“Pjerin Xhuvani shkoi në vendngjarje së bashku me disa persona”- Gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, ekspertët: Konflikti filloi nga pozicioni ku ndodhej viktima! Reagimi i të pandehurit pasi…

May 7, 2024 | 13:19
SHPËRNDAJE

Ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit ndaj Arbër Paplekajt, ish-efektivit të RENEA-s i cili është dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

arber paplekaj

Ekspertët kanë arritur në konkluzionet e riekspertimit të vendit të krimit dhe kanë interpretuar mekanizmin e ngjarjes përmes kamerave të sigurisë.

Nga konkluzionet e ekspertizës ka rezultuar se viktima Pjerin Xhuvani ka shkuar në vendgjarje i shoqëruar nga disa persona dhe se dy grupimet janë shtyrë me njëri-tjetrin, ndërsa aty ndodhej edhe policia.

Gjithashtu ka rezuktuar se konflikti i armatosur ka filluar nga pozicioni ku ndodhej viktima dhe se reagimi i të pandehurit, Arbër Paplekaj që tërhiqet pasi besohet se ka identifikuar qitësa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura