Kontrolle për ndalimin e personave në kërkim, FNSH dhe policia “blindojnë” rrugët e Fushë Krujës

Apr 26, 2024 | 20:35
SHPËRNDAJE

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të Policisë Krujë, kanë ngritur mbrëmjen e sotome disa pika kontrolli në disa prej akseve kryesore që përshkojnë këtë qytet.

kontolle fushe kruje fnsh

Mësohet se kontrollet bëhen me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, ndalimin e personave të shpallur në kërkim ose të atyre që lëvizin me sende të jashtëligjshme.

Objekt i kontrolleve të FNSH janë kryesisht automjetet luksoze dhe ato me xhama të errësuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura