“Nga emisioni Rai3, te historia me bashkëshortin e ministres së Financave”- Jozefina Topalli: Në asnjë vend të Rajonit nuk ka një intensitet të tillë skandalesh

Apr 26, 2024 | 19:47
SHPËRNDAJE

Drejtuesja politike e qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike të drejtuar nga Rithemelimi, Jozefina Topalli në një takim me qytetarët e këtij qarku është shprehur se vendi po kalon  një moment udhëkryqi të rrezikshëm, për pluralizmin, demokracinë e perspektivën.

Topalli tha se ajo që u transmetua në televizionin italin Rai3, nuk është asnjë gjë e re, por në faktet janë tronditëse.

Po ashtu histori tjetër skandali shton Topalli është edhe ajo me bashkëshortin e ministres së Financave, Delina Ibrahimaj, e për të vazhduar më pas te  drejtorët e TIMS, duke e bërë vendin tonë  sipas saj të parin në Rajon për intensitet skandalesh të tilla.

Sipas Topallit, ‘kurrë nuk ka ndodhur që të ketë një regjim që funksionon me skemën 5D, këta çojnë taksën në maksimum për qytetarët, i fusin në buxhetin e vetë, për ti futur te kompania e vetë, për të ndëtuar hotelin e vetë restorantin e vetë kompaninë e vetë për të rritur mirëqënien e vetë’.

 

Pjesë nga fjala e anëtares së kryesisë, Jozefina Topalli:

Pse duhet të marrim vendime të forta? Sepse ne po kalojmë një moment udhëkryqi të rrezikshëm, udhëkryqi të rrezikshëm të pluralizmit, të demokracisë, të identitetit tonë kombëtar, të identitetit tonë demokratikë, të perspektivës së kombit tonë, të perspektivës së familjes tonë.

Ajo që ne dëgjuam në Rai3, nuk është asgjë e re për ne por është tronditëse për këdo që dëgjon një emision si ai që fillon, kushëriri i ministrit të Brendshëm, që ishin kryetrafikantët e drogës, vëllai i ministrit të Brendshëm, trafikant droge, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë i cili i dhuronte toka kryetrafikatit dhe vazhdonte, zëvendës kryeministri i qeverisë Rama dhe vazhdonte me radhë.

Dhe s’po flas për lajmin e fundit që dëgjuam sot se si burri i ministres shkonte dhe godiste me thikë drejtorin që donte ta hiqte nga puna. Më thoni a keni dëgjuar në ndonjë vend të rajonit që të ketë kaq intensitet kaq të lartë skandalesh të tmerrshme, të turpshme, të dhimbshme për qytetarin në vendin tonë.

Kurrë nuk ka ndodhur që të ketë një regjim që funksionon me skemën 5D, këta çojnë taksën në maksimum për qytetarët, i fusin në buxhetin e vetë, për ti futur te kompania e vetë, për të ndërtuar hotelin e vetë restorantin e vetë kompaninë e vetë për të rritur mirëqenien e vetë.

Këta ulin më tej pensionet ndërkohë që rrisin taksat e profesioneve të lira, këta ulin pagat në kohën që rrisin taksat në çdo nivel.

Këto kanë rritur varfërinë si asnjëherë më parë, kanë larguar nga Shqipëria 1 milion shqiptarë.

Nuk ka më zë fëmijësh nëpër rrugica, nuk ka më zë fëmijësh nëpër shkolla por ka histori drejtorësh të TIMS, dhe nuk është në burg por është i lirë.

Nëse një shoqëri nuk reagon ndaj padrejtësisë që i bëhet asaj në tërësi çfarë mund të thuhet? Asgjë nuk e justifikon padrejtësinë. Asgjë dhe nuk ka padrejtësi më të madhe se të gjuash drejtësi atë që është padrejtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura