EKSKLUZIVE/ “Hoxha i trajton intelektualët si jevgjit”- Sekretari personal i Enverit zbulon si i ‘gozhduan’ kolegët! Dëshmitarët: Ka fyer rëndë Nexhmije! Ka thënë se Ramiz Alia nuk ka burrëri, të shet…

Oct 26, 2021 | 21:20
SHPËRNDAJE

Vahid Lama-Enver-Hoxha-Intelektualet-Si-Jevgjit-Panorama“Vahid Lama ka përdorur shprehje me përmbajtje fyese për drejtoreshën e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, Nexhmije Hoxha duke thënë se ajo në punë më shumë çorganizon, se organizon”.

Gazeta Panorama.al publikon sot morinë e akuzave ndaj sekretarit të Enver Hoxhës, Vahid Lama, i cili u shpall si ‘tradhtar’ që ka fyer rëndë Nexhmije Hoxhën. Procesverbalin e procesit gjyqësor, ku denoncimet në adresë të tij për shpërfillje të udhëheqësve kryesorë dhe anëtarëve të Byrosë Politike kanë dominuar kryqëzatën ndaj njeriut, që punoi 13 vite në zyrën e diktatorit.

“Vigjilentët” në këtë rast nuk ishin dëshmitarë të zakonshëm, por zyrtarë të besuar të Komitetit Qendror. Një pjesë të përballjes me ta, sipas dokumentit, po e zbardhim më poshtë…

DËSHMITARËT

Ksanthipi Dod: Vahidi është shprehur se sekretari i KQ për ideologjinë, Ramiz Alia, nuk ka burrëri, kështu ka kaluar shumë dallgë, duke ua hedhur fajin të tjerëve.
Dëshmitar tjetër: Ai ka përdorur shprehje me përmbajtje fyese ndaj drejtoreshës së Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste dhe ka thënë se ajo më shumë çorganizon në punë, se organizon. Ai ka vënë në qendër të veprimtarisë armiqësore Partinë dhe në mënyrë të veçantë Sekretarin e Parë të KQ të PPSH-së.
Pandi Did.: Në shtator të vitit 1981, Vahidi më ka thënë se i duheshin një palë syze optike për djalin që vuante nga hipermetropia e theksuar (+7 dhe +9 cilindrike) dhe se syze të tilla mund të porositen me urdhrin e ministrit të Shëndetësisë. Unë i thashë që t’i bënte një kërkesë ministrit të Shëndetësisë. Ia kam bërë, po nuk ma ka zgjidhur, shtoi Vahidi. Ai është vënë aty për t’i zgjidhur këto gjëra, i thashë unë. Është vënë, po si mund t’i zgjidh? Pastaj Vahidi pohoi se ai është gomar, por ashtu janë edhe ata që e kanë vënë. Unë e kundërshtova dhe i thashë se e ka vënë ministër Byroja Politike. Në këtë kohë ai u tërhoq duke shqiptuar se ishte një lapsus. Po ashtu Vahidi, në qershor të vitit 1981 ka fyer me fjalë tepër të rënda Byronë Politike…

Dëshmitarja Jeta Mitr.: Në shkurt të vitit 1981, në kohën kur unë bashkë me një shoqe tjetër po bënim krahasimin e materialit të daktilografuar me origjinalin e veprës së shokut Enver Hoxha “Kur lindi Partia”, pikërisht në momentin kur flitej për formimin e partisë nga grupet komuniste, Vahidi ndërhyri dhe u shpreh se “Sekretar i parë i KQ të Partisë nuk u zgjodh shoku Enver, por ‘Baca’ (Ramadan Çitaku) dhe se radio ‘Beogradi’ në çdo 8 nëntor transmeton emisione të posaçme, ku kërkon rehabilitimin e Bacës. Kur i thashë se pse shprehet kështu, ai m’u përgjigj: Kjo çështje është tepër sekrete. Pas kësaj përgjigjeje, Vahidi filloi të tërhiqej, taktikë kjo që ai e ka përdorur në disa raste.

Vahid Lama:
Është e vërtetë që kam qenë në zyrën e Jeta Mitr. kur lexohej vepra “Kur lindi partia”, e kam pyetur atë “paska qenë zgjedhur Baca Sekretar i KQ”? Unë nuk i kam thënë se Sekretar i Parë është zgjedhur Baca dhe jo shoku Enver. Jeta Mitr. i kam thënë se kam dëgjuar në Krujë nga radio ‘Jugosllavia’ se Baca ka qenë zgjedhur Sekretar i Parë, por duke ditur se jugosllavët mashtrojnë, nuk e kam besuar këtë fakt.

Dëshmitar tjetër: Vahid Lama ka përdorur shprehje që ulin figurën e shokut Enver Hoxha. Ai u ka thënë Ksanthipi Dod. e Leo. Shehut se bën fjalimet e udhëheqësit. Këtë ia ka shprehur që në vitin 1976 Leo. Shehut me të cilën në atë kohë ka pasur miqësi familjare. Duke u paraqitur para saj shumë i lodhur, i ka pohuar se ka punuar për Raportin e Kongresit VII të PPSH.

Ksanthipi Dod.:
Vahidi më ka thënë se veprën e shokut Enver “Vetadministrimi jugosllav, teori e praktikë kapitaliste” e ka punuar ai, se angazhimi me këtë punë e me përgatitjen e fjalimeve të shokut Enver e ka penguar të marrë gradë shkencore. Ai ka mbajtur nëpër gojë dhe ka përçmuar udhëheqësit e tjerë të partisë.

Dëshmitar tjetër:
Vahidi ka thënë se intelektualët po trajtohen si jevgjit e Lagjes katër.
Ksanthipi Dod: Ai ka mburrur armikun e popullit Abas Kupi dhe në gojën e të arratisurve ka vënë shprehjen “nuk mund të kthehemi tek ajo nënë që ha këlyshët e vet”. Abas Kupi, thoshte Lama, ka qenë edhe i poshtër, edhe i zoti.

Faksimile e dokumentit të procesit gjyqësor të Gjykatës së Lartë-Vahid-Lama

Dokumenti i gjykatës: I është kundërvënë vijës së Partisë! Ka bërë propagandë kundër partisë dhe udhëheqjesit të saj kryesor

E artikuluar në zhargonin e kohës, pjesa kryesore e aktakuzës ndaj Vahid Lamës në procesin e vitit ’81 e penalizonte për qëndrim armiqësor të shprehur me opinione e deklarata që binin ndesh me vijën politike të partisë.

Në dokumentin e gjykatës ato janë renditur njëra pas tjetrës, sipas rëndësisë që kanë në morinë e provave të siguruara në rrugë operative dhe me dëshmitarë të besuar. Ndër to, qëndrimi i Lamës për marrjen e kredive nga vendet kapitaliste veçohet si një akt i pastër armiqësor që i kundërvihet politikës së Partisë.

“Lama është shprehur, konfirmohet aty, se mosmarrja e kredive, duke u mbështetur kryesisht në forcat e veta, do të pengojë ritmet e zhvillimit ekonomik, pasi ne jemi vend i vogël e pa mbështetje.” Të tilla vlerësohen sakaq mendimet e tij për thelbin e luftës kundër burokratizmit. “Qysh në vitin ’70 e në vazhdim, shprehet njeriu i akuzës Lama, ka krijuar pikëpamjen armiqësore se lufta që bën PPSHja kundër burokratizmit nuk ka qenë konsekuente, se ajo ka gabuar pasi ka lejuar fryrjen e aparateve administrative, se shtimi i organikave është një kthim prapa në krahasim me vitin 1966”.

Të tjera dëshmi jo më pak të rëndësishme për drejtësinë komuniste shtjellohen aty, madje edhe me komentet përkatëse për të përligjur pozitën armiqësore borgjezo-revizioniste të juristit që punoi 13 vite në paradhomën e Hoxhës. “Vahid Lama, pohon prokurori i çështjes, kundërshton legjislacionin e punës që kufizon pagën për tejkalimin e normës mbi 125 për qind dhe për mospagimin e punëtorëve për ditët e fetave”.

Pas një panorame të tillë faktesh e pseudoargumentesh, trupa gjyqësore arrin të konkludojë se “I pandehuri Lama, i frymëzuar nga pikëpamje armiqësore antimarksiste, ka shpërthyer më vonë në agjitacion e propagandë kundër partisë, udhëheqjes së saj dhe veçanërisht kundër udhëheqësit kryesor”. Ka mjaftuar kaq për të proceduar me masën e dënimit: 10 vite heqje lirie!/ FUND

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

LEXO KETU EDHE:

EKSKLUZIVE/ “Kishte detyrë të vriste shokun Enver!”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të diktatorit! Si më dënuan për agjitacion e propagandë dhe internuan në Gramsh: Bukëshkalë, i pabesë! Je bërë si Tuk Jakova dhe… (PJESA 15)

EKSKLUZIVE/ “Ky paska lakra në kokë!”- Sekretari personal i diktatorit tregon prapaskenat: Pse Enver Hoxha hoqi Hetuesinë nga Prokuroria e Përgjithshme! Debati i fortë e ministrit të Brendshëm me kreun e akuzës (PJESA 14)

EKSKLUZIVE/ “Ky paska lakra në kokë!”- Sekretari personal i diktatorit tregon prapaskenat: Pse Enver Hoxha hoqi Hetuesinë nga Prokuroria e Përgjithshme! Debati i fortë e ministrit të Brendshëm me kreun e akuzës (PJESA 13)

EKSKLUZIVE/ “Edhe ujin e pijshëm e importonte nga Perëndimi”- Sekretari personal zbardh prapaskenat: Enveri shtirej si kursimtar i madh dhe bënte jetë përrallore! (PJESA 12)

EKSKLUZIVE/ “Na ke shqetësuar shokun Enver!”- Sekretari personal i diktatorit zbardh përplasjen me “nënën e sherrit’! Ju tregoj takimin e fundit me Nexhmijen: U shndërrua si bishë! (PJESA 11)

ESKLUZIVE/ “Nexhmija ishte ‘nëna sherrit’”- Sekretari personal i Enverit zbulon prapaskenat: Si i terrorizonte redaktorët e librave të Hoxhës! Ramiz Alia ta hidhte ‘kopilin’ në…(PJESA 10)

EKSKLUZIVE/ “Ç’qenka ky ligj që i lidhka duart Parisë?”- Sekretari personal i Enverit zbulon prapaskenat: Halli i ministrit të Drejtësisë me Hoxhën: Si e aprovuam, s’është ligj i drejtë! Gjykatat po abuzojnë me pavarësinë e tyre (PJESA 9)

EKSKLUZIVE/ “Enveri edhe sikur ta shqyente Ismail Kadarenë me gjithë lecka s’ngopej”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të diktatorit: Telefonata e koduar e ministrit të Brendshëm; ai miku na la shëndenë! (PJESA 8)

EKSKLUZIVE/ “Enveri shpërtheu në delir e filloi të këndojë ‘Për ty atdhe’ kur u dënua ish-ministri!”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të diktatorit: Ju rrëfej çastet kur Hoxha ndiqte nga zyra gjyqin e Beqir Ballukut! (PJESA 7)

EKSKLUZIVE/ “Nexhmija është ‘kasaforta’ e KQ”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të Enver Hoxhës: I zinte besë vetëm gruas! Ajo lexonte shkresat ‘tepër sekrete” edhe pse s’i takonte!  (PJESA 6)

EKSKLUZIVE/ “Enveri admironte Haxhi Qamilin, e quante prijës të luftës së klasave”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të Hoxhës: Si i caktonte burimet e naftës nga zyra në KQ (PJESA 5)

EKSKLUZIVE/ “Këngët ishin si bonbone të mbushura me helm e të lyera me…”- Sekretari personal i diktatorit zbulon prapaskenat: Si nisi debati në zyrën e Enver Hoxhës për Festivalin e 11-të (PJESA 4)

EKSKLUZIVE/ “Mo e cyt ma muhabetin!”- Publikohen kujtimet e sekretarit personal të Enverit: Si i zbardhnim në letër gjestet e Hoxhës! Nga skërmitja e dhëmbëve, grushti mbi tavolinë dhe prekja e bërrylit! (PJESA 3)

EKSKLUZIVE/ “Haxhi Kroi, një Enver i dytë në Komitetin Qendror”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të diktatorit: Pa qërohuni andej, ti me gjithë atë tjetrin që…Ju rrëfej veset e Hoxhës (PJESA 2)

 EKSKLUZIVE/ “Rri më mirë larg politikës!”- Zbardhen kujtimet e sekretarit personal të Diktatorit: Unë, juristi që punova 13 vite në paradhomën e Enverit! Mesazhi kërcënues i Haxhi Kroit që në takimin e parë (PJESA 1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura