Java e 35-të e Superiores ka dhuruar rezultate shumë interesante dhe ka bërë që të ketë një ide pak më të qartë për renditjen dhe objektivat e skuadrave.
Fitorja e Egnatias ndaj Dinamos ka zyrtarizuar rrogozhinasit si kryesuesit e kampionatit të rregullt, sido që të shkojnë ndeshjet e javës së fundit, pasi kanë një bilanc më të mirë se Partizanin në ndeshjet direkte.
Të kuqtë duhet të mbrojnë vendin e dytë në klasifikim, ndërsa në të tretin tanimë zbret Vllaznia. Sa i përket vendit të katërt, aty është për momentin Skënderbeu, por ka luftë deri në fund pasi Tirana, Teuta dhe Dinamo e ndjekin me një pikë më pak.
Sot erdhi edhe zyrtarizimi i Laçit si skuadra që do të shkojë në play-out me skuadrën nga Kategoria e Parë për të mos rënë nga Superiorja.
REZULTATET
*Kliko mbi ndeshjen për të shkuar te komenti
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al