TIMS/ “PS u përpoq të bllokonte punën”- Salianji: Plani i miratuar vendos një kornizë për hetimin parlamentar, por nuk pengon thirrjen e dëshmitarëve

May 8, 2024 | 18:29
SHPËRNDAJE

Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS ka miratuar ditën e sotme (8 maj) planin hetimor, pas më shumë se 4 orë diskutime.

salianji

Përmes një postimi në Facebook, kreu i këtij komisioni, Ervin Salianji shprehet se PS u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punimet, duke shtuar se insistuan dy herë në shtyrjen e votimit.

Në lidhje me panin hetimor të miratuar, Salianji shprehet se ‘ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit apo pas dëshmive të dëshmitarëve’.

Postimi i Salianjit:

Partia Socialiste u përpoq sot me çdo formë të bllokonte punën e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në sistemin TIMS.

Pas më shumë se 4 orësh debat dhe pas diskutimeve mes ekspertëve për tu dakortësuar për planin e hetimit deputetët e PS insistonin për shtyrjen e votimit dhe refuzuan për dy herë me radhë votimin e plait të ekspertes së propozuar nga ata vetë, me pretekstin se u nevojitej pushim!

Plani i Hetimit i miratuar sot ka vendosur një kornizë për hetimin parlamentar por nuk kufizohet e drejta e komisionit të thërrasë për të dëshmuar persona/funksionarë ose ish funksionarë që mund të dalin se kanë dijeni për çështjen gjatë shqyrtimit të dokumentacionit apo pas dëshmive të dëshmitarëve të miratuar me vendimin e sotëm!

Megjithë kufizimet ligjore, megjithë forcën bllokuese ne do ti shkojmë deri në fund hetimit parlamentar dhe do i shërbejmë interesit publik duke adresuar shqetësimin e publikut dhe partnerëve për këtë çështje!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura