Pas ndarjes nga këngëtari, Sara Hoxha bën deklaratën e papritur: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës, por…

Apr 26, 2024 | 22:10
SHPËRNDAJE

Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme.

sara hoxha

“S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës! Kam qenë partnerja e tij”, tha Sara e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan”

Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur prej muajsh flitet se i kanë dhënë fund romancës mes tyre, prej së cilës kanë edhe një vajzë.

sara ledri

Gjithçka u zbulua, kur Sara u shfaq e vetme në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku edhe kishte një rol.

Ndonëse vetë blogerja u mundua ta përgënjeshtronte si lajm, shpejt u konfirmua nga menaxheri i Ledrit.

sara hoxha ledri vula7

Por një veprim i fundit i Sarës pak ditë më parë ka nxitur dyshime për një rikthim mes tyre, pasi ajo ka rikthyer të gjitha fotot në Instagram me Ledrin.

899dc830-e751-4994-861c-17674ca471e7 sara hoxha ledri vula6 sara hoxha ledri vula5

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura