FOTO/ Mbyllet sezoni i mbjelljes me mbi 104 mijë pemë, Veliaj feston më të pranishmit dhe u shërben birra “Tirana”

May 4, 2024 | 22:29
SHPËRNDAJE

1 Maji’, Dita e Punëtorëve shënoi edhe mbylljen e aksionit të mbjelljes së pemëve në Tiranë për sezonin Tetor-Prill, duke i shtuar kryeqytetit edhe 104 mijë pemë të reja.

6df3fb01-8e9b-4ff7-9e4b-a3bcb460911a

Në një ceremoni të veçantë në Parkun Helen, pranë Liqenit të Farkës, kryebashkiaku Erion Veliaj, falënderoi secilin prej donatorëve që dhanë një dorë për shtimin e gjelbërimit, si dhe shprehu mirënjohjen për çdo punëtor të Bashkisë së Tiranës, duke u uruar Festën e Punëtorëve.

Veliaj nënvizoi se sot Tirana është bërë qyteti numër një në Europë për turizëm, pastërti, për rritjen e ekonomisë dhe të vlerës së pronës.

98f577b8-5087-4a9e-8b4f-65c06e858bd6

Në fund të kësaj fushate të suksesshme Veliaj festoi me të pranishmit duke iu shërbyer atyre birrë të freskët Tirana.

Të pranishmit në ceremoni shijuan birrën e parë shqiptarë në natyrën e bukur e të gjelbëruar përreth liqenit të Farkës.

9eaee3a7-77ee-4801-96b2-26075d7d6eed e71cd813-e7f9-41da-8b69-64fe4d0f4cd6 b929c492-b9b3-4ddc-b7ad-652b25610683

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura