me të. Prandaj në qoftë se e keni vënë re, kam thënë që nuk dua asgjë, të di asgjë nga jashtë, se po e shijoj”, – u shpreh Erjola.

erjoladoci erjola doci1 erjola doci5 erjola doci6 erjola doci erjola doci7 erjola doci8 erjola doci9 erjola doci3 erjola doci4 erjola doci (4) erjola doci (5) erjola doci (3)

NGA RENATO TOTRAKU 

Ferit Këputa
Ferit Këputa

Kur shteron pusi, i dihet vlera ujit”, – thoshte ideologu i madh i Rilindjes Kombëtare, Sami Frashëri. Përse e përmend këtë qysh në fillim? Sigurisht që jeta është e bukur e me plot gjurmë, plot dhimbje e lumturi.

Jeta vërtetë vazhdon, njeriu sikur përtërihet, sa vjen e sikur të ndodhet pranë, sikur të troket me bëmat dhe shpirtin në ato ç’ka lënë pas. Krahas shumë e shumë gjurmëve, shumë mirësive, ajo sikur na troket fort. Janë edhe provat e mençurisë, provat e jetës, të studimeve, të shembullit prej intelektuali të shquar në këtë botë të madhe shpirtërore që la pas Ferit Këputa.

Kam pasur fatin ta njoh shumë thellë, nga afër, t’i njoh shpirtin e vullnetin, maturinë e respektin, thellësinë e mendimit dhe filozofinë e lindur prej natyre, që ia kishte dhuruar zoti.

Ferit Këputa u lind më 24 shtator 1935 në fshatin Laç të rrethit të Matit, në një familje me tradita nacionaliste. I ati i tij, Aliu, ishte ushtarak i përkushtuar ndaj Monarkisë shqiptare dhe shërbeu në oborrin mbretëror në Tiranë deri në vitin 1939, ku pranë mbante gjithmonë familjen e tij. Me pushtimin fashist të Shqipërisë, familja e Ali Këputës u kthye në fshatin e Laçit, ku Feriti i vogël u rrit duke marrë virtytet më të mira prej tyre. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në vitin 1949, ndërsa sistemin 7-vjeçar e përmbylli në Shkodër në vitin 1952, ku gjatë verës së këtij viti kreu një kurs 2-mujor dhe në shtator filloi punë në shkollën e Bruçit. Pas një viti emërohet në Batër, afër Burrelit, ku lë gjurmë te fëmijët dhe komuniteti i atyshëm për punë të përkushtuar, duke u bërë shembull edhe në shtypin e kohës. Kështu në gazetën “Bashkimi” të datës 28 mars 1954 shefi i arsimit të qarkut Dibër, Selim Alliu, do të shkruante: “Kryemësuesi i Batrës, Ferit Këputa, shembull në të gjithë rrethin e Matit”. Po në këtë kohë martohet me Xharie Gjestilën, me të cilën lindën dhe rritën 4 fëmijë: Gëzimin, Florën, Vjollcën dhe Afërditën, duke i arsimuar dhe edukuar me durimin dhe këmbënguljen për të përballuar vështirësitë e jetës.

Krahas mësimdhënies, te mësues Feriti vlonte dëshira për ruajtjen dhe trashëgiminë kulturore të trevës së Matit. Pasi kthehet në shkollën e Bruçit në vitin 1954, merret me ngritjen e grupit të parë të valleve për vajza në Mat dhe merr pjesë në festivalin e qarkut, duke zënë vend nderi.

Sistemi qeverisës i kohës, i cili kishte filluar të aplikonte luftën e klasave, nuk harronte origjinën familjare nacionaliste të Feritit, ndaj vazhdimisht e qarkullonte në fshatra të ndryshëm, duke e pasur atë nën vëzhgim.

Më 1955 dërgohet mësues në Rrethe-Baz, ku punoi për 5 vite. Gjatë kësaj kohe u vjen në ndihmë ekipeve të arkeologëve të drejtuara nga Selim Islami, Frano Prendi e Zhaneta Andrea, që punonin në këtë teritor, duke i çuar ato në shumë pika me vlera historike. Me dëshirën për ta përvetësuar sa më mirë profesionin e mësuesit, regjistrohet me korrespondencë në shkollën pedagogjike të Tiranës, ku mbaroi katër klasë për dy vite dhe në vazhdim më 1965 mbaroi Institutin 3-vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë, në degën Gjuhë-Histori, gjithnjë pa shkëputje nga puna. Në vitin 1967, kur ishte mësues në fshatrat e Martaneshit, fillon studimet në Fakultetin e Histori-Filologjisë, degën gjuhë dhe letërsi shqipe. Po në këtë kohë ngriti ansamblin me 54 instrumentistë muzikorë, më i madhi në Mat dhe në Shqipëri.

Në vitin 1979 përmbyll shtegtimet nëpër shkollat e fshatrave të Matit dhe emërohet përgjegjës i Shtëpisë së Kulturës në Bruç. Gjatë kësaj kohe, ai punoi me përkushtim si studiues, krijues dhe organizator i aktiviteteve kulturore, duke dhënë shfaqje në shumë ndërmarrje e kooperativa bujqësore, si në Burrel, Ulëz, Krastë, Kurbnesh, Përlat, Batër, Cerujë, Komsi e tjerë, duke i regjistruar materialet folklorike të Ansamblit të Laç-Bruçit në tri emisione folklorike në Televizionin Shqiptar. Në këtë ansambël folklorik, krahas këngëve dhe valleve, i veçantë ishte dhe formacioni i vajzave, që luanin me instrumentin e çiftelisë.

Krahas punës organizative, Feriti krijoi edhe këngë si, “Drita elektrike”, “Lokemadhja”, “Këngë kurbeti”, “Moj lulja e trëndafilit”, “Syni i zi” e shumë të tjera, të cilat u vlerësuan në festivalet kombëtare në Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Tiranë e në shumë skena të tjera. Me ardhjen e ndryshimeve demokratike në fillim të ’90, bashkë me fëmijët e tij, u rreshtua në frontin e atyre që kërkonin rrëzimin e diktaturës komuniste dhe lejimin e lirisë së të drejtave të njeriut. Me daljen në pension në vitin 1992, merret me sistemimin e shënimeve të bëra ndër vite mbi figura historike që lanë gjurmë dhe ndikuan në jetën e matjanëve e mbarë kombit shqiptar, si dhe me të dhëna që hidhnin dritë dhe saktësonin historinë e shtrembëruar nga historianët e politizuar të monizmit.

Në vitin 1994 lë fshatin e lindjes dhe vendoset bashkë me fëmijët në qytetin e Burrelit, ku intensifikoi kontaktet me bartës të fakteve dhe ngjarjeve të pa thëna historike, duke botuar njëri pas tjetrit libra studimore, monografi e studime historike. Në vitin 2000 botoi “Mati në shekullin XX”, ku ve në dukje veprën historike të matjanëve që nga luftërat për pavarësi dhe çlirimin nga pushtuesit e huaj. Këtë libër do ta ribotojë më 2002, duke e plotësuar me të dhëna e fakte të reja. Po në 2002 boton librin “Ismail Terziu, shqipe mali”. Ky libër monografik i kushtohet jetës dhe veprës së patriotit nga Lisi, Ismail Terziu. Nëvitin 2003 botoi “Arsimi e kultura në Mat”, vështrim historik, ku bëhet fjalë për fillimin e zhvillimin e arsimit dhe kontributin e mësuesve për edukimin arsimor e patriotik të brezave të rinj.

“Shërbimi shëndetësor në Mat, vështrim historik” është botim i vitit 2005, ku përshkruan rrugët e zhvillimit shëndetësor në Mat. Në 2007 botoi librin “Vendorigjina e Kastriotëve është Mati”. Këtu studiuesi Ferit Këputa, bazuar në fakte arkivore, rreshton të dhënat që provojnë se fisi i Kastriotëve është nga Mati. Po më 2007 boton librin “Matjanët në Luftën e Dytë Botërore”, ku na sjell të dhëna mbi ngjarje dhe figura të shfaqura, gjurmët dhe kontributet patriotike të të cilëve ishin mohuar gjatë periudhës moniste. “Mati në kulmet e historisë kombëtare” botuar në vitin 2012, ku përmbledhtas dhe me saktësi historike rreshtohen figura dhe ngjarje që kanë lidhje me Matin dhe historinë e tij. Ndërsa libri që tërhoqi vëmendjen me presence të studiuesve të Qendrës së Studimeve Albanologjike është “Mati dhe Skënderbeu”, botuar në vitin 2010. Në këtë libër gërshetohen në mënyrë shkencore të dhënat arkivore me dëshmitë gojore të popullit të Matit. Promovimi i këtij libri u bë në një vend turistik, pranë Stelushit, në përmbyllje të një ekspedite dyditore të drejtuar nga studiuesi Ferit Këputa me personalitete të fushës akademike, historianë të periudhës së mesjetës, profesor dr. Muharrem Dezhgiu, Beqir Meta, Pëllumb Xhufi, Ferit Duka dhe Dritan Egro, studjues, shkrimtarë e poetë matjanë. Studiuesi Ferit Këputa është autori i dhjetëra artikujve studimorë të botuar në shtypin periodik si në gazetat “Republika”, “Atdheu”, “55”, “Standart”, “Mati”, “Tirana Observer”, revista “Emathia” etj..

Shkrimet e tij ngrenë zërin mbi saktësimin e ngjarjeve historike të shtrembëruara nga pseudo-historianët, që për servilizma dhe qëllime përfitimesh politike hodhën baltë mbi figura nacionaliste dhe krahina siç ishte ajo e Matit. Po në përfaqësimin e studiuesit dhe njohësit të mirë të historisë së krahinës së Matit merr pjesë në debatet televizive të zhvilluara në “Mat Televizion”, “MT + Lezha” etj.. Duke u bërë pjesë e paneleve televizive, ku shtrohen debate historike dhe flitet për figura të shquara. Ndryshimet demokratike bënë që të rikthehet në atdhe familja mbretërore dhe të kërkohet e të vihet në vend dinjiteti dhe kontributet e shquara të mbretit Zogu i Parë në shtetformimin dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Në vitin 1998, studiuesi Ferit Këputa bashkë me studiues të tjerë e simpatizantë të punës dhe veprës së mbretit Zogu i Parë themeluan Shoqatën Atdhetare “Ahmet Zogu” me qendër në Burrel.

Kjo shoqatë ka luajtur një rol të rëndësishëm në njohjen, popullarizimin e veprave të mbretit Zogu i Parë dhe të figurave të tjera që dhanë jetën nën moton “Atdheu mbi të gjitha”. E drejtuar nga zoti Ferit Këputa, kjo shoqatë ka organizuar aktivitete të shumta përkujtimore. Zoti Ferit dhe zotërinjtë Sulejman Cakoni, Enver Hasa, Murat Basha, Luftar Pepmarku e shumë të tjerë nëpërmjet shkrimeve publicistike e konferencave shkencore kanë sjellë fakte dhe kanë saktësuar të dhëna në shërbim të rishkrimit të historisë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Në këtë kontekst janë bërë propozime dhe janë miratuar nga institucionet përkatëse kërkesa për emërtime sheshesh e rrugësh me emrin e mbretit Zogu I dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.

Me kërkesën e kësaj shoqate, Këshilli i Bashkisë Burrel miratoi emërtimin e Sheshit “Ahmet Zogu” para bashkisë, emërtimin e parkut të qytetit të Burrelit me emrin “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” dhe vendosjen e monumentit Zogu I, në një nga sheshet kryesore të qytetit. Me kërkesë të kësaj shoqate, Bashkia e Tiranës emërtoi bulevardin “Zogu I”, ku në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, në krye të bulevardit u vendos monumenti i mbretit Zogu I. Kudo ku ka punuar dhe jetuar zoti Ferit Këputa është dalluar si intelektual, njeri i drejtë, familjar, i përkushtuar e punëtor, që u shkon punëve deri në fund. Për punë të mirë në edukimin mësimor të fëmijëve është vlerësuar me “Mirënjohje” nga Komuna Martanesh.

Për shkrimet e botuara në revistën “Emathia” nga grupi botues është vlerësuar me “Penda Budi 2010”. Në kuadrin e 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, Këshilli i Bashkisë Burrel e vlerëson atë me titullin “Qytetar Nderi” me motivacionin: “Për kontributin e dhënë në krijimin dhe promovimin e vlerave kulturore si dhe për botimin e shumë librave mbi historinë e Matit dhe matjanëve në tërë fushat”.

Në vitin 2015 në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike dhe Kulturore dhe Institutin e Historisë përgatiti sesionin shkencor me rastin e 610-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ndërsa në vitin 2017 botoi librin “Laçi, Bruçi dhe Uraka”.

Ferit Këputa iu nda gjirit familjes më 29 janar 2024, duke lënë pas vlera të çmuara historike dhe kulturore, që do të shërbejnë për të ndriçuar rrugëtimin historik të trevës së Matit dhe figurave të shquara, që lanë gjurmë në zhvillimet shoqërore e historike të kombit tonë.

Ish-konkurrenti i Për’Puthen, Shkëlqim Bega, do të jetë konkurrenti më i ri i Big Brother VIP.

sa

Konkurrenti i ri, i cili do të bëhet pjesë e shtëpisë mbrëmjen e sotme, ishte një zgjedhje “rastësore” përmes një giveway dhe duhet të ishte një banor i thjeshtë e jo VIP.

Por, siç mësohet Çim Bega ka qenë pjesë e “Për’Puthen2” dhe nuk është një personazh i panjohur për publikun.

“Siç ju njoftuam, banori më i ri që do t’u bashkohet yjeve të “Big Brother VIP”, përzgjidhej mes shumë të regjistruarve në Giveaway “Top on Top”.

Çim Bega është zgjedhur nga të gjithë ata që aplikuan në linkun e publikuar para disa ditësh.

Suksese Çimit dhe suksese të gjithë juve që keni marrë pjesë në këtë Giveaway”, thuhet në faqen zyrtare të Big Brother.

BBV

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, ka treguar më shumë detaje gjatë një intervistë të dhënë së fundmi në lidhje me raportin e saj me këngëtarin Ledri Vula, planet për martesë dhe për një fëmijë të dytë.

sara hoxha ledri vula (1)

Prej kohësh Sara dhe Ledri përfliten se i kanë dhënë fund romancës mes tyre, nga e cila kanë edhe një vajza.

E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Sara është pyetur nga fëmijët për planet për martesë, por mesa duket një ceremoni e tillë nuk është në planet e afërta të saj.

Blogerja u përgjigj se ndoshta në të ardhmen mund ta bëjë një dasmë, por deri më tani nuk e ka pasur ndjesinë që ta bëjë diçka të tillë.

sara hoxha ledri vula

“Unë nuk jam martuar akoma dhe në fakt më pëlqejnë dasmat shumë, por më pëlqejnë kur jam e ftuar. Nuk më pëlqen të bëj një dasmën time. Nuk them që nuk do e bëj kurrë që të mos keqkuptohemi, por akoma nuk e kam atë ndjesinë”, u shpreh ajo.

Po ashtu, Sara nuk i shpëtoi pyetjeve ngacmuese nëse do të donte të sillte në jetë një fëmijë të dytë, për të cilën u përgjigj se do dëshironte t’i bënte Poem Blu një motër ose vëlla.

sara hoxha1

“Dëshira është shumë e madhe, që t’i bëj Poit një motër ose një vëlla… po patjetër që po, unë kam qejf që Poi të ketë një motër ose vëlla. Nuk kam ende asnjë plan”, tregoi Sara.

Pas lajmeve për një ndarje mes saj dhe Ledrit, së fundmi Sara ka nxitur dyshime se marrëdhënia mes tyre mund të jetë rregulluar, pasi blogerja ka kthyer të gjitha foto e saj me këngëtarin në rrjetet sociale, të cialt më parë ishin fshirë.

Çifti po ashtu prej kohësh nuk kanë ndarë asnjë foto familjare dhe krah vajzës së tyre. Nxitur nga kjo, Sara është pyetur nga fëmijët se pse ata nuk kanë postuar një foto të tre.

sara-hoxha-ledri-vula-panorama-plus-9

“Kur kemi bërë foto bashkë kemi postuar. Kohët e fundit nuk kemi bërë foto bashkë, ndaj nuk kemi postuar”, u shpreh Sara.

Sara po ashtu ka komentuar edhe tatuazhin me një shkronjë “L” dedikuar prindërve në një moshë shumë të re, ku tregoi se nuk e do më.

“Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë. Sepse ka qenë një tatuazh që unë e kam bërë kur isha 17 vjeç, ka qenë një “L” që e kam bërë për mamin dhe babin. Kam qenë shumë e re”, tha jo.

sara hoxha ledri vula1 sara hoxha ledri vula3 sara hoxha ledri vula6 sara hoxha ledri vula4 sara hoxha ledri vula5 sara hoxha (3) sara hoxha (2) sara hoxha ledri vula7

Mblidhet sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë për të zgjedhur Presidentin dhe zv.Presidentin e kësaj force politike.

ilir-meta-partia-e-lirise1

Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë do të mblidhet në orën 10:00, në Pallatin e Kongreseve.

Kreu i PL-së Ilir Meta do të kandidojë përballë ish-drejtorit të Policisë së Kamzës, Faik Basha për postin e Presidentit. Ndërsa Erisa Xhixho rivalizohet nga anëtarja e Komitetit Drejtues Kombëtar, Myrvete Asqeri në postin e zv.Presidentit të Partisë.

Aanëtarët e Kryesisë së Konventës që do t’i propozohen për votim Konventës Kombëtare janë:

  1. Edmond Haxhinasto (Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar)
  2. Ilir Meta (Kryetar i Partisë së Lirsë)
  3. Agim Nesho (ZëvendësKryetar i Partisë së Lirisë)
  4. Erisa Xhixho (Nënkryetare dhe deputete)
  5. Petrit Vasili (Nënkryetar dhe deputet)
  6. Silva Caka (Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun)
  7. Esmeralda Demiraj (Kryetare e LGI)
  8. Petraq Milo (Sekretar për Çështjet Ekonomike)
  9. Anisa Ibraj (Anëtare Kryesie, LRI)
  10. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente të Partisë së Lirisë)
  11. Floida Kërpaçi (Nënkryetare, Anëtare Këshilli Bashkiak, Tiranë)
  12. Faik Basha (Kandidat për President të Partisë së Lirisë
  13. Erisilda Hoxha (Kryetarja e PL, Kuçovë)
  14. Fatjona Selimaj (Kryetarja e PL, Fushë-Arrëz)
  15. Brunilda Haxhiu (Sekretare për Familjen dhe kundër Shpopullimit)
  16. Ines Shehu (Sekretare për Fuqizimin e Gruas)
  17. Anxhela Shenaj (Anëtare Këshilli Bashkiak, Vlorë)
  18. Dea Nako (Studente, anëtare e PL, Korçë)

Konventa do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Kongreseve, i cili do të ketë një dekor Kuq e Zi dhe do të nisë me himnin kombëtar të flamurit.

Në Pallatin e Kongreseve do të jenë 931 delegatë dhe mbi 2000 të ftuar.

RENDI I DITËS

🇦🇱Ora: 10:00 – Mbërritja e delegatëve dhe të ftuarve
Fillimi i punimeve të Konventës.
Konventa hapet nga z.Edmond Haxhinasto, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar.
Verifikimi i pjesëmarrjes fizike dhe online, si dhe verifikimi i mandateve të delegatëve. (Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto)
Paraqitja për miratim e Kryesisë së Konventës, sipas propozimit të Kryesisë së PL, të datës 24 prill 2024.
Ftohet Kryesia të zerë vëndet.
Nderimi i Himnit Kombëtar.
Propozohet Sekretaria dhe Komisioni Zgjedhor i Konventës miratuar me Vendim të Kryesisë, datë 26.04.2024
Lexohet dhe miratohet me votim të hapur Rendi i Ditës.
Himni i Mentor Xhemalit “Për ty Atdhe” (Ftohet në skenë Maksim Xhemali me një fjalë përshëndetëse dhe më pas ftohen të këndojnë të gjithë delegatët dhe të ftuarit)
🇦🇱 1. Paraqitja e dokumentit të 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë dhe Ndryshimeve Statutore. (Edmond Haxhinasto, Kryetar i Grupeve të Punës)
🇦🇱 2. Fjala e Kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Ilir Metaj
🇦🇱 3. Përshëndetjet (online dhe në sallë) të Konventës së Partisë së Lirisë nga personalitete publike vendase dhe të huaja, si dhe përfaqësues të partive mike.
Edita Tahiri (Ish Zv/Kryeministre e Kosovës)
Stipe Mesiç (Ish-President i Kroacisë – online)
Steven Bonnar (Deputet Skocez në Parlamentin Britanik – online)
Salvatore Lamirata (Ish-Kryetar i Bashkisë Arbëreshe të Shën Mitrit, Kalabri – online)
Egla Marashi (Themeluese e LRI-së, ish-drejtuese e PL në Lezhë, Michigan, USA – online)
🇦🇱 4. Diskutime mbi Dokumentat e 5 prioriteteve të Programit dhe të Statutit.
Prof. Petraq Milo, Sekretar për Ekonominë dhe Financat.
Prof. Edmond Panariti, Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin
Znj. Erisa Xhixho, NënKryetare dhe deputete e Partisë së Lirisë
Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë
Ambasador Agim Nesho, Zëvendës-Kryetar i Partisë së Lirisë
Z. Petrit Vasili, NënKryetar dhe deputet i Partisë së Lirisë
Z. Ramadan Kondi, Sekretar për Çështjen e Pensioneve në Partinë e Lirisë
🇦🇱 5. Diskutim mbi propozimet e paraqitura për Programin dhe Statutin.
a. Paraqitja e propozimeve (Znj. Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë)
b. Qëndrimi i Grupit të Punës ndaj propozimeve (Znj. Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë)
🇦🇱 6. Votimi i hapur për Dokumentin e 5 Prioriteteve dhe votim i hapur për Statutin.
🇦🇱 7. Deklarimi i kandidaturave për President të Partisë së Lirisë dhe Zëvendes-President i Partisë së Lirisë.
a. Ilir Metaj (Kandidat për President)
b. Faik Basha (Kandidat për President)
c. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
d. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
e. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)
Kandidaturat paraqiten nga Kryetari i KDK, z. Edmond Haxhinasto.
Fjala e kandidatëve që do të flasin:
a. Faik Basha (Kandidat për President)
b. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
c. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
d. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)
🇦🇱 8. Procesi i votimit për Presidentin e Partisë dhe ZëvendësPresidenten.
Paraqitja e procedurës nga Kryetari i KDK, z.Edmond Haxhinasto dhe fillimi procesit të votimit sipas Qarqeve. (Lista bashkëlidhur)
🇦🇱 9. Diskutime të tjera:
Tedi Blushi
a. Pëllumb Dautllari
b. Edmond Panariti
c. Esmeralda Demiraj
d. Agim Nesho
e. Brunilda Paskali
f. Petrit Sinaj
g. Brunilda Haxhiu
h. Fllohe Gojka
i. Ines Shehu
j. Florida Ymeri
k. Lefter Maliqi
l. Dea Nako
m. Kristian Kina
n. Tefta Radëshi
o. Luigj Turmalaj
p. Gisian Dashi
dhe diskutime të tjera sipas kërkesave.
Me përfundimin e diskutimeve, deklarohet përfundimi i punimeve të Konventës.
Rezultatet e votimit paraqiten pas përfundimit të votimit dhe numërimit, në komunikim të veçantë me median.

 

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do blihet me 94.1 lekë dhe do shitet me 95 lekë.

kem

Monedha evropiane euro do blihet me 100.7 lekë dhe do shitet me 101.3 lekë.

Ndërkohë franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.6 lekë, ndërsa paundi britanik do blihet me 117.3 lekë dhe do shitet me 118.2 lek.

Kjo letër është shkruar dhjetë vjet përpara ngjarjeve të “Dhjetorit të Studentëve”, nuk ka as pa asnjë korrektim, ashtu siç i kam menduar dhe përjetuar ngjarjet në atë kohë. As dje në atë “ferr”, as sot në këtë “parajsë”, kurrë me servilizëm, as hipokrizi, nuk i kam thënë të zezës e bardhë, as mashalla së keqes. Të gjithë ata që hiqen sot si të “persekutuar apo “disident”, ish- studentë, apo kuadro të lartë, që nuk kanë marrë as një dënim, madje as ndëshkim prej asnjë gjykate, të gjithë janë hipokrit gënjeshtarë. Të ishe student në sistemin e kaluar, ishte një status i veçantë, i njerëzve të privilegjuar, (student nuk bëhej kushdo), që do të thoshte; punë e garantuar, rrogë të mirë për kohën e atëhershme, që të rendiste në maje të piramidës shoqërore, të jepte autoritet dhe respekt të diferencuar shoqëror.

ramiz alia enver hoxha

Sot është fare e lehtë të përmendësh dështimet e sistemit por atëherë, bindja absolute jo vetëm e masave, por edhe e intelektualëve, artistëve dhe të rinjve, ka qenë se; kemi të bëjmë me një sistem progresist, për të cilin kemi duartrokitur po thuaj të gjithë.

i student, në atë kohë dalloja një kontrast të madh mes asaj që propagandohej dhe realitetit, prandaj i shkrova këtë letër, të parit të këtij vendi. Unë nuk i shkrova Ramiz Alisë, se po vuaja më shumë se të tjerët, as për heroizëm, por zemra më dhembte më shumë se të tjerëve, që me hipokrizi deklaronin vetëm suksese dhe arritje.

As tani, nuk po kërkoj dekorata, pasi ato i kanë marrë ish-komunistët më të devotshëm të konvertuar në antikomunistë, fondametalist, por në atë kohë të thoshe të vërtetën lakuriqe, ishte aventurë naive, pasi rrezikoheshe të shpalleshe heretik, nga specia e mercenarëve homos -serviles, që sot gjithë ditën me lugë në brez, valëvitën flamurin e demokracisë.

Letrën e shkrova pas një udhëtimi skandaloz të zakonshëm atëherë, nga Shoshi në Shkodër. Nga që, nuk kisha kaligrafinë që dëshiroja, zgjodha Kolë Zef Bungun që kishte jo vetëm një shkrim të përsosur, por e kisha, shok dhe mik shumë të besuar.

Pas një muaji, kam qenë duke marrë leksion në Historinë e Mesjetës, kur Drejtoresha e Institutit asokohe, Dhora LLoja, erdhi e më nxori nga mësimi, duke më thënë: “Shko se të kërkojnë në Komitetin e Partisë”. E pyeta, kush më kërkon dhe përse më kërkonte?

Ajo më tha: “Shko, se atje do të mësosh se përse”! Mua m’u kujtua çështja e letrës dhe shkova fare i qetë. Për herë të parë në jetën time, atë ditë shkela në atë godinë, ku dirigjohej drejtimi politik i gjithë Shkodrës.

Pasi u prezantova te hyrja, dukej qartë se dezhurnit i ishte dhënë porosi, që të më shoqëronte deri në zyrën e njërit nga Sekretarët e Komitetit (Xhorxh Grabova dhe një instruktor tjetër partie). Më priti me mirësjellje, më pyeti si quhesha, nga isha dhe çfarë fakulteti vazhdoja.

– “Dëgjo – më tha: – Shokut Ramiz Alia i ka shkuar një letër në emrin tuaj. Me urdhër të tij, është kërkuar që letra të analizohet, urgjentisht. Di gjë t’i për ketë letër apo mos është anonime dhe dikush i ka vënë emrin tuaj”?!

Unë thashë, letrën e kam shkruar unë me bindje dhe vetëdije të plotë dhe më vjen mirë që kërkohet të verifikohet vërtetësia e thënieve të mija.

– “Dëgjo djalosh, shumë probleme që ke ngritur qëndrojnë, por ti ke arrit deri aty, sa të nxish realitetin! Shko në shkollë përkushtoju mësimit! Ne si parti, e dimë situatën shumë mirë dhe do të marrim masa, për të zgjidhur çdo problem. Të këshilloj, je i ri, prandaj, kujdes e mos i merr gjerat me shumë vrull”!

– “Janë gati të ballafaqohem konkretisht me ato që kam ngritur një për një”, deklarova më përsëri në timen unë.

– “Djalë, shko! Por mos harro se nuk nxihet puna 40 vjeçare e Partisë” dhe më numëroi …sukseset. Unë shkova në shkollë dhe më pas, nuk pashë asnjë reagim pozitiv ndaj problemeve që ngrita, por e kuptova, që ai që duhej të reagoja, isha unë…!

Kur shikoj sot, ata që dje brohorisnin gjithë servilizëm të konvertuar nga “priftërinj në hoxhallarë”, ndërsa unë, e shumë të tjerë intelektualë, pushohemi nga puna si të pa dëshiruar të pushtetit, ndonëse nuk kemi as një mëkat që na lidhë, as me të sotmen, as të kaluarën.

Atëherë, më vjen të perifrazoi Migjenin e madh: “Ah sikur nuk kam një grusht të fuqishëm e, t’i bije mu në zemër servilizmit, intrigës, dhe pseudodemokracisë Donkishtoteske që po ndërtojmë”!

Përmbajtja e letrës që i dërgova Ramiz Alisë

                I dashur shoku Ramiz!

Unë që po ju shkruaj, jam një student i Institutit të Lartë Pedagogjik, Shkodër, nga zona e Shoshit në Dukagjin.

Në ketë letër, dua t’ju vë personalisht në dijeni, për disa të meta shumë serioze të karakterit subjektiv, që dihen me kohë edhe nga Organet e Partisë e të Pushtetit në Shkodër, për të cilat fatkeqësisht, nuk është marrë asnjë masë.

1 – Një nga problemet më shqetësuese dhe më evidente, për popullin e zone sonë, është problemi i transportit të udhëtarëve.

Megjithëse kanë kaluar 42 vjet nga çlirimi, në Shosh të Dukagjinit, akoma nuk ka shkelë makinë e posaçme për transport pasagjerësh, për arsye të 20 km. rrugë të papërshtatshme, ndërkohë kur dihet se këtu, jetojnë mbi 2500 banorë.

Po të kemi parasysh se gjatë periudhës së dimrit, për 6 muaj bllokohet edhe rruga e Bregut të Lumit, e gjithë popullsia e tre krahinave të Dukagjinit, mbi 14 mijë banorë, të cilët të gjithë së bashku kanë në dispozicion vetëm një autobus 25 vendesh, që shkon tre herë në javë, vetëm deri në fshatin Kir.

Askush nuk mendon si zgjidhet problemi i udhëtarëve, që duhet të ecin 8-9 orë në këmbë, për të pritur aty pastaj gjithë ditën, të gjejnë ndonjë kamion drush, për të udhëtuar për në qytet.

Askush nuk mendon si zgjidhet problemi i nxënësve, që vetëm për mungesë mjetesh udhëtimi, rrinë 3-4, madje edhe 5 muaj, pa shkuar në shtëpitë e tyre, kur distanca nga Shkodra, nuk është as 60 km.!

Njerëzit për të plotësuar nevojat e ngutshme, janë të detyruar të udhëtojnë në kamion sipër karrocerisë në shi, borë, të ftohtë pluhur, madje së bashku me bagëti (derra, viça, lope, keca e qengja, etj.).

Udhëtime të tilla, kamë bërë edhe vetë dhjetëra e dhjetëra herë, madje përpara një jave, kam qenë dëshmitarë i një shfaqje të tillë tronditëse dramatike, kur një grua e sëmurë për lindje, udhëtonte shtrirë në gjendje kome, në karrocerinë e një makine, të ngarkuar me mbi 30 pasagjer, një lopë, dy viça dhe 4-5 derrkucë.

Si mund të heshtet dhe të lejohet një situate e tillë përballë këtyre fakteve, kur dihen me dhjetëra aksidente?! Më i freskëti dhe më i tmerrshmi, është ai i gushtit 1985, ku gjetën vdekjen përnjëherësh 28 vetë dhe dhjetëra të tjerë, u lënduan rëndë.

Bileta e udhëtimit në këto kushte aspak njerëzore, mes shiut dhe sipër druve, kushton 100 lekë të vjetra dhe ka kosto më të lartë se bileta Shkodër – Tiranë. Këtë problem evident, ia kam bërë të ditur, para pak kohësh Sekretarit të Parë Komitetit Partisë së rrethit Shkodër, në një takim popullor që pati në Shosh.

“Ç’ju duhet autobusi, të ikni nga kooperativa të sorollateni në qytet”, ishte përgjigja?! Si student dhe i ri, mbeta komplet i habitur, pa komunikim, nuk mund të ketë as zhvillim, as progres.

A është e drejtë një gjendje gjysmë e izoluar e kësaj zone, ku Partia qëllimin kryesor, ka ngritjen e mirëqenies së popullit?!

2 – Një problem shumë shqetësues është edhe problemi i arsimit. Niveli i ultë në të cilin ai ndodhet vazhdimisht është objekt i diskutimeve shoqërore të banorëve tanë. Nga 4 shkolla 8-vjeçare që ka Shoshi, nuk ka as një mësues matematike me arsim të lartë, as një biologjie dhe vetëm një gjuhe e historie.

Afërsisht 50 % e kuadrit arsimor janë pa arsimin e mesëm pedagogjik, ndërkohë shumica e tyre, janë jabanxhinj nga qyteti ose katundet e fushës. Në qoftë se nuk ka kuadro vendas, më çuditë fakti, pse nuk dërgohen aty kuadro me arsim përkatës?!

Nga ky shkak rrjedhë cilësia shumë e ultë e mësimdhënies dhe të nxënësit, që shprehet qartë në pamundësinë për të kryer arsimin e mesëm edhe nga shumë e nxënës “të mirë” që nxjerrin këto shkolla 8 vjeçare!

– Kur ka mungesë kuadri pedagogjik, kur ka nevojë për personel të mesëm mjekësor, më çuditë fakti se pse nga Komiteti Ekzekutiv i Shkodrës, nuk jepen pothuaj fare bursa apo të drejta studimi për në shkollën pedagogjike dhe mjekësore, por vetëm për veterinere, zooteknikë, nderime bujqësore, etj.?!

4 – Tani për tani është krejt e pamundur që 71 % e nxënësve të vazhdojnë shkollën e mesme, pasi bursat janë fare të pakta dhe një shkollë e mesme, që është në Breg të Lumit, nuk plotëson të gjitha kërkesat e nxënësve, por edhe shumë të tjerë nuk janë në gjendje, për arsye largësie, rreth 7-8 orë vajtje-ardhje.

Nga ky shkak, lindë domosdoshmërish nevoja e hapjes së një shkolle të mesme në zonën e Shoshit. Është për të ardhur keq, por është fakt si drita e diellit, që për afro 45 vjet, nga Zona e Shoshit, nuk kanë mbaruar as 10 veta arsimin e lartë!

5 – Kooperativa jonë ka sipërfaqe të kufizuar, me toka të varfra, prandaj në vitin me prodhueshmëri më të mirë, vetëm 6-7 muaj sigurohet buka, dita e punës kurrë nuk ka kaluar 100 lekëshin dhe mesatarja shumë vjeçare, shkon 45-55 lekë për ditë pune. Blegtoria që në fakt ka kushte më të përshtatshme është në plan të dytë.

Numri i krerëve ka ardhë gjithnjë në rënie dhe sot është disa herë më i vogël, se përpara kolektivizimit. Nga fundi i nëntorit, deri në fillim të mbjelljeve pranverore, nuk ka front pune për kooperativistët, sikur blegtoria të kishte më përparësi më tepër, njerëzit do të kishin mundësi të punësoheshin.

6 – Si mund të bëhet edukimi i nxënësve dhe i rinisë për vendlindjen, kur nuk ka asnjë muze në gjithë zonën, kur ka vetëm një lapidar për Çetën Partizane të Dukagjinit dhe nuk ka asnjë tjetër për luftërat dhe atdhetarët e së kaluarës.

– Shqipëria ka vite që prodhon bukën në vend, por populli ka ankesa, pasi buka merret me racion. 700 – gr. janë të pamjaftueshme, për njerëzit që merren me punë aktive fizike, në kushte të ashpra të dimrit të acartë alpin.

8 – Këto kushte kanë ndikuar edhe në mënyrën e jetesës që është larg së qeni socialiste dhe e kulturuar, por e veshur me elementë patriarkal dhe konservator, duke i sjellë pengesa serioze së resë e cila, shumë pak propagandohet tek masa e të rinjve.

Vazhdon zhvillimi, sidomos i morteve patriarkale, me tendenca të theksuara primitivizmi. Kur vdes një njeri, për tre ditë me radhë, grumbullohen njerëz të pamasë, me të ngrëna e me të pira, mish, raki, verë, etj., pothuaj si në dasmë.

Asnjëherë nuk bëhet pyetja, se çfarë pëson ekonomia familjare më pas?! Si mund t’i përballojë gjithë këto shpenzime një familje, që ka veç një lopë.

A është e drejtë që për vdekjen e gjyshes, të theret lopa e vetme dhe nipat dhe mbesat të mbesin me bukë thatë?! Pasojat duken në mënyrën e jetesës, në veshjen dhe ushqimin e fëmijëve, që në shumë raste, ngjasojnë me Lulin e vogël!

 9 – I gjithë Shoshi në qendër të kooperativës, ka vetëm një dyqan me artikuj të përzier, ndërkohë kur dyqane të tilla, ka çdo këshill, ne na mungojnë konfeksionet, enët e kuzhinës, mobilieria, mungesa e të cilave, ka ndikuar drejtpërdrejt për një jetë të kulturuar.

10 – Ndërkohë kur fshati është tepër i thyer dhe me kushte klimaterike shumë të ashpra, ndihet shumë mungesa e një spitali me disa shtretër për raste urgjente.

Akoma nuk ka shtëpi lindje dhe është e pa imagjinueshme lindja e grave në shtëpi në ditët tona.

I dashur shoku Ramiz!

Si i ri që jam, më dhemb shpirti për vendlindjen time, prandaj ju vura personalisht në dijeni. Vërtetësia e thënieve të mija le të verifikohet. Kam besim tek Partia me ju në krye, i dashur shoku Ramiz, se këto probleme të gjejnë zgjidhje sa më parë!

     Ju paçim sa malet!

                       Me nderime dhe respekt

                     Prelë Milani I.L.P. Shkodër

                     Fakulteti Histori – Gjeografi

 Shkodër 5.01.1986

PS: Po sot pas 17 vjetësh demokraci, si është gjendja e atyre njerëzve që jetojnë përsëri në ato male?!Nga Prel Milani Memorie.al

Një zyrtar i lartë i shtetit është kërcënuar, përndjekur dhe plagosur me thikë pse nuk pranonte të jepte dorëheqjen nga posti i drejtorit të një drejtorie.

Delinda Ibrahimaj-1

Personi që ia kërkonte largimin nga detyra ishte pikërisht burri i ministres së Shtetit, e cila në fakt më herët ka qenë ministre Financash. Drejtori i sulmuar, i shantazhuar dhe u plagosur ka shkuar në polici, ka bërë kallëzimin dhe më pas i është drejtuar spitalit. Ngjarja ka ndodhur me 20 nëntor.

Kallëzimi është bërë po atë ditë dhe po atë ditë i plagosuri ka mbërritur në spital. Por, asnjë informacion nuk u dha në media as nga policia dhe aq më pak nga prokuroria apo instanca të tjera. Dje, të dhënat e asaj ngjarjeje në kufijtë e skandalit i bëri publike media ‘Newsbomb’, ndërkohë që i menjëhershëm ishte reagimi i ministres, gruas së agresorit, i cili nuk është hetuar fare nga Prokuroria e Tiranës!

“Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj (ish-ministre e Financave), ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK). Mësohet se Ibrahimaj e shantazhonte drejtorin e ATK-së, Eri Koshaj prej një kohe të gjatë, madje e kërcënonte për të dhënë dorëheqje si dhe e përndiqte.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Pazarit të Ri” ku mësohet se Ibrahimaji i kishte zënë pritë Koshajt. Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 nëntor 2023, në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore. Sigurisht, autori i goditjeve me thikë është burri i një ministre.

Rasti është kallëzuar dhe në Policinë e Tiranës, në Komisariatin Nr.1 nga Eri Koshaj, por institucionet kanë heshtur. Me kërcënime dhe ndërhyrje të shumta “nga lart”, kallëzimi i Drejtorit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave është pluhurosur në sirtarë. Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet procedurale të referuara nga blutë e kryeqytetit, por ka vendosur që të pushojë çështjen. Nga ndikimi dhe influenca e fortë e njerëzve të përfshirë në ngjarje vetëkuptohet dhe vendimi i organit të akuzës.

Në ekzaminimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryer nga mjeku ligjor Harallamb Martopullo provohet se në trupin e shtetasit Eri Koshaj janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet prerës. Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht”, thuhet në shkrimin e NewsBomb.

KËRCËNIMI

Arsyeja e këtij konflikti që degjeneroi deri në përdorimin e thikës nga ana e burrit të ministres socialiste, Andri Ibrahimaj, është pikërisht posti që mban Eri Koshaj si drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Atij i është kërkuar vazhdimisht të japë dorëheqjen, gjatë kohës që bashkëshortja e Andri Ibrahimaj drejtonte Ministrinë e Financave.

Agjencia e Trajtimit të Kredive është një institucion në varësi të kësaj ministrie dhe shtetasi Eri Koshaj nuk ka pranuar që të largohet pas presioneve dhe kërcënimeve. Një tjetër detaj që thellon skandalin ku është përfshirë Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Ky shtetas i ka kërkuar vazhdimisht Eri Koshaj që të jepte dorëheqjen sepse drejtor do të emërohej një shok i tiji.

Pra, burri i ministres Delina Ibrahimaj duket se de fakto drejtonte Ministrinë e Financave, sepse vendoste se kush do të emërohej dhe kush do të largohej nga detyra. Përndjekjet ndaj shtetasit Eri Koshaj janë shtuar përgjatë muajve dhe mëngjesin e datës 20 nëntor 2023, Andri Ibrahimaj sapo e ka parë duke kaluar në rrugë ka dalë nga lokali ku ndodhej, duke shkuar drejt Drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

Aty e ka kanosur dhe ofenduar me fjalë fyese, ndërsa ka tentuar dhe ta çojë drejt një ambienti tjetër privat për “t’u sqaruar”. Kur drejtori nuk ka pranuar, referuar dhe kallëzimit të depozituar në Komisariatin Nr.1 në Tiranë, burri i ministres ka nxjerr nga brezi një mjet në dukje prerës dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fundshpinës. Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

NGJARJA U FSHEH

Interesante është dhe ajo që ka ndodhur pas kësaj ngjarje. Andri Ibrahimaj është larguar menjëherë nga Shqipëria, e provuar kjo dhe nga sistemi TIMS. Nga frika se mos rasti bëhej publik dhe ai arrestohej, burri i ministres Delina Ibrahimaj ka vendosur të ikë nga vendi atë periudhë. Shteti është vënë në dispozicion të tij. Ngjarja është tentuar të fshihet dhe Eri Koshaj është kërcënuar që të mbyllë gojën.

Ai është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete, dhe asnjë institucion nuk ka marrë masa për një sulm fizik në përmasat e skandalit. Pjesë në këtë shkarkim ka dhe vetë ministrja Delina Ibrahimaj, e cila edhe përse është larguar nga Financat ka aty të gjithë stafin që ka emëruar në vite dhe bën ligjin.

Ashtu siç u tentua dhe me drejtorin e ATK-së, por ky i fundit nuk pranoi të largohej për t’ia lënë postin shokut të burrit të ministres. Punë ka, por dhe profesionistë po! Ama në Shqipëri ka një rregull të pashkruar që nuk të lënë të punosh kur je i aftë”!

REAGIMI I MINISTRES PËR BURRIN

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj reagoi pas publikimit në media të lajmit se bashkëshorti i saj ishte përfshirë në një konflikt fizik me drejtuesin e një institucioni nën varësi të Ministrisë së Financave në periudhën që kjo ministri drejtohej nga zonja Ibrahimaj. Ndonëse pranon ngjarjen, Ibrahimaj thekson se konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj dhe se ngjarja është hetuar nga organet e drejtësisë pas padisë së bërë nga pala tjetër.

Sipas saj, hetimet janë pushuar për mungesë provash. Ibrahimaj thotë se ajo e ka ndaluar bashkëshortin të bëjë kallëzim. Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes.

Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për diçka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë. Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësinë time.

Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëherë zhvillimet e padëshiruara në marrëdhëniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht.

Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikërisht për shkak të detyrës dhe angazhimit tim publik, një ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye që nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj. Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart.

“Më kërcënonte dhe përndiqte të dorëhiqesha”

Në një material të shpërndarë për mediat shihet se policia ka dokumentuar një fakt ku fiksohet se: Në dt.21 nëntor 2023 është paraqitur shtetasi Eri Koshaj te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal ku ka thënë se burri i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimajt, e ka goditur me thikë në trup. Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive ka marrë një goditje me mjet prerës nga Andri Ibrahimaj, por fatmirësisht pa pasoja serioze. Policia thotë se është referuar në Prokurorinë e Tiranës vepra penale “goditje për shkak të detyrës” ndaj Andri Ibrahimajt.

Koshaj ka thënë para oficerëve të policisë se kishte konflikte të hershme me Ibrahimajn pasi, ky i fundit, i kërkonte të dorëhiqej nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive. Përplasja mes të dyve mësohet se ka nisur që nga koha kur Delina Ibrahimaj mbante detyrën e ministres së Financave dhe Ekonomisë. Pas marrjes së denoncimit prej tij, policia është vënë në ndjekje të Andi Ibrahimajt, i cili nuk është gjetur në banesë. Por, pas disa ditësh thuhet se është bërë shoqërimi i tij.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar nga policia që Ibrahimaj të hetohej në gjendje të lirë, për shkak se zanafilla e ngjarjes dhe goditja e Koshajt ishte bërë për shkak të detyrës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Pashko”, pranë “Pazarit të Ri” në kryeqytet, në orët e paradites së datës 21 nëntor të vitit të kaluar. Andri Ibrahimaj i kishte zënë “pritë” Koshajt dhe pas përplasjes verbale, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në pjesën e shpinës, siç thuhet edhe në raportin mjekoligjor. Mësohet se Eri Koshaj nuk ka marrë trajtim mjekësor në spital, por në aktekspertimin mjekoligjor thuhet se ai ka marrë goditje nga një mjet prerës.

EKSPERTIZA MJEKO-LIGJORE

Siç u mësua pas daljes së informacionit se burri i ministres së Shtetit ka plagosur me thikë një drejtor drejtorie pse ai nuk pranoante të jepte dorëheqjen nga posti, u mësua se Prokuroria e Tiranës e kishte pushuar hetimin ndaj bashkëshortit të ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj. Pushimi i çështjes ka ndodhur pasi agresori kishte ikur nga Shqipëria, menjëherë pasi ka mësuar se i plagosuri kishte shkuar në polici dhe kishte bërë kallëzim për të. Sipas të dhënave të shumta që pasuan skandalin u mësua se ngjarja ka ndodhur 5 muaj më parë në Tiranë në rrugën “Tefta Tashko Koço” në zonën e ‘Pazarit të ri’ më 20 nëntor 2023.

Andri Ibrahimaj është denoncuar në polici nga shtetasi Eri Koshaj me pretendimin se është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga burri i ministres. I dëmtuari Eri Koshaj në kohën kur ka ndodhur konflikti ka pasur detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave. Sipas burimeve nga prokuroria i dëmtuari në dëshminë e tij ka pretenduar se burri i ministres ka nxjerrë nga brezi një mjet në dukje të mprehtë dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fund shpinës.

Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se provohet se në trupin e shtetasit Eri Koshaj janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mprehës. Policia bëri me dije se blutë e kryeqytetit kanë referuar materialet në prokurori në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet procedurale të referuara nga policia, por ka vendosur më pas që ta pushojë çështjen.

Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i konfliktit, ndërsa burime nga Prokuroria thonë se i dëmtuari pretendon se ka ndodhur për shkak të detyrës që ai mbante dhe se burri i ministres Ibrahimaj i kërkonte të jepte dorëheqjen.

Koshaj është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete. Ndërsa Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht!

Ish-botuesi i revistave tabloid David Pecker i tha jurisë në gjyqin penal në Nju Jork të ish-presidentit Donald Trump se i pati paguar 150 mijë dollarë një modeleje të revistës Playboy për të blerë të drejtën e publikimit të pretendimit të saj për një marrëdhënie njëmujore me zotin Trump. Ai tha se synonte ta eliminonte këtë histori “për të ndihmuar kandidatin për president” në zgjedhjet e vitit 2016, i cili ishte njëkohësisht edhe një mik i hershëm i tij.

5

Gjatë pyetje-përgjigjjeve që zgjatën mbi tre orë, avokati i ish-presidentit Trump, Emil Bove, u përpoq të ngrinte dyshime rreth kujtesës së zotit Pecker për mënyrën se si e ndihmoi zotin Trump.

Zoti Pecker, dikur botues i revistës “The National Enquirer”, pranoi disa herë se dëshmia e tij e dhënë gjatë katër ditëve të marrjes në pyetje këtë javë, nuk dallonte shumë nga intervistat që pati me hetuesit disa vite më parë. Në shumicën e rasteve sidoqoftë, zoti Pecker refuzoi kritikat që i bëheshin nga avokati Bove.

Por zoti Pecker u shpreh dakort me qëndrimin e avokatit Bove se pagesa për Karen McDougal, e shpallur Modele e Vitit 1998 e Revistës Playboy, ishte më shumë se një përpjekje për të siguruar heshtjen e saj për marrëdhënien me zotin Trump për ta fshehur këtë informacion nga votuesit tetë vite më parë.

Kompania American Media Inc., kompania mëmë e revistës Enquirer, publikoi 65 artikuj të zonjës McDougal në lidhje me shëndetin, që ishin shkruar në fakt nga persona të tjerë dhe që u reklamuan në faqet e para të revistave të kësaj kompanie.

Kur avokati mbrojtës përfundoi pyetjet për zotin Pecker, 72-vjeç, prokurori Joshua Steinglass përmendi me shpejtësi marrëveshjen e nënshkruar nga kompania American Media me autoritetet federale për të shmangur ngritje akuzash për shkelje të ligjeve për financimin e fushatave nëpërmjet pagesave për zonjën McDougal.

Në marrëveshje thuhet se “qëllimi kryesor” kishte qenë “heshtja e historisë së modeles që të shmangej kështu ndikimi tek zgjedhjet”.

Zoti Pecker ishte shprehur gjatë dëshmive të tij katërditore se shfaqja e artikujve në revistat në pronësi të kompanisë American Media ishte “për të mbuluar qëllimin e vërtetë. Qëllimi real ishte të merreshin të drejtat përgjithnjë për historinë e saj, në mënyrë që të mos publikohej” ndonjëherë.

Zoti Pecker i pati thënë të enjten jurisë me 12 anëtarë se e besonte historinë e zonjës McDougal për lidhjen me zotin Trump, megjithëse ai e ka mohuar këtë.

Zoti Pecker tha në dëshminë e tij se zoti Trump dëshironte ta mbante larg votuesve historinë me të dhëna të dëmshme përpara kandidimit të tij të suksesshëm për president në vitin 2016.

Zoti Pecker dëshmoi se ai i pati thënë zotit Trump se duhet “ta blinte historinë dhe ta hiqte nga tregu”, por se revista e realizoi këtë në vend të tij. Zoti Pecker tha se revista mendonte se do të rimbursohej për këtë, por se kjo nuk ndodhi ndonjëherë.

Një tjetër dëshmitare ishte Rhona Graff, ndihmëse e hershme ekzekutive e zotit Trump në kompaninë e pronave të patundshme “Trump Organization”. Ajo u tha anëtarëve të jurisë se e kishte parë njëherë zonjën Daniels në katin e 26-të të Kullës Trump, ku gjendet zyra e zotit Trump.

Zonja Graff, në moshën 34-vjeçare, konfirmoi për prokurorët se emri i zonjës McDougal dhe emri “Stormy” ishin në regjistrat e hyrjeve në kompani.

Pas dëshmisë së saj të shkurtër, zoti Trump u ngrit nga vendi i tij tek tavolina ku qëndron i akuzuari dhe e përshëndeti zonjën Graff ndërsa ajo po largohej nga salla, duke i dhënë shkurtimisht edhe dorën.

Ndërsa gjyqi po mbyllej për këtë javë, prokurorja Rebecca Mangold filloi të marrë në pyetje një dëshmitar të tretë, Gary Farro, një bankier që thotë se ndihmoi Michael Cohen-in, ish-avokat dhe ish-ndërmjetës i zotit Trump, që të hapte një llogari bankare për të lehtësuar bërjen e pagesave për zonjën Daniels.

Zoti Farro tha se zoti Cohen transferoi para nga fondet e tij për të bërë pagesat. Prokurorët thanë se zoti Cohen u rimbursua në vazhdim nga zoti Trump në vitin 2017, pasi ishte bërë president. Këto janë edhe transfertat në thelbin e akuzave të ngritura ndaj ish-presidentit.

Zoti Trump ka mohuar versionin e zonjës McDougal dhe të 34 akuzat me të cilat përballet në çështjen penale në Nju Jork, që është një ndër katër çështjet gjyqësore të çelura për herë të parë në histori ndaj një ish-presidenti amerikan.

Zoti Trump ka mohuar edhe të 54 akuzat e tjera ndaj tij, por çështja gjyqësore e Nju Jorkut është ndoshta çështja e vetme që mund të përmbushet përpara zgjedhjeve për president që mbahen më 5 nëntor. Sipas anketimeve në rang kombëtar, disa prej mbështetësve të zotit Trump mund të ndryshojnë qëndrim në rast se ai dënohet.

Nëse gjendet fajtor në Nju Jork, zoti Trump mund të dënohet me kusht, apo deri edhe me katër vite burg.

Zoti Pecker tha se gjatë një bisede në vitin 2016, zoti Trump e kishte përshkruar zonjën McDougal si “një vajzë e mirë”, duke i krijuar përshtypjen se “e njihte atë”.

Një vit më vonë, kur zoti Trump, ishte bërë tashmë president, zoti Pecker tha se zoti Trump e kishte pyetur ndërsa ecnin në Shtëpinë e Bardhë se “si është Karen?”. Zoti Pecker tha se iu përgjigj se ajo ishte mirë. “Po qëndron urtë”, kujtoi ai t’i ketë thënë ish-presidentit Trump./VOA

Moti gjatë ditës së shtunë parashikohet të jetë me kthjellime dhe në orët e mesditës zhvillim të vranësirave përgjatë relieveve malore aty ku dhe do të pasohen nga reshje shiu.

 

moti

Ndërsa ditën e dielë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

 

Njoftimi i SHMU

Dita e Shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike realaivisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe në orët e mesditës zhvillim të vranësirave përgjatë relieveve malore aty ku dhe do të pasohen nga reshje shiu.

Dita e Diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bredgetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

438081948_846326964158687_1997376634065314290_n437737603_846327084158675_3375871318261936085_n

Davide Moskardeli ka thumbuar festën e tifozëve të Interit pas triumfit në derbi që zyrtarizoi titullin kampion në Serinë A.

MOSKARDELI

Në fakt kushtet atmosferike bënë që në sheshet dhe rrugët e Milanos të mos kishte më shumë se 20 mijë tifozë pas ndeshjes, kur temperaturat shkuan deri në 2-3 grade dhe kishte reshje shiu. Ish-sulmuesi ka thënë se në ngjitjen e Pizës në Serinë B kishte më shumë tifozë në shesh.

TIFOZET MOSKARDELI

“Shihni videot e festës së Pizës. Kur fitoi kampionatin e Serisë C në sezonin 2019 për t’u ngjitur në B ishte një festë e jashtëzakonshme dhe tifozët mbushën rrugët.

MOSKARDELI2

Jam i bindur që kishte më shumë tifozë sesa në festën e titullit për Interin. Shihni videot dhe e kuptoni”, tha Moskardeli.

PANORAMASPORT.AL

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Fisnik Asllani, ishte protagonist mbrëmjen e djeshme me fanellën e Austrisë së Vienës, teksa gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e kampionatit ndaj Altaç që përfundoi me shifrat 2-2. 

fisnik-asllani-1-780x439 (1)

21-vjeçari u hodh në fushën e lojës në minutën e 78-të, ndërkohë që në minutën e 85-të, realizoi një gol mjaft të bukur me kokë, pas asistit të Lukas Galvao, duke i siguruar 1 pikë të rëndësishme Austrisë së Vienës.  

Vlen të theksohet fakti se Asllani është në pronësi të gjermanëve të Hofenheimit të aktivizohet si i huazuar te Austria e Vjenës, ku në 13 ndeshje ka shënuar 4 gola.  

PANORAMASPORT.AL

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” konsiderohet antikushtetues dhe u padit 3 herë në Gjykatën Kushtetuese. Nismëtarët e ankimimeve vlerësojnë se ligji cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën. Në rast të mosshfuqizimit të tij nga Kushtetuesja nga juristët, kontabilistët dhe ekspertë të tjerë paralajmërohen efekte të menjëhershme, që do të ndihen që me rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë, evazion, mbyllje të bizneseve dhe emigrim të shtresës së mesme.

Taksa-buxhet-tatime

Përveç debateve të shumta që po shkakton zbatimi i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” te bizneset e profesioneve të lira, në Gjykatën Kushtetuese vijojnë të shtohen ankimimet për shfuqizimin e tij.

Nismës së avokatit Lulzim Alushaj, për moszbatimin e ligjit si antikushtetues, në një padi të tretë më 19 Prill depozituar në Gjykatën Kushtetuese, iu bashkuan masivisht 400 profesionistë, si: avokat, përkthyes, financierë, agjentë të shitjeve të pronave etj., si dhe shoqata biznesi.

Në Gjykatën Kushtetuese janë depozituar edhe dy padi të tjera për shfuqizimin e ligjit. Në muajin shkurt 2024, për herë të parë, shfuqizimi i ligjit nga Gjykata Kushtetuese u kërkua nga 37 deputetë të grupit parlamentar të PD-së.

Ndërsa në muajin mars u dërgua një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar (IEKA).

Nga përfaqësuesit e 3 padive, ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” që takson profesionet e lira në norma 15 deri në 23% konsiderohet antikushtetues, pasi cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës dhe shkel konkurrencën mes bizneseve me efekt rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë.

Pse kërkohet masivisht nga profesionistët e lirë të fushave të ndryshme?

Nismës së avokatit Lulzim Alushaj, për shfuqizimin nga Kushtetuesja të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” iu bashkuan rreth 151 profesionistë të lirë të fushave të ndryshme (padia u firmos nga 151 profesionistë. Në total u regjistruan 400 profesionistë të lirë në mbështetje të padisë) dhe Shoqata e Biznesmenëve Italianë në Shqipëri (A.I.I.A.) dhe Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve.

Avokat Alushaj tha për “Monitor” se arsyeja kryesore e dërgimit të kërkesës për shfuqizimin e ligjit është antikushtetutshmëria, duke marrë në konsideratë cenimin e barazisë, së profesionit, të shtetit të së drejtës apo dhe të konkurrencës.

“Ligji i cituar më sipër është antikushtetues dhe për këtë arsye i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetues me kërkesën urgjente të pezullimit të efekteve të nenit 12, pika 1, nenit 24, pika 2, nenit 69, pika 1, shkronja “dh” dhe shkronja “ë” të Ligjit nr. 29/2023 dhe nenit 4 të VKM nr. 753, datë 20.12.2023, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.

Ligjit dhe VKM-së së kundërshtuar iu është bërë një ekzaminim substancial në një Kërkesë që së bashku me provat e aktet e përfaqësimit shkojnë në 660 faqe, kryesisht janë marrë në konsideratë: Cenimi i parimit të barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit;

Cenimi i lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe profesionit;

Cenimi i parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike – Parimet e  sigurisë juridike dhe mbrojtja e pritshmërisë së ligjshme; Paragjykimi i hyrjes në profesionet e lira dhe rëndësinë e vazhdueshmërisë së profesioneve të rregulluara (ose jo); Cenimi i drejtpërdrejtë i konkurrencës dhe ngritja artificiale e çmimeve të shërbimeve, arsyetimi mbi pasojat që sjell aplikimi i Ligjit dhe pezullimin e pjesshëm të tij etj.”, nënvizon avokat Alushaj.

Ai tha se në kërkesën e depozituar nga të gjithë kërkuesit arsyetohen përplasjet reale që ky Ligj sjell në krahasim me disa të drejta kushtetuese që individët dhe subjektet kanë dhe duhen mbrojtur.

“Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha elementet e duhura dhe lartësinë e rolit kushtetues që të pezullojë efektet e disa neneve të këtij Ligji dhe t’i shfuqizojë ato si në kundërshtim me Kushtetutën, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, GJEDNJ, GJED”, pohon ai.

Argumentet e padisë së grupit parlamentar të opozitës

Për herë të parë, në muajin shkurt 2024, shfuqizimi i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” u kërkua në Gjykatën Kushtetuese nga 37 deputetë të grupit parlamentar të PD-së. Deputetja Jorida Tabaku tha për “Monitor” se nga grupi parlamentar u kërkua shfuqizimi i ligjit pasi cenon parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë para ligjit.

Sipas znj. Tabaku, ndryshimet e taksimit vijnë pas vështirësive ekonomike të ndikuara nga tërmeti i 2019-s dhe pandemisë së Covid-19.

“Ne gjykojmë se ligji që taton profesionistët e lirë ka cenuar parimin e sigurisë juridike që garantohet në Kushtetutën e Shqipërisë, ku është e sanksionuar siguria juridike që do të thotë, ndër të tjera, se qytetarët duhet të sigurohen për pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara më parë.

Kjo do të thotë që një qytetar nuk ka përse jeton me frikën se shteti mund t’i imponojë atij ndryshime të vazhdueshme që ia bëjnë të vështirë jetesën dhe zhvillimin. Në rastin konkret, vendosja e këtij tatimi mbi profesionistët e lirë dhe aplikimi i tij për këtë vit është në të vërtetë një ofertë pasigurie juridike që i imponohet profesionistëve të lirë.

Nga ana tjetër, ne kemi argumentuar në padinë tonë, që këto ndryshime vijnë në një moment ku ekonomia jonë është goditur nga tërmeti, por edhe Covid-19. Në të vërtetë, siç është paraqitur dhe në padinë tonë, ne kemi evidentuar disa raste, ku vetë qeveria socialiste ka paraqitur situatën e rënduar të biznesit për të ndërmarrë ajo disa nisma ekonomike, në ndihmë të biznesit.

Ndaj është shumë e palogjikshme që në këto kushte dhe në këto momente ku shohim që rritja ekonomike nuk është ajo e pritura dhe as afër pritshmërive, të ndërmerren masa të tilla fiskale që ngarkojnë me një barrë të rëndë fiskale profesionistët e lirë.

Së dyti, ne kemi gjykuar dhe ngritur në padi shqetësimin se këto ndryshime cenojnë parimin e barazisë përpara ligjit. Një nga shkaqet e diskriminimit lidhet edhe me gjendjen ekonomike, çka nënkupton të ardhurat që mund të gjenerojë një person fizik apo juridik gjatë një kohe të caktuar.

Kushtetuta është treguar shumë e qartë se askush nuk mund të diskriminohet për gjendjen ekonomike, përveçse kur ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive. Kjo, në rastin tonë, përkthehet në trajtimin me dopio standard të profesionistëve të lirë, në raport me bizneset e tjera.

Pasi sipas ligjit të ri, bizneseve të tjera u jepet një kohë për t’u adaptuar me një normë të re fiskale, ndërkohë që profesionistëve të lirë kjo kohë nuk i është dhënë, duke shkelur kështu barazinë përpara ligjit që është në themel të Kushtetutës.

Ky parim i pabarazisë mund ta ketë frymëzimin te Ferma e Kafshëve, por asnjëherë nuk mund të gjejë vend në një demokraci dhe shtet të së drejtës”, pohoi ajo.

 

Arsyet që edhe kontabilistët paditën në Kushtetuese ligjin

Edhe kontabilistët kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për rrëzimin e ligjit, pasi krijon pabarazi mes tatimpaguesve. Ankimi u depozitua më 20 Mars 2024 në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA).

Drejtues të IKM pohuan më herët për “Monitor” se pretendimet në lidhje me shkeljet kushtetuese janë:

1.Cenimi i parimit të barazisë para ligjit;

2.Shkelja e së drejtës themelore të lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të profesionit;

3.Cenimi i parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike; 4.Cenimi i parimit të rezervës ligjore në fushën tatimore dhe hierarkisë së normave.

Ligji i ri parashikon zbatim në dy periudha. Pas zbritjes së shpenzimeve, fitimet e të vetëpunësuarve, personave fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira nga 1 janari 2024 taksohen me normat 15% dhe 23%.

Ndërsa bizneset e tjera të vogla do të vijojnë të kenë tatim zero deri më 31 dhjetor 2029.

Për shkak të trajtimit të pabarabartë tatimor që u bëhet kategorive të bizneseve në padinë e depozituar nga kontabilistët kërkohet shfuqizimi i nenit 69, që përcakton përjashtimin e bizneseve të tjera nga taksimi dhe të listës së shërbimeve të profesioneve të lira që u përfshinë në taksimin e ri.

“Shfuqizimi i pjesshëm i nenit 3, paragrafi 5; nenit 12, paragrafi 1, germa “ç”; dhe nenit 69, paragrafi 1, germa “dh”, të ligjit nr. 29/2023, datë 30.03.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar.

Shfuqizimi i nenit 4, paragrafi 1 “lista e shërbimeve objekt tatimi nga 1 Janari 2024” dhe i tabelës Analitike nr. 2, nënndarja 69, i VKM nr. 753, datë 20.12.2023, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për pjesën që u referohet profesioneve të Kontabilistit të Miratuar dhe Audituesve Ligjorë”, citohet në kërkesën e depozituar në Kushtetuese.

 

Efektet e zbatimit të ligjit që nga rritja e çmimeve deri te mbyllja e bizneseve

Në rast se Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendimin për shfuqizimin e ligjit nga juristët, kontabilistët dhe ekspertët, vlerësohet se efektet e zbatimit të tij do të jenë të shumta që me rritjen e çmimeve, shtimin e evazionit dhe mbylljen e bizneseve.

“Efektet janë të menjëhershme si rritja e çmimit te shërbimet, ulja e cilësisë, ulja e konkurrencës, dalja nga skema e tatimeve dhe më të vona si mbyllja e subjekteve, emigrimi i kësaj shtrese dhe humbja e interesit të brezit të ri ndaj këtyre profesioneve”, pohon avokat Lulzim Alushaj.

Deputetja Jorida Tabaku gjykon se të gjitha këto ndryshime ligjore abuzive do të shtrenjtojnë jetën e qytetarëve.

“Një shtrenjtim i kostos që vjen si pasojë e dështimit të administratës tatimore që s’mund të jetë shkaku që të vendoset një taksim i padrejtë dhe i pandershëm”, pohon ajo. Znj. Tabaku parashikon përsëritjen e rrethit vicioz të dëmshëm për ekonominë, me mbyllje biznesesh dhe shmangie të pagimit të taksave nëpërmjet shtigjeve ligjore.

“Disa do të mbyllin bizneset e tyre, duke gjetur formula të tjera si largimi nga vendi (Brain gain), disa të tjerë mund të nisin të gjejnë arnime ligjore dhe forma për t’i ikur (siç ka ndodhur le të themi kur qeveria nisi eksperimentet për biznesin e vogël), të tjerë do të hapin sipërmarrje në vende jashtë Shqipërisë, të tjerë do të rrisin çmimet e shërbimeve.

Imagjinoni një noter, në një qytet jashtë Tiranës, në Kukës ku ka dhe varfërinë më të madhe. Çmimet e shërbimeve të tyre do të rriten me dy apo tri herë dhe kjo do jetë kosto për qytetarin në qarkun më të varfër në Shqipëri.

Shërbimet do të shtrenjtojnë edhe çmimet e apartamenteve, apo shërbimeve që lidhen me noterinë e kështu me radhë. Kjo do të përkthehet në zinxhirin e shërbimeve dhe çmimeve, duke shtrenjtuar jetën për të gjithë qytetarët dhe duke inflacionuar ato çmime.

Imagjinoni një qytetar që do të duhet të paguajë më shtrenjtë për një prokurë, akt trashëgimie apo ndonjë akt tjetër noterial në shitblerje. Të gjitha kosto, në xhepin e shqiptarëve që kanë të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë dhe Ballkanin Perëndimor.

Sistemi i padrejtë i ngritur është kosto më e lartë për qytetarët, taksa të padrejta për shtresën e mesme dhe të gjitha shkojnë në buxhetin e qeverisë që shpërndahet me qoka”, thekson znj. Tabaku.

Edhe kryetari i Këshillit të Drejtimit të Institutit të Kontabilistëve të Miratuar, Prof. Dr. Sotiraq Dhamo, pohoi më herët se zbatimi i ligjit do të nxisë së tepërmi evazionin.

“Bizneset do të ulin xhiron, do të deklarojnë më pak. Shumë biznese do të kalojnë në të zezë. Edhe ligji aktual që i takson profesionet e lira nga 15 deri në 23% do të lërë rrugë për evazion dhe shtim informaliteti ashtu siç ndodhi edhe me ligjin e vjetër”, pohoi ai.

Në total, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në regjimin e ri tatimor do të përfshihen deri në 29 mijë biznese të profesioneve të lira. MFE llogarit se deri 90% e totalit të bizneseve (të ndarë sipas 3 kategorive, si: të vetëpunësuarit, personat fizikë dhe tregtarë) përfshihen në fashën e të ardhurave vjetore deri në 14 milionë lekë në vit, që do të tatohen me normë 15%.

Taksa-

Argumentet e padisë të profesionistëve të lirë

1.Cenohet konkurrenca;

2.Cilësia e shërbimeve dhe përqendrimi i tyre në vetëm disa persona si pasojë e dobësimit të konkurrencës;

3.Efektet që sjell në marrëdhëniet që tashmë ishin krijuar si dhënës shërbimesh, duke i ngarkuar me një shtesë që i prek drejtpërsëdrejti;

4.Nuk ka një raport midis vlerës reale që kategoria e profesioneve të lira ka derdhur në buxhetin e shtetit në vitet e fundit nëpërmjet TVSH-së (20%), kontributeve dhe punësimeve që vetë këta profesionistë kanë krijuar (ka persona fizikë apo subjekte me ortak të vetëm që punësojnë persona të tjerë) dhe ku lindi nevoja e taksimit me vlera 15 – 23%;

5.Paaftësia e Drejtorisë së Tatimeve për të identifikuar ish- punëmarrës që dolën nga skema e punësimit dhe hapën NUIS, si pasojë penalizimi në tërësi i sektorit të shërbimeve;

6.Premtimi elektoral i zgjedhjeve të fundit që deri në vitin 2029 tatimi për subjektet me xhiro deri në 14.000.000 lekë do të ishte i barabartë me 0;

 

Argumentet e padisë të IKM dhe IEKA

1.Cenimi i parimit të barazisë para ligjit;

2.Shkelja e së drejtës themelore të lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe të profesionit;

3.Cenimi i parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike;

4.Cenimi i parimit të rezervës ligjore në fushën tatimore dhe hierarkisë së normave.

 

Argumentet e opozitës për efektet e ndryshimeve fiskale

1.Sistemi i ngritur nga qeveria socialiste është ai i një shteti të korruptuar që e ka kthyer buxhetin e shtetit në bankomatin personal. Sistemi i ngritur ka dy shtylla kryesore; sistemin e korrupsionit që shpërndan 40% të buxhetit të shtetit në kahun e shpenzimeve me Koncesione, tenderime publike dhe PPP-të (që kanë zë më vete).

Sistemi fiskal që është mbledhja e të ardhurave dhe arkitektura fiskale që është dekurajuese pasi barrën fiskale dhe taksat i detyron t’i paguajë shtresa e mesme dhe shumica e qytetarëve. Kjo arkitekturë fiskale vendos përjashtime tatimore për ndërtuesit (që janë njëkohësisht përfituesit e koncesioneve/PPP/tenderëve) e investimeve strategjike, ndërkohë që ngarkon me taksa nga hiçi (siç është rasti i Profesionistëve të Lirë) një grup të vogël.

2.Qeveria dhe KM i fton qytetarët të rikthehen në vend se Shqipëria ka kafe të mira dhe motin e mirë. Ka një arsye përse shqiptarët sakrifikojnë motin dhe diellin e Shqipërisë dhe ky është sistemi i kalbur dhe i korruptuar që po gërryen shoqërinë dhe xhepat e shqiptarëve.

3.Norma e informalitetit është rritur dhe asnjë nga masat e qeverisë nuk ka funksionuar. Raportet e Bankës Botërore flasin për një normë informaliteti sa 40% e ekonomisë që është me gjasë shifra më e lartë në rajon.

4.Sistemi i korruptuar dhe i padrejtë i taksimit ka krijuar një kënetë që po kalbet dhe ka rrezik të zërë Shqipërinë. Kostot e shtrenjta të jetesës do të rëndohen më shumë, sepse qeveria vendos taksa abuzive që shtrenjtojnë artificialisht jetën e shqiptarëve. Çmimi i naftës ndikohet në shtrenjtim sa nga tregu i kapur aq edhe nga taksat që zënë 60% të çmimit. Kush përfiton nga kjo? Jo qytetarët!

5.Mos mendoni që qeveria shqiptare nuk e ka të qartë. Shihni se si ajo tanimë luan me skemat për të ulur TAP, tatimin mbi të ardhurat personale, për ata që paguajnë 23%. E bën këtë lëvizje përpara zgjedhjeve elektorale, pasi do të gënjejë qytetarët që nuk po i mbitakson.

Pastaj historia përsëritet, siç ka ndodhur në 2017 dhe 2021, sa mbarojnë zgjedhjet, ajo ndërron marshin, duke vazhduar taksimin socialist; takso 95% të shqiptarëve dhe falu benefite 5% të një oligarkie.

6.Propozimi i PD mbetet Kodi Fiskal që duhet të jetë ABC-ja e qeverisë së djathtë. Le ta nisim nga Kodi Fiskal, na duhet siguri juridike dhe jo pasiguri që vijnë nga ky sistem i pandershëm që furnizon vetëm bankomatin qeveritar.

7.Më pas le të ndërtojmë një nënkomision (drejtuar nga opozita) për shqyrtimin e kontratave koncesionare dhe PPP-ve, por edhe tenderave publikë në kuvend. Na takon ne që të mbajmë nën kontroll dhe kërkesë llogarie qeverinë, ndaj duhet të jetë opozita ajo që kontrollon këtë nënkomision.

8.Ne na duhet një sistem i thjeshtë fiskal, një sistem i taksës së sheshtë dhe një taksimi të ndershëm dhe të drejtë që secili paguan një taksë fikse për atë që fiton.

9.Ky është një sistem që takson punën më shumë se sa kapitalin. Takson me 23% sipërmarrjen dhe me 8% dividentin…a mos po zhvillohet Shqipëria më shumë nga dividenti apo nga sipërmarrja? Kjo është ekonomia me kokëposhtë!

Sistemi me kokëposhtë që ngrihet mbi oligopolet, tregun e kapur dhe sistemin e padrejtë fiskal.

 

Në faqen e parë të gazetës “Panorama” do të lexoni:gazeta1

Titujt kryesorë:

Emisioni Në RAI3/ “Shumë paragjykues”, Rama: Po mbroj imazhin e vendit tim

Ministrja Delina Ibrahimaj e kërcënoi me dorëheqje, bashkëshorti e godet me thikë drejtorin e ATK-së

Molotov në protestën para bashkisë, PD përplaset me policinë

Profesionet e lira/ Shfuqizimi i tatimit, GJK pranon padinë e opozitës

Legalizimet/ Lista, 192 qytetarët që pajisen me tapi të pronës

PERSONAZH

Historia toksike e Erjolës, kush është ish-partneri që e dhunonte.

Sara kundra Kiarës, ç’ndodhi mes vajzave

Konflikti pas “Big Brother”, prapaskenat e padisë ndaj Olsi Bylykut

Ende pa u divorcuar, Princ Leka nis bashkejetesen me fotografen, prezenca e saj ne eventet mbreterore

OPINION

Bisedë me mikun tim ateist!/ NGA ARIAN GALDINI

Requiem për një ikonë elitare nga universi i shkencës/ NGA DR. EDUARD A. SKUFI

Studiuesi i përkushtuar i historisë/ NGA RENATO TOTRAKU

Në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” do të lexoni:

gazetaTitujt kryesorë:

Tirana-Partizani, një derbi me “laps në dorë”! Të kuqtë me llogari, duan patjetër të kapin vendin e dytë

Bardheblutë luajnë të ardhmen e klubit, “Final 4” është në rrezik

Kapllani: ‘Demat’ favoritë, kanë cilësi dhe stol

Gent Muça: Kjo ndeshje do t’ua shpëtojë sezonin

Toshevski: Te bardheblutë mungon shpirti

Dinamo, Mehmeti pret kthesën kundër Laçit

Besa dhe Lushnja, sfida jetike për zonën e ftohtë

Luftëtari, finale me Pogradecin për ngjitjen

Tirana thyen sërish Flamurtarin, trofeu më pranë

Juventus-Milan, duel me aromë… lamtumirash

Interi, gati për festën dhe Europianin

Reali i falet Arda Gylerit, Barça vazhdon me akuzat

Është fans i Pep, Klop bekon Arne Slotin te Liverpuli

Tuhel premton: Bëjmë spektakël në Champions

Në faqen e parë të “Gazetës Shqiptare” do të lexoni:

gazeta2Titujt kryesorë:

Burri i ministres qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Agjencisë së Kredive

Kushtetuesja pranoi padinë e PD për profesionet e lira, Tabaku: Goditet shtresa e mesme

Planet e qeverisë për resorte në deltën e Vjosës, shoqatat e BE: Shkatërrim mjedis

SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarin e urbanistikës dhe ish-kreun e IKMT në Sarandë

“Zgjidhje prej Pelivani”. BIRN: KLP nxjerr në pension prokurorin e Apelit para seancës në KPA

Panairi ndërkombëtar të bujqësisë Begaj: Falënderoj shqiptarët që pas emigracionit iu janë rikthyer tokave

Ish-të përndjekurit, lista e re me emrat e 15000 përfituesve

 

Opinioni i Ditës

‘Fituesit e magjistraturës, patronazhistë’/ Gazetari: Kapet drejtësia për 50 vitet e ardhshme/ Nga KLODIAN TOMORRI

Pse Mitsotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!/ Nga DRITAN HILA

horoskopi shenjat

Dashi

Me një sasi minimale të planifikimit të kujdesshëm, ju mund ta ktheni një ide të vogël në një fitim të madh. Mundësi të jashtëzakonshme financiare ju presin sot. Kontrolloni dy herë numrat përpara se të nënshkruani.

Demi

Besimi juaj i përgjithshëm është i fortë sot, ndaj mos lejoni që kjo të tronditet nga dikush – ndoshta një mashkull – që merr një ton agresiv me ju. Vetëm për shkak se dikush është më këmbëngulës nuk do të thotë se ai ose ajo ka të drejtë.

Binjaket

Ka fërkime pavarësisht se ku ktheheni, dhe mund të duket sikur nuk mund të bëni asgjë siç duhet në vendin e punës. Mos supozoni automatikisht se ju jeni fajtori. Ju nuk jeni. Mundohuni të qëndroni jashtë konfliktit.

Gaforrja

Ëndrrat tuaja që janë njollosur kohët e fundit do të kenë një fillim të ri sot. Nuk ka asnjë arsye pse nuk mund të krijoni skenarin perfekt në karrierën tuaj. Punoni drejt këtij skenari të përsosur dhe mos u kënaqni me mesataren.

Luani

Rreziqet e llogaritura janë çelësi i suksesit tuaj sot. Ju keni potencialin për të arritur shumë për veten tuaj. Mos e nënvlerësoni fatin tuaj të mirë. Ju operoni nën një yll shumë me fat dhe ky fat mund t’ju sjellë pasuri të jashtëzakonshme.

Virgjeresha

Pikëpamja juaj do të testohet nga dikush që ka një fuqi të madhe pas fjalëve të tij ose të saj. Vetëm për shkak se ky person përpiqet të tërheqë vëmendjen nuk do të thotë se ai ose ajo e di saktësisht se për çfarë po flet.

Peshorja

Kërkoni ndihmë shtesë kur ju nevojitet. Ndoshta kjo përkthehet në marrjen e një ndihmësi. Kjo mund të nënkuptojë gjithashtu marrjen e një shtëpiakeje ose kujdestareje në shtëpinë tuaj. Sido që të jetë, keni nevojë për mbështetje.

Akrepi

Një plan është zhvilluar në mendjen tuaj për një kohë të gjatë. Ju keni marrë sinjale nga shumë burime që konfirmojnë se ky plan është i duhuri. Gjithçka që duhet tani është që ju të hidhni hapin e parë. Çfarë po pret?

Shigjetari

Sot do të qortoheni nga një koleg ose punëdhënës se jeni paksa shumë i pamatur. Mos u mundoni të argumentoni rrugën tuaj për të dalë nga situata, sepse kjo vetëm do ta përkeqësojë konfliktin. Me shumë mundësi, ai ka të drejtë.

Bricjapi

Lëvizni përtej grindjeve të vogla sot në mënyrë që të shihni pamjen më të madhe. Qëllimi juaj nuk duhet të jetë se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim. Synimi juaj duhet të jetë përmirësimi i biznesit tuaj.

Ujori

Bashkohuni me ata që janë në një rrugë pozitive, në rritje në vend që të tërhiqeni zvarrë nga kundërshtarët që shohin vetëm kurthet e mundshme të një plani. Nëse kjo nënkupton ndryshimin e vendeve të punës, atëherë bëjeni këtë.

Peshqit

Asgjë nuk duket se do të shkojë siç duhet sot. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ata që ju keni kundërshtuar hapur disa ditë më parë po lulëzojnë. Nuk është koha për t’u penduar apo për t’u kthyer prapa. Në vend të kësaj, ju të besoni se koha juaj do të vijë shumë shpejt.

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj, nga bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj.

ibrahimaj

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se Koshaj më 21 nëntor 2023 është paraqitur te komisariati nr.1 në kryeqytet dhe ka bërë kallëzim penal, ku ka deklaruar se bashkëshorti i ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj e ka goditur me thikë në trup.

Drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive ka marrë një goditje me jep prerës nga Andri Ibrahimaj, por fatmirësisht pa pasoja serioze, raporton gazetarja Lala.

Mësohet se në Prokurorinë e Tiranës është referuar vepra penale “goditje për shkak të detyrës” ndaj Andri Ibrahimajt.

Koshaj ka thënë para oficerëve të policisë se kishte konflikte të hershme me Ibrahimajn pasi ky i fundit i kërkonte të dorëhiqej nga detyra e drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive.

LEXO EDHE: Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e përgjithshëm të ATK dhe largohet nga Shqipëria

Përplasja mes të dyve mësohet se ka nisur që nga koha kur Delina Ibrahimaj mbante detyrën e ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Pas marrjes së denoncimit prej tij, policia është vënë në ndjekje të Andi Ibrahimajt i cili nuk është gjetur në banesë.

Por, pas disa ditësh është bërë shoqërimi i tij. Burimet bëjnë me dije se ka qenë Prokuroria ajo që ka kërkuar nga policia që Ibrahimaj të hetohej në gjendje të lirë, për shkak se zanafilla e ngjarjes dhe goditja e Koshajt ishte bërë për shkak të detyrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tefta Pashko”, pranë “Pazarit të Ri” në kryeqytet, në orët e mbrëmjes së datës 21 nëntor të vitit të kaluar. Andri Ibrahimaj i kishte zënë “pritë” Koshajt dhe pas përplasjes verbale, ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar në pjesën e shpinës, siç thuhet edhe në raportin mjekoligjor.

Mësohet se Eri Koshaj nuk ka marrë trajtim mjekësor në spital, por në aktekspertimin mjekoligjor thuhet se ai ka marrë goditje nga një mjet prerës.

LEXO EDHE: Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e përgjithshëm të ATK, reagon Delina Ibrahimaj: Konflikti ka ndodhur jashtë zyrës, por…

LEXO EDHE: U godit me thikë te brinjët dhe fundshpinë nga bashkëshorti i ministres Ibrahimaj, çfarë konstatoi Instituti i Mjekësisë Ligjore pas ekspertizës për drejtorin e ATK-së

Prokuroria e Tiranës ka pushuar një hetim ndaj bashkëshortit te ministres Delina Ibrahimaj, Andri Ibrahimaj, i cili ishte përfshirë në një konflikt me një shtetas. Ky i fundit kishte bërë denoncim për rastin.

insitutut

Ngjarja ka ndodhur 5 muaj më parë në Tiranë në rrugën “Tefta Tashko Koço” në zonën e Pazarit të ri më 20 nëntor 2023. Andri Ibrahimaj është denoncuar në polici nga shtetasi Eri Koshaj me pretendimin se është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga burri i ministres. I dëmtuari Eri Koshaj në kohën kur ka ndodhur konflikti ka pasur detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave.

LEXO EDHE: “Më kërcënonte të dorëhiqesha!”- U plagos me thikë në shpinë nga bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, zbardhet dëshmia e Eri Koshajt: U shoqërua nga Policia, por Prokuroria e liroi

Sipas burimeve nga prokuroria i dëmtuari në dëshminë e tij ka pretenduar se burri i ministres ka nxjerrë nga brezi një mjet në dukje të mprehtë dhe e ka qëlluar në pjesën e brinjëve dhe të fund shpinës. Këto goditje ndaj drejtorit të Agjencisë së Trajtimit të Kredive janë provuar dhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Sipas raportit të Institutit të Mjekësisë Ligjore thuhet se provohet se në trupin e shtetasit Eri Koshaj janë konstatuar dremishje në pjesën e fundshpinës të shkaktuara nga një mjet mprehës.

Burime nga policia bëjnë me dije se blutë e kryeqytetit kanë referuar materialet në prokurori në kohën kur ka ndodhur ngjarja. Prokuroria e Tiranës ka marrë materialet procedurale të referuara nga policia, por ka vendosur më pas që ta pushojë çështjen. Ende nuk dihet zyrtarisht shkaku i konfliktit, ndërsa burime nga Prokuroria thonë se i dëmtuari pretendon se ka ndodhur për shkak të detyrës që ai mbante dhe se burri i ministres Ibrahimaj i kërkonte të jepte dorëheqjen.

LEXO EDHE: Bashkëshorti i ministres goditi me thikë drejtorin e përgjithshëm të ATK, reagon Delina Ibrahimaj: Konflikti ka ndodhur jashtë zyrës, por…

Koshaj është shkarkuar nga posti i Drejtoritë të Përgjithshëm në Agjencisë e Trajtimit të Kredive, institucion në varësi të Ministrisë së Financave që sot drejtohet nga Ervin Mete. Ndërsa Delina Ibrahimaj u largua nga drejtimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Shtator 2023, për të marrë drejtimin e Ministrisë së Sipërmarrjes, detyrë të cilën e mban dhe aktualisht.

 

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetin social “X” ka bërë një tjetër akuzë ndaj kryeministrit, Edi Rama.

assasa

Bardhi shprehet se emri i Ramës ka dalë në një dosje hetimore në Belgjikë dhe akuzohet se përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës.

GMHnvh7WwAAb3Y3

Një ndërmjetës mes kushëririt të tij, Alfredo H., nj nga dy drejtuesit e dyshuar të organizatës kriminale, dhe atyre të një organizate të ngjashme me qendër në Majorka. Ajo pohoi gjithashtu se ai ka vepruar si ndërmjetës mes Alfredo H. dhe investitorëve në Shqipëri për pastrimin e parave të pista, me mbeshtetjen e politikanëve të lartë. Në dosje citohet emri i kryeministrit shiptar Edi Rama” shkruan media belge.

Postimi i Bardhit:

Një tjetër media serioze belge deklaron se në procesin kundër trafikantëve të drogës në Bruksel, del emri i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama! Përmes investimeve strategjike, synohej pastrimi i parave të pista të trafikut të drogës.

 

Një aksion me urdhër të SPAK është zhvilluar mbrëmjen e sotme (26 prill) në Kadastër.

spak-1068x607-1

Si rezultat i këtij aksioni janë arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për  ushtrim ndikimi, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Mësohet se prokuror i rastit është Ened Nakuçi.

 

 

Ministrja Delinda Ibrahimaj, ka reguar pas një lajmi të bërë publik ditën e sotme, ku bashkëshorti i saj, Andri Ibrahimaj, raportohej se kishte goditur me thikë drejtorin e përgjithshëm të ATK.

delina ibrahimaj

Në një postim në rrjetet sociale, Ibrahimaj shprehet se ngjarja sipas saj ka ndodhur 5 muaj më parë, dhe se konflikti mes palëve ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj dhe jo në zyrat e shtetit.

Sipas ministres, ngjarja është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër, por është pushuar për mungesë provash.

“Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash”, shkruan ajo.

Ndër të tjera, ministrja shprehet se pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit të saj nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë, 7 muaj më parë, ndërsa shton se “nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë”.

Reagimi:

Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes.

Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.

Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për diçka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë.

Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time.

Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëherë zhvillimet e padëshiruara në marrëdhëniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht.

Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikërisht për shkak të detyrës dhe angazhimit tim publik, një ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj. Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart.

LEXO EDHE: Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e përgjithshëm të ATK dhe largohet nga Shqipëria

Presidenti i Lituanisë mbështeti dëshirën e shprehur nga homologu i tij polak që NATO të dislokojë armë bërthamore në rajon në dritë të kërcënimit në rritje që vjen nga Rusia.

POLONI

Dy krerët e shtetit diskutuan për sigurinë teksa vëzhguan stërvitjet ushtarake në Suvalki, një korridor që kalon në kufirin mes Polonisë dhe Lituanisë, përmes enklavës ruse të Kaliningradit dhe Bjellorusisë.

“Ideja e dislokimit të armëve bërthamore nuk është luftënxitëse apo kërcënim ndaj Rusisë. Është një element i sistemit parandalues, i cili duhet të veprojë si një faktor i rëndësishëm i parandalimit”, tha për gazetarët presidenti lituanez, Gitanas Nauseda.

Ditëve të fundit, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka propozuar stacionim e armëve bërthamore në Poloni, edhe pse ideja është hedhur poshtë nga figura të tjera në këtë shtet, përfshirë edhe nga kryeministri polak, Donald Tusk.

Më 26 prill, Duda sërish përmendi këtë ide.

“I gjithë territori i NATO-s, siç e kuptojmë ne, duhet të mbrohemi në mënyrën e duhur. Prandaj, është shumë e logjikshme që duhet të zhvendosen sistemet bërthamore në krahun lindor të NATO-s”, tha ai.

“Ne, si një prej këtyre shteteve kemi shprehur gatishmërinë tonë që të jemi nikoqirë të këtyre armëve”, shtoi ai.

Duda i bëri këto deklarata gjatë stërvitjeve ushtarake në qarkun Alitus të Lituanisë.

Gjatë stërvitjeve, 1.500 trupa testuan skenarë të mbrojtjes në korridorin Suvalki, që konsiderohet si “Thembra e Akilit” e krahut lindor të NATO-s./REL

Edon Zhegrova mund të bëjë hapin e madh në karrierë teksa së fundmi ka përfunduar në “radarët” e Juventusit.  Mediat italiane bëjnë me dije se drejtori sportiv i Juventusit, Kristiano Xhiuntoli, ka kontaktuar klubin e Lilës duke shfaqur interes për Zhegrovën.  

SmartSelect_20240426_183947_Chrome-600x360

Drejtuesit e Juventusit po përgatiten për një afat të rëndësishëm transferimi në verë, duke filluar që të rindërtojnë skuadrën. Raportohet se klubi francez i ka vendosur një çmim prej 15 milionë eurosh anësorit shqiptar të Kosovës. 

Fleksibiliteti taktik, aftësitë teknike dhe personaliteti i 25-vjeçarit thuhet se e bëjnë atë një opsion tërheqës për “Zonjën e Vjetër”. Vlen të theksohet fakti se Zhegrova me Lilën ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026.  

PANORAMASPORT.AL

Avokatja Dorina Prethi,  ka folur në lidhje me abortin, çështje kjo e cila bën pjesë në projektligjin e fundit të qeverisë.

Aborti

E ftuar në emisionin “Sintezë” në News24, avokatja tha se është pro jetës, por sipas saj e drejta për abort  duhet të jetë ekskluzive e nënës, me babain që sipas duhet të japë mendim, por  të kujdeset me shëndetit fizik dhe psikologjik të nënës.

Ajo shtoi se me uljen e moshës së marrëdhënieve seksuale ligjvënësit duhet të kenë parasysh këtë realitet sepse stafet mjekësore përballen me abortet e të miturve.

“Duke qenë një grua, avokate dhe besimtare e shoh si temë të vështira. Besoj se  drejta e abortit duhet të jetë e drejtë ekskluzive e nënës. Çështja është që jemi në një shoqëri ku marrëdhëniet seksuale kanë zbritur në moshë. Kemi shifra dhe raste. Në këtë rast edhe ligjvënësit duhet të marrin parasysh rastet e aborteve sepse stafet mjekësore përballen me abortet e të miturve. Sigurisht që babait i takon të japë një mendim, të mbështesë jetën, por mbi të gjitha duhet të mbështesë shëndetin e nënës, i cili nuk është jo vetëm fizik, por edhe psikologjik”, u shpreh ajo.

 

Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme.

sara hoxha

“S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës! Kam qenë partnerja e tij”, tha Sara e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”

Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur prej muajsh flitet se i kanë dhënë fund romancës mes tyre, prej së cilës kanë edhe një vajzë.

sara ledri

Gjithçka u zbulua, kur Sara u shfaq e vetme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku edhe kishte një rol.

Ndonëse vetë blogerja u mundua ta përgënjeshtronte si lajm, shpejt u konfirmua nga menaxheri i Ledrit.

sara hoxha ledri vula7

Por një veprim i fundit i Sarës pak ditë më parë ka nxitur dyshime për një rikthim mes tyre, pasi ajo ka rikthyer të gjitha fotot në Instagram me Ledrin.

899dc830-e751-4994-861c-17674ca471e7 sara hoxha ledri vula6 sara hoxha ledri vula5

 

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, sëbashku me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe përfaqësues të Institutit të Shëndetit Publik nisën procesin e dezinsektimit, një program kombëtar që do t’i dedikohet tërësisht shëndetit publik, për të parandaluar sëmundjet infektive që transmetohen nga mushkonjat në territoret me pushues.

WhatsApp Image 2024-04-26 at 10.03.00 PM

Punonjës të ISHP dhe operatorit të kujdesit shëndetësor janë pjesë e këtij procesi, i cili do të zgjasë për 6 muaj, ku krahas evidentimit të zonave ku ka larva mushkonjash, do të bëhet edhe procesi i dezinsektimit.

“Kemi ardhur me gjithë strukturat përgjegjëse për të filluar programin kombëtar që i dedikohet uljes së dendësisë së mushkonjave në territoret ku kemi pushues, sidomos në Shkoder të cilën jam e sigurtë që këtë vit do jetë destinacion turistik jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për të huajt”, u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ky është një proces që do fillon nga muaji maj deri në shator – tetor. Monitorimi entomologjik i vazhdueshëm do të kryhet çdo dy-tre javë, në varësi edhe të situatës.

Më tej Koçiu shtoi se ky proces u nis nga Shkodra për të vijuar më pas edhe me të gjitha qytetet e tjera që kanë vijë bregdetare dhe që kanë zona të nxehta sa i përket intensitetit të mushkonjave.

“Nga Shkodra do të shkojmë në Lezhë do të zbresim në Durrës, në Fier do të shkojmë në Vlorë. Pra në të gjithë zonën me një sipërfaqe me mbi 300 hektarë, ku janë laguna, pellgje, ku janë sigurisht edhe kanale apo zona të cilat kanë prezencë të larvave apo të mushkonjave. E gjitha për të siguruar një sezon turistik të qetë”, – nënvizoi Koçiu.

Ajo kërkoi bashkëpunimin e ngushtë edhe me qeverisjen vendore, për të punuar në mënyrë të koordinuar, me qëllim që të sigurohet një mjedis me kushte higjeno sanitare të përshtatshme, që siguron për pushuesit një sezon të këndshëm pushimi.

Një dietë e ekuilibruar siguron lëndë ushqyese dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve, por në disa raste, për shembull kur ka probleme me qarkullimin e gjakut, disa ushqime mund të ndikojnë ose përkeqësojnë shfaqjen e venave me variçe.

varice

Mos harroni se venat me variçe janë vena të fryra, të përdredhura që mund të shihen vetëm nën lëkurë.

Një alternativë më natyrale për të parandaluar venat me variçe është të kujdeseni për dietën tuaj, pasi dieta luan një rol të rëndësishëm dhe disa substanca si sheqeri, alkooli, ushqimet me përmbajtje të lartë natriumi dhe me shumë kripë , rrisin rrezikun e shfaqjes së tyre.

Cilat ushqime duhet të shmangni për të parandaluar venat me variçe?

  1. Lëngje frutash

Lëngjet e frutave të përpunuara me përmbajtje të lartë sheqeri nuk rekomandohen në një dietë të shëndetshme, pasi rrisin rrezikun e shkaktimit të obezitetit dhe diabetit.

Ato përmbajnë gjithashtu konservues që ndikojnë në shtimin e peshës.

  1. Qumësht i plotë

Qumështi i plotë është i pasur me yndyrë, gjë që ndikon në rritjen e kolesterolit. Mund t’ju ndihmojë gjithashtu të shtoni peshë dhe është e qartë se ndërsa shtoni kilogramë në trupin tuaj, keni një rrezik më të madh për shfaqjen e venave të fryra.

  1. Salcë soje

Salca e sojës është e lartë në natrium, por mbani mend se nivelet e natriumit në trup duhet të mbahen të ulëta për një sistem të shëndetshëm vaskular.

  1. Perime me gjethe jeshile

Këto lloj perimesh janë të pasura me vitaminë K, një lëndë ushqyese që ndihmon në mpiksjen e gjakut. Pra, nëse e konsumoni me tepricë, gjaku do të bëhet më i trashë dhe kjo e bën të vështirë qarkullimin e tij në këmbë.

  1. Drithëra të rafinuara

Sipas studimeve, kokrrat e rafinuara nuk janë të mira për venat me variçe pasi shumica e fibrave hiqet gjatë procesit të rafinimit.

 

SPAK ka thirrur këtë të premte ish-kandidatin për bashkinë e Krujës, Agron Loka.

spak-1068x607-1

Burime për News 24 bëjnë të ditur se Loka është thirrur për t’u pyetur lidhur me hetimet që po zhvillon Prokuroria e Posaçme për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Loka është pyetur nga hetuesit si person që ka dijeni. Kjo pasi, pak orë para zgjedhjeve të 14 majit, një 48-vjeçar u arrestua nga Policia e Krujës pasi u kap me listë emrash dhe para në dorë me qëllim për të blerë vota. Policia deklaroi se i arrestuari blinte vota për kandidatin e Rithemelimit, Agron Loka.

Të arrestuarit Bedri Murati, policia i gjeti në automjetin e tij tip “Volkswagen” një shumë parash prej 69 mijë lekë të reja, disa prerje në euro si dhe një listë të zgjedhësve të njësisë administrative Cudhi, Krujë.

SPAK po zhvillon hetime prej disa muajsh ndërsa mësohet se prokurorët kanë pyetur të gjithë personat e gjetur në listën që dispononte Murati. Numri i personave të pyetur nga SPAK është rreth 30, emra të cilët u gjetën në listën e Muratit.

 

 

Pas arrestimit të tij, u verifikua se Bedri Murati ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Prokuroria e Posaçme SPAK po kryen hetime për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

NGA BESNIK DIZDARI
PJESA E PARË
Siç kam premtuar, nëpërmjet këtij shkrimi të posaçëm po risjell ndeshjen e parë në histori midis një kombëtareje të Italisë dhe të Shqipërisë. Ka ndodhur më 14 mars dhe 4 prill të vitit 1984. Këto janë dy ndeshjet që po i quaj të famshme për nga risia e zhvillimit të tyre, që u sendërtuan ngaqë Shqipëria e 21- vjeçarëve arriti të ishte një nga tetë më të mirat e kontinentit.

TIRANË, 14 MARS 1984. Shqipëri-Itali 0-1. Është “Shpresa” e Shqipërisë para ndeshjes. Lart nga e majta: Astrit CANAJ, Adnan OCELLI, Albert TOPÇIU, Arben VILA, Mirel JOSA, Halim MERSINI. Ulur nga e majta: Hysen ZMIJANI, Sefedin BRAHO, Sulejman DEMOLLARI, Fatbardh JERA, Mujo TARGAJ.

Kishte arritur këtu, duke eliminuar tri fuqi apo superfuqi të futbollit evropian, të cilat ishin Gjermania (RFGJ), Austria dhe Turqia. Edhe kohët e fundit e kam ritreguar me plot të reja këtë arritje të Shpresës së Ramazan Rragamit e Petraq Ikonomit. E kam ritreguar, si të thuash, nga dita e parë deri te ajo e fundit, ajo e Trierit e 19 nëntorit 1983, madje me të gjithë reportazhet e autorëve që e kishin përshkruar asokohe këtë ngjarje.

E kemi ngritur lart. Mirëpo, historia nuk mund të shkruhet e pjesshme. Dhe do ta “festojmë” këtë 40- vjetor me dy ndeshjet e 1/4-tave finale Shqipëri-Itali duke qenë se është përvjetor absolut i ndeshjes së parë midis dy shteteve në këtë rang. Për fat, ato ishin të dyja humbje, ndonëse ngushtë, vetëm 1-0.

Ky rikujtim, në të vërtetë, ka dhe synimin jo thjesht për të ringjallur një histori, por ka dhe synimin kritiko-analitik të një kohe e të një gazetarie datuar 1984. Kësisoji, ngaqë 14 marsi dhe 4 prilli 1984 janë dy datat e para që fiksojnë ndeshje shtetërore apo kombëtare midis Shqipërisë dhe Italisë. Është një 40-vjetor që po përkon pikërisht me turneun final të një Kampionati të Europës, që është ky edicion i vitit 2024 në Gjermani, ku do të përballen Kombëtaret e para Shqipëri-Itali.

Në atë 1984, Shqipërinë komuniste e cila ishte në një vazhdimësi vitesh “oruelliane”, këto dy ndeshje po e bënin të mbante frymën. E bashkë me te edhe regjimin. Euforia e kualifikimit të “Shpresës” në një farë mënyre nuk po ndalte. Ishte një lloj euforie që guxonte të kërkonte deri kualifikimin e mundshëm ndaj Italisë. Ndonëse një gjë është e vërtetë: gazeta “Sporti Popullor”, kryeredaktor i së cilës isha, e vetmja po ruante një qetësi jashtë çdo euforie. Gabimin ajo do ta bënte vetëm mbas zhvillimit të dy ndeshjeve me Italinë.

Sot më duhet të gjykoj se ndoshta euforia më e madhe qëndronte disi në prapaskenë te Partia. “Shpresa” 21-vjeçare e Shqipërisë i kishte dhuruar asaj një vëmendje ndërkombëtare falë një suksesi të madh futbollistik. Kualifikimi i Trierit kishte bërë madje që “Shpresa” shqiptare të renditej prej “World Soccer”-it britanik, midis 8 skuadrave më të mirave të Botës për vitin 1984.

Ndërkaq, çudia më e madhe do të ishte një tjetër: që në atë izolim të pashembullt të Shqipërisë, regjimi do të pranonte të vinin rreth 40 gazetarë italianë për ndeshjen e Tiranës, ardhja e të cilëve përbënte rastin e parë, krejt të veçantë, të cilit do t’i kthehemi më pas…

TIRANË, 14 MARS 1984: SHQIPËRI-ITALI 0-1
Dhe shkojmë te ndeshja e parë, ajo e Tiranës, e 14 marsit, paraqitja skeduese e së cilës është kjo:

14 mars 1984. Tiranë. Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”.
“SHPRESA” E SHQIPËRISË – ”SHPRESA” E ITALISË 0-1
GOLAT: Monelli 90’.
SHQIPËRIA: Durimi (7), Zmijani (6), Targaj (6), Ocelli (6.5), Jera (6.5), Canaj (7), Vila (6), Josa (6), Topçiu (5), Demollari (7), Braho (6.5) (Kushta 78’).
TRAJNER: Ramazan Rragami
ITALIA: Rampula (6’), Galia (7), Bonetti (5.5), Icardi (7), Galli (7), Renica (5.5), Mauro (7.5), Batisttini (5), Mancini (6.5), Vignola (6), Monelli (6.5).
TRAJNER: Azeglio Viçini
GJYQTARË: Z.Kirschen, V.Hermann. H.Kulike (RDGJ).
SHIKUES: 20.000

Sot mendoj se ka qenë një ndeshje krejt normale, por shkrimi ynë në mënyrën më të papranueshme i vendosur në faqen e katërt (e fundit) të gazetës nuk e përshkruan. Ai është i gjithi problematik dhe kritik. Më duhet të pranoj sot, se nuk duhej vepruar ashtu. Nuk duhej edhe sepse ajo e Shqipërisë ishte një skuadër e shtetit të një futbolli që duhej konsideruar mesatar.

E përveç të tjerave, edhe ngaqë ajo vinte mbas një suksesi të madhe europian të vetëm para 4 muajve. Dhe t’i sulej me një kritikë asisoji? Duke harruar, përveç të tjerave, se humbja e minutës 90 vinte prej skuadrës së një shteti, Kombëtarja e parë e të cilit vetëm 20 muaj më parë ishte shpallur Kampione e Botës.

Është një shkrim në të cilin mungon krejtësisht kronika e ndeshjes. Shkrimi mban titullin “Synimet më të larta duan përgatitje edhe më të lartë”. Kuptohet, një titull prozaik, disi urdhërues. Dhe më e rëndësishmja: një shkrim që sundohet nga fraza kritike si këto:

“... Skuadra jonë në takimin e parë çerekfinale për kampionatin evropian nuk tregoi cilësitë e saj të njohura”.

“… Analiza e vetë ndeshjes jep një rrjedhë të tillë: pas 45 minutave të para vazhdimi dha një lojë në vijë zbritëse, aq sa pothuajse u shua fare… Problemi që del është i qartë: skuadra ishte e papërgatitur.”

“… Lojtarët e “Shpresës” sonë u treguan të lodhur, të ngadalshëm, pa ritëm, të meta këto që sollën një shtampë të tërë tekniko-taktike”.

“… Dhe përgjegjësia është po aq konkrete. Ajo rëndon mbi trajnerët e ekipit R.Rragami e P.Ikonomi, që kanë punuar me sa duket me qetësinë e sigurinë e sukseseve të mëparshme, apo edhe tek specialisti i FSHF-së, Miço Papadhopulli, që ka qenë i ngarkuar pranë ekipit… E deri te vetë sektori i futbollit”,

“…Loja e dobët e Shpresës sonë nuk është rezultat vetëm i një dite, i 14 marsit. Hallkat e dobësive që nisën me euforinë e dëmshme vazhdojnë me paraqitjen jo të mirë në kampionat”.

Sot pas 40 vjetëve, duke qenë se kam qenë një nga autorët e këtij shkrimi të firmosur jo me emra, por me siglën “Korresp. i “Sportit Popullor”, mbetem doemos i shtangur. Deri atë ditë kishim shkruar deri në hollësi, madje dhe me analiza e kronikë, me stil e përshkrime emocionuese, jo vetëm unë me shkrimin përfundimtar nga Trieri i Gjermanisë, por edhe autorët e tjerë në shkrimet e tyre për ndeshjet, siç mund t’i keni lexuar kohët e fundit këtu, në “Panorama Sport”. Kësisoji, ky shkrim ishte një kthesë e çuditshme, madje i botuar vetëm në faqen e katërt, përveç të tjerave pa asnjë foto! E pra, ndeshja ishte sa e një rëndësie historike, po aq edhe e një rëndësie të jashtëzakonshme për vetë politikën e gjeopolitikën e Shqipërisë komuniste.

Dhe vazhdojmë me ndeshjen e kthimit, atë të 4 prillit 1984 në Breshia të Italisë.

BRESHIA, 4 PRILL 1984: ITALI–SHQIPËRI 1-0
Gjithçka do të përsëritet edhe në këtë ndeshje të kthimit në Breshia. Fiton përsëri Italia po 1- 0. Dhe “Sporti Popullor” që kopjon vetveten. Shkrim po në të njëjtin vend të faqes së katërt, po në tri kollona, po në atë gjatësi, po në atë stil kritik të pamëshirë, si të kishte humbur Shqipëria – Kampione e Botës. Vetëm titulli i shkrimit është tjetër në rreptësinë lakonike të tij: “Ndjenja e përgjegjësisë”!

Vendosim në fillim edhe këtu pamjen skeduese të ndeshjes:

4 prill 1984. Breshia. Stadiumi “Mario Rigamonti”.
“SHPRESA” E ITALISË–”SHPRESA” E SHQIPERISË 1-0
GOLAT: Vignola 33’.
ITALIA: Rampula, Galia, Bonetti (Caricola 85’), Icardi,Pin, Renica, Mauro, Batisttini, Mancini (Galderisi 46’), Vignola, Monelli.
Trajner: Azeglio Viçini
SHQIPËRIA: Durimi, Liti, Hodja, Jera, Ocelli, Canaj, Demollari (Briza 70’), Josa, H.Ballgjini, Vila, Topçiu.
Trajner: Ramazan Rragami
GJYQTAR: S.Alandren

Shkëpusim nga shkrimi:

“… Shpresa u largua nga çerekfinalet e kampionatit evropian pa treguar cilësitë e saj të njohura, pa arritur të paraqesë futbollin e saj të shpejtë, sulmues, energjik, të fortë”.

“… Ekipi pati një përmirësim në lojën në mbrojtje ku spikati dyshja Hodja-Jera, në nivelin e së cilës qëndroi edhe Josa. Por vetëm kaq. Shumë pak”.

“… Një skuadër, pasi ka zhvilluar një sërë ndeshjesh të shkëlqyera, përmes së cilave ka eliminuar skuadra ndër më të njohurat që shkojnë deri te nënkampionia e Europës, detyrimisht kuptohet që i ka forcat, mundësitë, energjitë, aftësitë për të luftuar për më tej”.

“… Golin e Vignola-s, të cilin ashtu si dhe të ndeshjes së parë shënuar në minutën e 90-të nga Monelli, kurrkush nuk u përpoq ta ndalte, u shënua në minutën e 33-të”.

“… Është e qartë, pa asnjë shkak e arsye, skuadra kësaj radhe pak besonte në forcat e saj”.

“… Për çudi u pa se lojtarët u pajtuan që në takimin e parë për “fatin” e ecurisë së këtyre dy ndeshjeve, pa luftuar me ngulm për të shkuar më tej”.

“…Gjithmonë është folur për disa veçori të futbollit shqiptar, si për temperamentin e veçantë, shpejtësinë, shpirtin sulmues, qëndrueshmërinë, guximin sportiv. E pra, pikërisht kjo Shpresë i ka paraqitur këto cilësi të vyera në ndeshjet e saj të grupit… Nuk duhej që të gjitha këto të zbeheshin kaq shpejt e të kalohej në një lojë të një qetësie olimpike. Ku lojtarët tepër “të butë” sikur ruheshin se mos prishnin “rreshtin”.

Sot, për një çast, të lind pyetja: mos na kishte orientuar partia që këtë ton kritik të ideve, sigurisht të rregullta për forcimin e sportit socialist të futbollit, ta parashtronim kësisoji në këtë shkrim? Kurrsesi! Asnjë orientim nuk i ka ardhur redaksisë për të shkruar kështu. Mbase ndoshta ne e kuptonim pakënaqësinë e Partisë për këto dy humbje dhe “të bindur” shkruanim kështu. E vështirë ta thuash sot edhe diçka të tillë. Aq më tepër që Partia (“mësimet” e saj) në shkrimin e parë nuk përmendet aspak, ndërsa në të dytin vetëm një herë.

Si në një parantezë e gjitha kjo të duket diçka e lehtë për ta tejkaluar, por vetëm ata gazetarë të cilët kanë punuar si të tillë në atë sistem, mund të na kuptojnë. Tjetër është besimi i yni, se prej gjithë kësaj diçka ju vlen të kuptojnë edhe brezit të ri të gazetarëve të sotëm. Shkrues të tjerë të vetëkënaqura po trima të mbasluftës që kemi dëshirë të na kuptojnë…

BRESHIA, 4 PRILL 1984. Itali-Shqipëri 1-0. Është “Shpresa” e Italisë para ndeshjes. Lart nga e majta: Celeste PIN, Massimo MAURO, Sergio BATTISTINI, Alessandro RENICA, Paolo MONELLI, Michelangelo RAMPULA. Ulur nga e majta: Andrea ICARDI, Beniamino VIGNOLA, Dario BONETTI, Roberto MANÇINI, Raberto GALIA.

GJYKIMI DHE RRJEDHA E HERËS SE PARË “ITALI-SHQIPËRI”…
Vetëm 6 muaj më vonë Kombëtarja e Shqipërisë, bazë e së cilës do të ishte kjo “Shpresë”, do të trondiste pak a shumë Europën e futbollit me dy ngjarje fort të mëdha: Poloni-Shqipëri 2-2, e mbi të gjitha, Shqipëri-Belgjikë 2-0! Ishin për Kupën e Botës 1986. Do të kthehemi në kohën e duhur edhe te ky 40-vjetor tjetër, që është ky i këtyre dy ndeshjeve.

Por këtu vetëm po shënoj se ajo Kombëtare e bujshme kundër polakëve dhe belgëve, thuajse përbëhej prej kësaj “Shprese” të humbur dy herë me atë të Italisë në atë pranverë ’84. E vjeshta 1984 nuk do të vononte. Ajo do të sillte po me bujë Shqipërinë e parë të trajnerëve të paharrueshëm Shyqyri Rreli dhe Medin Zhega. Pjesë protagoniste e saj do të ishin Targaj, Hodja, H.Ballgjini, Demollari, Josa, Zmijani, Ocelli, Vila, pikërisht të kësaj “Shprese” humbëse të 14 marsit e të 4 prillit të po atij viti!

Atëherë, si nuk parashikuam diçka më përtej dhe çka patëm që iu sulëm asisoji “Shpresës” së Ramazan Ragamit, e cila vetëm mbas gjashtë muajve, pra, u shndërrua në këtë Kombëtare të pashlyeshme për gjithë historinë e futbollit shqiptar?

Dhe për çudi, nuk donim t’ia dinim se kjo “Shpresë”, në fund të fundit, po themelonte e para atë që na mungonte në marrëdhënie me fqinjin tejet të afërt, Italinë. Atë Itali që kishte ndërhyrë aq fort edhe në themelimin e futbollit shqiptar. Me instruktorë e trajnerë, me studentë të shkolluar atje, me organizim kampionatesh deri në vitet luftës, me klube të ardhur në Shqipëri, e plot të tjera…

Duhej t’ia dinim për nder nga ana historike. Po për fat ishim të nënshtruar pa guxuar t’i dilnim sado pak përballë një opinioni të politikës të një partie, e cila nëpërmjet suksesit sportiv, donte t’i tregonte Europës se Shqipëria Socialiste po zhvillohej.

Siç e shihni skedën e ndeshjes së Tiranës, pas çdo emri të lojtarëve, në kllapa janë vënë nota të vlerësimit për secilin. E ka bërë këtë shtypi italian, jo ne. Nëse bëjmë një mbledhje të vlerave të notave, del se Shqipëria ka kuotën 69.5, po aq, pra, 69.5, e ka edhe Italia. Është një barazim, çka tregon se loja e shqiptarëve nuk bie më poshtë. Dhe ky nuk është ishte vlerësimi ynë, por i revistës “Guerin Sportivo”. Sigurisht nuk jemi aq naivë sa të absolutizojmë këtë vlerësim “matematik”, subjektiv megjithatë.

Ajo që vlerësojmë sot pas 40 vjetëve, është kjo tjetra: që “Shpresa” e Shqipërisë për këto dy humbje minimale, në shkrimet tona assesi nuk duhej trajtuar ashtu siç kishim vepruar ne, me në krye autorin kryesor të këtij shkrimi të sotëm si drejtues i gazetës.Shkojmë tek shtypi italian. Është shkrimi i njërit prej të dërguarve për ndeshjen e Tiranës, i cili ishte gazetari i mirënjohur – ende sot në aktivitet të plotë – Marco Montanari. Shkrimi është botuar në revistën e famshme “Guerin Sportivo” – më e përbotshmja në jetëgjatësinë e themelimit të saj, qysh në vitin 1912 e deri më sot. Ndaj së cilës mbas pak vitesh kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj.

Këtu është shkrimi i saj i përkthyer fjalë për fjalë.

TIRANA E ËMBËL

Nga MARCO MONTANARI

* Falë një goli të Monellit në të 90’, të kaltërtit kanë shpalosur serinë hipotetike të kalimit në gjysmëfinalet e Kampionatit kontinental

TIRANË. Të tmerrshmit Monelli të Azeglio Vicinit e kapërcyen pengesën e Shqipërisë pa shumë telashe, duke hedhur themelet për një kualifikim “historik” në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian nën 21 vjeç, që do të zyrtarizohet më 4 prill në Breshia kur të kaltërtit do të fiksojnë mposhtjen e të kuqve të Rragamit. Na u pat dukur si një shëtitje ndeshja e Tiranës, por përkundrazi, kundërshtarët tanë u treguan në lartësinë e detyrës (në rastin më të keq ata mbesin gjithnjë në një nga tetë vendet më të mira evropiane), duke ia vështirësuar jetën Batistinit dhe shokëve të tij. Nëse ndonjë lojtar italian bashkëpunoi aktivisht për ta bërë ndeshjen më të pasigurtë, duke bërë shumë gabime, kjo është një çështje tjetër.

TË KALTRTIT – Djemtë e Vicinit u rritën me kujdes, duke krijuar shumë raste për të shënuar, çka nuk u realizuan vetëm nga fati i keq dhe besimi i tepruar. Më i miri në fushë ishte Massimo Mauro, një rikthim me këmbën e tij magjike që ka të metën e vetme që nuk kërkon kurrë një goditje në portë. Këtë vit Mauro është rikthyer në nivelet e Catanzaros dhe gjithashtu në Udinese po tregohet si një kampion, natyrisht nëse Bearzot i beson. Masimo është sigurisht gati për hovin e madh. Në mbrojtje, sampdoriani Galia dhe lojtari i Milanit, Galli, u paraqitën shumë mirë, pa harruar se ky i fundit ishte debutues me të kaltrtit. Galia ishte një luan, teksa mbylli vrimat e disa shokëve për mosvëmendje, duke dhënë në disa raste edhe kontributin e tij të zakonshëm në fazën e sulmit.

Nga ana tjetër, Galli eliminoi qendërsulmuesin Topçiu, i cili ishte paramenduar si një “rrezik publik”. Në mesfushë nuk ka qëndruar më poshtë dinamizmi i Andrea Icardit, një tjetër milanisti, i cili meriton një 7 të mirë në kartën e raportit. Dy “puntat”, Mancini dhe Monelli, krijuan shumë mundësi, duke realizuar vetëm një gol në kompleksin e provës së tyre, çka duhet konsideruar mëse e mjaftueshme. Midis të tjerëve, Batistini dukej se nuk ishte shumë në top. Vignola ishte më pak agresiv se zakonisht, por duhet thënë se iu desh të punonte shumë në mbulim. Rampula nuk kishte shumë për të bërë dhe më në fund Boneti dhe Galia kanë çaluar pak vetëm në fillim, por gjithsesi arritën ta përfundonin lojën me rritje.

SHQIPTARËT – Në prag të ndeshjes, në klanin blu ka pasur shumë shqetësim. Raportet nga gjermanët dhe austriakët për Shqipërinë, në fakt, ishin alarmante: shpejtësi e madhe, ndonjëherë konkurrencë e tejskajshme, një publik shumë “i nxehtë”. Në praktikë, megjithatë, u pa pak nga e gjithë kjo. Shqiptarët dukeshin të tensionuar, gati të mpakur, ndërsa publiku u soll shumë korrekt dhe në 90 minuta nuk pati asnjë ndërhyrje të keqe. Mes individëve vlen të veçohet paraqitja e Sulejman Demollarit, një mesfushor 19-vjeçar nga Dinamo e Tiranës i cili luan, si të thuash, në majë të gishtave dhe i cili kur shkon drejt portës bëhet shumë i rrezikshëm.

I shkëlqyer ishte edhe mesfushori Canaj, një motor i pashtershëm që bëri disa herë kërdinë në mbrojtjen e të kaltërve. Edhe portieri Durimi (Mersini) nuk ishte pa merita dhe ishte i pafajshëm për golin e fitores që shënoi Monelli në mbarim të kohës së ndeshjes.

KTHIMI – Ndeshja e kthimit do të luhet në Breshia më 4 prill. Në letër duhet të jetë pak më shumë se një formalitet, qoftë edhe për epërsinë golit të shënuar jashtë shtëpisë. Vicini dëshiron të konfirmojë skuadrën fitimtare në Tiranë, qoftë dhe me dyzimin për dyshen Ferri-Boneti apo me përfshirjen në fushën e lojës të një Galderisi. Kjo nëse ndërkohë ose Monelli, ose Mançini do të goditeshin prej ndonjë shakaje boshe (edhe sepse “Nanu” i këtij ekipi “U21” ka qenë gjithmonë titullar dhe në Shqipëri nuk ka luajtur vetëm për arsye taktike”).

Në fund të fundit, në ndeshjen e katërt Kombëtarja e Azeglio Vicinit do të mund të arrijë më në fund objektivin e gjysmëfinales, i cili megjithatë, ende mbetet një ëndërr. Një sukses ky që do të mund të mbërrinte në këtë sezon, teksa ka parë rënien e ekipit kombëtar Kampion i Botës dhe ekipit përfaqësues Olimpik. Çka do të na shërbente për të shpëtuar të paktën pjesërisht atë nder që futbolli ynë fitoi me meritë në Kupën e Botës 1982.

Siç shihet shkrimi i Marco Montanari-t “deklasifikon” shkrimin tonë të rreptë, teksa nuk e ul skuadrën shqiptare. Madje përkundrazi, ai tregon më me vërtetësi nga ne, sa meritat e saj, po ashtu dhe të metat. Shkrimi i gazetarit italian të “Guerin Sportivo”-s është një shkrim përurues i ndeshjes së parë kombëtare Shqipëri-Itali.

Pa harruar ato të gazetave të tjera, që nga “Corriere della Sera”, “La Gazzetta dello Sport” e deri te “L’Arena” e Veronës”, redaksitë e të cilave autori i këtushëm ka patur fatin t’i vizitojë, duke ritakuar edhe disa prej të dërguarve të posaçëm në ndeshjen e Tiranës të 14 marsit 1982.

Do të kemi edhe një pjesë të dytë që i kushtohet këtij 40-vjetori që sa do të hyjmë brenda përmbajtjes së ndeshjeve, po aq do të dalim jashtë tyre për të mbërritur te “politika” apo “gjeopolitika” e saj dhe deri te kapriçot e takimeve tona me rreth 40 gazetarët italianë.

Ashtu si këto ndeshje të herës së parë, mbërrinin edhe ata po për herë të parë në tokën shqiptare. Çka në historinë e Shqipërisë së pas luftës ishte e paprecedent. Na i kishte sjellë suksesi i madh i Kombëtares së Shqipërisë së 21-vjeçarëve, 1983-1984, e cila nuk mund të harrohet kurrë…

PANORAMASPORT.AL

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pak para se të hynte në gjykatë në Nju Jork, ku po gjykohet për pagesat ndaj ish-yllit të pornos, Stormy Daniels, ka thënë dy fjalë për bashkëshorten e tij, Melania Trump.


Donald Trump e shfrytëzoi pushimin e tij mes seancave gjyqësore për t’i uruar Melania ditëlindjen me një mesazh të fokusuar kryesisht tek ai dhe gjyqi ndaj tij.

“Dua të filloj duke i uruar gruas sime Melania një ditëlindje të lumtur. Do të ishte mirë të isha me të, por unë jam në një gjykatë për një gjyq të orkestruar”, u shpreh ish-presidenti amerikan.

“Ajo është në Florida”, tha ai për gruan e tij, e cila nuk është paraqitur fare në gjykatë, ndërsa tha se do të shkonte pranë saj “pasi të përfundojë ky rast i tmerrshëm, antikushtetues”.

Melania Trump, siç theksohet nga mediat e huaja, mungonte gjatë paraqitjeve të ish-presidentit në gjykatë dhe në fushatën elektorale, teksa ai përpiqej të kthehej në Shtëpinë e Bardhë.

Ish-presidenti më pas u ankua se gjykata po mbahej në temperatura të ulta qëllimisht, gjë të cilën ai e kishte ngritur për herë të parë javën e kaluar.

“Ne kemi edhe një ditë tjetër gjykimi në një gjykatë të ngrirë. Aty është shumë ftohtë. Me qëllim, besoj. Ata nuk duket se janë në gjendje të rrisin temperaturën. Nuk duhet të jetë aq e komplikuar”, tha ai me ironi. “Unë jam ulur këtu për ditë të tëra, nga mëngjesi deri në mbrëmje, në atë dhomë ngrirje. Të gjithë po ngrinin atje”, tha ai më pas.

Në gjyq, Trump përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me kompensimin për një bashkëpunëtor, Michael Cohen, në mënyrë që t’i paguajë yllit porno Stormy Daniels 130,000 dollarë pak para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 për takimet e tyre disa vite më parë. Ish-presidenti i ka mohuar të gjitha akuzat.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të premten se ai do të merrte pjesë në një debat me Donald Trump-in, kundërshtarin e tij republikan për zgjedhjet e nëntorit.

BidenNN

“Jam i gatshëm. Nuk e di kur”, tha presidenti demokrat në një intervistë me prezantuesin Howard Stern. “Do të debatoja me kënaqësi me të”.

Këto ishin deklaratat më të qarta të Presidentit Biden mbi mundësinë e një debati presidencial. Presidenti Biden nuk kishte shfaqur gatishmëri për të debatuar me zotin Trump, duke thënë muajin e kaluar se një gjë e tillë do të varej nga sjellja e ish-presidentit.

Javët e fundit zoti Trump ka sfiduar zoti Biden që t’i dalë përballë në debat, duke u shprehur i gatshëm të debatojë me Presidentin demokrat aktual “kurdo dhe kudo”.

Në fillim të këtij muaji, dy këshilltarët kryesorë të ekipit të fushatës së zotit Trump i dërguan një letër një komisioni të pavarur që normalisht përcakton ngjarje të tilla, duke kërkuar përshpejtimin e kalendarit të debateve dhe realizimin e më shumë se 3 të tillëve që zhvillohen zakonisht.

Dhjetëra organizata mediatike i kanë bërë thirrje kandidatëve që të zotohen publikisht për një debat përballë njëri-tjetrit.
Deklarata sugjeronte që shpenzimet për organizimin e debateve për garën aktuale të përballoheshin nga Komisioni jo partiak për Debatet Presidenciale, ashtu siç ka ndodhur në çdo cikël zgjedhor që prej vitit 1988.

Zoti Biden udhëheq për sa i përket mbështetjes nga votuesit e regjistruar, në nivelin 41 për qind përballë 37 për qind që ka zoti Trump, sipas një ankete të bërë nga kompania e anketimeve Ipsos dhe agjencia e lajmeve Reuters, më herët gjatë këtij muaji.

Zoti Biden dhe zoti Trump u përballën me njëri-tjetrin në dy debate televizive presidenciale gjatë fushatës së vitit 2020./voa

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani është futbollisti me mesatarën më të lartë të kilometrave të përshkruara në Serie A këtë sezon, duke u shndërruar kështu në “maratonomakun”, e elitës së futbollit italian.RAMADANIRamadani është titullar i padiskutuar te Leçe, duke u shndërruar në një lider të mesfushës, fale performancës së tij të jashtëzakonshme.  

Shqiptari ka qenë “mushkria” e mesfushës së skuadrës së militon në Serinë A. Statistikat u publikuan nga faqja e njohur, “Transfermarkt”. 

1000033026-483x600

Ramadani ka një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari i Leçes la pas vetes futbollistët si Ferguson, Pesina, Kristante e Freuler. 

PANORAMASPORT.AL

Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi edhe lajmin e sotëm, se burri i ministres së qeverisë Rama, kishte gositur me thikë, një ish-vartës të saj pasi ky i fundit nuk jepte dorëheqjen.

auto_122955bb-c355-4003-a0a8-7aa21f5870761714157765

Berisha tha se edhe në diktaturën e Enver Hoxhën për ngjarje të tillë, ministra do shkarkohej dhe burri do futej në burg.

 

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

Të dashur miq, diktatura e Enver Hoxhës ishte më e egra, më barbarja, më mizorja. Ajo çoi përpara skuadrave të pushkatimit mijëra shqiptare për arsye politike, për qëllime politike.

Por një gjë do t’u them, sigurisht po të dilje kundër, nga burgu, kampi gjer te skuadra e pushkatimit të prisnin.

Por ama, një rast se burri i një ministreje rrihte një drejtor, ju garantoj ju se ministrja shkarkohej dhe i shoqi burgosej.

Kjo ndodhte në diktaturë, kjo ndodh sot në Vietnam, kjo ndodh sot kudo, por jo në narkoshtetin e Edi Ramës.

Andri Ibrahimaj, burri i ish-ministres së Financave, tani ka një ministri tjetër, i del përpara drejtorit të Ministrisë së Financave, i fut thikat pasi ai refuzon të largohet nga detyra.

I kërkon të japë dorëheqjen sepse atë vend do e merrte një mik i tij.

Çan ferrën, arratiset dhe kthehet pasi ministrja Ibrahimaj me Edi Ramën, me Agaçin dhe pafytyrë të tjerë, i jep pafajësinë.

Kurse sot, imagjinojeni ju, këtë delinkuente, sot deklaronte se gabimi im është se nuk e padita drejtorin. Që burri i saj i futi thika. Me raport mjekoligjor.

Miq, a ka nënçmim, a ka shkelmim më të madh se ky mbi qytetarët?

Ndaj dhe zemërimi ynë nuk duhet të njohë kufi.

Poshtërsia e tyre nuk ka kufi, dhunimi i të drejtave tona nuk ka kufi.

Zemërimi ynë nuk ka kufi.

Ne do fitojmë.

Ne do fitojmë.

Ne do fitojmë.

Rrofshi ju, fitore.

Ditën e martën, të gjithë të pranishëm në fitore, qytetarë dhe qytetarë të Tiranës, të firmosim fitoren të martën.

Asgjë në botë nuk do na ndalojë.

Të mos harrojë kush se ne kemi himnet tona dhe kur të fillojmë t’i këndojmë ato, mjerë armiqtë tanë ç’do të shohin me sy.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore!

Albumi i fundit i Taylor Swift, ‘The Tortured Poets Department’, ka thyer rekorde duke kryesuar listat e me shitjet dhe dëgjimet më të mëdha brenda një jave.

Taylor Swift

Albumi prej 31 këngësh, arriti 270,000 kopje të shitura në Mbretërinë e Bashkuar në shtatë ditë, duke thyer rekordin prej 204,000 kopjeve për albumin e saj të vitit 2022, “Midnights”.

Swift tani krahasohet me Madonën, si artistja femër me numrin më të madh në Mbretërinë e Bashkuar. Të dy yjet kanë arritur 12 albume të top-listave në karrierën e tyre.

Taylor Swift1

“The Tortured Poets Department” u publikua të premten e kaluar si një album i pavarur me 16 këngë. Dy orë më vonë, Swift i befasoi fansat duke nxjerrë një vëllim të dytë, të titulluar Antologjia, që përmban 15 këngë shtesë.

Albumi ka thyer dhjetëra rekorde në javën e parë të publikimit, pasi arriti të luhet 1 miliard herë në Spotify brenda një jave, dhe ishte bërë albumi më i dëgjuari.

Në SHBA, “The Tortured Poets Department” parashikohet të shitet më shumë se 1.8 milionë herë këtë javë.

Po ashtu, një prej këngëve në album, kënga e parë, është kënga më e transmetuar e Spotify në një ditë të vetme. Vetëm ditën  e publikimit, ajo u transmetua 25.2 milionë herë, duke thyer rekordin për këngën me më shumë luajtje në një ditë të vetme.

Taylor Swift2

Rekordi i mëparshëm u vendos në prag të Krishtlindjeve 2023, kur 23.7 milionë njerëz luajtën këngën “All I Want For Christmas Is You të Mariah Carey”.

Albumi në gjashtë ditët e para, grumbulloi 799 milionë transmetime në të gjitha platformat në SHBA.

Kjo e tejkalon lehtësisht rekordin e mëparshëm të Drake prej 746 milionë me publikimin e tij në 2018, Scorpion.

Në tabelën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, Swift gjithashtu mban pozicionin numër një këtë javë me Fortnight. Dy këngë të tjera të Tortured Poets bëjnë pesëshen e parë.

Swift nuk mund të ketë më shumë hyrje në Top 40 nga një rregull që lejon vetëm tre këngë nga një artist të futen në tabelë në të njëjtën kohë.

Taylor swift

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, në lidhje me ngjarjen e bërë publike sot, ku bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, e cila ka plagosur muaj më parë, ish-vartësin e kësaj të fundit.

sula

Sipas tij, ministrja duhej shkarkuar nga detyre që atëherë, ndërsa shpreh kritika për Policinë e Shtetit e cila e mbajti të fshehtë ngjarjen.

Reagimi i plotë:

Kryeministri i Spanjës tronditi opinionin publik këto ditë kur pezulloi punën dhe tha se po mendonte të jepte dorëheqjen për shkak se bashkëshortja e tij po hetohej për korrupsion. Pra po hetohej për korrupsion, nuk ishte dënuar çka do të thotë se gjatë hetimit mund të dalë edhe e pafajshme.

Kryeministri ynë, që kërkon të marrë në çdo kohë vëmendjen e mediave, i doli në mbrojtje dhe shprehu bindjen se gjithçka do të jetë në favorin e homologut spanjoll.

Pa u tharë boja e lajmit të kryeministrit tonë, sot mediat publikuan një ngjarje të nëntorit të kaluar ku burri i ministres Delina Ibrahimaj ka plagosur në mes të ditës, në mes të Tiranës, një ish-vartës të bashkëshortes së tij.

Po sot, do dalë kryeministri ynë dhe të mbështesë publikisht vartësen e tij, me bindjen se thika që burri i saj nguli në trupin e Drejtorit të Trajtimit të Kredive, ishte lodër dhe jo e vërtetë?

Më e pakta, ministrja duhej shkarkuar që atëherë. Ndërkohë vetë ministrja do duhet që të kishte marrë shembull nga ish kolegu saj Rr.Rr i cili la mandatin pasi familjarët iu përfshinë në një akt dhune në një lokal.

Po Policia e Shtetit e cila bën njoftim publik edhe për gjënë më të thjeshtë, pse e ka mbajtur të fshehtë?!

Kryeministri nuk e shkarkoi ministren atëherë, le ta bëj tani. Ndërkohë edhe vetë ministrja mund të jap dorëheqjen.

Më pas të gjejë kohën dhe të merret me Melonin, Rai-n, kryeministrin spanjoll apo edhe me zgjedhjet në Amerikë po të dojë.

Françesko Açerbi ishte protagonisti i suksesit në derbi që i dha Interit titullin kampion në Serinë A me golin e tij. Por tani që siguroi atë që ishte trofeu i parë kampion në karrierë, mbrojtësi 36-vjeçar, ka menduar që të mbyllë para kohe sezonin.

asdsadsadasdsadsa

Arsyeja është se Açerbi kërkon të jetë gati për EURO 2024, ku kundërshtar të parë Italia ka pikërisht Shqipërinë në fazën në grupe. Mbrojtësi ka shpjeguar se ka vuajtur në këto muaj nga pubalgjia e tashmë po ndalet në mënyrë që të riaftësohet plotësisht.

“Prioriteti im ka qenë gjithmonë që të jap maksimumin për këtë fanellë zikaltër. Për këtë arsye në muajt e fundit kam luajtur duke shtrënguar dhëmbët pavarësisht pubalgjisë.

Tani, me këto dy yje të qepura në gjoks, kam kohën për të rikuperuar dhe për të qenë në 100% për impenjimet e radhës”, shkruante ai duke vendosur edhe inicialet e Italisë në postimin e tij në rrjetet sociale.asdasdsadsadsad

PANORAMASPORT.AL

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë pak orë nga Konventa, të cilën e ka cilësuar si historike.

Metaaa

Ai shprehet se Konventa do të vendosë themele të reja për Partinë e Lirisë, ndërsa do të ndiqet nga mijëra shqiptarë dhe të huaj nëpërmjet mjeteve të komunikimit.

Sipas tij kjo është një ngjarje e madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Rajonin.

Meta: Dhe pak orë, padurimi rritet nga të gjithë për të ndjekur këtë Konventë historike. Konventa do të vendosë themele të reja të PL. Ta vërë këtë forcë politike në shërbim të lirisë së gjithë shqiptarëve.

Dua t’i kujtoj delegatëve që Konventa duhet të filloj në 10:00. Delegatët de të ftuarit të jenë më parë në Pallatin e Kongreseve, sepse duhet të tregojmë përgjegjshmëri dhe korrektësi edhe me opinionin publik, me median dhe me qindra mijëra shqiptarë në vend dhe botë që do të na ndjekin. Edhe mijëra të huaj, miq e  dashamirës që do na ndjekin nëpërmjet mjeteve të komunikimit.

Do jemi live, me të gjithë mjetet e komunikimit. Një ngjarje e madhe jo vetëm për vendin tonë, por edhe për Rajonin. Nesër hidhen themelet e një force të re politike, qe ka mësuar nga gabimet e 20 viteve.

Po ashtu merren vendime për 5 prioritetet, për zbatimin e tyre dhe për realizimin e objektivit madhor për 4 milion shqiptarë plus.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotome disa pika kontrolli në disa prej akseve kryesore që përshkojnë këtë qytet.

kontolle fushe kruje fnsh

Mësohet se kontrollet bëhen me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndalimin e personave të shpallur në kërkim ose të atyre që lëvizin me sende të jashtëligjshme.

Objekt i kontrolleve të FNSH janë kryesisht automjetet luksoze dhe ato me xhama të errësuar.

Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit tërheq gjithmonë spektatorët, për shkak të imazhit global që kanë të dy skuadrat. Kështu do të jetë edhe të shtunën në darkë në “Allianz Stadium” , ndonëse të dy skuadrat janë dorëzuar në luftën e titullit dhe kanë parë Interin të sigurojë pak ditë më parë trofeun.

juventus stadium

Mediat italiane bëjnë të ditur se të gjitha biletat për sfidën janë shitur. Por ajo që bie në sy më shumë është se 21% e tyre u kanë shkuar spektatorëve nga shtete të tjera që do të jenë të pranishëm në tribunë. Persona të cilët u përkasin 103 shteteve të ndryshme dhe që padyshim do të ndihmojnë edhe nga pikëpamja financiare sidomos Juventusin. Për shembull, klubi pret rreth 3 mijë vizita në Jmuseum, me xhiron në stadium para dhe pas ndeshjes, duke sjellë të ardhura të rëndësishme financiare.

Më të përfaqësuarit në tribuna nga shtetet e tjera raportohet se janë nga Franca, Gjermania, Belgjika dhe Polonia. Por ka ndër të tjerë tifozë edhe nga vende si Afrika e Jugut, Indonezia, Peruja, Nikaragua, Zelanda e Re, Etiopia, Kuba apo Republika Domenikane, sa për të përmendur disa.

PANORAMASPORT.AL

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë fjalës në takimin me demokratët e Lezhës, është shprehur se, Shqipëria nuk e meriton të qeveriset nga një qeveri, si ajo që prezantoi investigimi i RAI 3.


Bardhi u shpreh se “investigimi i RAI 3, me fakte pohonte atë që ne e ndjejmë cdo ditë”, ndërsa shtoi se kryeministri prej një jave merret nga mëngjesi në darkë, duke sulmuar median italiane vetëm pse ajo i tha publikut të vërtetën.

“Prej një jave merret nga mëngjesi në darkë, duke sulmuar median shtetërore italiane Rai 3, vetëm pse ajo i tha publikut të vërtetën. Merret prej një jave me avokatinë e Olsit apo Agacit, a thua se është mandatuar për të bërë avokatinë e krimit dhe korrupsionit. Merret prej një jave me sulme ndaj opozitës, sepse ka kuptuar që nuk ia mbyll dot gojën opozitës, as me shantazhe, as me burgosje, as me kërcënime”, tha Bardhi.

Ndër të tjera, Bardhi tha se sipas tij në qeverisje nuk kemi shërbëtorët e qytetarëve, por shërbëtorët e krimit të organizuar.

“Në qeverisje nuk kemi administratorët e parave dhe pasurive publike, por kemi grabitqarët e parave dhe pasurive publike. Në qeverisje nuk kemi një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes për të menduar dhe zgjidhur hallet e qytetarëve, por një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes me hallin personal të Olsit, të Agacit, të Erion Veliajt, të Belinda Ballukut, të Arben Ahmetajt, e me radhë, duke u bërë avokatinë atyre, jo falas, por me koston e hallit të tij personal, sepse e di shumë mirë që halli tyre është halli i pushtetit të tij”, tha deputeti demorkrat.

Bardhi: Jam shumë i kënaqur që pas një periudhe të vështirë, PD ka nisur procesin e ringrijes. Kush ishte i lumtur për të kundërtën, i them sot, ja ku jemi, më shumë se kurrë më parë, të gjithë bashkë, në Lezhë, tek Partia Demokratike, si shprehje e forcës, urtësisë, dhe vullnetit tonë për të qëndruar, për tu ringritur, për të fituar. Për një kohë kemi udhëtuar nëpër shkretëtirë por ajo është e shkuara.

Asnjëherë në historinë e pluralizmit nuk ka ndodhur që opozita të gjendet nën agresion dhe trysni të tillë. Asnjëherë ajo nuk është kërcënuar me zhbërje si këto tre vjet. Bashkimi i PD e ka ndalur këtë projekt ogurzi, një ngjarje kjo që ja ka prishur axhendën e sundimit Edi Rames, e bashkë me të i ka rikthyer ankthin e ditës së gjykimit, i ka shtuar nervozizim, e ka shfaqur më të lodhur se kurrë më parë.

Ne demokratët, duhet të jemi krenar për historinë tonë mos të harrojmë për asnjë çast se jemi partia e lirisë dhe e pluralizmit, e shtetit të se drejtës, Shqiperisë në Nato e pa viza, e hapjes së procesit të integrimit e infrastrukturës moderne, burgosjen e organizatave më të rrezikshme kriminale në vend.

Po këta që na qeverisin duke vjedhur votat me dorën e krimit dhe paranë publike të zhvatur nga përfaqësuesit e tyre në qeveri, cfarë bilanci kanë?! Nuk po i kthehemi historisë për të analizuar terrorin e gjakun, shtypjen, izolimin dhe varfërinë e djeshme, por po i vëmë emër të sotmes.

Bilanci janë inceneratorët, sterilizimi, check-up. Hajduteria 100 % me skemën e kompanisë 5D, si skemë e perhapur në gjithë Shqiperinë, dhe jam i bindur edhe ketu në Lezhë. Nuk ka Pjerin Ndreu asnjë dallim në metodat e korrupsionit dhe kriminalizimit të Lezhës, me ato që përdor Erjon Veliaj.

Me aq para sa vidhen cdo vit, do rriteshin rrogat e pensionet, që kanë mbetur në vendnumuro, me aq para do udhëtohej normalisht për në Veri, për Lezhe e Shkoder ndërsa sot është si ti biesh pash më pash ferrit.

Ndërsa për spitale, si ai i Lezhes i rrënuar pothuajse, mund të beheshin një në çdo rreth. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit na e tha troç e qartë, se në çdo nivel të qeverisjes ‘Mbret është korrupsioni, ndërsa administrator është hajduti’.

Kemi një vit plot sfida përpara. Sfida që duhet ti përballojmë gjithë bashkë, jo për veten tonë, për për nevojën që ka Shqipëria për të dalë nga gjendja mbytëse dhe depresive ku e ka përfshirë keqqeverisja e Edi Ramës.

Unë nuk mund tju them ju të më besoni sesa keq po qeverisë Edi Rama, sepse më mirë se ne, deputetët tuaj, atë e ndjeni ju çdo ditë, e shikoni cdo ditë tek takoni miqtë, komshinjtë apo familjarët tuaj.Prandaj sfida që kemi përpara nuk është vetëm sfidë apo mision personal i secilit prej nesh. Por, është sfidë dhe mision që duhet ta bëjmë të gjithë bashkë edhe për miqtë, komshinjtë apo familjarët tonë.

Shqipëria nuk meriton të qeveriset nga një Qeveri si ajo që na prezantoi investigimi më i fundit i ‘Rai 3’, ku me fakte, pohonte atë që ne e ndjejmë cdo ditë. Në qeverisje nuk kemi shërbëtorët e qytetarëve, por shërbëtorët e krimit të organizuar. Në qeverisje nuk kemi administratorët e parave dhe pasurive publike, por kemi grabitqarët e parave dhe pasurive publike. Në qeverisje nuk kemi një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes për të menduar dhe zgjidhur hallet e qytetarëve, por një Kryeministër që zgjohet çdo mëngjes me hallin personal të Olsit, me hallin personal të Agacit, me hallin personal të Erion Veliajt, me hallin personal të Belinda Ballukut, me hallin personal të Arben Ahmetajt, e me radhë, duke u bërë avokatinë atyre, jo falas, por me koston e hallit të tij personal. Sepse e di shumë mirë që halli i Olsit është halli i pushtetit të tij, halli i Agacit është halli i pushtetit të tij, halli i Erionit është halli i pushtetit të tij.

Por shqiptarët kanë hallet e tyre dhe për zgjidhjen e problemeve të shtuara në këto 10 vite, nuk kanë më kohë për të humbur. Shqipëria ka humbur mjaftueshëm kohë me Edi Ramën dhe organizatën e tij të korruptuar. Prandaj presin nga ne zgjidhjen, presin nga ne shpresën, presin nga ne ti japim besën se sëbashku do të ndërtojmë Shqipërinë e qytetarëve shqiptar, jo Shqipërinë e Olsit, Agacit, apo Erionit, që kanë ndërtuar luksin me mundin dhe djersën e qytetarëve të ndershëm dhe punëtor shqiptarë. Çdo shqiptarë duhet të pyes veten, çfarë ka bërë këtë javë për ta Edi Rama? Zero, asgjë.

Prej një jave merret nga mëngjesi në darkë, duke sulmuar median shtetërore italiane Rai 3, vetëm pse ajo i tha publikut të vërtetën. Merret prej një jave me avokatinë e Olsit apo Agacit, a thua se është mandatuar për të bërë avokatinë e krimit dhe korrupsionit. Merret prej një jave me sulme ndaj opozitës, sepse ka kuptuar që nuk ia mbyll dot gojën opozitës, as me shantazhe, as me burgosje, as me kërcënime.

Prandaj ka një muaj që fshihet, nuk vjen në Kuvend, sepse nuk përballet dot me të vërteta, ndërkohë që ka konsumuar nga aferat që i dalin cdo ditë të gjitha alibitë. Nuk ka më gënjeshtër dhe alibi që i mbulon të vërtetat. E ka kuptuar, prandaj si frikacak fshihet nga llogaridhënia në Kuvend, i fshihet opozitës, ju fshihet ju qytetarëve. Por ai nuk mund të fshihet për shumë gjatë. Koha e përballjes me të vërtetën, koha ku ai duhet ti jap llogari qytetarëve për këtë që ka bërë në 11 vjet, është më afër se kurrë. Ajo do të jetë ora ku akrepat për Shqipërinë do të ecin para, ndërkohë akrepat e orës për Edi Ramën pasi kanë ngec në vendnumuro, do të fillojnë të shkojnë mbrapa.

Tre vjet më parë falë mundit tuaj, sakrificave të shumta por edhe krenarisë, guximit dhe dëshirës për ndryshim, në Qarkun e Lezhës arritët një fitore të shkëlqyer, një motiv krenarie e reflektimi në kroniken e dhimbshme të masakrës elektorale kombëtare të vitit 2021. Ajo fitore ju mohua 2 vjet më vonë Pashk Gjonit në Lezhë apo Behar Haxhisë në Kurbin, me dhunë, me para të korrupsionit dhe nga aleanca e partisë socialiste me krimin e organizuar. Mirëpo, ju ia ku jeni. Më të motivuar se kurrë për fitoren e radhës. Më të fortë se kurrë për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Me përulje dhe nderim ju falënderoj për gjithçka keni bërë çdo ditë, gjatë gjithë këtyre viteve të vështira në opozitë, për Partinë Demokratike, për Shqipërinë, dhe duke përfunduar ju kujtoj një thënie të At Gjergj Fishtes: ‘Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon-je i hupun gjithsesi’. Të gjithë bashkë do të provojmë, do të luftojmë, do të rezistojmë, do të përballemi dhe do të fitojmë.

Policia e Tiranës ka vënë paraditen e sotme (26 prill), dy protestuesit e Rithemelimit, Lulzim Nela dhe Ahmet Maja.

molotov

Uniformat blu ishin në ndjekje të tyre, pasi në protestën e parë, hodhën bomba molotov drejt institucionit.

Ata janë vënë në pranga taksa ka qenë duke shkuar në protestë.

Akuza ndaj tyre është ajo për mbajtje dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

Edhe gjatë protestës së sotme, e katërta radhazi, protestuesit hodhën bomba molotov drejt bashkisë së Tiranës. Protesta u shpërnda pas rreth 2 ore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, sot më datë 26.04.2024, në orën 08:00, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestave të datave 11.04.2024 dhe 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaloi shtetasit:

– A. M., 36 vjeç, dhe L. N., 40 vjeç, të dy banues në Borizanë, Krujë, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se këta shtetas, gjatë protestave të zhvilluara më datë 11.04.2024 dhe 19.04.2024, kanë ushtruar akte të dhunshme, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë, kanë hedhur lëndë piroteknike e molotov në drejtim të punonjësve të policisë dhe të Bashkisë së Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Drejtuesja politike e qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike të drejtuar nga Rithemelimi, Jozefina Topalli në një takim me qytetarët e këtij qarku është shprehur se vendi po kalon  një moment udhëkryqi të rrezikshëm, për pluralizmin, demokracinë e perspektivën.

Topalli tha se ajo që u transmetua në televizionin italin Rai3, nuk është asnjë gjë e re, por në faktet janë tronditëse.

Po ashtu histori tjetër skandali shton Topalli është edhe ajo me bashkëshortin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e për të vazhduar më pas te  drejtorët e TIMS, duke e bërë vendin tonë  sipas saj të parin në Rajon për intensitet skandalesh të tilla.

Sipas Topallit, ‘kurrë nuk ka ndodhur që të ketë një regjim që funksionon me skemën 5D, këta çojnë taksën në maksimum për qytetarët, i fusin në buxhetin e vetë, për ti futur te kompania e vetë, për të ndëtuar hotelin e vetë restorantin e vetë kompaninë e vetë për të rritur mirëqënien e vetë’.

 

Pjesë nga fjala e anëtares së kryesisë, Jozefina Topalli:

Pse duhet të marrim vendime të forta? Sepse ne po kalojmë një moment udhëkryqi të rrezikshëm, udhëkryqi të rrezikshëm të pluralizmit, të demokracisë, të identitetit tonë kombëtar, të identitetit tonë demokratikë, të perspektivës së kombit tonë, të perspektivës së familjes tonë.

Ajo që ne dëgjuam në Rai3, nuk është asgjë e re për ne por është tronditëse për këdo që dëgjon një emision si ai që fillon, kushëriri i ministrit të Brendshëm, që ishin kryetrafikantët e drogës, vëllai i ministrit të Brendshëm, trafikant droge, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë i cili i dhuronte toka kryetrafikatit dhe vazhdonte, zëvendës kryeministri i qeverisë Rama dhe vazhdonte me radhë.

Dhe s’po flas për lajmin e fundit që dëgjuam sot se si burri i ministres shkonte dhe godiste me thikë drejtorin që donte ta hiqte nga puna. Më thoni a keni dëgjuar në ndonjë vend të rajonit që të ketë kaq intensitet kaq të lartë skandalesh të tmerrshme, të turpshme, të dhimbshme për qytetarin në vendin tonë.

Kurrë nuk ka ndodhur që të ketë një regjim që funksionon me skemën 5D, këta çojnë taksën në maksimum për qytetarët, i fusin në buxhetin e vetë, për ti futur te kompania e vetë, për të ndërtuar hotelin e vetë restorantin e vetë kompaninë e vetë për të rritur mirëqenien e vetë.

Këta ulin më tej pensionet ndërkohë që rrisin taksat e profesioneve të lira, këta ulin pagat në kohën që rrisin taksat në çdo nivel.

Këto kanë rritur varfërinë si asnjëherë më parë, kanë larguar nga Shqipëria 1 milion shqiptarë.

Nuk ka më zë fëmijësh nëpër rrugica, nuk ka më zë fëmijësh nëpër shkolla por ka histori drejtorësh të TIMS, dhe nuk është në burg por është i lirë.

Nëse një shoqëri nuk reagon ndaj padrejtësisë që i bëhet asaj në tërësi çfarë mund të thuhet? Asgjë nuk e justifikon padrejtësinë. Asgjë dhe nuk ka padrejtësi më të madhe se të gjuash drejtësi atë që është padrejtësi.

Mediat ruse thonë se Moska po planifikon dislokimin e raketave balistike afër kufirit me Finlandën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, analistët thonë se ky është kërcënimi fundit nga shumë kërcënime ushtarake që Rusia tashmë ka bërë kundër Finlandës pas anëtarësimit të saj në NATO vitin e kaluar.

rusia finalnda

Mediat ruse njofuan të hënën se Rusia planifikon të vendosë një sistem raketash balistike “Iskander” afër kufirit me Finlandën. Sipas tyre, kjo është një përgjigje ndaj anëtarësimit të Finlandës në NATO vitin e kaluar.

Por njoftimi nuk po ngre këmbanat e alarmit në Helsinki, thotë analisti i çështjeve të sigurisë Charly Salonius-Pasternak.

“Ky nuk është realisht lajm. Dhe sigurisht, kur bëhet fjalë për Rusinë, shpallja e planeve për të bërë diçka dhe zbatimi i tyre janë dy gjëra shumë të ndryshme”, thotë ai.

Analistët thonë se Finlanda po përballet me kërcënime të ndryshme sigurie nga Rusia që nga anëtarësimi i Helsinkit në NATO, i nxitur nga sulmi në shkallë të gjerë i Moskës ndaj Ukrainës.

Në fund të vitit të kaluar, mijëra emigrantë nga vende të ndryshme, duke përfshirë Sirinë dhe Somalinë filluan të mbërrinin në kufirin Finlandë-Rusi për të kërkuar azil.

Helsinki mbylli kufirin në nëntor, duke akuzuar Kremlinin për përdorim të migracionit si armë. Mbyllja e kufirit u zgjat për një kohë të pacaktuar këtë muaj.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen iu bashkua kryeministrit finlandez në një turne në rajonin kufitar javën e kaluar.

“Ky është një kërcënim hibrid dhe duhet trajtuar si një kërcënim hibrid ndaj sigurisë kombëtare. Ne po shikojmë se si një shtet po shfrytëzon njerëzit e varfër për të ushtruar trysni mbi një shtet tjetër”, tha ajo.

Finlanda po ndërton një gardh përgjatë një pjese të kufirit prej 1340 kilometrash me Rusinë dhe po shton patrullimet. Qeveria po debaton rreth një legji për të bllokuar hyrjen e azilkërkuesve nga Rusia.

Ursula Von der Leyen tha se çdo ligj për këtë çështje duhet të ketë një ekuilibër midis mbrojtjes së sigurisë dhe detyrimeve ndërkombëtare për të drejtat e refugjatëve.

Kërcënimet shkojnë përtej krizës së emigrantëve, thotë analisti Salonius-Pasternak.

“Pas mbërritjes së disa prej këtyre individëve në Finlandë, shërbimet ruse të sigurisë po përpiqen t’i rekrutojnë ata për të shkaktuar më pas kaos brenda Finlandës. Sigurisht që autoritetet finlandeze po përgatiten për sulme kibernetike nga Rusia, ndoshta sulme të tjera ndaj infrastrukturës, si dhe një vazhdim të shfrytëzimit të këtyre njerëzve nga Moska. Natyrisht, me mbarimin e dimrit, kalimi i kufirit bëhet shumë më i lehtë”, thotë ai.

Rusia mohon përpjekjet për të krijuar një krizë emigrantësh në kufirin finlandez. Moska e ka konsideruar anëtarësimin e Finlandës në NATO një “gabim historik” që do ta detyronte atë të merrte “kundërmasa”./VOA

Buckingham Palace, ka njoftuar se Mbreti Charles do të rifillojë angazhimet publike javën e ardhshme, pasi ka bërë përparim inkurajues në trajtimin e tij të kancerit.

charles king

Nuk do të jetë ende një rikthim i plotë në angazhimet zyrtare për Mbretin, por pallati po dërgon sinjale pozitive lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Mbreti do të fillojë të martën e ardhshme detyrat e tij, fillimisht me një udhëtim simbolik në një qendër të trajtimit të kancerit, ndërsa raportohet se planet e tij verore përfshijnë një vizitë shtetërore, ku ai do të presë perandorin dhe perandoreshën e Japonisë.

king

Buckingham Palace ka njoftuar se Mbreti  do të vazhdojë trajtimin e tij, ndërsa shtoi se mjekët ishin shumë të inkurajuar nga përparimi i bërë deri më tani dhe mbeten pozitivë për rimëkëmbjen e tij.

Mbetet e pasigurt nëse ai do të marrë pjesë në disa nga ngjarjet e mëdha që vijnë në kalendar, të tilla si Trooping the Colour, përkujtimet e Ditës D, festat e kopshtit veror, Royal Ascot dhe udhëtimet jashtë shtetit në vjeshtë, raporton BBC.

Familja mbretërore e ka pasur një fillim të vështirë të vitit, ku edhe Princesha e Uellsit po trajtohet për kancer.

Ata janë përballur gjithashtu me një shqyrtim intensiv publik dhe spekulime të mediave sociale.

Anëtari i Kryesisë së PD të drejtuar nga Rithemelimi, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në një takim me demokratët e Lezhës, ndër të tjera tha se 5D është modeli me te cilin qeveria dhe qeverisja lokale vjedh.

45555

Ai shton shton se për të rrëzuar këtë regjim, nuk mjaftojnë vetëm protestat, denoncimet apo kallëzimet, por duhet dhe alternativa.

Këlliçi: Unë kam nisur prej kohësh një betejë pa kthim pas me modelin më të keq të qeverisjen lokale në Shqipëri, që ka një emër dhe quhet Erion Veliaj.

5D është modeli se si ata vjedhin. Edhe këtu në Lezhë po t’i hymë në detaje edhe këtu do të gjejmë një model të ngjashëm të 5D.

Ajo që keni parë sot në Tiranë, ka qenë protesta e katërt që kërkon shkarkimin dhe dorëzimin e Velisë para drejtësisë.

Pas Veliajt e ka radhën Edi Rama. I cili prej 11 vitesh ka larguar më shumë se një milion shqiptarë nga vendi dhe po i zëvendëson me emigrantë.

Nuk mjaftojmë vetëm protestat, denoncimet apo kallëzimet, por duhet dhe alternativa. Ne prej disa javësh kemi vijuar me prezantimet e propozimeve tona për qeverisjen e së nesërmes.

 

Taulant Seferi ka bërë një paraqitje mbresëlënëse sot në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe me fanellën e Bani Jas ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares. Ekipi i tij fitoi me shifrat 4-2 ndaj Hata dhe Seferi ishte protagonist në të 4 golat.

asdsadsadsadsad

Ai shënoi golin e rezultatit 1-0 në fund të pjesës së parë, ndërsa pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, çoi shifrat në 2-1 për Bani Jas duke plotësuar një dygolësh të shpejtë.

Pasi miqtë barazuan, Seferi u bë përsëri protagonist teksa në minutat 65 dhe 69, dha dy asiste radhazi për shokët e skuadrës që shënuan në portën e Hata, ku sidomos i dyti me thembër ishte spektakolar.

Kështu, Seferi çoi në 9 numrin e golave në këtë kampionat, në 19 ndeshje të luajtura, teksa ka dhënë edhe 3 asiste për shokët e skuadrës. Kjo e bën atë protagonist në thuajse gjysmën e golave të shënuar nga ekipi, i cili deri tani në kampionat ka tundur 25 herë rrugën e rrjetës.

PANORAMASPORT.AL