“E drejta për abort të jetë e nënës”- Avokatja: Babai të japë mendim, por të mbështesë shëndetin fizik dhe psikologjik të gruas

Apr 26, 2024 | 22:21
SHPËRNDAJE

Avokatja Dorina Prethi,  ka folur në lidhje me abortin, çështje kjo e cila bën pjesë në projektligjin e fundit të qeverisë.

Aborti

E ftuar në emisionin “Sintezë” në News24, avokatja tha se është pro jetës, por sipas saj e drejta për abort  duhet të jetë ekskluzive e nënës, me babain që sipas duhet të japë mendim, por  të kujdeset me shëndetit fizik dhe psikologjik të nënës.

Ajo shtoi se me uljen e moshës së marrëdhënieve seksuale ligjvënësit duhet të kenë parasysh këtë realitet sepse stafet mjekësore përballen me abortet e të miturve.

“Duke qenë një grua, avokate dhe besimtare e shoh si temë të vështira. Besoj se  drejta e abortit duhet të jetë e drejtë ekskluzive e nënës. Çështja është që jemi në një shoqëri ku marrëdhëniet seksuale kanë zbritur në moshë. Kemi shifra dhe raste. Në këtë rast edhe ligjvënësit duhet të marrin parasysh rastet e aborteve sepse stafet mjekësore përballen me abortet e të miturve. Sigurisht që babait i takon të japë një mendim, të mbështesë jetën, por mbi të gjitha duhet të mbështesë shëndetin e nënës, i cili nuk është jo vetëm fizik, por edhe psikologjik”, u shpreh ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura