Berluskoni nuk e donte për shkak të bindjeve politike, Sarri bëhet kandidat për pankinën e Milanit

May 6, 2024 | 23:16
SHPËRNDAJE

Një emër surprizë ka dalë në skenë në Itali për pankinën e Milanit. Mediat italiane bëjnë të ditur se Mauricio Sarri është një emër që po qarkullon në ambientet e klubit kuqezi, ku vazhdon kërkimi për trajnerin e ri.

 

Sarri

Sarri është i papunë që kur dha dorëheqjen nga Lacio, pasi e pa veten jo në gjendje për të drejtuar bardhekaltrit në nivelet që kërkoheshin, e për më tepër, pa shfaqur idenë e lojës që ai kishte në mendje. Emri i tij nuk është i pari në listën e Milanit, por është një prej opsioneve që raportohet se po shqyrtojnë kuqezinjtë, të cilët do të ndajnë rrugët me Stefano Piolin gjatë verës.

Në fakt, emri i Sarrit është përmendur edhe më parë në klubin e Milanti, në periudhën kur ai ishte ende nën pronësi të Silvio Berluskonit. Por ky i fundit nuk pëlqeu deklaratat e Mauricio Sarrit rreth çështjeve politike, pasi trajneri ishte kundër linjës së drejtimit të ish-politikanit të njohur, Kështu, marrëveshja e mundshme në vitin 2015 nuk u realizua dhe Sarri mori drejtimin e Napolit duke hedhur bazat e një skuadre që dhuroi spektakël në Itali.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura