Ançeloti pas fitores në Sociedad: Vija e finishit është edhe më pranë tani

Apr 27, 2024 | 9:35
SHPËRNDAJE

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti është shprehur mjaft i kënaqur me suksesin në San Sebastian përballë Sociedadit që e afron dhe më shumë me titullin kampion.

anceloti

Tashmë La Liga është çështje ditësh për “los blancos”, që kanë triumfuar në “Reale Arena” ndonëse italiani ka hedhur në fushë një formacion me shumë ndryshime. Kjo e ka kënaqur jo pak trajnerin Ançeloti. “Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme. Ndonëse kemi pasur mjaft ndryshime, e gjithë skuadra ka treguar se është uritur, të gjithë duan të japin më të mirën, të gjithë kanë treguar se janë të rëndësishëm për ekipin. Jemi treguar të saktë në mundësitë që na janë krijuar dhe kjo vlen për t’u përmendur”.

TITULLI – “Nuk mund të themi se ka mbaruar. Natyrisht që kjo në San Sebastian ishte një fitore me shumë vlera. Kemi fituar përballë një rivali shumë të fortë. Ishte një sukses që na afron më shumë me objektivin për të fituar titullin në La Liga. Tani jemi vërtet pranë, ka mbetur dhe fare pak”.

GYLER – “Jam i kënaqur me punën e tij sikurse të të gjithë ekipit. E kisha deklaruar përpara se Gyler meritonte më shumë minuta. Jam i kënaqur me paraqitjen e tij dhe golin e realizuar. Jam i kënaqur dhe me Militaon e Kepën. Të gjithë kanë bërë një punë mjaft të mirë”.

BAJERNI – “Do të jenë dy ndeshje të vështira. Tani të pushojmë dhe të nisim nga puna”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura