VIDEO/ Mbrëmje magjike! Dortmundi “fluturon” në finalen e Champions-it, PSG-ja godet 4 herë shtyllën në pjesën e dytë

May 7, 2024 | 22:59
SHPËRNDAJE

 Mbremje magjike, Borusia e Dortmundit është zyrtarisht finalistja e parë e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Skuadra gjermane mposhti me rezultatin 0-1, PSG-në në duelin e kthimit, duke siguruar kështu “biletën” për në finalen e madhe.  

dortmund

Verdhezinjtë triumfuan edhe në sfidën e parë në shtëpi me rezultatin 1-0, duke e merituar plotësisht suksesin. 

Për sa i përket sfidës së mbrëmjes së sotme, vlen të theksohet fakti se PSG-ja e Luis Enrikes, goditi plot 4 herë shtyllën në pjesën e dytë, pa arritur të shkojë te goli.  

FT PSG-BORUSIA DORTMUND 0-1

Humels 50′

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

88′ Dy shtylla të tjera për skuadrën e Luis Enrikes, shkon në 4 numri i shtyllave të goditura në këtë sfidë emocionuese. (VIDEO) 

81′ Tjetër mundësi shënimi për PSG-në me kapitenin Markinjos, por devijimi nuk ishte i duhuri, duke bërë që topi të shkojë ngjitur me shtyllën. (VIDEO) 

77′ Dortmundi shënon edhe golin e dytë me Humels, por anulohet për pozicion jashtë loje. Dukshëm më i avancuar gjermani (VIDEO) 

70′ Sfida është ndezur në maksimum, PSG-ja është hedhur e gjitha në sulm në kërkim të përmbysjes së madhe.

61′ Tjetër shtyll për PSG-në, kësaj here ishte Mendes, që “flirtoi” me golin, por ylli i skuadrës franceze ishte i pafat. (VIDEO)

60′ Pranë golit PSG-ja me Gonçalo Ramos, tentativa e portugezit shkon ngjitur me traversën. Francezët hidhen në sulm në kërkim të golit. (VIDEO)

50′ GOOOOL BORUSIA DORTMUND 0-1/ Shtanget PSG-ja, skudra gjermane gjen golin e avantazhit me Humels, që shënon me kokë pas një harkimi nga këndi. (VIDEO) 

47′ Raste të arta për PSG, e pabesueshme çfarë humbasin vendasit, shtylla i mohon golin skuadrës së Luis Enrikes. Ishte numri 33 Zaire Emeri, që “flirtoi” me golin e avantazhit (VIDEO) 

46′ Starton pjesa e dytë.

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ VItinja lëshon predhën e radhës nga distanca, Kobel përsëri ka gjithçka nën kontroll. (VIDEO)

35’ Kundërsulm i shpejtë i Adejemit. Sulmuesi bën gjysmën e fushës dhe shfaqet para Donarumës, por ky i fundit bllokon gjuajtjen drejt portës. (VIDEO)

31’ Mbape nis një aksion të rrezikshëm duke krijuar hapësirë për Dembele në të djathtën, gjuajtja e këtij të fundit fluturon mbi traversë. (VIDEO)

27’ Vitinja kërkon të gjejë portën nga distanca, por shënjestra këtë radhë nuk është e duhura.

19’ Rast i rrezikshëm për gjermanët, Rajerson gjuan nga e djathta por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së Donarumës. (VIDEO)

13’ Gonçalo Ramos tenton me një kthesë të shpejtë, sfera nuk gjen portën e skuadrës gjermane. (VIDEO)

12’ Adejemi provon me një gjuajtje me të majtën, sfera devijohet mbi traversë.

7’ Vjen edhe gjuajtja e parë e Mbape drejt portës, Kobel pret në pozicion. (VIDEO)

4’ Hakimi nga e djathta nis topin në qendër për Ramos i cili devijon por duke i çuar sferën në duart Kobel.

3’ Harkim i Matsen në zonë pas një goditje dënimi, Fyllkryg gjuan me kokë por çon lehtë topin në duart e Donarumës.

1’ Nis dueli në Paris.

FORMACIONET ZYRTARE

PSG: Donaruma, Hakimi, Markinjos, Beraldo, N. Mendes, Zaïr-Emeri, Vitinja, F. Ruiz, Dembele, G. Ramos, Mbape.
Trajner: Luis Enrike

BORUSIA DORTMUND: Kobel, Shloterbek, Humels, Matsen, Rajerson, Brandt, Xhan, Sabitzer, Sanço, Adejemi, Fyllkryg
Trajner: Edin Terziç

sdffsdfsfdsfsdfdsfsd

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura