Si vëzhgohej nga banesa e braktisur Ardian Çapja para atentatit. Snajperi ishte fiksuar në makinë, kurse atentatori …

Jun 10, 2020 | 13:54
SHPËRNDAJE

Ardjan Çapja, 55-vjeçari i qëlluar me snajper mëngjesin e së hënës, vëzhgohej nga atentatorët prej kohësh.ardjancapja

Hetuesit kanë arritur të përcaktojnë vendin se nga ku është qëlluar 55- vjeçari. Në një ndërtesë të pabanuar dykatëshe në hyrje të Krastës, Policia ka gjetur disa prova që ngrenë dyshime për vëzhgimin e lëvizjeve të familjes Çapja.

Në ndërtesë, burimet thonë se janë gjetur bishta cigaresh, por edhe një zonë e cila ishte pastruar dhe ishin vendosur disa tulla. Fillimisht u mendua se qitja mund të ishte bërë në këtë pikë, por më pas nga hetimet rezultoi se është bërë në një tjetër vendndodhje.

Prokuroria mendon se snajperi ka qëlluar pikërisht në këtë pikë, në hyrje të Kodrës së Krastës. Zona është e lartë, ndërsa ka fushëpamje të rrugës, në të cilën mendohet se ka dalë Ardjan Çapja nga vila për në biznesin në pronësi të tij.

Dyshohet se arma e kalibrit të lartë ka qenë e fiksuar në makinën, e cila dyshohet e vjedhur. Ekspertët mendojnë se atentatori është i mirëpërgatitur si forcat komando apo ato RENEA, ndërsa ka llogaritur çdo detaj për vrasjen e 55-vjeçarit.

Atentatori ka qëlluar në një distancë rreth 250 metra, ndërsa nuk mundi ta eliminojë objektivin e tij. Në të gjithë zonën janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar, ndonëse u shoqëruan mbi 30 persona.

MAKINA E DJEGUR

Autorët duket se kanë pasur mjaft kohë që të largohen me një mjet të tipit “Volksvagen”, pasi kanë qëlluar nga largësia 55- vjeçarin Ardjan Çapja.

Dyshohet se atentati është kryer nga më shumë se tre persona, dy vëzhgonin dhe tjetri ka qëlluar dhe pasi kanë parë 55-vjeçarin, i cili është rrëzuar si pasojë e goditjes së plumbit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Por vetëm pak minuta pasi Policia mësoi për plagosjen, u lajmëruan se në një zonë të pyllëzuar në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit po digjej një mjet.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia, efektivë të zjarrfikëseve, si dhe grupi hetimor që drejtohej nga prokurori. Para se grupi hetimor të mbërrinte në vendin e ngjarjes, një nga efektivët e zjarrfikëses, teksa tentonte të shuante flakët, është plagosur në këmbë, pasi në mjetin e braktisur ndodhej edhe arma me të cilën dyshohet se është plagosur 55- vjeçari dhe një fishek. / PANORAMA

LEXO EDHE:

Tentativa e tretë për ta eliminuar, si u shpëtoi Ardian Çapja atentateve. Ekzekutimi i tre anëtarëve të familjes dhe nisja e konflikteve

Atentati në Elbasan/ Autori vrasës profesionist! Pse nuk u vra Ardian Çapja? Itinerari i arratisjes së atentatorëve. Hetuesit arrijnë të zbulojnë….

Atentati ndaj Çapjas/ Flet zjarrfikësi që mbeti i plagosur nga shpërthimi në automjet: M’u duk sikur plasi goma, brenda kishte…

Të shtënat me armë zjarri, ‘i forti i Elbasanit” përfundon në spital. Çfarë thanë familjarët e Ardian Çapjas për policinë, makina e djegur kishte…

Plagosja e Ardian Çapjas/ Nisen drejt vendngjarjes forcat RENEA. Policia jep detaje: Dyshohet se…

Si i shpëtoi Ardian Çapja atentatit të dytë, autorët e ruanin në distancë. Ja ç’ndodhi

Lufta me policinë/ Ardian Çapja, lë spitalin. Në polici për shenjat e gishtave

Detajet/ Atentati i dytë që i shpëtoi Çapja, autorët e ruanin prej kohësh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura