VIDEO/ Autogoli i Behiratçes vendimtar, Egnatia me 10 lojtarë mposht Dinamon dhe ruan kreun

May 8, 2024 | 18:13
SHPËRNDAJE

Egnatia ka mposhtur në transfertë Dinamon me shifrat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.

 

egnatiaSfida u vulos që në minutën e 22-të falë autogolit të Behiratçes. Pavarësisht tentativave të Dinamos për të barazuar apo përmbysur sfidën nuk ja dolën.

 Në fund rrogozhinasit ngelën me 10 lojtarë për shkak se Aleksi u ndëshkua me karton të kuq. Me këtë fitore Egnatia ruan kreun dhe Dinamo renditet në vendin e 7-të me 47 pikë.

EGNATIA 1-0 DINAMO

22′ Behiratçe (AU)

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, fiton Egnatia!

90’- 90’+2’ Aleksi largohet nga fusha me karton të kuq për faullin ndaj Zabërgjas. (VIDEO)

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

79’ Kaçorri ka një mundësi të mirë para portës, por nuk arrin të përfitojë. (VIDEO)

79’ Largohet Mija, në lojë futet Allmuça.

74’ Largohen Fernando dhe Montenegro, në lojë futen Ahmetaj dhe Zhoel.

70’ Mija gjuan drejt portës, por mbrojtësi i Egnatia largon rrezikun duke e dërguar në këndore.

68′ Hoxha ndërhyn ndaj Montenegros, arbitri i nxjerr kartonin e verdhë.

59’ Zabërgja nuk arrin të përfitojë nga shpërqëndrimi i mbrojtësit të Egnatias dhe e dërgon topin jashtë. (VIDEO)

57’ Zabërgja gjuan drejt portës, topi shkon në duart e Sherrit. (VIDEO)

51’ Denison pason për Lorenco Vilën, ky i fundit shpërdoron një rast të artë para portës. (VIDEO)

49’ Largohet Gudiabi, në lojë futet Kaçorri.

48’ Lorenco Vila gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon jashtë fushës.

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime.

45’+2′ Egnatia e mbyll pjesën e parë në avantazh!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

41’ Fernando gjuan nga distance, topi përfundon mbi traversë.

35’ Marku gjuan nga goditja e dënimit, por topi shkon jashtë. (VIDEO)

32’ Fernando gjuan drejt Malotës, ky i fundit gjuan me kokë dhe topi shkon drejt e në duart e Salit. (VIDEO)

31’ Fangaj gjuan nga distanca, topi përfundon jashtë. (VIDEO)

28’ Zabërgja nis aksionin por nuk arrin të gjejë golin edhe me portë të boshatisur. (VIDEO)

27’ Hoxha gjen topin dhe gjuan me kokë drejt portës së Sherrit, por nuk arrin të shënjestrojë si duhet. (VIDEO)

22’ GOOOL EGNATIA 0-1/ Zhbllokohet sfida! Fernando gjuan drejt portës, Behiratçe tenton të largojë topin por shënon autogol.  (VIDEO)

20’ Ndreca tenton të gjuajë drejt portës por bllokohet nga Hoxha.

18’ Një lojtar i Egnatia tenton të befasojë Salin, por topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

DINAMO : Sali, Marku, Hoxha, Behiratçe, Lorran, Mija, Gudiabi, Qefalija, Zabërgja, Denison, Vila
Trajner: Dritan Mehmeti

Egnatia: Sherri, Fangaj, Malota, Dylis, Xhemajli, Ndreca, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Montenegro, Ibrahimoglu
Trajner: Edlir Tetova

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura