GJKKO ka lënë në qeli ish-drejtorin e Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri.

Henerigert Mitri

Henerigert Mitri, i cili ishte në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”, u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës më 11 shtator. Dhe ditën e sotme (14 Shator) doli para togave të zeza ku ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.

Akuzat për përfshirje në grupe kriminale

Një nga efektivët me të njohur të policisë sonë u gjend i përfshirë sipas SPAK në një prej grupeve kriminale më të fuqishme në vendin tonë.

Madje Prokuroria e Posaçme në dosjen, pjesë të së cilës i bëri edhe publike, jepte fakte konkrete të përfshirjes së këtij efektivi në kohën kur drejtonte Policinë e Lezhës. Por në momentin kur kolegët e tij hynë në operacion për ta vënë në pranga ai nuk u gjend në banesë dhe deri ditën e djeshme nuk është bërë e mundur të dihej vendndodhja e tij. Dje pasdite policia e Tiranës tha se është vetëdorëzuar ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen ‘Revanshi’.

Lajmi konfirmohet nga burime pranë DVP Tiranë që me dy rreshta informacion tregoi dorëzimin. Emri i Henerigert Mitrit u zbulua gjatë zhvillimit të operacionit ‘Revanshi’ nga SPAK në maj të këtij viti dhe doli që Mitri në cilësinë e drejtorit të policisë së Lezhës zhvillonte aktivitete të paligjshme si të kultivimit të kanabisit dhe lojërave të fatit. Mitrit iu caktua masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

IMPLIKIMI SIPAS SPAK

Mitri u tha se kishte i pari akses si drejtor policie për koordinatat që Guardia di Finanzia do të bënte për kontrollet nga ajri dhe më pas nxirrte urdhrat për kryerjen e tyre. Por, para se t’i firmosë këto urdhra për kontrolle, Mitri komunikonte me vartësin e tij, shefin e anti trafiqeve Klodian Shahinin për ta pyetur se ku janë vendet që kanë mbjellë kanabis dhe para se Guardia Di Finanza të fluturonte mbi to, hiqen bimët narkotike dhe trafikantët largohen. Në këtë skemë trafiku, Mitri ishte bashkë më Klodian Shahini e antitrafikut, ndërsa një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë ishte edhe Elson Reçi, i fisit të Reçëve në Rrëshen. Shahini bashkëpunon me persona të tjerë për kultivimin e kanabis sativa, siç është rasti i një parcele në Livadhas në Mirditë. Operacioni ‘Revanshi’ falë hetimeve të SPAK dhe Policisë së Shtetit u firmosën 50 urdhër-arreste për bosë të krimit brenda dhe jashtë vendit ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u zbardhën disa ngjarje të rëndë të viteve të fundit.

LIDHJA ME PËLLUMB GJOKËN

Biznesmeni Pëllumb Gjoka që është arrestuar gjatë aksionit të parë të SPAK në bazë të përgjimeve të SKY ECC rikthehet në skenë edhe në dosjen e dytë falë aftësive të tij për të rekrutuar policët në punët e tij. I tillë është rasti i Drejtori i Lezhës, Henerigert Mitri. Ky i fundit nuk i ka rezistuar ofertës për të bërë një sy qorr e një vesh shurdh në lidhje me një kazino të vogël, me rreth 20 kompjutera që Pëllumb Gjoka e kishte përshtatur në Lezhë. Por kur një oficer i Drejtorisë Hetimore, i quajtur Gentian Ndoji i futet në kazino, arreston menaxherin dhe sekuestron kompjuterët, për Henerigert Mitrin, që kishte dalë garant mbi ecurinë e biznesit, dalin probleme. “Drejtor tjetri” habitet Oltion Bistri ish-shef i operacionales, kur e njoftojnë çfarë kishte ndodhur me biznesin fitimprurës të Pëllumb Gjokës në Lezhë. Vetë Bistri ishte garant për kazino të tjera të Gjokës dhe para se të merrte përsipër një punë, gjithnjë konsultohej paraprakisht me shefat e tij. “Pajisjet janë kapur dhe “Gerti” nuk duhet t’i kishte dhënë siguri Pëllumbit në zhvillimin e këtij aktiviteti nëse nuk ka pasur dakordësinë e eprorëve” shkruhet në dosjen e SPAK, një përmbledhje e këshillave që jep Oltion Bistri.

Henerigert Mitri përveç të tjerash përshkruhet në mesazhet e SKY ECC edhe si “I madhi” falë rolit që kishte ai si drejtues i policisë së Lezhës. Sigurisht që garancia për vetëm një kazino ishte shumë pak për një drejtor. Mitri ka bërë çmos bashkë me Klodian Shahinin, drejtorin e antitrafiqeve në Lezhë për të shpëtuar parcelat me kanabis. Por me gjithë përpjekjet që bëjnë për të shmangur kontrollet në zonat e mbjella me kanabis, në fund duket se Henerigert Mitri dështon dhe nuk arrin të sigurojë punët që ka marrë përsipër pasi policët “nga Tirana” vinin dhe u prishnin punë./Gazeta Panorama

 

Është rikthyer Peza n’Fest, e cila do të zhvillohet në datat 15 dhe 16 shtator me një sërë aktivitetesh duke përfshirë edhe koncerte.

q7

Kryebashkiaku Erion Veliaj publikoi detaje nga organizimi i Peza n’Fest ndërsa ka bërë publike edhe emrat e disa prej këngëtarëve që do të performojnë.

“Peza n’Fest – më 15 dhe 16 shtator. Peza bëhet epiqendra e festës! Ejani të kalojmë dy ditë fantastike me: lojëra për fëmijët, art e sport për të gjithë, panair me produkte lokale dhe muzikë nga Valbona Mema, Denisa Gjezo, Gerta Mahmutaj & Band, dhe DJ që do të ndezin atmosferën. Shifna NPezë”, shkruan Veliaj.

Përmes një sërë aktivitetesh në art, sport, me panaire dhe koncerte, kjo festë ka për qëllim pqë të krijojë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

Pas mbylljes së disa institucioneve që funksiononin nën sistemin e Serbisë në veri të Kosovës, disa pjesëtarë të komunitetit serb shprehin frikën se autoritetet e Kosovës mund t’i mbyllin edhe institucionet arsimore dhe shëndetësore.

T

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Sllagjana nga Leposaviçi thotë se serbët në veri janë “nën presion nga të gjitha anët” dhe shpreson të ketë një zgjidhje që do t’ua lehtësonte jetën qytetarëve të thjeshtë.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar negociata për normalizimin e marrëdhënieve, në kuadër të të cilave janë arritur disa marrëveshje, por shumica e tyre nuk zbatohen.

Sllagjana ka një fëmijë që ka filluar klasën e parë në gjuhën serbe dhe për të është e paimagjinueshme që institucionet arsimore të funksionojnë jashtë sistemit serb.

“Ne kemi të drejtën e arsimimit në gjuhën tonë, në shkollën tonë”, thotë ajo.

Në mjediset me shumicë serbe në Kosovë funksionojnë institucione, të cilat punojnë nën sistemin e Serbisë, përfshirë të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore.

Për Kosovën, këto institucione janë të paligjshme, ndërsa për pjesëtarët e komunitetit serb “kanë një rëndësi të madhe për mbijetesë”.

Rafaillo dhe Sllagjani nga Leposaviçi thonë se për ta është “i tmerrshëm” vetë mendimi se në periudhën e ardhshme, Qeveria e Kosovës mund të fillojë t’i mbyllë institucionet shëndetësore apo arsimore.

“Njerëzit po flasin [për mbylljen e institucioneve arsimore dhe shëndetësore]. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nëse diçka e tillë ndodh, do të ishte fundi i fundit”, thotë Rafaillo.

“Ne do të luftojmë që kjo të mos ndodhë, jemi të tronditur nga gjithçka që po ndodh”, thotë Sllagjani.

Rashiç: Duhet të planifikohen opsionet

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, shpreh besimin se këto institucione, aktualisht, nuk kërcënohen nga mbyllja e mundshme, por shton se serbët e Kosovës “duhet të jenë të gatshëm për një skenar që nuk do të na pëlqejë”.

“Duhet të planifikohen opsionet, sepse nuk është çështja nëse do të ndodhë [mbyllja e institucioneve arsimore dhe shëndetësore nën sistemin e Serbisë], por kur do të ndodhë. Gjithçka që na ka befasuar së voni, gjithçka që nuk e kemi ditur apo që Beogradi na e ka fshehur, nuk do të thotë se nuk do të ndodhë”, thotë Rashiç për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se institucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, të cilat financohen nga buxheti i Serbisë dhe funksionojnë nën sistemin e saj, do të duhet “të inkorporohen” në sistemin legjislativ të Kosovës, pasi marrëveshjet e arritura në Bruksel e parashikojnë një gjë të tillë.

Me marrëveshjen e parë mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel në vitin 2013, është rënë dakord për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, për ngritjen e komunave dhe të institucioneve të tjera sipas sistemit të Kosovës, si dhe për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili do të rregullonte funksionimin e disa institucioneve serbe dhe financimin e tyre.

Përkundër kësaj, Kosova nuk e ka formuar Asociacionin dhe Serbia ka refuzuar t’i shpërbëjë institucionet e saj paralele.

Por, nga fillimi i këtij viti, autoritetet e Kosovës kanë filluar t’i mbyllin institucionet serbe, me arsyetimin se puna e tyre cenon rendin kushtetues të Kosovës.

Këto veprime janë kritikuar nga komuniteti serb dhe nga bashkësia ndërkombëtare, e cila thotë se lëvizjet e tilla “të pakoordinuara” mund t’i rrisin tensionet në terren.

Institucionet e Serbisë që janë mbyllur deri më tani, janë: organet e përkohshme komunale në Prizren, Pejë, Suharekë, Istog, Klinë, Rahovec, Dragash, Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, pastaj Qarku i Kosovës në Mitrovicë, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor në Mitrovicë të Veriut, Thesari i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviç, Posta e Serbisë në veri të Kosovës dhe banka Kursimorja e Postës.

Kosova ka ndaluar edhe përdorimin e dinarit serb – gjë që e ka vështirësuar edhe më shumë financimin e institucioneve që punojnë në Kosovë nën sistemin serb, përfshirë këtu shëndetësinë dhe arsimin.

A ka zgjidhje?

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës për planet e ardhshme, kur bëhet fjalë për të punësuarit në institucionet serbe, dhe nëse është duke shqyrtuar integrimin e tyre në sistemin e Kosovës, por nuk mori përgjigje.

Ministri Rashiç thotë se duhet të gjenden modele që e “inkorporojnë” të gjithë sistemin serb në atë të Kosovës, në mënyrë që të mos dëmtohen as qytetarët, as punonjësit.

Ai nuk mund të thotë se cilat janë ato modele, por thekson se shëndetësia dhe arsimi janë “shtylla të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të serbëve”.

Ai rikujton se Plani i Ahtisaarit – dokument në bazë të të cilit është hartuar Kushtetuta e Kosovës – parashikon formimin e një grupi ekspertësh, që do ta përshtaste kurrikulën për pjesëtarët e komunitetit serb.

Sipas tij, institucionet shëndetësore dhe arsimore serbe duhet të bashkëpunojnë me Kosovën për të gjetur një zgjidhje për funksionimin e tyre.

Rashiç thotë se, mesa di, tash për tash nuk ka një bashkëpunim të tillë.

“Duhet të gjejmë hapësirë në ligjet e Kosovës, në mënyrë që bashkëqytetarët tanë të mos pësojnë dëme”, thotë ai.

Trajkoviç: Arsimi dhe shëndetësia nuk duhet të rrezikohen

Rada Trajkoviç, politikane serbe nga Kosova me banim në Beograd, thotë se institucionet arsimore dhe shëndetësore në komunitetet serbe në Kosovë, pas luftës së vitit 1999, janë themeluar me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare dhe se mbyllja e tyre nga autoritetet e Kosovës do të ishte “e paprecedentë”.

Trajkoviç, e cila në periudhën e pasluftës ishte drejtore e Shtëpisë së Shëndetit – nën sistemin e Serbisë – në Graçanicë dhe deputete në Kuvendin e Kosovës, beson se çdo keqkuptim rreth funksionimit të institucioneve serbe, mund të zgjidhet me negociata.

Ajo thotë se pret që arsimi dhe shëndetësia në mjediset me shumicë serbe në Kosovë, të mos rrezikohen.

“Këto janë institucione të rëndësishme dhe luajnë rol në mbijetesën e serbëve në Kosovë. Në asnjë shoqëri normale nuk mbyllen institucionet që janë në funksion të sigurisë shëndetësore dhe arsimore, të sëmurëve dhe fëmijëve, apo të rinjve në sistemin arsimor”, thotë Trajkoviç për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë në fillim të shtatorit se në Kosovë funksionojnë ende institucionet më të rëndësishme, përkatësisht shëndetësia dhe arsimi.

Ai ka thënë se është “shumë i trishtuar” për mbylljen e institucioneve të tjera serbe dhe se autoritetet e Kosovës nuk duan paqe./REL

Vetëm pak kohë më parë, “Panorama Plus”, zbuloi se Ledri ishte në një lidhje të re dashurie. Pas gati 1 vit nga ndarja me Sarën, reperi mesa duket ka gjetur sërish dashurinë. Dhe më në fund publikohen edhe imazhet e para çiftit.

sara hoxha ledri vula

Ledri është kapur mat gjatë pushimeve në jug të vendit me të dashurën e tij, e cila quhet Rina Zaiti. Fotoja e fundit tregon çiftin duke shijuar momente relaksi pranë detit, duke u ulur pranë shkëmbinjve të plazhit. Duket se Ledri po shijon një kohë të qetë larg zhurmës dhe angazhimeve të karrierës së tij muzikore.

Burime tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë afër duke shijuar kohën me njëri-tjetrin. Ndërsa lajmi se Ledri është në një romancë te re dashurie dhe e ka harruar plotësisht Sara Hoxhën po bën xhiron e rrjetit, u zbulua se kush ishte vajza në foton e publikuar nga paparaci. Të gjithë pyesin për Rina Zaitin, ja disa të dhëna për vajzën e cila aludohet t’i ketë ‘vjedhur zemrën’ reperit shqiptar.

Si fillim, Rina është motra e Ron Zaitit. Ron Zaiti është një këngëtar i ri, i cili famën më të madhe e mori në bashkëpunimin me Dafina Zeqirin, “Murder on the dancefloor”. Më pas ai bashkëpunoi me Semi Jaupajn në “All your lovin’”, me DJ Geek në “Ganja”, sërish me Dafinën me “Boma ni tel” e kështu me radhë. Aktualisht ka vijuar me projektet e tij pasi siç dihet, bashkëpunimeve me Dafinën u erdhi fundi për arsye që nuk u bënë të ditura nga dyshja shkruan ‘Popart.’ Profesioni i Rinës është estetiste thonjsh. Ajo ka një studio me emër ku nuk mungojnë as klientet VIP. Sigurisht, gjatë kohës që vëllai i saj bashkëpunonte ende me Dafinën, artistja ia besonte asaj imazhin.

Dukej se vajzat kishin miqësi shumë të mirë, por më vonë nuk janë parë më bashkë. Rina ka pasur edhe një raport miqësor me Sara Hoxhën, ish-partneren e Ledrit. Interesant është fakti që vetëm një muaj më parë, Rina kishte komentuar në postimet e Sara Hoxhës, duke e përshkruar atë si “mama të bukur”. Ky koment ka tërhequr vëmendjen e publikut, pasi lidhja e Rinës me Ledrin është pranuar si e vërtetë nga ndjekësit, duke ngritur pyetje për lidhjen e saj me ish-partneren e reperit. Një tjetër element intrigues është lidhja e Rinës me Dafina Zeqirin, një mikeshë e ngushtë e saj dhe ish-partnere e Ledrit.

Kujtojmë se Dafina kishte pasur një debat publik virtual me Ledrin dhe Sarën kur ata ishin ende bashkë, dhe raportet mes Dafinës dhe Sarës ishin, gjithashtu, të ngarkuara. Megjithatë, edhe pse Sara dhe Dafina ishin mikesha të mirë për një kohë, miqësia e tyre u prish pas zënkës. Aktualisht Rina dhe Dafina nuk ndiqen në rrjete sociale. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të ‘akuzojë’ Rinën si shkaktaren e ndarjes mes Ledrit dhe Sarës, ndonëse çifti ka shumë kohë që është ndarë dhe lidhja e re ka vetëm pak javë që ka nisur.

Prej gati 1 viti është bërë publike edhe ndarja e tij nga Sara Hoxha. Që prej asaj dite, çifti nuk është parë më bashkë dhe tashmë, me foton e fundit nuk ka më skeptik që kjo histori është pa kthim. Vetëm pak javë më parë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.

“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën. “Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij. Videoja e publikuar në rrjetin social “Instagram” po bën xhiron më të madhe. Ledri është pyetur nga gazetarja për një frazë të një prej këngëve të tij: “Çfarë i banë kësaj dashnie”. “Çfarë i bëri Ledri dashnisë së tij?”, e pyet gazetarja.

“Kurrgjo hiç!” përgjigjet këngëtari, “Duhet t’i kisha bo diçka”, -vijon ai përsëri duke mos dhënë detaje të tjera si çdo herë. Ndër të tjera, gazetarja e pyet se kush ka qenë një rast që ai i ka ‘ngrirë gjakun’ dikujt dhe ku Ledri Vula për t’ju përgjigjur kësaj pyetje ka ndarë një histori personale dhe njëkohësisht humoristike me ne.

“Prindërve! Prindërve ua kam ngrirë gjakun ditën e parë të shkollës, në klasë të parë, pasi ka përfunduar orari mësimor nuk kam ikur në shtëpi, por kam ikur tek një shok dhe atëherë nuk ka pasur telefona për t’u marr vesh dhe kanë dalë të më kërkojnë në gjithë qytetin”, shprehet duke qeshur Ledri.

Kjo deklaratë e reperit erdhi në mes të zërave për një ribashkim mes tij dhe Sarës. Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk kanë folur për raportin e tyre, por nga aludimet e fansave dhe sjelljet e ish-çiftit hera herës kanë lindur dyshime se ata mund t’i kenë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre.

Provë për këtë ishte rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e Sarës, po ashtu edhe fakti që të dy ata ndiqen në rrjetet sociale. Gjithashtu, vihet re edhe prania e Poem Blu, vajzës së tyre dhe Sarës në një ndër koncertet që Ledri ka performuar së bashku me disa artistë të tjerë.

Janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në Peqin dhe janë vendosur në pranga 5 persona.

arresti1

Gajtë kontrolleve në fshatin Vashaj u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. B., 62 vjeç dhe R. B., 23 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve dhe përreth saj janë gjetur 150 bimë narkotike shumica të kultivuara në tokë dhe një pjesë e bimëve në proces tharjeje, një sasi kanabisi gati për shitje, 2.600.000 lekë të rinj, 3890 euro dhe 6770 paund, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

– K. Sh., 58 vjeç, M. Sh., 34 vjeç dhe E. Sh.,19 vjeç (babë e bir dhe nipi), pasi në ambientet rreth banesës së shtetasit K. Sh., janë gjetur disa bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vashaj”.

Goditen 2 raste të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, rezultat i një hetimi me metoda proaktive, të iniciuar nga Policia e Elbasanit, në vitin 2024, dhe të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Si rezultat i operacionit vihen në pranga 5 shtetas, autorë të këtyre rasteve.

Gjenden të kultivuara dhe asgjesohen 150 bimë kanabis.

Sekuestrohen bimë narkotike kanabis në proces tharjeje, lëndë narkotike kanabis e ndarë në doza, një shumë e madhe parash në lekë, euro e paund të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, dhe një armë e ftohtë (thikë).

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në kuadër të një procedimi penal të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, bazuar në informacionet e grumbulluara si rezultat i hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të Forcës Operacionale të DVP Elbasan, dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor antidrogë të koduar “Vashaj”.

Në kuadër të këtij operacioni në fshatin Vashaj, Peqin, u goditën 2 raste të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, raste për të cilat u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. B., 62 vjeç dhe R. B., 23 vjeç (babë e bir), pasi gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve dhe përreth saj janë gjetur 150 bimë narkotike shumica të kultivuara në tokë dhe një pjesë e bimëve në proces tharjeje, një sasi kanabisi gati për shitje, 2.600.000 lekë të rinj, 3890 euro dhe 6770 paund, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 1 thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;

– K. Sh., 58 vjeç, M. Sh., 34 vjeç dhe E. Sh.,19 vjeç (babë e bir dhe nipi), pasi në ambientet rreth banesës së shtetasit K. Sh., janë gjetur disa bimë kanabis në proces tharjeje, si dhe një sasi kanabis gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

NGA BEN BLUSHI Ben Blushi1

Si një njeri që ka jetuar njëzet vjet nën një regjim gjysmë ushtarak, unë pothuajse e kam urryer ushtrinë. Më dukej  sikur ushtria ishte një magazinë e mbushur me gjëra që nuk duheshin. Në klasat ushtarake isha indiferent, armët që na jepnin i përdorja si dekor karnavalesh, kapelat me yll të kuq që më prishnin flokët i palosja në xhep, kallashnikovin model 56 e zbërtheja me përtesë dhe në zbor shkoja ashtu si shumica e djemve dhe vajzave për t’u marrë me punë të tjera që i shkonin moshës. Njëlloj ishin pak a shumë nxënësit dhe studentët në atë kohë. Pothuajse asnjëri nuk kishte dëshirë të mësonte sesi mbrohej atdheu. Nuk e di a ka ekzistuar në ndonjë vend të Europës një kategori e tillë adoleshentësh, por në Tiranën e viteve ‘80 që njoh, ky kontingjent ushtarësh potencialë ishte i madh.

Ne besonim se një vend që na pengonte të dëgjonim muzikë, të udhëtonim jashtë, të flisnim, të shanim, të ankoheshim, të talleshim, të kërcenim, të harbonim, të lexonim, nuk meritonte të mbrohej. Për këtë vend ndoshta nuk ia vlente të vdisje. Në këtë vend ne nuk kishim asnjë pronë. Çdo gjë ishte e përbashkët, asgjë nuk ishte e jona. Ata që kishin luftuar para nesh, gjyshërit tanë në vitet 1940 kishin prona, të cilat i humbën, pasi luftuan. Kurse ne lindëm pa e njohur pronën dhe ndoshta atdheu pa pronë ka diçka që i mungon, prandaj dukej e çuditshme të mbroje diçka që nuk e kishe. Për këto arsyeja ne e përçmonim ushtrinë. Ushtria ishte gardiani i burgut ku jetonim. Ajo nuk lejonte botën të hynte në Shqipëri dhe nuk lejonte asnjë shqiptar të dilte jashtë, sepse kontrollonte kufijtë me armë. Në 45 vjet, ushtria shqiptare vrau më shumë shqiptarë se të huaj dhe kjo e bën atë ushtrinë më të pavlefshme në historinë e botës. Ajo e mbrojti çdo ditë Shqipërinë nga shqiptarët dhe asnjë ditë nga të huajt. Por megjithëse ishte një nga ushtritë më të pasura në planet, ajo ishte njëkohësisht më e varfra. Kishte shumë armë, por nuk kishte duar.

Kishte shumë vullnet, por nuk kishte shpirt. Ushtarët e saj adhuronin armikun. Nuk e di çfarë do kishte ndodhur në atë kohë, sikur Amerika, Gjermania apo Franca të na kishin sulmuar, por jam i bindur se shumë ushtarë do kishin kaluar me armikun, që më vonë u provua se ishte çlirimtari. E pavarësisht se nuk u testua asnjëherë dhe nuk mundi dot asnjë armik të jashtëm, Ushtria Shqiptare ishte pasuria më e madhe që kemi pasur në histori. Para dhe pas saj ne nuk kemi krijuar asgjë që mund të krahasohet me ushtrinë e komunizmit dhe ndoshta nuk do arrijmë të krijojmë kurrë më një institucion aq të organizuar, aq të madh dhe të pajisur me armë të të gjitha kalibrave. Ushtria Shqiptare ishte e vetmja gjë gjigante në një shtet liliput si Shqipëria.

Përveç bombës atomike, ajo kishte gjithçka që i duhej për t’u mbrojtur, në ajër, në tokë dhe në det. Kur komunizmi ra, Shqipëria kishte 1200 tanke. Që të kuptohet sa janë 1200 tanke, duhet të dini se sot Serbia ka vetëm 230 tanke. Ndërsa Greqia ka aktualisht aq tanke sa ne kishim në kohën e komunizmit, rreth 1300. Rusia që lufton dhe pushton nuk ka më shumë se 6 mijë tanke, disa prej të cilëve si ata që na ka falur ne dikur. Kurse Shqipëria sot ka vetëm 40 tanke. Nga 1200 që kishte. Në vitin 1990 Shqipëria kishte 240 avionë nga të cilët 120 ishin “Mig” të disa llojeve, përfshi MIG 15, 19 dhe 21 të gjithë avionë sulmues, ky i fundit edhe më i shpejtë se F 22 amerikan i kohës së vet, që kapte një shpejtësi më shumë 2200 kilometra në orë. Sot Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s, që nuk ka asnjë avion luftarak. E vetme Shqipëria nuk mbrohet dot nga ajri. Ndërkaq, Maqedonia ka tre avionë luftarakë, që meqë ra fjala i bleu nga Ukraina për t’i përdorur kundër rebelimit të shqiptarëve në vitin 2004, kurse Serbia ka 18 MIG si ata që kemi pasur ne, në gjendje pune dhe të gatshëm për sulm. Por nuk mbaron me kaq. Të tjerët janë armatosur kur ne jemi çarmatosur.

Sot Serbia është bërë një eksportuese armësh, Maqedonia prodhon pistoleta dhe pushkë, ndërsa Kroacia është një nga furnizueset kryesore me armë personale të të gjitha llojeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sidomos me pistoleta, armë gjahu dhe automatikë. Ndërkohë të gjitha fabrikat e prodhimit të armëve në Shqipëri janë mbyllur. Shqipëria është i vetmi vend që nuk prodhon më as fishekë për vete. Vetëm tri dekada më parë në Poliçan prodhoheshin 40 tonë municion në ditë, në Gramsh deri në 400 automatikë në ditë. Më kujtohet në vitet 2000 kur në rrethet tona qarkullonte një shaka e hidhur. Kur tanket çoheshin për skrap, kishte nga ata që talleshin duke thënë se mund ta blinin një tank për 200 dollarë thjesht për t’ua bërë peshqesh fëmijëve. Një tank kinez dyzet tonësh kushtonte në ato kohë më lirë se një qen kinez i ilustruar që bënte fotografi me një bateri të fshehur pas kurrizit. Sikur këto pasuri t’ua kishin shitur njerëzve si relike, gjysma do t’i kishin ruajtur. Por ato u çuan në furra për t’u shkrirë. Kjo e bën edhe më të kobshme atë që ka ndodhur. Ushtria shqiptare është e para e llojit të vet që në vend të shkatërronte armikun, shkatërroi armët e veta. Edhe vetëvrasja është më e logjikshme se vetëgjymtimi.

Tanket dhe avionët u shitën me kile, sipas peshës, pa marrë parasysh funksionin e tyre. Kjo është njëlloj sikur vlera e një futbollisti të matet nga pesha e tij trupore dhe jo nga cilësitë atletike. Në tregun e lirë sot, një tank kinez do kushtonte më shumë se 200 mijë dollarë, ndërsa një avion MIG pa dyshim disa milionë. Shumë prej këtyre modeleve që ne kemi pasur, lëvizin çdo ditë mes fushave të Ukrainës dhe Rusisë, duke bërë pushtime të vogla dhe duke mbrojtur ushtarë, pasi kanë kaluar nëpër një proces rinovimi teknologjik. Nga një llogari pak euforike, del që vlera e gjithë armatimeve të ushtrisë shqiptare me çmimet e sotme të tregut do shkonte më shumë se 100 miliardë dollarë, nëse do u shitej vendeve të etura për armatim siç po ndodh sot kudo në botë. Por, edhe sikur gjysma apo çereku i kësaj vlere të jetë e vërtetë, ajo duket edhe më dramatike në kushtet kur buxheti vjetor i ushtrisë shkon afërsisht 400 milionë dollarë në vit, që do thotë se vetëm duke shitur pasurinë ushtarake që kishim, mund ta kishim siguruar për 250 vjet ose 125 vjet këtë buxhet, pa prekur taksat.

Është njëlloj sikur babai të të lërë një pasuri aq të madhe saqë mund të jetosh disa qindra vjet pa punuar. Kur i bëj këto llogari më duket se Shqipëria i ngjan një familjeje që ka shitur armët e gjyshit për të blerë buzëkuq dhe për të shkuar në një dasmë. Komshinjtë kanë qeshur dhe kur ka mbaruar dasma të gjithë kanë shkrepur armët në ajër, siç ndodh në Ballkan, kurse ty të është fshirë buzëkuqi nga turpi. Sa e dhimbshme! Nëse në vitin 1990 ishim një vend që kishte shumë armë, por nuk kishte çfarë mbronte sepse ishte shumë i varfër, sot i ngjajmë një vendi që ka çfarë mbron, por nuk ka me se e mbron.

Prandaj pyetja është kjo:

A duhet të armatoset Shqipëria?

Për arsye që para luftës në Ukrainë dukeshin të pamundura, të gjitha vendet kanë nisur të armatosen, madje rëndë. Fshati ynë po mbushet me armë dhe tani të gjithë shkojnë nëpër dasma me xhepat plot me bomba. Aty mund të plasë një konflikt nga çasti në çast. Kështu duket sot Europa dhe bota, e cila nuk kuptohet pse gjithnjë i bën luftërat në Europë. Amerikanët luftojnë në Europë, rusët luftojnë në Europë, kinezët nuk kanë ardhur akoma. Kështu ka qenë dhe kështu është. Dhe meqë kështu ka qenë, mesa duket kështu do jetë, sepse të gjithë po presin që në Europë të ketë luftë prandaj të gjithë po armatosen. Franca për 10 vjet e dyfishon buxhetin e saj ushtarak, nga 30 miliardë në 60 miliardë euro.

Zvicra një vend neutral, ka vendosur që deri në vitin 2030 ta dyfishojë buxhetin e ushtrisë nga 6 në 11 miliardë. Greqia e ka rritur me dy herë në dhjetë vjet shpenzimin për ushtrinë dhe sot harxhon 8 miliardë dollarë në vit. Serbia, vendi që kërcënon më shumë fshatin afër nesh, nga viti 2016 e ka dyfishuar buxhetin e ushtrisë nga 700 milionë në 1.5 miliardë dollarë dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Kroacia. Jo çuditërisht, më shumë nga të gjithë, shpenzimet ushtarake po i rrisin ata që kanë ushtritë më të forta dhe armët më të frikshme. Të mëdhenjtë. Amerika, Rusia dhe Kina. Në dy vitet e fundit Kina e ka dyfishuar buxhetin ushtarak nga 230 miliardë dollarë në 470 miliardë. Natyrisht bëhet gati të mbrohet, por më e sigurt është se po bëhet gati të sulmojë. Rusia harxhonte në vitin 2021, 65 miliardë dollarë për ushtrinë, sot harxhon 140 miliardë dhe për tri vitet e ardhshme do shkojë në 600 miliardë.

Ukraina mjafton për të kuptuar pse. Do vazhdojë të sulmojë në Perëndim në Europë, sepse në Lindje nuk ka ku shkon. Shumë njerëz në Shqipëri, përfshi edhe mua, mendojnë se askush nuk ka pse e sulmon Shqipërinë, por edhe nëse kjo ndodh, për arsye që sot nuk i kuptojmë, NATO do na mbrojë. Natyrisht që kjo është një garanci e madhe, megjithatë duke parë se të gjithë fqinjët armatosen, nuk mund të flesh i qetë. Çfarë dinë ata që ne nuk e dimë? Çfarë ndodh nëse ka një konflikt global si ai i Luftës së Dytë Botërore kur Gjermania, fuqia më e madhe e botës erdhi në Shqipëri dhe na pushtoi gati një vit për të kaluar në Greqi? A do kalojnë prapë në territorin tonë ata që duan të shkojnë diku tjetër? A do e sulmojë Rusia NATO-n, apo do të ndodhë e kundërta, NATO do sulmojë Rusinë e dobësuar nga Ukraina?

Ndoshta jo, por ndoshta po. Ne jemi gjithmonë si ai fshati mes dy qyteteve në luftë. Nuk mund të mos prekemi. Ciflat e bombave që kalojnë mbi qiellin tonë mund të na plagosin çdo ditë. Sot bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tri vjetësh dhe shumë më i paparashikueshëm se para tre ditësh. Nëse bota jashtë nesh ka ndryshuar shumë, megjithëse disa thonë që nuk ka ndryshuar shumë, në 30 vjet diçka ka ndryshuar shumë brenda nesh. Fëmijët që tani kanë mbushur moshën e armëve kanë më shumë arsye për ta mbrojtur vendin.

Ky vend mund të mos jetë çdo ditë i dashur, por nuk të jep më asnjë arsye për ta urryer. Ai nuk të fut në burg kur e shan, nuk të vret kur e braktis dhe nuk të ndalon të kesh prona. Të rinjtë e Shqipërisë kanë sot po aq arsye sa një francez, një zviceran dhe një kroat për të mbrojtur vendin e tyre. Atyre nuk u mungon as shpirti, as fuqia dhe as dashuria. Atyre u mungojnë vetëm armët. Sepse prindërit e tyre i shitën.

Më pak migrim është synimi i disa vendeve të BE-së. Hungaria po vepron ilegalisht. Lavdërimi helmues i Orbanit për Scholz-in dhe qeverinë gjermane.

Scholz dhe Orban

Gjermania do të futë kontrollet e kufijve të jashtëm nga e hëna (16 shtator) për të parandaluar futjen e migrantëve ilegalë në Gjermani. Është kjo pjesë e një “kthese të madh” në politikën e azilit politik të kancelarit gjerman, socialdemokratit Olaf Scholz. Këtë e konfirmoi ai edhe vetë në Bundestag të mërkurën (11 shtator). Megjithatë thuhet se nuk duhet të ketë kthim masiv prapa të azilkërkuesve nga kufijtë me Austrinë, Poloninë apo Francën. Opozita kritiandemokrate ka propozuar kthimin e të gjithë atyre që nuk kanë te drejtë azili menjëherë në kufi. Sipas ministres së Brendshme gjermane Nancy Faeser(SPD), veprime të tilla do të nënkuptonin shkelje të ligjeve aktuale dhe Marrëveshjes së Dublinit.

Orban mbështet Scholzin

Kancelari Scholz mori duartrokitje për masat e propozuara edhe nga kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili prej vitesh po përpiqet të ndalojë flukset e migracionit drejt Hungarisë. Hashtagu “StopMigration” thekson postimin e Orbanit në rrjetin social X, ku ai i drejtohet Scholz-it: “Mirë se erdhe në klub, por ky politikan nacional-konservator nuk e ka sqaruar se për cilin klub bëhet fjalë.

Brenda Bashkimit Evropian, Orbán është i vetmi anëtar i “klubit” që dëshiron të ndalojë plotësisht migrimin. Hungaria ka vite që ka shkelur sistematikisht ligjet evropiane, gjë që është konfirmuar vazhdimisht nga Gjykata Evropiane që nga viti 2015.

Në qershor të këtij viti, Gjykata e gjobiti qeverinë hungareze me 200 milionë euro, për shkak se Orbán refuzoi të zbatonte vendimin e vitit të kaluar, sipas të cilit Hungaria duhej të pezullonte praktikën e lejimit të kërkesave për azil vetëm në ambasadat hungareze në Serbi apo Ukrainë. Sipas ligjeve aktuale të Bashkimit Evropian, kërkesa mund të paraqitet në kufi. Orban nuk e pranoi këtë vendim të gjykatës dhe nuk e pranoi gjobën. Kjo është arsyeja pse Komisioni Evropian ndoshta do të reduktojë fondet e ndara për Hungarinë në buxhetin e Bashkimit Evropian javën e ardhshme. Gjykata Evropiane ka caktuar një milion euro gjobë për çdo ditë moszbatimi të vendimit.

Orban këmbëngul për një zgjidhje kombëtare

Javën e kaluar, gjatë një diskutimi në qytetin italian Cernobio, kryeministri hungarez deklaroi se Hungaria, si anëtare e Bashkimit Evropian, mund të vendosë për politikën e saj të migracionit dhe azilit. Ai shtoi se kundërshton përzierjen e qytetërimeve të ndryshme: “Disa gjëra nuk duhet të vendosen në Bruksel. Kush mund të vendosë nëse një vend mund apo nuk mund të jetojë me emigrantë? Kjo duhet të vendoset nga populli dhe udhëheqësit e zgjedhur, jo nga qendra imperialiste e integrimit të detyruar.” Viktor Orbán, përveç kësaj, ka qenë në pushtet më gjatë nga të gjithë kolegët e tij në Union. Vendi i tij ka mangësi serioze në sundimin e ligjit. Gjithashtu, ai injoron faktin se politika e azilit është përgjegjësi e gjyqësorit europian dhe jo atij kombëtar.

Hungaria ka mbyllur hermetikisht kufirin me Serbinë, që është edhe kufiri i jashtëm i Bashkimit Evropian, me gardh dhe tela me gjemba. Zonat e tranzitit u krijuan në “tokën e askujt”, ku aplikantët për azil politik ndonjëherë ndaloheshin për muaj të tërë gjatë procedurës aë azilkërkimit. Kjo praktikë u shpall e paligjshme nga Gjykata Evropiane dhe kërkoi pezullimin e saj. Por Viktor Orbán ia arriti qëllimit. Vitin e kaluar, vetëm pesë persona morën azil politik në Hungari. Aktualisht në vend janë në proces 15 procedura të personave që kanë kërkuar azil.

Sa më pak ardhje

Ndërkohë numri i njerëzve që vijnë në Hungari për të aplikuar për azil është jashtëzakonisht i ulët. Kancelari gjerman Olaf Scholz po ashtu dëshiron që ky numër të reduktohet ndjeshëm edhe në Gjermani. Në maj të këtij viti, në Gjermani ishin 365.000 procedura në vazhdim. “Ne duhet të jemi në gjendje të zgjedhim se kush do të hyjë në Gjermani. E them qartë këtë. Kjo përfshin menaxhimin e suksesshëm të migracionit të parregullt, uljen e numrit të atyre që mbërrijnë në vend në mënyrë të parregullt, si dhe kthimin e atyre që nuk mund të qëndrojnë”, tha Scholz në Bundestag. Trendi po shkon drejt pozicionit hungarez – më shumë kontroll dhe më pak ardhje, por mjetet nuk janë të krahasueshme.

Kufiri i jashtëm

Në nivel të Bashkimit Evropian, shtetet anëtare, përfshirë Hungarinë, përfunduan një “Pakt të Migracionit”. Komisionerja përgjegjëse, Ylva Johansson thotë se kjo marrëveshje synon të ulë numrin e të ardhurve dhe të rritë numrin e kthimeve dhe deportimeve. Është planifikuar që procedurat e vendimmarrjes për kërkesat për azil të përshpejtohen dhe, nëse është e mundur, të zhvendosen në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, në qendra të mbyllura pritëse, të ngjashme me zonat e tranzitit. hungarez.

E drejta bazë për azil do të ishte ende e garantuar. Vendet e mbingarkuara, si Italia dhe Greqia, mund të transferojnë një numër të caktuar aplikantësh në shtetet e tjera anëtare. Duke marrë parasysh që kërkohet solidariteti dhe pranimi i njerëzve që kërkojnë ndihmë, Hungaria tani refuzon të pranojë dhe të zbatojë Paktin e Migracionit. Kryeministri hungarez, Orban gjithsesi nuk dëshiron t’i bashkohet këtij klubi të Bashkimit Evropian. Krahas kësaj, ai kërcënon se do t’i vendosë në autobusë ata pak refugjatë që kanë ardhur në Hungari dhe do t’i transportojë në Bruksel, për t’ua dorëzuar institucioneve të Bashkimit Evropian. Të martën (10 shtator), Komisioni Evropian e kundërshtoi këtë kërcënim duke e quajtur si shkelje të të gjitha rregullave.

Kontrollet e reja kufitare të Gjermanisë janë kritikuar nga politikanët e vendeve të tjera. Kryeministri polak, Donald Tusk, e quajti të papranueshëm kthimin e mundshëm të azilkërkuesve nga kufiri gjermano-polak. Ligjërisht, kthimet nga kufiri janë të mundshme nëse personi nuk aplikon për azil në Gjermani dhe nuk ka një vizë të vlefshme. Kancelari austriak Karl Nehammer njoftoi se, nëse është e nevojshme, edhe Austria do të kthejë njerëzit nga kufiri dhe nuk do të lejojë hyrjen e tyre në Austri. Ai e quajti “kokëfortë” interpretimin gjerman të azilit dhe masat e reja./DW

Policia ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili ka tentuar t’i vidhte bagëtitë e imta në kullotë një shtetasi.

arme

I riu me iniciale G. B., raportohet se ka qëlluar në ajër me kallashnikov duke kërcënuar shtetasin me iniciale V. N për t’i marrë bagëtitë e imta. Ky i fundit raportohet se i kishte dërguar bagëtitë për kullotë në mal në fshatin Nikç të Shkodrës.

Pas ngjarjes, 27-vjeçari u arrestua, ndërsa janë sekuestruar kallashnikovi, një krehër me municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe

Tentoi t’i vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit, bagëtitë e imta një shtetasi në kullotën e fshatit Nikç, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Mark Speich, Sekretar i Shtetit për Çështjet Federale, Evropiane, Ndërkombëtare e Politikave mediatike të rajonit NRW në një intervistë për DW, thekson, se afrimi i vendeve të Ballkanit do t’i sillte të mira vetë BE-së.

Mark Speich

DW: Zoti Speich, cili ishte qëllimi i kësaj vizite në Shqipëri?

Mark Speich: Po udhëtoj në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut për të parë rajonin dhe për të hedhur dritë mbi të në një fazë kritike të zgjerimit dhe anëtarësimit në BE. Gjatë kësaj vizite, përfaqësoj landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW), që është rajoni më i populluar i Gjermanisë me 18 milionë banorë, zemra e prodhimit industrial në Gjermani dhe jemi shumë të përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit.

Jemi të bindur, se është një situatë përfitimi e ndërsjellë për rajonin dhe BE-në nga një perspektivë gjeopolitike dhe mund të bëhet një përfitim edhe nga një perspektivë ekonomike. Në një farë mënyre, vizita ime ka të bëjë me shprehjen e kësaj, për të bërë të qartë se e mbështesim plotësisht këtë proces, por, sigurisht, objektivi tjetër është të raportoj dhe të bind ata që kanë dyshime dhe janë skeptikë. Do të thoja që në partitë politike kryesore në Gjermani ka një mbështetje të gjerë për këtë proces, por kemi gjithashtu një diskurs publik që është më pak entuziast për zgjerimin.

Mendoj se duhet të bëjmë të qartë se nuk është vetëm një fitore për ato vende që duan të anëtarësohen në BE, por është gjithashtu një përfitim i madh për ne nëse këto vende bëhen pjesë. Për mua, kjo vizitë është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar situatën; jam i interesuar të dëgjoj partnerët e mi të dialogut këtu dhe të shoh me sytë e mi se si po ecin gjërat dhe cilat janë sfidat. Kam perceptuar një përkushtim të madh ndaj procesit të zgjerimit dhe procedurave të anëtarësimit në Shqipëri.

Po flasim për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga një perspektivë më e afërt, a keni vënë re përmirësime në Shqipëri?

Do të thosha po, shumë qartë. Mendoj se nga bisedat që kam zhvilluar, mund të shihet qartë që liderët politikë janë shumë të përkushtuar ndaj kësaj. Ata kanë një fokus të qartë te kapitujt që po diskutohen tani, nga njëra anë te çështjet themelore, por gjithashtu edhe te grupi i gjashtë, që lidhet me politikat dhe çështjet gjeopolitike, ku Shqipëria, do të thoja, po jep një shembull në rajon përsa i përket angazhimeve ndaj NATO-s dhe parimeve të aleancës perëndimore. Kështu që, Shqipëria po vendos një shembull të qartë. Ju mund ta ndjeni atë përkushtim dhe të shihni që teknikisht janë të përgatitur mirë dhe jam i bindur se gjërat mund të ecin përpara. Gjithashtu shohim progres në lidhje me vendosjen e parimit të sundimit të ligjit në sistemin gjyqësor. Ende ka sfida, por mendoj se është e rëndësishme që gjërat të ecin përpara. Siç e thashë, nga një perspektivë gjeopolitike, por edhe nga një perspektivë ekonomike, perspektiva e integrimit të shoqërive dhe ekonomive është një hap i rëndësishëm – dhe është i nevojshëm.

A mund të na tregoni më shumë për mbështetjen konkrete që Gjermania ofron për vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE?

Nuk mund të flas në emër të Gjermanisë, sepse përfaqësoj NRW. Ne jemi vetëm një rajon, ndoshta një rajon i rëndësishëm, por vetëm një rajon brenda Gjermanisë. Sigurisht, procesi i Berlinit është një nga format më konkrete të mbështetjes që Gjermania po ofron. Këtë e bëjmë vazhdimisht. Për 10 vjet, që nga koha kur Angela Merkel e filloi procesin, Gjermania ka mbështetur integrimin rajonal si përgatitjen më të mirë për anëtarësimin në BE të rajonit.

Përveç kësaj, natyrisht, shoh çfarë po bën GIZ në shumë prej projekteve, çfarë po bën ambasada në mbështetjen e këtij procesi. Për ne, integrimi ekonomik është shumë i rëndësishëm, si dhe bashkëpunimi shkencor dhe shkëmbimi i të rinjve mes dy vendeve. Nëse shohim marrëdhëniet ekonomike, sigurisht që ka vend për përmirësim. Ka shumë turistë nga Gjermania, dhe një pjesë e madhe e tyre vijnë nga NRW, kështu që ky proces tashmë po zhvillohet. Por, nëse shohim shkëmbimet tregtare dhe prodhimin industrial, atje do të shihja shumë hapësirë për përmirësim. Ka disa sektorë ekonomikë që janë përfaqësuar mirë, për shembull ndërtimi. Ne kemi një diskutim të vazhdueshëm për uljen e rrezikut në marrëdhëniet me Kinën dhe për diversifikimin e prodhimit industrial, dhe mendoj se duhet të mendojmë më shumë për “near-shoring”, mundësitë e afërsisë gjeografike dhe mundësitë që vijnë me to. Duke qenë një rajon industrial, mendoj se kjo është një perspektivë që duhet ta inkurajojmë.

Nga ana tjetër, si e shihni rolin e Shqipërisë në një kontekst më të gjerë të politikës ndërkombëtare dhe bashkëpunimit rajonal?

Mendoj se kur bëhet fjalë për NATO-n dhe angazhimet ndërkombëtare, Shqipëria tashmë po përmbush disa prej detyrimeve që kanë vendet anëtare të BE-së, pa qenë anëtare. Për shembull, lidhur me sanksionet ndaj Rusisë pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Shqipëria është angazhuar plotësisht ndaj NATO-s dhe aleancës perëndimore, dhe mendoj se kjo është për t’u marrë shembull. Natyrisht, kjo nuk është e njëjtë për të gjithë rajonin. Atje menjëherë shihen dallimet, dhe padyshim do të doja që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të performonin në të njëjtën mënyrë si Shqipëria.

Me gjithë rritjen në aspekte të ndryshme që përmendni se Shqipëria ka përjetuar, pse ende nuk është bërë pjesë e Bashkimit Evropian, por është mbajtur në pritje për kaq shumë vite?

Mendoj se, padyshim, Bashkimi Evropian përballet me sfidën e kompleksitetit. Procesi i integrimit ka evoluar gjatë viteve dhe dekadave në një kuadër ligjor jashtëzakonisht kompleks. Vendet që duhet të përmbushin këtë kompleksitet ligjor natyrshëm duhet të kalojnë një rrugë të gjatë për të përmbushur plotësisht detyrimet. Ndonjëherë do të doja të reflektonim më shumë nëse ky proces dhe metodologjia e anëtarësimit janë ende të përshtatshme – veçanërisht në dritën e sfidave gjeopolitike që po përballemi. Mendoj se nuk është mënyra e duhur të mbash vendet shumë gjatë në dhomën e pritjes dhe me këtë të krijosh zhgënjim.

Jam ende i habitur, dhe duhet të them pozitivisht i surprizuar, që mbështetja për anëtarësimin në BE në Shqipëri dhe te popullsia është kaq e madhe. Norma me më shumë se 90% mbështetje këtu është më e lartë se në Gjermani. Dhe duke marrë parasysh që jeni në pritje për një kohë kaq të gjatë, që nga viti 2014, kjo është mjaft e habitshme. Në vende të tjera është ndryshe. Aty mund të shihni që mbështetja për anëtarësimin në BE po bie. Mendoj se duhet ta marrim këtë seriozisht. Nëse pajtohemi që është në interesin tonë ekonomik dhe mbi të gjitha në interesin tonë gjeopolitik të avancojmë zgjerimin, atëherë duhet ta përkthejmë këtë në proces. Mendoj se përshpejtimi i procesit dhe arritja e përfitimeve institucionale dhe procedurale më të shpejta është e nevojshme, por sigurisht, ndonjëherë shoh që ekzistojnë pengesa politike individuale për këtë.

Në agjendën tuaj është përfshirë një takim me krerët e institucioneve fetare në Shqipëri. Pse ky vendim?

Mendoj se Shqipëria është një rast shumë interesant i një vendi multi-fetar, ku parimi i harmonisë dhe bashkëjetesës paqësore të feve shumë të ndryshme është vërtet një shembull. Natyrisht, kemi periudhën komuniste, kur besimet fetare u shtypën. Por është mbresëlënëse të shohësh se sa shpejt, pas rënies së regjimit komunist, u rikrijua ky sistem harmonik multi-fetar dhe si funksionon ende sot. Për mua ishte shumë e rëndësishme të takohesha me udhëheqësit fetarë dhe të kuptoja rrugën specifike shqiptare. Sigurisht, jam i vetëdijshëm që çdo shoqëri ka traditat e saj historike, të cilat nuk mund të përsëriten një për një. Por gjithsesi ka një lloj strukture institucionale që mbështet këtë shoqëri multi-fetare, dhe mendoj se kjo është shumë interesante.

Nëse ndiheni më të rënduar me kalimin e moshës do të thotë se trupi po ju jep shenja të ngadalësimit të shumë funksioneve të tij.

qershiko-1024x575

Teksa proçeset e organizmit ngadalësohen, ndryshimet në trup do të fillojnë të jenë prezente nga ato të brendëshmet e deri tek ato më të dukshmet.

Për shumë njerëz ky ndryshim mund të jetë i vështirë pasi mund të ulë efektivitetin e tyre të përditëshëm.

Gjithsesi kalimi i viteve nuk do të thotë gjithnjë më pak shëndet.

Kjo nëse ndiqni në pak hapa një rutinë ditore të lehtë dhe të shëndetëshme.

Në vetëm disa hapa ju këshillon jetesa juaj e përditëshme do të përmirësohet dhe do të ndiheni gjithnjë e më të rinj.

Hidratohuni

Një lëkurë e shëndetëshme, një bark i sheshtë dhe një organizëm i mirë fillojnë me një gotë ujë.

Teksa vitet kalojnë lëkura ka tendencën të lëshohet dhe të humbasë elasticitetin e saj duke krijuar rrudhat.

Nëse kërkoni të ndiheni më të ri dhe më të hidratuar provoni të shtoni sa më shumë ujë në dietën tuaj të përditëshme.

Një studim i Universitetit të Illinois, tregoi se tre gota ujë në ditë ndihmojnë organizmin.

Pra, tre ose më shumë gota uji në ditë ju ndihmojnë të digjni kalori dhe të ulni kolesterolin.

Duke ju dhuruar trupin që dëshironi në çdo moshë.

Konsumoni fruta të kuqe

Hapi i parë në humbjen e peshës së pa dëshiruar është ushqimi i shëndetëshëm.

Me kalimin e viteve proçesi i tretjes dhe djegies së dhjamit ngadalësohet ndaj miqtë tuaj më të mirë janë frutat.

Në veçanti frutat e kuqe si qershitë, mollët e kuqe, luleshtrydhe dhe rrushi pasi janë burime antioksidantësh.

Ekspertët i rekomandojnë këto fruta si një mënyrë që lufton edhe sëmundje të kujtesës si demencia.

Zgjidhni gjithnjë ushqime të pasura me antioksidantë për një trup dhe mendje të shëndetëshme.

Konsumoni fibra

Fibrat do të ndihmojnë trupin tuaj të kryejë siç duhet proçeset e tretjes dhe te nxjerrë toksinat jashtë.

Ato mund t’i merni nga perimet, frutat, bishtajoret apo arrorët, pra i gjeni kudo.

Shumë studime tregojnë se ka një lidhje të ngushtë mes tretjes së mirë dhe konsumimit të sa më shumë fibrave.

Ecni sa më shumë

Aktiviteti sportiv nuk do të thotë që gjithnjë të mereni me sporte të mirëfillta e të vështira.

Mjekët rekomandojnë disa minuta ecje në ditë për të mbajtur peshën ideale trupore dhe tonifikuar trupin.

Sa më shumë të ecni aq më shumë i dhuroni rini e shëndet organizmit tuaj.

Shtoni yndyrnat e shëndetëshme

Një studim i Universitetit të Vienës tregoi se yndyrnat e shëndetëshme si vaji i ullirit apo djathi ndihmojnë në ngopjen e duhur të organizmit.

Studime të tjera lidhin yndyrën e shëndetëshme me uljen e rrezikut të prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare./AgroWeb.org

NGA GËZIM TUSHI gezim tushi

Ka kohë që shoqëria është nën peshën e vështirësive të kuptimit, perceptimit dhe shpjegimit të shumë dukurive politike, sociale dhe morale që preokupojnë atë. Nëse e vlerësojmë me objektivitet, pa parti-pris politike situatën sociale që jetojmë, nuk është e vështirë të dallohet, madje të evidentohet si dukuri gjithëpërfshirëse, ekzistenca e zgjeruar e ndjenjave të përziera e të koklavitura politike e morale. Që herë optimiste e shumë herë pesimiste, gjithnjë të shoqëruara me zhgënjim social permanent e dëshpërim individual evident. Pa dyshim, këto fenomene përtej shkaqeve dhe pasojave të tyre, janë tregues i të vërtetës, se nuk jetojmë në një “shoqëri muzeale” apo me lidhje interpersonale false, e jetuar me përfytyrime e realitete të imagjinuara apo të dëshiruara, por jetojmë në një shoqëri të vërtetë.

Personalisht duke e vlerësuar në tërësi situatën sociale në të cilën ndodhemi, mendoj se po përballemi me një shoqëri, që edhe pse mund të quhet e lirë për të zgjedhur individualisht, shqetësuese dhe serioze është se po ecim drejt formatimit të një shoqërie pa vlera e determinant social-konsensual, mbi të gjitha pa sisteme referenciale e vlera konsensuale të qëndrueshme, që kanë forcën e paradigmës sociale mbi individin, modulet e sjelljes së qytetëruar personale e ndërtimin e instrumenteve moderne të ndërtimit të marrëdhënieve sociale. Praktikisht duke parë situatën, duket se ndodhemi në një pozitë delikate, më saktë në një kapërcyell social që shfaqet kaotik në lirinë e vet, duke jetuar në aliazhin e një statusi, kur nuk kemi ose i kemi të paqarta standardet, që shpesh duke qenë atipike, janë as të ngjashme me një shoqëri të formuar demokratike, as në kornizat e një shoqërie paternaliste.

Padyshim, është vërtetë e vështirë, që në kohën moderne dhe suazën e shoqërisë së lirë, kur dominon ndjenja frenetike e progresit individual, që pavarësisht mangësive të momentit është kthyer në “ideal të personalitetit individual”, të përpiqesh të kultivosh te njerëzit mendimin, sjelljen, të menduarit në mënyrë normative, të njëkahshme, me parime dogmatike apo vlera sociale absolute. Në shoqërinë tonë ka tregues socialë të sigurt, që të ndihmojnë të kuptosh dhe vlerësosh racionalisht këtë “realitet të ri” social, në të cilin liria individuale, që është një arritje e pakontestueshme, po kalon një “përplasje” serioze me pamjaftueshmëritë ekzistuese të jetës që ajo promovon, si modele për vlera të përbashkëta sociale.

Në këto kushte është evident koklavitja e situatës, në të cilën njeriu bëhet dhe mban qëndrime relativiste, tejet të lëkundura midis pragmatizmit individual, që shkon përtej kufijve të natyrshëm të ekzistencës paralele të një “shoqërie të humanizuar”. Të gjithë zhvillimet kryesore, sidomos këto të kohëve të fundit në politikë, ekonomi, jetën morale, e sociale, janë “argumente të mjaftueshme” për të vërtetuar tezën, se realiteti shqiptar, pavarësisht “nuancimeve” dhe devijancave parciale, thelbësisht tenton të marrë përmasat e “shoqërisë së hapur”. Në këtë kontekst, situata e zhvillimit politik, ekonomik dhe shfaqjet e çuditshme, antinormative të sjelljes morale, duhen parë nën “optikën paradigmatike”, që të ndihmon të kuptosh atë që po ndodh, që në pamje të parë dhe me vështrim semplist, mund të përdoret si argument për tezën se për shkak të zgjerimit të koncepteve të hapura e relativiste, “shoqëria shqiptare po del jashtë standardit”.

Problemi nuk është imagjinar, por ontologjikisht konkret, thelbësor deri në nivelin që natyrshëm shtrohet pyetja: deri ku mund të shkojë shoqëria me këtë relativizëm të shfaqur in extremis, e shoqëruar me patologjinë e individualizmit dhe “zbrazjen shpirtërore” të marrëdhënieve njerëzore? Ka shumë fakte të kohës së fundit që të krijojnë këtë perceptim, sepse po jetojmë një situatë paradoksale, në të cilën edhe për shumë probleme serioze, duket se ka një amplitudë sociale që varion nga kaotizmi në “kollajllëkun relativist” politik apo moral. Natyrisht, duhet parë ca më gjerë problemi i “relativizmit” në shoqërinë tonë, si vështirësi e kohës moderne për të gjetur apo përcaktuar masën relativiste midis vlerave sociale dhe ato individuale. Kjo është vështirësia që vjen nga të “dy llojet” kryesore të lirisë që përpunon shoqëria moderne si “liri pozitive” dhe si “liri negative”.

Pa dashur të bëj “teori të mëdha” të liberalizmit moral, pasi nuk është vendi i duhur, duhet të them dhe besoj se kam të drejtë, se nuk është e lehtë, që në shoqërinë tonë që dikur ishte tradicionaliste, e hiperkolektivizuar, të përcaktosh në kohën e sotme, në mënyrë konsensuale, pa le më t’i imponosh njerëzve në jetën politike, ekonomike e morale, “parametra socialë” të vjetër. Nuk është e lehtë që në shoqërinë tonë sot, të kesh mundësinë, që duke u nisur nga “vlera të qëndrueshme”, politike, morale apo ekonomike, të përcaktosh gjetjen e “zgjidhjes më të mirë”. Derisa ndjenja e “relativizmit” është bërë dukuri “ontologjike”, “gnoseologjike” dhe “aksiologjike” në njohjen dhe vlerësimin e njerëzve, ngjarjeve dhe dukurive sociopolitike në këtë vend, është e vështirë të kërkosh të ketë ndërkaq parime, standarde vlerësimi, që mund të ndihmojnë për të gjetur apo zgjedhur alternativën më të mirë, për shqetësimet që shoqërojnë sjelljet e njeriut relativist, sidomos të atyre që janë mësuar të abuzojë me lirinë, normat e përbashkëta në shoqëri, të atyre që kryejnë krime të përbindshme dhe shfaqin sjelljet seksuale anormale e anarkike, për deformimet që po pëson tipologjia e familjes, konceptet kaotike për të mirën, të bukurën të shëmtuarën, etj..

Padyshim ka një lidhje dukshëm organike midis njeriut relativist, të pavendosur drejt, i shqetësuar individualisht, që i ndërlikohet jeta dhe sjellja nga një paqartësi relativiste, midis asaj që dëshiron përballë asaj që mundet. Kjo sindromë sociale e përhapur ka prekur politikën, moralin shoqëror. Janë të shumtë njerëzit të cilët individualisht, po kalojnë një periudhë të vështirë “relativizmi”, e cila gjendet e shfaqur dukshëm në shumë tregues e parametra të sjelljes politike, morale, e qytetare. Duket se shoqëria shqiptare po mësohet të “ushqehet” dhe adoptohet, me mentalitetin e gjykimit relativist të gjërave. Dhe kjo natyrisht duket se është njëri nga “faktorët themelorë”, që ka krijuar një atmosferë social politike, e cila po “determinon”, një ndjenjë të thellë skepticizmi social, relativizmi politik apo moral. Personalisht nuk kam asgjë, madje jam dakord me rrugën që shoqëria shqiptare ka zgjedhur, për të hyrë në botën moderne, për t’u bërë e barabartë me “të ngjashmit e saj”.

Veç duhet që pasi zgjedhim një rrugë, duhet të mësohemi më shpejt për të “ecur sipas saj” dhe jo kundër saj. Nëse ka ende njerëz që nuk e kuptojnë thelbin e modelit politik, ekonomik, social dhe moral që kemi zgjedhur, pothuaj në mënyrë konsensuale, si politikë e si popull, faji nuk është i tyre, por i politikës, shoqërisë civile dhe sidomos i intelektualëve, sociologëve dhe moralistëve, të cilët kanë mundësinë por dhe detyrën dhe përgjegjësinë, që realitetin ku jemi, rrugën nëpër të cilën po ecim ta “zhveshin nga ambalazhet” dhe tautologjitë e vjetra, ngushëlluese, me natyrë sociale deterministe e të ekzagjeruar. Shoqëria jonë po modernizohet në përputhje modelin më të mundshëm “liberalist”, që është modeli “triumfues”, kusht për të ndërtuar brenda koncepteve relativiste një shoqëri organike.

Ky model i zgjedhur veç të tjerave, është “hakmarrje e shfaqur” ndaj një shoqërisë sonë të mëparshme, e cila ishte e indoktrinuar, e kornizuar në gjithçka e në çdo gjë. Kalimi me “inat”, gjithë vrull, pa u përmbajtur nga një “shoqëri rregullatore”, në një “shoqëri relativiste” e pa shumë rregulla” fikse apo me norma sociale të relativizuara, është shkaku që po përjetojmë një periudhë të gjatë “mungese aftësie”, për të bërë vlerësimin konsensual të gjërave, për të ndarë “kufijtë” midis të së mirës dhe të keqes në politikë, në jetën shoqërore, sjelljen personale e publike, duke bërë dallimin e sjelljes etike nga ajo antiqytetëruese, të bukurën nga e shëmtuara në shijet estetike, modelet e veshjeve, dallimin e sjelljes humane nga veprimet banale e kriminale etj.. Në të vërtetë, nuk jam kundër nevojës për një shoqëri që të ketë në thelbin e saj një relativizëm të shëndetshëm, që lidhet me dinamikën dhe ndryshueshmërinë e vlerave dhe personaliteteve të politikës profesioniste, me vlerësimin objektiv dhe rivlerësimin e njerëzve në perspektivën e ecurisë së tyre, duke përplasur meritave të tyre historike dhe aktuale, duke qenë njëherësh kundër “tabuve”, kundër shenjtërimit të njerëzve, kthimit të tyre në “idole” apo “idhuj”, që në shumë raste kanë ndikim spekulativ.

Le ta shohim këtë në arenën e koklavitur të jetës politike, e cila për fat të keq, nuk mund të mos shfaqë defektin e njohur, të vjetër, ende të pashëruar të politikës sonë nacionale, e cila pafundësisht pothuaj ka vuajtur nga “sindroma intrasigjente e liderizmit”. Nuk mund të gjenden mëndje relativiste tek “politikanët vasalë”, që nga që e kuptojnë se u ka kaluar “koha politike”, qëndrojnë në “skakierën e politikës profesioniste” më shumë si infantilë dhe mediokër. Nuk është fare e vështirë të dallosh politikanët që kapardisen kot para kamerave, megjithëse e dinë edhe vetë që, asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të “qëndrojnë në këmbë” apo të “mendojnë relativisht” me kokën e tyre, pa qenë në “suzerenitetin” e të tjerëve.

Sidoqoftë ka rëndësi të kuptohet se nuk ka “shoqëri e hapur” nëse nuk pranon “relativizmin” si kusht për të pranuar se në jetë gjërat janë kalimtare, që në kushtet e shoqërisë modern, mbeten dhe pranohen si “vlera konsensuale” sende, ide dhe njerëz, që kanë vlera të qëndrueshme, të pranuara konsensualisht nga shoqëria, partia, komuniteti, morali etj.. “Koha e re” e shoqërisë shqiptare, me gjithë kaosin e natyrshëm të kalimit në periudhën moderne, është duke vërtetuar se njerëzit kanë akoma shumë rrugë për të bërë dhe arritur sukses, për t’i bërë të qëndrueshme (jo vetëm relativiste) tentativat për të vepruar në shoqëri, jo vetëm duke u nisur nga pasionet personale relativiste, por edhe në përputhje me standardet e arsyes sociale të përbashkët, shoqërisht konsensuale.

Ajo që është bërë e vështirë për jetën sociale të shoqërisë shqiptare, që sjell kaotizëm, paqartësi e “neurotizëm social”, është fakti se po ecim në rrugë të re, në një trase sociale, drejtimi i së cilës është i qartë, por që nuk është e mundur të parashikohet deri në detaje. Pikërisht vlera e madhe e shoqërisë “liberale dhe tolerante”, qëndron në faktin, që ajo nuk i përcakton gjërat në formë të prerë, ultimative, detyruese dhe përfundimtare. Përkundrazi, relativizmi, e drejta e çdo njeriu për të pasur bindje, sjellje personale, “kod” moral personal, është vlera e padiskutueshme, pa të cilën shoqëria jonë nuk mund të bëhet kurrë modern dhe e lirë. Ama me një kusht, relativizmi si shprehja e lirisë individuale, është një “kalë” që së pari duhet mësuar të “ngasësh”…

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 89.4 lekë dhe do shitet me 90.4 lekë.

km

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99.1 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 105 lekë dhe do shitet me 106 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118 lekë.

Përmbytje të mëdha kanë goditur Mianmar pas tajfunit Yagi, ku më shumë se 230.000 njerëz të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, sipas zyrtarëve.

W2

Junta qeverisëse e vendit ka kërkuar ndihmë të huaj, raportojnë mediat shtetërore. Kryeqyteti Naypyidaw është ndër zonat më të goditura.

Përmbytjet kanë vrarë të paktën 33 persona, thotë ushtria e vendit. E përditshmja shtetërore New Light of Myanmar thotë se disa kampe të përkohshme ndihmash janë ngritur për viktimat e mbetura të pastrehë.

Stuhia më e fuqishme e Azisë këtë vit, tajfuni Yagi, tashmë ka përfshirë Vietnamin, ishullin kinez Hainan dhe Filipinet.

Shefi i Junta-s, Gjenerali Min Aung Hlaing dhe zyrtarë të tjerë kanë vizituar zonat me përmbytje të mëdha. Numri i të vdekurve është shumë më i lartë, ku raportohet se 160 njerëz humbën jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut.

“Nuk ka mjaft varka për të na shpëtuar,” tha punonjësi i shpëtimit.

Shkencëtarët thonë se tajfunet dhe uraganet po bëhen më të fortë dhe më të shpeshtë me ndryshimet klimatike. Ujërat më të ngrohta të oqeanit do të thotë që stuhitë marrin më shumë energji, gjë që çon në shpejtësi më të larta të erës.

Papa Françesku teksa komentoi dy kandidatët presidencialë amerikanë, këshilloi votuesit katolikë të zgjedhin “të keqen më të vogël” kur të votojnë në zgjedhjet e nëntorit.

55

Papa tha se mos mirëpritja e emigrantëve, duke iu referuar Trump, është një mëkat “i rëndë” dhe e krahasoi qëndrimin e Kamala Harris për abortin me një “vrasje”.

“Të dy janë kundër jetës, qoftë ai që dëbon emigrantët, qoftë ai që vret foshnjat”, tha Papa në komentin e rrallë politik në një konferencë shtypi të premten teksa përfundoi një turne 12-ditor nëpër Azinë Juglindore.

Papa nuk iu referua me emër Harris apo Trump në komentet e tij. Katolikët amerikanë përbëjnë 52 milionë nga 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën.

Papa Françeskut iu kërkua të konsullonte votuesit katolikë gjatë konferencës për shtyp dhe vuri në dukje në fjalët e tij se nuk ishte amerikan dhe nuk do të votonte në zgjedhje.

Por ai inkurajoi amerikanët të votojnë. “Të mos votohet është e shëmtuar. Nuk është mirë. Duhet të votoni,” tha ai.

“Ju duhet të zgjidhni të keqen më të vogël. Kush është e keqja më e vogël? Ajo zonja apo ai zotëri? Nuk e di. Të gjithë, në ndërgjegje, (duhet) të mendojnë dhe ta bëjnë këtë.”

NGA MIMOZA DAJÇI MIMOZA DAJÇI

Më 12 shtator 2024, pranë sheshit “Lou Gehrig Plaza” në Bronx, New York, Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson organizoi për të tretin vit radhazi me qytetarët, politikanët dhe OJQ-të “Ditën e Kujtimit” për 11 shtator 2001, në nderim të afro 3000 heronjve që humbën jetën gjatë atij sulmi terrorist. Edhe vite më parë ish-Presidenti Ruben Diaz Jr. i kushtonte kohën dhe respektin e duhur kësaj date të rëndësishme historike.

Kaluan 23 vite dhe çdo qytetar në SHBA kujton me dhimbje 11 shtatorin e vitit 2001, si dhe viktimat në njerëz që humbën jetën gjatë asaj tragjedie, kur terroristët islamikë rrëmbyen avionët dhe përflakën hapësirën amerikane duke goditur Pentagonin dhe “World Trade Center”. Çdo kush që e do jetën lirinë, paqen pyet me të drejtë: Kur do të marrë fund terrorizmi? Edhe unë si dëshmitare okulare e asaj ngjarjeje që tronditi botën, bashkohem me dhimbjen e madhe që shkaktoi ajo katastrofë.

Nuk po ndalem si e përjetova atë histori, pasi e kam publikuar më të zgjeruar e titulluar “Kur do të marrë fund terrorizmi” tek libri “Nënës” në vitin 2007 botim i “Bota e Gruas Shqiptare” në mediat shqiptare si dhe e dërgova për botim te gazeta amerikane “New York Times”. Ceremonia madhështore në Bronx u drejtua nën moderimin e spikerit të Tv – Bronx Net, Gary Azelbank. Si fillim në nderim të rënëve u mbajt një minutë heshtje, më pas “Himni Amerikan” u këndua nga sopranoja Renee Vredle, lutjet fetare u mbajtën nga Kleri katolik, mysliman etj. dhe nga Rabbai i Institutit hebre në Riverdale. Banda frymore “Pipes & Drums” e shtetit të New Yorkut ekzekutoi muzikë të zgjedhur si homazh për viktimat e 11 shtatorit 2001.

Fjalën e hapjes e mbajti Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson. Eventin gjithashtu e përshëndeti Gjykatësi i Lartë Administrativ për Çështjet Civile në Gjykatën e Lartë në Bronx, New York – Hon. Joseph E. Capella, Presidenti i BCBA Sergio Villaverde, politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Një ftesë për këtë ceremoni mbërriti edhe në postën time elektronike, ku pata rast të takohem me Presidenten Vanessa L. Gibson, nëpunësen e lartë të Bashkisë në Bronx Cecilia Hernandez, senatorin Jose M. Serrano, liderin e Bordit për Komunitetet Keny Agosto etj.. Sulmet e 11 shtatorit janë një seri sulmesh të koordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt SHBA më 11 shtator 2001.

Objekte të sulmit ishin ndërtesa të rëndësishme në SHBA, si Kullat Binjake ku ishte vendosur Selia e Organizatës Botërore të Tregtisë në New York, ndërtesa e Pentagonit si dhe Shtëpia e Bardhë. World Trade Center (Qendra Botërore e Tregtisë) shkurt WTC, ishte një kompleks ndërtesash i ndërtuar 1973 në lagjen Manhattan në jug të New Yorkut. Lartësia e saj ishte 417 m, me 110 kate dhe me sipërfaqe 400.000 m2 . Arkitekt i së cilës ishte Minoru Yamasaki. Në vendin ku ndodhej WTC është ngritur një ndërtesë tjetër me emrin Freedom Tower – Kulla e lirisë, që është më e madhe se WTC. Terroristët arritën të shkatërronin Qendrën Botërore të Tregtisë në New York dhe të dëmtonin rëndë Pentagonin në Washington. Mijëra qytetarë u vranë në sulmin më të rëndë terrorist në historinë e njerëzimit. Ditët pas tragjedisë gjatë gjithë kohës, grupe të shpëtimit kërkuan për persona që mund të kishin mbijetuar.

Ndërsa në mbrëmje, Presidenti Bush iu drejtua vendit me këto fjalë: “Ne po hetojmë se kush fshihet pas këtyre akteve mizore. Kam urdhëruar të gjitha organet e rendit që të gjejnë personat përgjegjës. Nuk do të bëjmë dallim midis terroristëve që kryen këto akte dhe atyre që i strehojnë ata”. Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme. Sipas disa të dhënave, vetëm gjatë dekadës së fundit bazuar edhe tek mediat amerikane dhe shënimet e enciklopedisë shqiptare, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar rreth 7 trilionë dollarë për mbrojtjen kombëtare, sigurinë e vendit dhe shërbimet e inteligjencës.

Siguria e udhëtimeve ajrore u ashpërsua ndjeshëm pas sulmeve të 11 shtatorit. Administrata për Sigurinë në Transport u krijua për të forcuar sigurinë në aeroporte dhe avionë. U deshën më shumë se 8 muaj për të pastruar Ground Zero, siç u quajt zona ku dikur ishin kullat binjake. U ngrit një memorial dhe muze me emrat e të gjitha viktimave në të cilat u skalitën panele të bronzta, të grupuara sipas vendit ku individët gjendeshin në ditën e sulmit. Projekti u inaugurua në nëntor të vitit 2014. Sot – One World Trade Center ose Kulla e Lirisë, është 541 metra e lartë, më shumë se sa kulla origjinale veriore. Për rindërtimin e Pentagonit u deshën më pak se një vit, me stafin që u rikthye në zyra, në gusht të 2002- shit.

Çdo 11 shtator në Manhattan ndizet e ndriçon një Instalacion ikonik në shenjë homazhi për viktimat e asaj tragjedie. Instalacioni artistik konsiston në dy shtylla drita  ngjyrë blu, të cilat simbolizojnë dy kullat binjake dhe është kthyer në një simbol të përvitshëm në lidhje me atë se si qytetarët e New Yorkut e kujtojnë qëndresën dhe forcën e tyre pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ky instalacion u prezantua për herë të parë gjashtë muaj pas ngjarjeve të 11 shtatorit, në mars të vitit 2002, teksa operacionet për kërkimin dhe shpëtimin e viktimave vijonin në rrënojat e kullave binjake. Përkujtimi i 9.11.2001 tashmë është kthyer në traditë e vlerë historike nga Bashkia në Bronx edhe për brezat e rinj, ku mes viktimave që humbën jetën në krye të detyrës ishin edhe tre shqiptaro – amerikanët Mon Gjonbalaj, Roko Camaj dhe i riu Simon Dedvukaj, të cilët punonin si mirëmbajtës tek Kullat Binjake 110-katëshe në Manhattan.

Edhe unë si e mbijetuar e asaj tragjedie (njohur ligjërisht nga shteti amerikan) ftohem çdo vit nga Bashkia në Bronx për të marrë pjesë në Ceremoninë Përkujtimore dedikuar 11 Shtatorit 2001. Së bashku me mua të pranishme ishin edhe aktivistet e njohura, anëtaret e Organizatës së Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA, poetja Merita Prenga, Merlin Tushe, Rezarta Gashi etj.. Pasi u lexuan 144 emrat e viktimave që humbën jetën (ish-banorë të qytetit në Bronx) në atë tragjedi Presidentja e Bashkisë në Bronx Vanessa L. Gibson falënderoi organizatorët, forcat e rendit dhe ftoi të gjithë pjesëmarrësit në koktejin e shtruar enkas për këtë event.

Zhvillimi i ngjarjeve të datës 11 shtatori 2001

Ora 8:46 e mëngjesit, një aeroplan i rrëmbyer u përplas mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr. 17 minuta më vonë, në orën 9:03, një aeroplan tjetër pasagjerësh u përplas mbi kullën jugore, duke krijuar një zjarr të madh.

Ora 9:17 e mëngjesit. Administrata Federale e Aviacionit urdhëroi mbylljen e të gjitha aeroporteve në New York. Pak minuta më vonë u mbyllën urat dhe tunelet në New York.

Në orën 9:30 Presidenti Bush, që ndodhej në Florida, informoi popullin amerikan se vendi ka përjetuar një sulm terrorist. Ndërkohë, Administrata Federale e Aviacionit pezulloi të gjitha fluturimet, hera e parë kjo në historinë amerikane, që pezullohet transporti ajror.

Ora 9:37 e mëngjesit. Vetëm pak kilometra jashtë Washingtonit, një aeroplan pasagjerësh përplaset mbi ndërtesën e Pentagonit, duke e mbuluar atë në flakë. Disa qindra veta vriten ose plagosen.

Ora 10:05 e mëngjesit. U rrëzua Kulla jugore e Qendrës Botërore të Tregtisë, duke shkaktuar re të dendura pluhuri që mbuluan qytetin e New Yorkut.

Ora 10:10 e mëngjesit, rrëzohet aeroplani i linjës “United Airlines” numër 93 në shtetin e Pensilvanisë.

Ora 10:22 e mëngjesit, Departamenti i Shtetit dhe i Drejtësisë evakuohet, më pas edhe Banka Botërore dhe ndërtesa e kongresit.

Ora 10:28 e mëngjesit, rrëzohet kulla veriore e Qendrës Botërore të Tregtisë, Kullat e famshme Binjake të New Yorkut.

Ora 10:45 e mëngjesit, të gjitha zyrat kryesore të qeverisë federale evakuohen.

Ora 11:59 e mëngjesit, agjencia ajrore “United Airlines” konfirmon se aeroplani me numër fluturimi 175, i linjës nga Bostoni për në Los Angeles u rrëzua me 56 pasagjerë dhe 9 pjesëtarë të ekuipazhit.

Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të “Big Brother Vip”, nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale. Mirëpo së fundmi ajo është rikthyer me një pyetje e cila ka zgjuar kuriozitet tek fansat. “Gjeni kush nga VIP-sat më ka block dhe pse”,- i ka pyetur Egla fansat e saj.

egla ceno

Përgjigjet e ndjekësve kanë qenë nga më të ndryshmet dhe sigurisht shumica lidheshin me BBV, e jo vetëm edicionin e shkuar po dhe për personazhet e dy edicioneve të para. Nga Luizi, Olta, Iliri deri te “bashkëjetuesit” e saj për më shumë se 4 muaj përgjigjet janë parë si fyerje dhe ironi.

Kujtojmë që brenda shtëpisë së BBV, aktorja ka pasur përplasje të forta me shumë nga banorët. Mirëpo Egla akoma nuk e ka konfirmuar se kush i ka bërë bllok në rrjete sociale. Edhe pse u bën 3 muaj nga përfundimi i “Big Brother Vip3”, ish-banorët e atij edicioni vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për publikun.

Së fundmi është bërë e ditur se dy finalistët e “reality show-t” janë takuar në fshehtësi, pa i publikuar këto momente në rrjetet sociale. Bëhët fjalë për Julian Dedën dhe Egla Cenon, për të cilët u fol se do të jenë drejtues të emisionit “Fiks Fare”, por që, në fakt, nuk ndodhi. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Blendi Salaj gjatë një interviste për “Wake Up”.

Ky takim i pa zbuluar deri më tani ka ngjallur shumë kureshtje për atë që ka ndodhur mes dy ish-banorëve. Sipas Salajt, takimi ka ndodhur pa praninë e kamerave dhe, çuditërisht, nuk është bërë asnjë foto publike që të dokumentojë këtë moment, gjë që ka habitur fansat e tyre, të cilët ndjekin çdo lëvizje të ish-banorëve. Ky fakt ka ndezur spekulimet rreth bisedës mes dy finalistëve, duke qenë se dy aktorët, edhe pas BBV kanë hedhur kunja të vazhdueshme për njëri-tjetrin.

Fakti që Egla u la jashtë “Fiks Fare” ka ngritur dyshime të mëdha. Pas fitores së saj, të shumtë ishin ata që menduan se aktores do t’i besohej drejtimi i këtij formati. Ndaj dhe duhet thënë se kalimi i Xhemit tek emisioni investigative, habiti jo pak publikun. Pak javë pas përfundimit të “Big Brother”, Egla u pa edhe në një takim informal me Ledionin, çfarë edhe na bëri të mendojmë se temë e diskutimit ishte edhe karriera e Eglës, pranë Top Medias. Por duket se diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Egla jo vetëm që nuk u mor për drejtimin e Fiksit, por nuk do të jetë pjesë as e filmave që produksioni do të realizojë. Duke e ditur këtë vendim të stafit, aktorja ka vijuar me karrierën e saj, duke u rikthyer në set, këtë herë larg produksionit të “Top”-it. Egla Ceno, fituesja e edicionit të 3-të të “Big-Brother Vip”, vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes nga mediat dhe rrjetet sociale.

Një pjesë e mirë e publikut duket se akoma nuk e pranojnë se ishte ajo që e rrëmbeu çmimin e madh. Mirëpo Egla ka vendosur t’u japë fund këtyre zërave duke thënë të vërtetën që fshihet pas fitores së saj. Me anë të një postimi në InstaStory ishbanorja e BBV ka thënë se e ka fituar edicionin e tretë për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e “Top Channel”.

“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh Egla.

“Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.

Ndër të tjera ajo shtoi: “Po e them këtë gjë edhe pse do të më kushtojë shumë sepse nuk mund t’i tregoj sekretet e Bigut po e them se ju më zbuluat dhe është më mirë të them të vërtetën. Ja pra, kjo është arsyeja se përse unë e fitova Bigun “

Është mëse e qartë që ky postim nga ana e Cenos është një ironi për të gjithë ata që nuk pajtohen me faktin se ajo e ka merituar atë fitore. Kujtojmë që Egla doli në finale me Julian Dedën dhe Romeo Veshajn, por ajo arriti t’i mundte djemtë dhe ja doli të ishte femra e dytë fituese në të gjithë historinë e BB shqiptar, dhe e para për BBV.

Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

auto_thumb_697_650_365_0_0_crop1685769170

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti si për ditën e Shtunë ashtu dhe për ditën e Diel parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe alternimet e kthjellimeve dhe kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Por, për ditën e nesërme pjesërisht në zonën e veriperëndimit dhe kryesisht zonën e qendrës deri në orët e mesditës reshjet lokalisht me intensitet deri dhe të lartë. Këto reshje me intensitet deri dhe të lartë do të jenë në formën e rrebesheve apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike çka mund të bëjë që të jenë problematike për zonat urbane.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim kryesor verilindje dhe juglindje dhe shpejtësi mesatare 5-12 ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës problematike dhe shpejtësi deri në 12-18m/s.

Temperaturat pritet të pësojnë një rënie të ndjeshme në të dyja vlerat (si në ato darkës  ashtu dhe ato të mesditës). Në relievet malore vlerat minimale pritet të arrijnë vlerat deri në 7 grad celcius ndërsa ato të mesditës jo më shumë se 22-24 grad përgjatë ultësirës perëndimore. Vlera këto që janë disa gradë më pak sesa mesatarja mujore klimatike për vendin tonë.

1 2

Një të diel të janarit të vitit 1925, gazeta “Indipendenca Shqiptare” lajmëronte në faqen e saj të parë: “Zija Dibra u vra. Ish-kapiten Zija Dibra, ministër tjetër herë në kabinetin e Pandeli Evangjelit, i akuzuar për çështje bolshevike, tek internohej në Berat, duke kaluar katundin Harizaj të Qarkut të Kavajës, u mundua të arratisej e t’ikë prej duarsh nji aspiranti, i cili e shoqnonte deri në Berat. Kështu, duke qenë i hypur në kalë, atë e ngau me gjithë fuqinë, përpara. Aspiranti i bërtiti nja dy herë të qëndronte, por mbasi s’e dëgjoi, e qëlloi në kokë dhe e rrëzoi të vrarë prej kalit”.

q

Zija Dibra, figurë e njohur e politikës shqiptare të fillim-shekullit XX u vra në të njëjtën ditë kur në Tiranë shpallej republika me president Ahmet Zogun tashmë të kthyer triumfator nga Jugosllavia. Vetëm pakkush e besoi versionin zyrtar të vrasjes. Zija Dibra, njihej si kundërshtar i vendosur i Ahmet Zogut, ai vetë kishte marrë pjesë si ushtarak në kryengritjen e drejtuar nga Hasan Prishtina në 1921.

Në 1923-in, bënte pjesë në një organizatë antizogiste të themeluar në Vjenë, nga Aqif Pashë Elbasani. Në qershor të 1924-ës, kishte luftuar me armë në dorë, në krah të kryengritësve, pastaj ishte vendosur në garnizonin e Shkodrës. Në vitin 1924, Noli e kishte dërguar Zija Dibrën, për t’i mbushur mendjen Elez Isufit, që të mos bashkohej me Zogun.

Dibra ia arriti t’i mbushte mendjen Elez Isufit, duke u kujtuar dibranëve armiqësinë e kahershme me serbët dhe duke përdorur edhe një shumë të majme parash. Njerëzit e Zogut, i kishin të gjitha arsyet për ta hequr qafe, por jo vetëm se ishte fanolist…!

Një pikëpyetje e madhe?

Si shumë politikanë të tjerë të përzier me ngjarjet e Qershorit 1924, edhe Zija Dibra ishte nisur për në udhën e mërgimit. Në 23 janar 1925, ishte parë duke udhëtuar mbi një kamion me targa të Durrësit, së bashku me Sulejman Delvinën dhe Sejfi Vllamasin, i pari ish-ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa i dyti, anëtar i Këshillit të Lartë.

Vllamasi kujton ta ketë pyetur, nëse do të shkonte bashkë me ta matanë detit, apo do të qëndronte në Shqipëri. “Jo nuk do lëviz, për jetën time, më ka dhënë garanci Myfit bej Libohova”. Kështu Zija Dibra nuk shkoi në Itali si qindra të tjerë, por përfundon, nuk dihet sepse, në Vlorë. Myfit bej Libohova, po marshonte në Jug, për t’u ardhur në ndihmë forcave të Zogut, që zbrisnin nga Veriu.

Pikërisht këtu Zija Dibra arrestohet dhe niset i shoqëruar me një xhandar, për në Berat, ku do të mbahej i internuar. Se çfarë ka ndodhur saktësisht, atë ditë të ftohtë në afërsi të Harizajt të Kavajës, këtë e dinte vetëm xhandari “pa emër”.

Krerët kosovarë dhe Ahmet Zogu

Zija Dibra, ishte shumë i lidhur me figurat drejtuese kosovare, si; Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Bedri Pejanin, Hoxha Kadrinë, me ata që përbënin zemrën e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me qendër në Shkodër.

Pesë vjet para vrasjes së Zija Dibrës, në vitin 1920, poeti dhe politikani italian, Gabriele D’Anuncio, organizoi në Trieste një mbledhje, të të gjitha organizatave nacionaliste, popujt e të cilëve, kishin mbetur nën sundimin serb, tashmë në Jugosllavinë e porsakrijuar.

Përfaqësues i kosovarëve dhe i Komitetit të Shkodrës, sipas Eqrem bej Vlorës, në këtë takim, ishte “atdhetari i vjetër Beqir Vokshi”. Në këtë mbledhje, D’Anuncio u premtoi kosovarëve armatim, me qëllim që këta të nisnin “çlirimin e Kosovës”, duke sulmuar nga ana e Kukësit.

Vapori me armë mbërriti në Shëngjin, në verën e vitit 1920. Asokohe Lufta e Vlorës, ishte në kulmin e saj. Ushtria jugosllave, u bë gati për ndërhyrje në anë të Bunës. Ahmet Zogu, ministër i Brendshëm në atë kohë, ishte kundër shkarkimit të armëve të D’Anuncios, në Shqipëri.

Ai, por jo vetëm, mendonte se një sulm i kosovarëve ndaj Jugosllavisë, do ta vinte Shqipërinë e brishtë, në konflikt të hapur me Jugosllavinë, një luftë të cilën, sigurisht Shqipëria nuk ishte e gatshme ta përballonte, në atë kohë, por me sa duket edhe më vonë.

Për ta zgjidhur çështjen, Zogu dërgon në Shkodër, Sejfi Vllamasin dhe Xhemal Naipin. Me vete kishin edhe 20 mijë franga ari. “… Në orët e vona – kujton Vllamasi – u takuam me Bajram Currin, për ta bindur atë, pasi ishte më i arsyeshëm se të tjerët. E diskutuam çështjen, nga çdo pikëpamje, por nuk mundëm ta bindnim Currin, pasi influencohej nga Bedri Pejani, që ishte në favor të shkarkimit të armëve.

Atëherë po atë natë, shkuam në prefekturë, ku na prisnin, ndihmës-prefekti Sulçe Bushati, me komandantin e Xhandarmërisë, Malo Bushati, për të marrë vesh përfundimin e bisedimeve. Pasi të gjitha përpjekjet me anë bisedimesh dështuan, u vendos për masa ushtarake. Malo Bushati, nën komandën e kapiten Hasan Bushatit, dërgon një forcë xhandarësh në Shëngjin, për ta ndaluar me forcë shkarkimin e armëve…”!

E çara e parë e fortë mes krerëve kosovarë dhe Ahmet Zogut kishte ndodhur.

Zinxhiri i vrasjeve

Zija Dibra, shërbente si ndërlidhës mes liderëve kosovarë dhe krerëve nacionalistë maqedonas, të VMRO, Teodor Aleksandrov dhe Petar Çaulev. Në vitin 1924, konsulli jugosllav në Shkodër, i kishte raportuar disa herë Beogradit, mbi planet për të sulmuar Jugosllavinë. Çaulev, kishte takuar Hasan Prishtinën, ndërsa Aleksandrov, Bajram Currin.

Zija Dibra, madje u akuzua nga jugosllavët edhe si organizator i një takimi Noli-Aleksandrov, por ky takim u përgënjeshtrua nga Tirana zyrtare. Brenda pak muajsh, agjentët jugosllavë, arritën të vrasin krerët e VMRO-së, Aleksandrovin, në gusht të 1924 dhe Çaulevin, në dhjetor të 1924-ës, teksa e kishin ndjekur deri në Milano, pas kthimit të tij nga Shqipëria.

Një tjetër nacionalist anti-jugosllav, që kishte lidhje me kosovarët e Shkodrës, ishte malazezi Marko Raspopoviç. Ky bashkë me dy malazezë të tjerë, kishte marrë pjesë, madje me armë në dorë, në ngjarjet e Qershorit të 1924-s. Në fillim të 1925-ës malazezët ishin ende në Shkodër. Një dëshmitar i kohës, Asim Kopliku, ka rrëfyer:

“Mua më thirrën në konsullatën jugosllave të Shkodrës. U paraqita te konsulli jugosllav, i cili më kërkoi t’u dorëzoja Raspopoviçin, bashkë me dy malazezët, që kisha nën komandë. Konsulli tha se tre malazezët, ishin armiq të rrezikshëm të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë…! Në kazermë, bisedova gjatë me Marko Raspopoviçin.

Ai e fliste mirë shqipen. I tregova rrezikun që e kanoste dhe ramë dakord, që unë ta nxirrja nga Shkodra, ta përcillja deri në Bërdicë e, pastaj të shkonte në Shëngjin, e të hidhej në Itali. Por në Shëngjin, Marko Raspopoviçin e kapën. Treshja malazeze iu dorëzua Ceno bej Kryeziut, i cili e vari Marko Raspopoviçin, në Krumë”!

Pak muaj më vonë, Ceno bej Kryeziu, do t’i deklaronte një gazete të Beogradit: “Unë e kam zënë dhe unë e kam vrarë armikun tuaj, Marko Raspopoviç. Unë kam vrarë Zija Dibrën, Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, për paqen tuaj e tonën…”! Të ketë qenë një deklaratë e sinqertë, apo vetëm një mburrje në ngazëllim e sipër?! Historia nga një here, nuk është edhe aq e qartë, sa do të donim.

Në vitin 1925, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, nuk ekzistonte më praktikisht. Një pjesë e liderëve u vranë, pjesa tjetër, u fsheh në emigracion. Memorie.al

UEFA, përmes programit “The European Club Talent and Competition Landscape”, shqyrton klubet dhe kompeticionet vit pas viti dhe përfundimi i asaj që ndodhi në sezonin 2023-2024 është se shifrat ekonomike janë afër atyre të para të pandemisë dhe se frekuentimi në stadiume, të mëdha e të vogla, në ligat më të fuqishme dhe në të tjerat më pak të tilla vazhdon të rritet për të dytin sezon radhazi.

806x378-dortmund-fans-take-over-london-ahead-of-champions-league-final-1717253980481

Trendi është i qartë, tifozët dëshirojnë të shkojnë në stadium, ta ndiejë futbollin nga afër pavarësisht ofertës gjithnjë e më në rritje që ata marrin përmes çdo lloj platforme.

Sipas raportit të UEFA-s, në total, për sezonin 2023-2024 ishin plot 229 milionë tifozë që u panë në stadiume të ndryshme në kontinentin europian, si në futbollin e femrave ashtu edhe në atë të meshkujve, duke përfshirë ndeshjet e ekipeve kombëtare në të cilat morën pjesë tetë milionë. Prej tyre, 212 milionë morën pjesë në futbollin e meshkujve, nëntë morën pjesë në futbollin e femrave dhe tetë morën pjesë në ndeshjet e ekipeve kombëtare.

Prej tyre, 111 milionë morën pjesë në ndeshjet e ligës së nivelit të lartë, me Serinë A italiane e vetmja që rriti kapacitetin e saj në pesë kampionatet kryesore. 71 milionë kanë ndjekur ndeshjet e ligave të ulëta, 13 milionë kanë ndjekur ndeshjet e Kupës dhe 17 milionë kanë ndjekur garat e UEFA-s. Kupa e Anglisë (Junajtid në krye), kategoria e dytë gjermane (Bundesliga 2) dhe kategoria e dytë angleze (Championship me mesatarisht 23,000 spektatorë për ndeshje është liga e shtatë evropiane për nga numri i pranishmëve në stadiume) nuk kanë asgjë për t’u zili nga shumë kampionate elitare si Premier Liga, Bundesliga, apo La Liga.

Borusia e Dortmundit ka audiencën më të madhe në stadiume me një mesatare prej 81,305 tifozësh për ndeshje, e ndjekur nga Milani me 1,86 milionë tifozë në total, Mançester Junajtid me 1,83 dhe Reali i Madridit në vendin e katërt me 1,8 milionë tifozë nëpër stadiume, ndërsa Atletiko e Madridit është e gjashta me 1,64.

Në total janë gjashtëmbëdhjetë skuadra që kanë kaluar mbi një milion tifozë, ndër të cilat nuk figuron Barcelona për shkak të kalimit të saj në stadiumin e ri “Montjuiç” me “Camp Nou” në rokonstruksion të plotë.

SPEKTATORET

FUTBOLLI I FEMRAVE – Futbolli i femrave vazhdon të përparojë dhe të rritet. 2.8 milionë tifozë morën pjesë në kampionatet lokale, 0.7 milionë morën pjesë në Champions League. Gjashtë klube kaluan njëqind mijë shikues, me Arsenalin në krye me 337,221 , me Barcelonën në pozitën e dytë me 216,974. Anglia kryeson tabelën me 1.046 milionë, me Spanjën në vendin e tretë me 467.000 shikues.

SITI, NË FUND – Futbolli i ri ka sjellë me vete pesë zëvendësimet, mirëpo Halmshtad i Suedisë është ai që i përdor më së paku me 2.8 zëvendësime për ndeshje mesatarisht, i ndjekur nga Uest Ham (2.9) dhe Mançester Siti (3.0). Vetëm një klub përdori të pesë zëvendësimet në të gjitha ndeshjet e ligës: Interi.

TRAJNERËT SPANJOLLË Raporti tregon se 63% e klubeve të kategorisë së parë europiane kanë ndërruar trajnerë të paktën një herë sezonin e kaluar, me 779 ndryshime. Turqia është në krye me 35, e ndjekur nga Italia me 28, Portugalia 27 dhe Spanja me 19. Ka një fakt që flet mirë për teknikët spanjollë, pasi është vendi që eksporton më së shumti në ligat e para dhe kombëtaret e ndryshme me 59. Italia mbetet në vendin e 37-të në vendin e dytë, me Serbinë, Portugalinë dhe Gjermaninë me 32.

MË PAK SHPENZIME – Këtë verë, klubet europiane kanë nënshkruar mesatarisht 8.9 lojtarë, 5% më shumë krahasuar me vitin 2023. Vlerësohet se një nënshkrim mesatar në Premier Ligë ka kushtuar 15.6 milionë euro. 2023 ishte viti më i mirë që nga pandemia për sa i përket shpenzimeve për transferta.

Shfaqja e futbollit saudit në elitë i ktheu ekipet evropiane në numrat para pandemisë. Shkurtimi nga Arabia Saudite në vitin 2024 ka çuar në një rënie që ka lënë shpenzimet në dymbëdhjetë muajt e fundit në 6.7 miliardë euro, nga 7,300 milionë një vit më parë. Në dy vitet e “Covid” (2020 dhe 2021), shifra më e ulët ishte 3.9 miliardë euro.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të premten se Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të nënshkruajnë javën e ardhshme një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë.

3

Sipas një njoftimi të DASH-it, kjo marrëveshje do të zgjerojë mundësitë e kompanive amerikane për të investuar në sektorin energjetik të Serbisë, “përfshirë promovimin e investimeve amerikane që do të forcojnë marrëdhëniet SHBA-Serbi”.

Në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të mërkurën më 18 shtator, Nënsekretari i Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç do të mbajnë komente në ceremoninë zyrtare./VOA

Inflacioni është ulur dhe një recesion nuk ka gjasa. Çfarë shkoi mirë? Disa vite më parë, askush nuk mendonte se një “ulje e butë” ishte e mundur, shkruan The Economist

Inflacioni-1147

Jo shumë kohë më parë, bankat qendrore kudo në botë ishin duke rritur normat e interesit. Tani, jo më. Në qershor, Banka Qendrore Europiane i uli normat për herë të parë që nga koha para pandemisë Covid-19.

Në korrik, politikëbërësit në Bankën e Anglisë votuan për uljen e normave të interesit. Banka të tjera qendrore, si ato në Kanada, Kili, Danimarkë etj., janë gjithashtu në veprim. Së shpejti, Amerika do të bëjë të njëjtën gjë.

Më 23 gusht, kryetari i Rezervës Federale të Amerikës, Jerome Powell, deklaroi se “ka ardhur koha që politika të përshtatet”. Dhe ndërsa bankat qendrore po zbusin politikën monetare, janë rritur shpresat se një “ulje e butë”, është e arritshme.

Ndryshimi-i-normave-1147

Metafora

Kjo metaforë nënkupton dy gjëra: uljen e inflacionit në nivelin 2% dhe shmangien e një recesioni. Më parë, shumë ekonomistë besonin se kjo ishte e pamundur. Zakonisht, kur bankat qendrore i rrisin shpejt normat e interesit, kjo gjë pasohet nga rënia ekonomike, sepse njerëzit e kanë më të vështirë të shlyejnë borxhet dhe është më e shtrenjtë për kompanitë që të marrin hua për të investuar.

Shtrëngimi më i madh monetar global, nisi në fund të viteve 1970 dhe provokoi një rënie të madhe ekonomike në fillim të viteve 1980.

Nga fundi i vitit 2021 deri në fillim të vitit 2024, norma mesatare e interesit në vendet e pasura, u rrit me pesë pikë përqindje, jo aq sa në fund të viteve 1970, por gjithsesi një nga rritjet më të shpejta të regjistruara në histori (shiko grafikun 1).

Kostot më të larta të huamarrjes kanë ndihmuar në frenimin e inflacionit. Në vendet anëtare të OECD-së, mesatarisht, rritja e çmimeve të konsumit arriti kulmin në mesin e vitit 2022, me 9.5% rritje në bazë vjetore.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, inflacioni ishte vetëm 2.7%, dhe që nga ajo kohë, ka vazhduar të bjerë. Rritjet e çmimeve në shumë vende të pasura, tani janë brenda objektivit, apo edhe më poshtë.

Për shembull, inflacioni në Itali ishte vetëm 1.6% në korrik. Në Kanada ishte 2.5% në të njëjtin muaj. Ka pak shenja se çmimet do të rriten përsëri, që do të thotë se bankat qendrore mund të ndihen të lira të zbusin politikën monetare.

Në vendet anëtare të klubit G10, mesatarisht, pagat nominale po rriten me 4% në bazë vjetore, paksa më shumë se përpara pandemisë (shih grafikun 2). Kjo është ende një shifër e lartë për objektivin e inflacionit, por rritja e pagave po ngadalësohet dhe ka të ngjarë të vazhdojë këtë prirje.

Ndërsa inflacioni ka rënë, norma e rritjes ekonomike ka mbetur çuditërisht e qëndrueshme. Në tremujorin e dytë të këtij viti, PBB-ja reale e vendeve të OECD-së në tërësi, u rrit me 1.8% në bazë vjetore, ritmi më i shpejtë që nga heqja e karantinave.

Rreth gjysma e shteteve në këtë klub, duke përfshirë Britaninë, Zelandën e Re dhe Suedinë, në dy vitet e fundit kanë përjetuar rënie të PBB-së për dy tremujorë radhazi, në periudha të ndryshme.

Po ashtu edhe Amerika në fillim të vitit 2022. Por edhe pse rëniet e njëpasnjëshme të të ardhurave kombëtare zakonisht tregojnë recesion, sipas fjalëve të një ekonomisti, një recesion i mirëfilltë është si pornografia: e njeh kur e sheh. Me miliona njerëz humbasin vendet e punës, të ardhurat e korporatave bien dhe firmat mbyllen. Asnjë nga këto gjëra nuk ka ndodhur.

Papunësia në vendet anëtare të klubit OECD mbetet mesatarisht në nivelin 5%. Ajo është rritur që nga fillimi i vitit, por kjo nuk është ndonjë arsye për panik. Rritja e numrit të vendeve të punës në të gjitha shtetet e pasura, mbetet mjaft e fortë.

Në shumë shtete, duke përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, numri i vendeve të lira të punës është ende më i lartë se norma para pandemisë, çka tregon se kërkesa për punë mbetet mjaft e lartë.

Kjo ka nxitur që të kërkojnë punë njerëz të cilët dikur nuk kontribuonin në fuqinë punëtore dhe nuk ishin të regjistruar si punëkërkues. Në vendet anëtare të OECD-së, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore të popullsisë në moshë pune, është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Prandaj, një fluks punëkërkuesish mund të rrisë shkallën e papunësisë në mënyrë të përkohshme.

Mbrojtje shtesë

Ndërkaq, bizneset po ecin mjaft mirë. Zakonisht, në kohë recesioni, fitimet e kompanive bien: klientët zhduken dhe firmat duhet të bëjnë ulje të mëdha. Megjithatë, në tremujorin e dytë të vitit 2024, fitimet globale të korporatave u rritën me më shumë se 10% në bazë vjetore, sipas Deutsche Bank.

Kjo ishte rritja më e madhe në dy vjet. Megjithëse besimi i biznesit në të gjitha vendet anëtare të OECD-së mbetet i ulët, ai është më i lartë se sa vitin e kaluar.

Ekonomistët skeptikë vënë në dukje se janë rritur falimentimet e kompanive që nga vitet 2020-21.

Por kjo prirje pasqyron rikthimin në normalitet që nga shkalla jashtëzakonisht e ulët e falimentimeve gjatë pandemisë, kur programet e shumta qeveritare e bënë praktikisht të pamundur që një biznes të dështonte. Pra, në terma absolutë, falimentimet mbeten të ulëta.

Si e kanë arritur vendet e pasura këtë pozitë kaq të mirë ekonomike? Një mundësi është që ekonomitë moderne mund të jenë më pak të ndjeshme ndaj ndryshimeve të normave të interesit, për shkak të rënies së industrive me nivele të larta kapitali, si ndërtimi i shtëpive dhe prodhimi, të cilat kërkojnë që bizneset të marrin shumë hua për të investuar.

Huamarrësit gjithashtu po sillen ndryshe. Gjatë viteve me norma të ulëta interesi, pronarët e hipotekave në vendet e pasura kishin marrëveshje me norma fikse, duke u mbrojtur nga normat më të larta të interesit që janë vendosur tani.

Kjo i ka lënë ata në një pozicion të çuditshëm, ku normat më të larta janë të mira për xhepat e tyre, pasi ata përfitojnë nga kthime më të larta fitimi në llogaritë e kursimeve dhe nuk duhet të paguajnë më shumë për të shlyer borxhet.

Në të gjithë Bashkimin Europian, normat më të larta të interesit, kanë rritur të ardhurat e familjeve nga llogaritë e kursimeve me 40% më shumë se rritja e shumës për shlyerjen e borxhit dhe rezultate të ngjashme vihen re edhe në vendet e tjera të pasura.

Politika fiskale po luan gjithashtu një rol. Në vitet 2020-2021, qeveritë e vendeve të pasura mundësuan shumë stimuj ekonomikë.

Kursimet e mëdha që u grumbulluan nga bizneset dhe familjet gjatë këtyre viteve, kanë zbutur goditjen e normave më të larta të interesit. Edhe politikanët kanë vazhduar politikën e lirshme fiskale. Këtë vit, qeveritë e vendeve të pasura do të kenë një deficit prej 4.4% të PBB-së.

Amerika ka një deficit prej 7% të PBB-së, që është një metodë veprimi e çuditshme në një kohë kur papunësia është kaq e ulët. Sidoqoftë, kjo qasje ka ndihmuar në kanalizimin e parave drejt ekonomisë reale, edhe pse bankat qendrore shtrëngojnë kushtet financiare.

Ngadalesim-i-vrullit-1147

Ndoshta cikli i biznesit tani ka arritur majën dhe është gati të marrë kthesën. Kryetari i Rezervës Federale Powell la të kuptohet se shqetësimet për dobësimin e ekonomisë ishin arsyeja pse ai sinjalizoi uljen e normave të interesit dhe se ai dhe kolegët në Rezervën Federale “nuk duan një ftohje të mëtejshme të tregut të punës”.

Sidoqoftë, nuk ka shumë shenja se ekonomia është gati të nisë turbulencat. Shpenzimet e kartave të kreditit mbeten të forta.

Një tregues që mat aktivitetin ekonomik në vendet e pasura, i nxjerrë nga banka Goldman Sachs, është jashtëzakonisht i qëndrueshëm (shih grafikun 3). Një tjetër tregues i krijuar nga Rezerva Federale e Atlantës tregon se PBB-ja e Amerikës po rritet me një normë vjetore prej 2%.

Edhe nëse gjykimi i tyre për gjendjen e ekonomisë del i pasaktë, bankat qendrore mund të kenë ende të drejtë që duan të ulin normat e interesit. Kostot e tanishme të huamarrjes mund të jenë në mënyrë të panevojshme të larta, duke ulur shumë veprimtarinë ekonomike dhe inflacionin.

Politikëbërësit mund të duhet të rrisin ritmin e shkurtimeve nëse dalin prova për një ngadalësim të vërtetë ekonomik. Është ende shumë herët për të festuar një “ulje të butë”, veçanërisht kur politika fiskale është ende shumë bujare. Por rruga tashmë mund të shihet qartë./Monitor

 

Në faqen e parë të gazetës “Panorama” do të lexoni:

gazeta1

Titujt kryesorë:

Mandati i Xhaçkës/ PS s’e çon në Kushtetuese, SHBA: Shpërfillët vendimin

Rritet siguria në shkolla, ministrat Manastirliu e Hoxha: Kemi shtuar oficerët

Berisha në “Arrest shtëpie”, vendimi i Apelit

Pensionet e fshatit / Lista e kooperativave ku janë djegur regjistrat

DOSSIER

Dokumentet u damkosën me vulën “Armik i Popullit”, dënimi i Kutelit

Personazh

Dorina Mema: Do të bëja një “Big Brother” me politikanë, pa bukë e ujë, do i ftoja të sterilizoheshin

Lufta’ me VIP-at dhe largimi nga ekrani, çfarë po ndodh me Egla Cenon

Shkak për ndarjen nga Sara, kush është e dashura e re milionere e Ledrit dhe miqësitë me ‘rivalet’ e reperit.

Roza gjen dashurine

OPINION

A duhet të armatoset Shqipëria/ NGA BEN BLUSHI

Kohë e koklavitur e relativizmit/ NGA GËZIM TUSHI

Dita e Kujtimit, 11 shtator 2001/ NGA MIMOZA DAJÇI

Në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” do të lexoni:

gazetaTitujt kryesorë:

Nga rivaliteti në sezonet 2004-2005 dhe 2005-2006, te ndeshja e fundit mes tyre në elitë dhe përplasjet e tifozërive. Rrëfehet ish-mesfushori, i cili ka dalë kampion me të dyja skuadrat

Tirana-Elbasani rikthehet pas 9 vitesh, Çapja: Si luaja me dy fanella…

Rrapaj bën liderin, trajneri: Bintsuka e kapi shansin

Balaj: Vllazni e fortë, tani prisni gola të tjerë! Të fitojmë edhe në transferta, afrimet e verës po përshtaten mirë

Kapiteni kuqeblu: Suksesi me Egnatian na shton besimin, duhen 3 pikë kundër Teutës

Ardit Toli: Po vjen një Dinamo e madhe

Borxhet, FSHF ultimatum Skënderbeut

Apolonia-Lushnja, derbi si provë force!

Kryendeshja e javës luhet në Fier, trajneri Magani bën apel për gjykimin

Salihi: Mos ta bëjmë dramë, ja ku vuan Kombëtarja

Lautaro: Moment i artë, Interi nuk ndalet më

Ismajli e sfidon me Empolin, Mota: Juventusi im s’fal

Fonseka: Milani e kalon krizën, jemi për titull

Ançeloti mbron Vinicius: Nuk ka xhelozi te Reali

Jamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës

horoskopi

Dashi

Sot do të keni energjinë e duhur për të realizuar një projekt të rëndësishëm. Ju do të punoni me disa koleg për të pasur sukses në këtë projekt. Në mbrëmje dilni me partnerin.

Demi

Sot do të jetë një ditë pozitive për aspektin profesional. Ju do të merrni pjesë në një aktivitet, që do të ndikojë pozitivisht në punën tuaj. Në mbrëmje argëtohuni me shoqërinë.

Binjakët

Sot bisedat tuaja do të dëgjohen nga të gjithë ata persona që shoqëroheni. Idetë tuaja do të jenë të qarta. Në këtë mënyrë, ju do të realizoni me sukses një projekt krijues.

Gaforrja

Sot është ditë pozitive për të njohur persona interesant. Në aspektin afektiv një person i ri mund të bëhet partneri juaj. Organizoni një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e miqve.

Luani

Sot do të merrni pjesë në një aktivitet social. Ju do të bisedoni me disa persona të rëndësishëm për një projekt krijues. Komunikimi me ta duhet të jetë i mirë që të keni sukses.

Virgjëresha

Sot do të njihni disa koleg të rinj në aspektin profesional. Ju do të punoni me ta për një projekt të ri, që ka të bëjë me biznesin. Të ardhurat financiare do të jenë pozitive.

Peshorja

Sot është një ditë pozitive për të shprehur idetë tuaja, për sa i përket aspektit profesional. Kolegët do të kuptojnë çdo fjalë që ju thoni. Në mbrëmje relaksohuni me miqtë.

Akrepi

Sot doni të qëndroni në shtëpi, për të bërë disa rregullime të rëndësishme. Ju do të merrni ide nga partneri. Aspekti financiar është i mirë, por nuk duhet të bëni shpenzime.

Shigjetari

Sot do të shprehni idetë tuaja për një projekt që ka të bëjë me biznesin. Gjithçka do të realizohet në mënyrën e duhur. Ju do të keni sukses, pasi komunikimi është i duhuri.

Bricjapi

Sot do të ketë disa ndryshime në profesionin tuaj. Ju do të filloni një punë të re, që do të ketë sukses. Të ardhurat financiare do të jenë të mira, prandaj mund të shpenzoni.

Ujori

Sot do të keni energjinë e duhur për të realizuar një projekt të ri. Bazohuni te idetë tuaja, apasi do të keni suksesin që doni. Në mbrëmje dilni për t’u argëtuar me partnerin tuaj.

Peshqit

Sot do të merreni me aspektin afektiv. Ju do të bëni biseda të këndshme me partnerin tuaj, që do t’ju argëtojnë. Nëse nuk jeni çift, do të njiheni me një person interesant.

 

Departamenti amerikan i Shtetit shpalli sanksione të reja ndaj mediave shtetërore ruse të premten, duke akuzuar një media të kontrolluar nga Kremlini se po punon ngushtë me ushtrinë ruse dhe se po organizon fushata për mbledhje fondesh për të blerë armë snajper, jelekë anti-plumb dhe pajisje të tjera për ushtarët që luftojnë në Ukrainë.

WhatsApp Image 2024-09-13 at 23.00.23

Në të kaluarën, Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj medias RT për shkak të shpërndarjes së propagandës së Kremlinit dhe dezinformatave, por akuzat e së premtes sugjerojnë që roli i këtij organi shkon përtej operacioneve të ndikimit. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se RT është pjesë thelbësore e makinerisë ruse të luftës dhe përpjekjeve të saj për të minuar aleatët demokratë të Shteteve të Bashkuara.

“RT-ja dëshiron që kapacitetet e saj të fshehta të zbulimit, siç janë përpjekjet e saj të propagandës dezinformuese që vazhdojnë prej një kohe të gjatë, të mbeten të fshehura”, deklaroi të premten Sekretari Blinken. “Kundërpërgjigja jonë më e fuqishme ndaj gënjeshtrave të Rusisë është e vërteta. Të zbulojmë për publikun atë që Kremlini po përpiqet ta bëjmë nën petkun e errësirës”.

RT-ja ka krijuar faqe interneti, të cilat pretendojnë të jenë faqe legjitime lajmesh për të shpërndarë dezinformatë dhe propagandë në Evropë, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe në vendet tjera, sipas zyrtarëve. Ata thonë se kjo media po ashtu ka zgjeruar përdorimin e operacioneve kibernetike përmes një entiteti të ri, të krijuar vitin e kaluar, të lidhur me zbulimin rus.

Përpjekja e fundit e RT-së kishte për qëllim mbledhjen e fondeve nga publiku me synim për të blerë pajisje për ushtrinë ruse, disa prej të cilave u blenë në Kinë, thonë zyrtarët. Lidhjet ndërmjet RT-së dhe fushatës për mbledhjen e fondeve nuk ishin të qarta dhe nuk kishte ndonjë shenjë se zyrtarët kinezë e dinin që prodhimet e tyre po i shiteshin Rusisë.

Veprimet e RT-së tregojnë “që ajo nuk është thjesht një stacion dezinformimi, por pjesë e plotë e aparatit të zbulimit dhe veprimit të qeverisë ruse”, tha Jamie Rubin, i cili drejton Qendrën për Angazhim Global të Departamentit të Shtetit.

Sanksionet e shpallura të premten vënë në shënjestër organizatën simotër të RT-së, TV-Novosti, si dhe një grup tjetër shtetëror mediatik, të quajtur ‘Rossiya Segodnya’, si dhe ndaj drejtorit të saj të përgjithshëm, Dmitry Kiselyov. Një organizatë e tretë dhe drejtuesi i saj, Nelli Parutenko, u vendosën nën sanksione nën pretendimin se kanë organizuar një skemë për blerje votash në Moldavi, me synimin për të ndihmuar kandidatët e preferuar nga Moska në zgjedhjet e radhës.

Alehandro Garnaço ka rrezikuar zemërimin e Erik ten Hagut duke pëlqyer një postim në “Instagram”. Anësori i Mançester Junajtid ka pëlqyer një postim të gazetarit italian Fabricio Romano, që përshkruan kritikat e fundit të Kristiano Ronaldos ndaj menaxherit të “Djajve të Kuq”, Ten Hag.

221104100242-ronaldo-garnacho

Në një intervistë të fundit, portugezi pretendoi se Mançester Junajtid duhet të rindërtohet dhe vuri në dyshim deklaratën e Ten Hagut, i cili tha klubi nuk mund të konkurrojë për titullin. Periudha e dytë e Ronaldos në “Old Trafford” mori fund në vitin 2022 pas një mosmarrëveshjeje me Ten Hag.

Ylli portugez reflektoi edhe për largimin e tij nga “Teatri i Ëndrrave” në një intervistë për Rio Ferdinandin. “Trajneri i Mançester Junajtid nuk mund të thotë se nuk mund të konkurrojnë për të fituar Premier Ligën dhe Ligën e Kampioneve çdo vit. Ky është Mançester Junajtid! Duhet të jesh aty, të thuash ‘dëgjo, ndoshta nuk e kemi atë potencial, por këtë nuk mund ta them. Ne do të përpiqemi. Ju duhet të provoni’. Kjo është arsyeja pse Junajtid duhet të rindërtohet”, tha CR7.

Ronaldo vazhdoi duke sugjeruar se tekniku holandez duhet të marrë këshilla nga ndihmësi i tij, Rud van Nistelroi, për vlerat e klubit.

PANORAMASPORT.AL

Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, ish-gjenerali Zdravko Ponosh, ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke u shprehur se me deklaratat e tij shpalli kapitullimin në Kosovë, e jo “pushtimin e Kosovës”.

Zdravko Ponosh

Ndër të tjera, Ponosh tha të gjitha institucionet në veri, në të cilat Vuçiç dëshiron t’i kthejë serbët, ai vetë ia ka dorëzuar Prishtinës.

 “Ajo që Vuçiç ka shpallur sonte është një tregim krejtësisht i pakuptimtë. Ajo ka ardhur nga kampi i Vuçiçit, kështu që nuk e di se me kë ai po debaton”, tha Ponosh, ndërsa ka shtuar se presidenti i Serbisë me këtë paraqitje shpalli kapitullim, e jo ​​pushtimin.

Ish gjenerali i ushtrisë serbe, theksoi më tej se gjithçka që Vuçiç e tha sonte, e kishte thënë edhe më parë.

“Thjesht nuk e di pse ka pritur 72 orë për të thënë se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë. Ne e dinim këtë edhe pa skaduar ato 72 orë”, thotë Ponosh.

Duke folur për kërkesat për kthimin e institucioneve serbe në Kosovë, deputeti serb pohon se ato paraprakisht i ka dorëzuar vetë Vuçiç.

Kolesteroli i lartë është një faktor kyç në cënimin e shëndetit të zemrës, por mjekët paralajmërojnë se ai ndikon ndjeshëm në rënien e dendësisë kockore.

arra543-1024x575

Sipas kërkimeve shkencore, nivelet e larta të kolesterolit shkaktojnë eliminimin e indeve ndërlidhëse të kockave.

Një gjë e tillë shkakton osteoartrit, një lloj i veçantë i sëmundjes së artritit që ndodh kur indet e kockave shpërbëhen dhe dobësohen.

Çfarë është Kolesteroli?

Kolesteroli është një substancë e ngjashme me dyllin që prodhohet nga mëlçia. Ai është i rëndësishëm për disa hormone në organizëm.Kolesteroli është i nevojshëm për lëkurën dhe parandalon tharjen e saj.

Kolesteroli ka ndikim edhe tek imuniteti. Kjo substancë ngjitëse përthith toksinat dhe i nxjerr ato jashtë.

Kolesteroli ndahet në dy kategori: ai i lipoproteinës me dendësi të ulët (LDL) që është i keq dhe ai i lipoproteinës me dendësi të lartë që është i mirë.

Kolesteroli LDL përmban më shumë yndyrë se proteinë dhe transporton acidet yndyrore në gjak. Kolesteroli HDL luan rol në transportimin e hormoneve dhe përpunimin e toksinave nga mëlçia.

Kur ushqimet përpunohen ato dëmtohen nga radikalet e lira dhe oksidohen. Kolesteroli kështu bëhet më i ngjitshëm dhe mbetet në shtresat e brendshme të enëve të gjakut duket shkaktuar inflamacion.

Kolesteroli kontrollohet duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë.

Ushqimet që ruajnë ekuilibrat e kolesterolit në gjak

Tërshëra

Ky drith është i pasur me fibër të tretshme, të cilën mund ta gjeni edhe tek mollët, kumbullat dhe dardhat.

Sipas të dhënave, fibra ndihmon organizmin të mos përthithë shumë kolesterol në gjak.

Avokadot

Avokadot përmbajnë yndyrna mono-të-pangopura të cilat mbajnë nën kontroll nivelet e kolesterolit të keq.

Elbi

Ky drith është shumë i pasur me fibër. Ai mund të gatuhet dhe konsumohet në mënyra të ndryshme dhe aspak të mërzitshme.

Arrat

Arrat ofrojnë acide yndyrore mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura, sidomos nëse konsumohen të pagatuara.

Vaji i Ullirit

Ky vaj është një burim i shkëlqyer i yndyrnave mono-të-pangopura dhe acideve yndyrore omega-3 të cilat rrisin nivelin e përthithjes së kalçiumit dhe ndihmojnë në ruajtjen e dendësisë kockore.

Salmoni

Peshqit si salmon dhe sardelet janë të pasura me acidet yndyrore omega-3 të cilat ulin rrezikun e atakut në zemër./AgroWeb.org

Aktorja hollivudiane, Nicole Kidman, humbi nënën e saj në ditën kur ishte planifikuar të shfaqej në Festivalin e 81-të të Filmit në Venecia për të marrë çmimin e aktores më të mirë për rolin e saj në filmin “Babygirl”.

Nicole Kidman

Megjithatë, ajo nuk mori pjesë në ceremoni dhe në skenë u lexua një mesazh i aktores 57-vjeçare.

“Menjëherë pasi mbërrita në Venecia mësova për vdekjen e nënës sime, Janelle Kidman. Jam në shok dhe kam nevojë të jem me familjen time. Ky çmim është për të”, tha ajo atë kohë.

Pak ditë më vonë, Nicole Kidman ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram lidhur me humbjen e nënës së saj.

Konkretisht, ajo ka shpërndarë një foto bardhë e zi të nënës në moshë të re, ndërsa i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ngushëllimet gjatë kësaj kohe të vështirë për familjen e saj.

 “Unë dhe motra ime, së bashku me familjen tonë, duam t’ju falënderojmë për derdhjen e dashurisë dhe mirësisë që kemi ndjerë këtë javë. Çdo mesazh që morëm nga ata që e donin dhe admironin nënën tonë do të thoshte për ne më shumë sesa mund ta shprehim ndonjëherë. Faleminderit nga të gjithë ne për respektimin e privatësisë sonë teksa kujdesemi për njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo.

Screenshot-2024-09-13-at-7.54.40-PM

Prania e teoricienes së konspiracionit të së djathtës, Laura Loomer krah Donald Trump në fushatën e fushatës ditët e fundit ka ngritur pyetje, përfshirë nga disa republikanë, në lidhje me ndikimin që mund të ketë ajo tek ai.

240911-Laura-Loomer-Donaldtrump-seamless-2-up-split-3x2-ac-954p-94114c

Loomer është e njohur për retorikën e saj anti-myslimane dhe për përhapjen e teorive konspirative, duke përfshirë se sulmet e 11 shtatorit ishin një punë e brendshme e kryer nga qeveria amerikane.

Ajo iu bashkua Trumpit në një ngjarje të mërkurën në përkujtim të sulmeve, duke shkaktuar zemërim në disa media amerikane.

Dhe të martën, 31-vjeçarja udhëtoi për në Filadelfia në bordin e avionit të Trump për debatin presidencial në qytet.

Ndoshta momenti më i paharrueshëm i atij debati erdhi kur Trump përsëriti një pretendim të pabazë se emigrantët e paligjshëm nga Haiti kanë ngrënë kafshë shtëpiake në një qytet të vogël të Ohajos. “Ata po hanë kafshët shtëpiake të njerëzve që jetojnë atje,” tha ai.

Zyrtarët e qytetit më vonë i thanë BBC se nuk ka pasur raporte të besueshme se kjo ka ndodhur në të vërtetë.

laura

Trump tha se po përsëriste pretendimet që kishte dëgjuar në televizion, por teoria u transmetua nga Loomer vetëm një ditë para debatit. Të hënën, ekspertja dhe influencuesja e mediave sociale përsëriti pretendimet për 1.2 milionë ndjekësit e saj në X.

Ndërsa niveli i aksesit që Loomer ka te Trump është i paqartë dhe kandidati i tij JD Vance gjithashtu ka përhapur teorinë e pabazë, postimi i Loomer dhe prania e saj në Filadelfia ka bërë që disa republikanë ta fajësojnë atë për pretendimin e pabazë të ish-presidentit.

Një burim anonim i afërt me fushatën e Trump tha për gazetën amerikane Semafor se ata ishin “100%” të shqetësuar për afërsinë e Loomer me Trump.

“Pavarësisht nga ndonjë parmak që fushata e Trump i ka vënë asaj, nuk mendoj se po funksionon”, citohet të ketë thënë burimi.

Një burim tjetër, i tha gazetës se Loomer nuk ndërhyri në përgatitjet e debatit dhe tha se ajo ishte një person pozitiv për të qenë pranë.

Dennis Lennox, një konsulent republikan, ishte shumë më i mprehtë në kritikat e tij ndaj performancës së debatit të Trump dhe Loomer. “Kjo është ajo që ndodh kur ju e mbani atë, jetoni në flluskën e Fox News-X dhe mbështeteni tek Matt Gaetz, e lëre më Laura Loomer,” i tha ai Semafor.

Por në X, dikur Twitter, ajo tha se vepron “në mënyrë të pavarur” për të ndihmuar Trumpin, të cilin ajo e quajti “shpresa e fundit e kombit tonë”.

“Gazetarëve të shumtë që më thërrasin dhe më kërkojnë me obsesion të flas me ta sot, përgjigja është jo”, ka shkruar ajo. “Unë jam shumë e zënë duke punuar në historitë dhe hetimet e mia dhe nuk kam kohë të argëtoj teoritë tuaja konspirative.”

laura1

E lindur në Arizona në vitin 1993, gazetarja e vetëquajtur investigative ka punuar si aktiviste dhe komentatore për organizatat përfshirë Project Veritas dhe Infowars të Alex Jones.

Në vitin 2020, ajo kandidoi, me mbështetjen e Trump, si një kandidate republikane për Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA në Florida, por humbi nga demokratja Lois Frankel.

Ajo u përpoq përsëri dy vjet më vonë, kur pa sukses vrapoi për të rrëzuar përfaqësuesin Daniel Webster në zgjedhjet paraprake republikane në një distrikt tjetër të Floridës.

Tani, ajo njihet për mbështetjen e saj vokale ndaj Trump dhe për promovimin e një vargu të gjatë teorish konspirative, duke përfshirë pretendimet se Kamala Harris nuk është me ngjyrë dhe se djali i miliarderit George Soros po dërgonte mesazhe të fshehta duke bërë thirrje për vrasjen e Trump, shkruan BBC.

Këto postime e bënë atë të ndalohej nga një numër platformash, duke përfshirë Facebook, Instagram dhe madje, sipas saj, Uber dhe Lyft për komente fyese për shoferët myslimanë. Ajo dikur e përshkroi veten si një “islamofobe krenare”.

Loomer merr pjesë shpesh në ngjarje në mbështetje të Trump dhe është parë më parë në rezidencën e tij në Florida, Mar-a-Lago.

Në fillim të këtij viti, ajo udhëtoi me aeroplanin e tij për në Iowa, ku iu bë një thirrje nga ai në skenë në një ngjarje.

Dhe vitin e kaluar, New York Times raportoi se Trump kishte shprehur një interes për ta punësuar atë për fushatën e tij, duke u dorëzuar vetëm pasi ndihmësit kryesorë shprehën shqetësimin se ajo mund të dëmtonte përpjekjet e tij elektorale.

 

Marrëdhënia e “rindërtuar” mes Jasir Asanit dhe Guanzhu, po jep frytet e para. 

asani

Klubi korean la pas hatër mbetjet, teksa riktheu sulmuesin kuqezi në fushë dhe impakti i Asanit në ekip ishte i menjëhershëm duke bërë diferencën në kampionat me gola, teksa ka arritur të gjejë dy herë rrugën e rrjetës, në 2 përballjet e fundit. 

jasiri-1280x1280

Së fundmi, shqiptari është përzgjedhur nga Liga në Korenë e Jugut si lojtari më i mirë i muajit gusht. Një vlerësim mëse i merituar ky për Asanin, që është një nga lojtarët më të talentuar te skuadra e tij. 

PANORAMASPORT.AL

 

Papa Françesku ka kritikuar Donald Trump dhe Kamala Harris për disa nga idetë e tyre politike.  Duke folur për gazetarët në një fluturim për në Romë nga Singapori, ai foli për planin e ish-presidentit për të dëbuar miliona emigrantë.

papa

Ai tha se migrimi ishte një e drejtë e shkruar në Bibël dhe se kushdo që nuk ndjek thirrjen biblike për të mirëpritur të huajin po kryen një “mëkat të rëndë“.

Ai vuri theksin te politikat e të drejtave riprodhuese të Harris, duke e krahasuar abortin me një “vrasje“.

“Të bësh një abort është të vrasësh një qenie njerëzore. Mund të të pëlqejë kjo fjalë ose jo, por është vrasje,” tha ai.

Papa tha se katolikët do të duhet “të zgjedhin të keqen më të vogël” kur të votojnë në nëntor.

Duhet votuar dhe zgjedh të keqen më të vogël. Kush është e keqja më e vogël, gruaja apo burri, nuk e di. Të gjithë në ndërgjegjen e tyre duhet të mendojnë dhe ta bëjnë këtë.

Të dy janë kundër jetës, qoftë ai që dëbon emigrantët ose ai që (mbështet) vrasjen e foshnjave”, tha Papa.

Ai gjithashtu theksoi se nuk është amerikan dhe nuk do të votojë.

Papa e ka bërë problemin e emigrantëve një prioritet të pontifikatit të tij dhe flet prerazi dhe shpesh për këtë.

Ndërsa mbështet fuqimisht mësimin e kishës për ndalimin e abortit, ai nuk e ka theksuar doktrinën e kishës aq shumë sa paraardhësit e tij.

Nuk është hera e parë që Françesku merr pjesë në zgjedhjet në SHBA. Në prag të zgjedhjeve të vitit 2016, Françesku u pyet për planin e Trump për të ndërtuar një mur në kufirin SHBA-Meksikan.

Ai deklaroi atëherë se kushdo që ndërton një mur për të mbajtur larg emigrantët “nuk është i krishterë”.

Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të shpallin ndonjë politikë të re për Ukrainën dhe përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

SHBA UKRAINE

“Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin tonë për lejimin e përdorimit të raketave me rreze të gjatë nga Ukraina brenda Rusisë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Nuk pres ndonjë njoftim të rëndësishëm në këtë drejtim”, tha zoti Kirby nga diskutimet midis presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Kryeministrit britanik Keir Starmer.

Presidenti Biden dhe Kryeministri Starmer do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të premten pasdite.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej aleatëve për muaj të tërë që ta lejojnë Ukrainën të përdorë raketat perëndimore, përfshirë raketat amerikane ‘ATACMS’ me rreze të gjatë veprimi dhe ato të prodhimit britanik ‘Storm Shadows’, në thellësi të territorit të Rusisë.

Zoti Kirby tha se Uashingtoni e merr seriozisht paralajmërimin e Presidentit rus Vladimir Putin se ai do ta konsideronte Perëndimin të përfshirë drejtpërdrejt në konflikt nëse Ukraina niste drejt Rusisë raketa me rreze të gjatë veprimi të marra nga perëndimi. Megjithatë, ai rikujtoi se ky nuk ishte një qëndrim i ri i Presidentit Putin.

“Kjo nuk është retorikë që nuk e kemi dëgjuar më parë prej tij”, tha zoti Kirby. “Ai ka dëshmuar qartë se është i aftë për agresion… kështu që, po, ne i marrim këto komente seriozisht”./REL

Rubin Kazani regjistroi një humbje të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht me rezultatin 0-2 ndaj Krylyla Sovetov, në duelin e vlefshëm për javën e tetë të kampionatit.  

dakuuuu

Titullar në këtë duel u aktivizua sulmuesi Mirlind Daku, i cili nuk mundi të linte gjurmë, ndërkohë që nga stoli u aktivizuan Mirlind Çuni dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Veldin Hodza (Hoxha), të cilët bënë debutimin me skuadrën ruse. 

daku

Vlen të theksohet fakti se stol gjithashtu ndodhej edhe futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Dardan Shabanhaxhaj, për të cilin nuk pati minuta.  

cuni

PANORAMASPORT.AL

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e sotme, Dafina ka zhvilluar siç duket ceremoninë e celebrimit me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji. 

dafina zeqiri

Nga fotot duken unazat e martesës, dhe në tavolinë lulet. Gjithashtu në thonjtë e Dafinës, lexohet ‘Mrs’, që nënkupton se i ka dhënë fund beqarisë.

WhatsApp Image 2024-09-13 at 21.03.34

WhatsApp Image 2024-09-13 at 21.58.24

Çifti është celebruar nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

WhatsApp Image 2024-09-13 at 21.59.07

Burime për Panorama Online bëjnë me dije se në muajin tetor çifti i njohur do të zhvillojë edhe dasmën, në Prishtinë.

Kujtojmë se Dafina është në lidhje me Kreshnik Gjergjin prej më shumë se një viti dhe propozimin për martesë e ka marrë me 14 prill.

dafina zeqiri

“Kreshnikun e njoh prej 15 vitesh, e kam shok shumë të mirë, e kam dashur shumë. Ai ka qenë gjithmonë aty për mua. E kam marrë në telefon edhe kur kam qenë zemërthyer. Në asnjë moment nuk e kam ditur që ai ka një pëlqim tjetër për mua. E kam konsideruar si familje, që në fillimet e mia të karrierës. Thonë ndonjëherë që e ke dashurinë e jetës aty, po s’e sheh. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë. Kur erdhi momenti që u lidhëm, në fillim, isha në shok. Është gjëja më e mirë që ka ndodhur në jetën time. Jam bashkë me shokun tim të jetës, që e di si të më bëjë të lumtur dhe të më mbështesë”, ka thënë në një prej intervistave të mëpërparshme, këngëtarja.

WhatsApp Image 2024-09-13 at 21.58.55

WhatsApp Image 2024-09-13 at 21.03.29

dafina zeqiri kreshnik gjergji1 dafina zeqiri kreshnik gjergji dafina zeqiri kreshnik gjergji3

dafina zeqiri celebrohet

“Kryeministri Edi Rama po ballafaqohet me Perëndimin, edhe pse po ndihmon për të mbajtur larg refugjatët. Kundërshtarët e tij thonë se ai e ka kthyer Shqipërinë në një autokraci të dominuar nga paratë e drogës”, kështu shkruan Walter Mayer në një artikull të publikuar në “Der Spiegel”.

edi rama

Në artikull thuhet se Rama shihet nga këndvështrimi perëndimor si një stabilizues në Ballkan.

Der Spiegel shkruan se sidomos marrëveshja e tij e negociuar me Meloni-n, ka ngjallur interes edhe përtej Italisë. Bëhet fjalë për planin për të strehuar në territorin shqiptar refugjatët dhe emigrantët e kapur në ujërat mesdhetare italiane për të përcaktuar nëse janë të denjë për azil.

“Ursula von der Leyen e quan atë ‘i dashur Edi’, që është tashmë një sinjal”, thotë Frauke Seebass nga Fondacioni për Shkencë dhe Politik (zyra e Brukselit).

“Duhet ta shohësh fenomenin Rama në një kontekst më të gjerë, nga këndvështrimi i BE-së, bëhet fjalë për një qasje pragmatike për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor. Rama konsiderohet ndryshe nga Aleksandar Vuçiç në Serbi, si jo anti-europian, më i butë, për këtë arsye, është vendosur që t’i mbyllet një sy, nëse jo dy”, vijon ai.

Në artikullin e Der Spiegel, përfshihet edhe vizita e Sekretarit amerikanë të Shtetit, Antony Blinken dhe fjalët lavdëruese për Edi Ramën.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e nderoi me vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, në shkurt dhe shprehu fjalë lavdëruese për “Edin”, veçanërisht për reformën e tij të drejtësisë. “Zyrtarët e korruptuar po mbahen përgjegjës”, tha Blinken, duke shtuar “anëtarët e krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbasin pasuritë e tyre. Ky është një ndryshim i madh.”

Por, Der Spiegel pasqyron edhe çka thotë raporti i DASH në vitin 2023. Aty shkruhet se “në vitin 2023, në vendin anëtar të NATO-s, Shqipëri, kishte “korrupsion në të gjithë sektorët dhe në të gjitha nivelet e qeverisë”.

Kjo do të thotë: edhe në majë. Kundërshtarët politikë të Ramës pohojnë se ai ka kthyer vendin në një autokraci të dominuar nga paratë e drogës. Më saktësisht, se ai ka toleruar fuqizimin e krimit të organizuar. Kryeministri i mohon këto akuza.

Kur u ballafaqua me akuza të ngjashme nga SPIEGEL, kryeministri telefonoi vonë në mbrëmje dhe u përpoq të ndikonte në raportim. Ai i ndiente akuzat si të pamerituara, fyese dhe të dëmshme për reputacionin e vendit të tij.

Si mund të ndodhë, u pyet Rama nga një gazetar italian në qershor, që nga rrethi i tij më i ngushtë, njëri pas tjetrit po arrestohen për korrupsion, përfshirë ministra të ndryshëm, ndërsa ai vetë ende qëndron në detyrë?

Përgjigja e ftohtë e kryeministrit shqiptar: “Në çdo pyll ka derra.”

Sa më popullor të bëhet Rama jashtë vendit, aq më shumë rritet zemërimi në rrethin e tij të ngushtë. Ata që dinë shumë dhe kanë shumë për të humbur, flasin vetëm nën kushtin e anonimatit. Të tjerë dalin në rrugë.

Në korrik, demonstrues të zemëruar hodhën bomba molotov kundër zyrës së Ramës në Tiranë. Shkallët e djegura janë pastruar tashmë.

Kryeministri vetë tha për televizionin shtetëror italian Rai: “Nuk mendoj sinqerisht që politika në Shqipëri është helmuar nga mafia”. Pretendimi i Ahmetajt, që bosët e mafias hyjnë dhe dalin nga zyra e tij, është një shpifje sa e pavërtetë, aq dhe e dëmshme pasi “njerëzit priren të besojnë më shumë gënjeshtrat sesa të vërtetën.”

Rama shqetësohet për reputacionin e vendit të tij. “Kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, durimi ynë është pothuajse i pafund,” siguroi kryeministri për SPIEGEL dy vjet më parë në vilën e tij në Adriatik: “Shqipëria ishte një diktaturë e izoluar, “Koreja e Veriut e Europës, ku në fund të viteve tetëdhjetë ishte ende e rrezikshme të dëgjoje Beatles. Prandaj unë pohoj se ne, në kuptimin absolut, kemi arritur më shumë në këto 30 vite sesa çdo vend tjetër i Europës.”

Që nga viti 1991, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, më shumë se një e treta e popullsisë prej 3.3 milionë banorësh ka emigruar nga vendi. Paga mesatare është rreth 750 euro. Gati një e treta e të rinjve që kanë mbetur janë të papunë.

“Shkrirja e interesave politike dhe mediatike me ato të kriminelëve dhe oligarkëve”, kështu funksionon sistemi Rama, thotë një ish-anëtar i qeverisë, që dëshiron të mbetet anonim: “E gjithë kjo ndodh me bekimin e BE-së dhe SHBA-së. Nuk ka asnjë tender publik që nuk bie në duart e rrethit të tij të zgjeruar. Në thelb, Rama ka zhytur gjithë vendin në kriminalitet. Shqipëria tani është një rast studimi për korrupsion, dhe megjithatë Rama, i zgjuar siç është, arrin të fitojë njohjen në Perëndim.”

Fatos Lubonja është një nga ata që mban qëndrim të vendosur për një kritikë të thellë ndaj kryeministrit. Si shkrimtar dhe autor i shquar, ai konsiderohet ndërgjegjja e së majtës shqiptare.

Lubonja është djali i një prej bashkëpunëtorëve të afërt të Enver Hoxhës, i cili më vonë u vu nën kritika. Ai kaloi 17 vjet në burg, shumicën e kohës në kampe pune të detyruar, si në minierën famëkeqe të Spaçit. Vetëm në vitin 1991, si një nga të fundit të burgosur politikë, u lirua.

“Te Edi Rama i ri e kam parë veten”, thotë Lubonja. “Të dy donim të dilnim nga hija e etërve tanë të lidhur me regjimin.” Por, në vitin 2000, Rama u bë kryebashkiak i Tiranës, dhe që nga viti 2013 është kryeministër.

Sipas Lubonjës, vitet e gjata në pushtet e kanë ndryshuar shokun e tij të dikurshëm: “Ai është bërë një narcisist i keqdashur, një njeri shumë i zgjuar, por pa parime. Ditën sillet si Dr. Jekyll, natën si Mr. Hyde, një person që ka nevojë për pushtetin ashtu siç ka nevojë për ajrin për të jetuar.”

Lubonja gjithashtu kritikon Perëndimin, veçanërisht familjen e partive socialiste të Evropës, për mbylljen e syve ndaj realitetit të zymtë në Shqipëri. “Ajo ç’ka është nafta për vendet e tjera, në Shqipërinë e Ramës janë tregtarët e drogës me paratë e tyre,” thotë ish-disidenti.

Gjatë një përballjeje të fundit mes tyre, Lubonja e quajti Ramën një “mashtrues”, por mendon se kjo nuk i bën shumë përshtypje kryeministrit: “Sepse ai është si një krokodil – flet shumë, por nuk dëgjon fare,” ose “shumë gojë, pak vesh”.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa, ka shpërndarë në rrjetet sociale një sërë fotosh nga përditshmëria e saj teksa shijon pushimet.

dua lipa a

Dua ka bërë një postim në llogarinë personale në Instagram, ku ka ndarë foto të saj duke pozuar në pasqyrë me veshje të ndryshme, si dhe disa selfie.

dua lipa (5)

Ajo ka postuar gjithashtu edhe një foto ku duket teksa bën banjo dielli topless.

dua lipa (2)

Dua gjithmonë është komentuar për pamjen dhe format e saj perfekte.

dua lipa (1) dua lipa (6) dua lipa (4) dua lipa (3)

Ne të gjithë luftojmë për të kontrolluar emocionet tona ndonjëherë, por ka disa shenja sipas astrologëve që e përjetojnë atë në ekstreme, pavarësisht nëse kjo reflektohet në sjelljen e tyre apo jo.

Capture

Kur shprehen emocionalisht mund të shkaktojnë probleme në marrëdhëniet e tyre personale. Por kur i mbajnë ndjenjat brenda, rrezikojnë të zhvillojnë probleme psikosomatike.

Gaforrja: Është shenja që i jeton intensivisht emocionet, si ato të këndshmet ashtu edhe ato të vështirat. Kur është në humor të mirë, ai do të derdhë dashuri për ata që e rrethojnë, por kur është në humor të keq, ai do të bëhet një lëmsh negativiteti, diçka që ai mund ta ndiejë, kështu që ai mund të distancohet nga të gjithë në mënyrë që të mos i lëndojë ata.  Të paktën ai shpreh qartë ndjenjat e tij dhe nuk sulmon në mënyra indirekte.

Peshqit: Një tjetër shenjë shumë e ndjeshme, e cila ndryshon humor në një fraksion të sekondës, shpesh duke e vënë veten në siklet kur kupton se çfarë ka bërë, pasi gjatë një shpërthimi emocional nuk është në gjendje të mendojë dhe të veprojë qartë. Ai mund të shqetësohet për gjërat më të thjeshta, të cilat do ta zhytin në mjerim ose do ta çojnë në zemërim infantile. Por, ndryshe nga Gaforrja, ai gjithashtu ka shumë të ngjarë të përvetësojë çdo gjë që e bën atë të zemëruar ose të mërzitur.

Akrepi: I famshëm për zemërimin e tij, ai i ndjen intensivisht të gjitha emocionet dhe nuk mund t’i fshehë ato. Por të paktën ai mund të gjejë mënyra alternative për t’i kanalizuar, për shembull duke u ushtruar kur është nervoz ose duke dëgjuar muzikë melankolike kur është i shtrirë. Ai gjithashtu, në vend që të hakmerret ndaj personit që është burimi i vuajtjes së tij, mund të preferojë të çlirojë energjinë e tij duke u kujdesur për ata që do.

Anketat tregojnë për një garë të ngushtë mes kandidates demokrate Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, Nënpresidentja Harris gëzon një epërsi të konsiderueshme ndaj kundërshtarit të saj mes grave, të cilat kanë një përqindje më të lartë të pjesëmarrjes në votime se burrat.

vote

Që nga viti 1984, gratë kanë patur një pjesëmarrje më të madhe se burrat në votimet për Shtëpinë e Bardhë. Të dhënat tregojnë se gratë zakonisht votojnë për demokratët. Tërheqja në korrik e Presidentit Biden nga gara bëri që zonja Harris të marrë drejtimin, duke zgjuar edhe më tej interesin e votueseve gra.

Zëri i Amerikës bisedoi me Erin Convey, të organizatës së pavarur “The Cook Political Report”, e cila analizon tendencat politike, zgjedhjet dhe fushatat politike në Shtetet e Bashkuara.

“Kemi vënë re një ndryshim mjaft domethënës në shumë demografi të ndryshme. Por në veçanti tek gratë, të cilat tani kanë më shumë gjasa të votojnë për kandidaten demokrate sesa kur kandidonte zoti Biden”.

Afërsisht një në pesë gra thotë se të drejtat e abortit përbëjnë çështjet kryesore për to. Në vitin 2022, anëtarët e Gjykatës së Lartë të emëruar gjatë kohës së Presidentit Donald Trump ndihmuan në eliminimin e të drejtave kushtetuese për abort. Kandidati Trump thotë se shtetet amerikane duhet të kenë ligjet e veta për abortin. Nga ana tjetër, demokratja Harris thotë se ligjet federale duhet të mbrojnë të drejtën për abort në të gjithë vendin.

“Ajo po përpiqet të krijojë një botë ku të gjithë njerëzit kanë lirinë të vendosin për veten dhe trupin e tyre. Të bëjnë zgjedhjet e tyre. Të drejtat e grave”, thotë Chloe Longmire nga shteti Uiskonsin.

Leticia Guillen është votuese në shtetin e Arizonës.

“Më pëlqen mesazhi se ajo është për njerëzit, për klasën e mesme ku përfshihem edhe unë. Dhe ligjet për të drejtat e grave.”

Anketat e fundit tregojnë se zonja Harris kryeson mes votueseve gra me rreth 9 deri 13 pikë më shumë se zoti Trump. Paul Maslin është anketues.

“Ajo ka fituar mbështetjen grave nën moshën 50 vjeç që nuk i përkasin asnjërës parti. Shumë nga gratë nën 40 vjeç janë impresionuar nga kandidatura e saj.”

Erin Covey me organizatën “The Cook Political Report” pajtohet.

“Gratë me ngjyrë kanë më shumë gjasa të votojnë tani për zonjën Harris. Kemi vënë re se ajo ka mbështetje më të mirë mes grupe specifike racore ose të arsimuarve. Kryesisht kjo shihet tek gratë, ky ndryshim po vjen nga ky grup.”

“Së pari, kandidimi i saj është diçka e palogjikshme sepse para së gjithash, ajo nuk ka përgatitje që të jetë presidente”, thotë T. Stanley, mbështetës i kandidatit Trump në Xhorxhia.

“Papritur, Kamala Harris është e emëruara e Partisë Demokrate, pasi në radhë të parë ajo kurrë nuk do ta fitonte këtë emërim dhe kjo ndodhi papritur”, thotë Alex Lustig, votues në shtetin Montana.

Hendeku gjinor vihet re mes votuesve të rinj, ku shumica e burrave nën moshën 27 vjeç e mbështesin zotin Trump, sipas anketuesit David McLennan.

“Ka pasur një rritje në aspektin e admirimit mes të rinjve të asaj që njihet si gjenerata Z.”

Zoti McLennan thotë se të rinjtë i marrin të dhënat nga burimet në internet, ku shpesh shohin dhe dëgjojnë opinione jo të këndshme për gratë udhëheqëse.

“Ata besojnë se gratë nuk mund të marrin vendime të vështira nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshiheshin në luftë ose përballeshin me një krizë ndërkombëtare. Ata nuk besojnë se gratë kanë aftësinë për të qenë të ashpra, për të marrë një vendim të vështirë”.

Gratë e bardha ishin çelësi i fitores së zotit Trump në vitin 2016. Ai gjithashtu fitoi shumicën e votave të tyre në vitin 2020. Sondazhet e fundit tregojnë se demokratja Harris dhe republikani Trump gëzojnë mbështetje të barabartë mes grave të bardha.

Festimet e Ditës Kombëtare janë anuluar dhe shkollat ​​janë mbyllur pasi 12 persona vdiqën për shkak të konflikteve brenda kartelit të drogës në Sinaloa.

skynews-mexico-culiacan-sinaloa_6683538

Dhuna shpërtheu të hënën ndërsa tensionet rriten midis dy fraksioneve më të fuqishme të kartelit Sinaloa të Meksikës.

Kjo vjen pasi trafikanti dhe lideri i fraksionit të Los Mayos, Ismael “El Mayo” Zambada , u arrestua në SHBA.

Udhëheqësi i kartelit, pretendoi se një anëtar i lartë i Los Chapitos, një fraksion tjetër i kartelit, e rrëmbeu atë dhe më pas e fluturoi përtej kufirit kundër vullnetit të tij.

Qeveria federale e Meksikës ka zbritur në terren më shumë se 500 ushtarë specialë, që nga arrestimi i Zambada.

Presidenti në largim Andres Manuel Lopez Obrador tha se ushtria po përpiqej të ruante rendin, duke shtuar se autoritetet “duhet të përpiqen të sigurojnë që popullsia të mos preket dhe që ata të mos luftojnë me njëri-tjetrin”.

Interi do të rikthehet në Ligën e Kampionëve pikërisht ndaj Mançester Sitit, skuadër me të cilën arriti të luante një finale në Stamboll dhe i shkoi shumë pranë ëndrrës. Një ëndërr që do të synohet këtë sezon, në formatin e ri të Ligës së Kampionëve.

inter

Më shumë sesa fiksim është një objektiv i fshehur. Në Milano nuk duan ta trumbetojnë me të madhe, por e dinë që mund të bëjmë rrugë në Europë nisur edhe me këtë format të ri do të provojë shanset. Por nga buron ky besim që kanë drejtuesit e klubit të Interit? Baza e fortë e skuadrës është grupi i vitit të kaluar dhe afrimet që ka bërë Marota dhe Auzilion.

PENGJE- Interi kërkon që të provojë të paktën dhe të mos dorëzohet ashtu siç bëri në sezonin e kaluar kundër Atletikos së Madridit ku u mposht me penallti. Zikaltrit shiheshin si një nga ekipet favorite edhe vitin e kaluar, por trajneri nuk i menaxhoi forcat ashtu siç duhet. Në stol nuk kishte shumë alternativa dhe gabuan nga pika e bardhë.

NDRYSHIM- Këtë sezon Marota dhe Auzilio kanë nxituar për të afruar 2 futbollistë të rëndësishëm si Piotr Zielinski dhe Mehdi Taremi. Të dy kanë eksperiencë dhe janë titullarë të shtuar për formacionin zikaltër. Sulmuesi e ka treguar veten në disa ndeshje në këtë fillim sezoni, ndërsa polaku ende nuk ka debutuar.

Edhe Tomas Palacios është një lojtar që mund të marrë minuta për të zëvendësuar Bastonin. Trajneri Inzagi ka praktikisht 2 skuadra dhe do të provojë që të tentojë misionin e pamundur.

PANORAMASPORT.AL

Dhjetëra kilogramë kokainë janë gjetur në dërgesat e bananeve në katër dyqane të një zinxhiri supermarketesh franceze.

Screenshot 2024-09-13 192740

Stafi në degët e Grand Frais në rajonin Bourgogne-Franche-Comté në Francën lindore, gjeti 40-50 kg drogë të fshehura nën paleta me banane.

Ndërkohë, detektivët po përpiqen të zgjidhin misterin se si droga, që besohet se e kishte origjinën në Kolumbi, erdhi në paleta dhe për kë ishin të destinuara.

Olivier Caracotch, prokurori publik për Dijon, në Burgundy, tha se 10 kg kokainë ishin gjetur në dorëzimin e frutave në dyqanin Grand Frais në Beaune. Midis 10 kg dhe 12 kg u gjetën në dërgesa të ngjashme në tre dyqane të tjera.

Bananet duket se janë fruti i zgjedhur për trafikantët e drogës në Amerikën e Jugut, pasi janë kapur një numër dërgesash kokaine në Evropë. Pjesa më e madhe e kokainës e kishte origjinën nga Kolumbia.

Në korrik, qentë nuhatës gjetën 6,000 kg kokainë me vlerë rreth 173 milion £ të fshehura në një dërgesë bananeje në Ekuador që ishte destinuar për në Gjermani. Në gusht, agjentët doganorë në qytetin verior grek të Selanikut zbuluan rreth 93 kg kokainë në një anije nga Ekuadori që transportonte banane.

Në maj, rreth 250 kg kokainë u gjetën të fshehura në kuti bananesh në një depo në Colmar në Francën lindore. Policia gjeti gjithashtu një pajisje gjurmuese GPS në ngarkesë. Detektivët besuan se droga ishte menduar të dërgohej në Gjermani, por ishte dërguar gabimisht në Francë.

Në mars, doganierët bullgarë kapën 170 kg kokainë nga një anije që transportonte banane në Evropë nga Ekuadori, ndërsa një muaj më parë, zyrtarët britanikë thanë se kishin gjetur 5.7 ton kokainë në një dërgesë të ngjashme, më e madhja e drogës ndonjëherë e klasit A ​​në MB.

Autoritetet gjermane thanë të premten se është arrestuar një ekstremist i dyshuar islamik në lidhje me planifikimin e një sulmi ndaj ushtarëve gjermanë gjatë pushimit të tyre të drekës në Munih. Sipas autoriteteve ai synonte të vriste sa më shumë ushtarë për të shkaktuar një ndjenjë sa më të gjerë pasigurie në mesin e popullatës.

gjerman

Sipas prokurorit publik të Munihut, 27-vjeçar sirian është një mbështetës i dyshuar i ideologjisë radikale islamike. Ai tha se i dyshuari bleu dy hanxharë, secili rreth 40 centimetra i gjatë në fillim të këtij muaji dhe dyshohet se kishte planifikuar të sulmonte ushtarët me ta.

I dyshuari u dërgua para një gjykate të premten pas arrestimit të tij një ditë më parë, tha zyra e prokurorit. Emri i tij nuk u publikua në përputhje me rregullat gjermane për privatësinë.

Arrestimi pasoi sulmin e 23 gushtit në Solingen që la të vdekur tre persona dhe tetë të plagosur. Një i dyshuar sirian 26-vjeçar është arrestuar në lidhje me sulmin. Ai ishte një strehimkërkues që duhej të deportohej në Bullgari vitin e kaluar, por thuhet se u zhduk për njëfarë kohe dhe iu shmang dëbimit. Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë prova.

Dhuna e la Gjermaninë të tronditur dhe e vuri çështjen e imigracionit në krye të agjendës politike të vendit. Në përgjigje, ministria e Brendshme zgjeroi kontrollet e përkohshme kufitare në të nëntë kufijtë e saj këtë javë. Kontrollet pritet te zgjasin gjashtë muaj dhe po kërcënojnë të sprovojnë unitetin evropian./voa

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Falë tij, organizmi merr furnizimin e duhur me ushqyes për të pasur një fillim të mbarë.

vezet-1024x577

Sipas të dhënave, mëngjesi duhet ngrënë përpara orës 10 të paradites dhe jo më vonë. Vakti i mëngjesit duhet të jetë i pasur me ushqime të shëndetshme të cilat janë të përshtatshme për këtë kohë të ditës.

Në aspekt shijesh, ka njerëz që preferojnë të ëmblat, disa të kripurat, e të tjerë një përzierje mes kripës, sheqerit e erëzave.

Pse i zgjidhni?

Kjo përzgjedhje në dukje natyrale ka një arsye që ka të bëjë me ushqimet e ngrëna një darkë më parë. Nëse në darkë ushqeheni me ushqime të rënda e të pasura në karbohidrate, niveli i sheqerit do të rritet shpejt e më pas do të ulet furishëm.

Kjo do të thotë se trupi në mëngjes do të kërkojë diçka të ëmbël për të rikthyer balancat. Nëse ju keni ngrënë një pjatë me makarona në darkë, në mëngjes do të zgjoheni gjithë neps për të ëmbla e çokollatë.

Ndërsa arsyeja përse dëshirojmë ushqime të kripura në mëngjes ka të bëjë me mungesën e sodiumit. Kjo ndodh kryesisht si pasojë e dehidratimit.

Nëse një mbrëmje më parë keni pirë verë apo birrë të nesërmen do të keni dëshirë për ushqime me kripë. Në të vërtetë, trupi ka nevojë thjesht për një gotë ujë më shumë.

Të ëmbla apo të kripura, si të bëni zgjedhjen e duhur për shëndetin

Sipas të dhënave, njeriu duhet të kujdeset që të konsumojë proteinë në mëngjes. Proteina gjendet edhe tek të ëmblat dhe të kripurat siç janë vezët, mishi, bishtajoret, kosi, tërshëra dhe arrat apo kosi me mjaltë.

Ata rekomandojnë shmangien e një vakti të rënduar në karbohidrate apo brumëra, ndonëse petullat, një tost apo drithërat tingëllojnë si alternativa më e lehtë.

Kur vjen puna tek yndyrnat dhe sheqernat, është e udhës të konsumohen alternativa të shëndetshme dhe jo të përpunuara.

Një shembull është mjalti në vend të sheqerit. Nëse ju pëlqejnë të ëmblat ju mund të konsumoni fruta pylli të cilat janë të pasura me antioksidantë.

Nëse ju pëlqejnë të kripurat, ju mund të ushqeheni shëndetshëm duke ngrënë vezë, djathë, spinaq e ullinj.

Sa i përket shijes, ekspertët thonë se përsa kohë ushqeheni shëndetshëm, ju mund të zgjidhni atë që kënaq oreksin tuaj.

Nëse dëshironi të eksperimentoni dhe të bëni një vlerësim mbi rolin e një mëngjesi të ëmbël apo të kripur ju mund ta bëni këtë mjaft lehtë. Për 2-3 ditë mund ta nisni ditën me ushqime të ëmbla dhe ditët e tjera të kripura.

Gjatë këtyre ditëve mbani shënim nivelet e energjisë, përqendrimit dhe gjendjes fizike. Në këtë mënyrë do të jetë vetë trupi që do të tregojë se për çfarë ka nevojë./AgroËeb.org

Kombëtarja shqiptare luajti dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve të këtij edicioni. Kuqezinjtë arritën të marrin tri pikë, në atë fitore me Ukrainën në Pragë, ndërsa ndeshja e dytë u humb me Gjeorgjinë në Tiranë.

kombetarja

Një nga projeksionet e “We Global Football” në lidhje me përfundimin në grupin ku ndodhen kuqezinjtë, sjell në formë përqindjeje si janë shanset për kombëtaret. Për ekipin tonë përfaqësues, 50.2 % janë që të zbresë një ligë më poshtë duke përfunduar grupin në vendin e fundit, edhe pse Ukraina ka 0 pikë dhe ne kemi 3. Megjithatë, janë katër ndeshje për t’u luajtur dhe kuotimi që i bëhet Shqipërisë, është për 33.8 për qind që del në vendin e tretë në grup dhe luan “play out” për një ligë më poshtë.

Projeksioni për të përfunduar grupin në vendin e dytë dhe për të kapur “play off”-in e ngjitjes një ligë më lart, janë në normën 13.9 % dhe vendi i parë në grup ja jep 2.1 për qind. Ndërkohë, Gjeorgjia ka shanset më të mëdha për ta mbyllur e para, logjikisht sepse kanë arritur të marrin dy fitore.

Për vendin e dytë, më shumë shanse ka Republika Çeke, që është me 51.4 për qind. Gjithsesi, ky është vetëm një projeksion dhe gjithçka mund të ndodhë, pasi në grup mbetet çdo gjë e hapur. Dy sfidat e radhës së Kombëtares shqiptare janë në muajin tetor, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, të dyja në transfertë.

projeksioni

Justin Timberlake është deklaruar fajtor për një shkelje jo-kriminale gjatë drejtimit të automjetit. 43-vjeçari u shfaq personalisht në gjykatën e fshatit Sag Harbor në Hamptons sot.

timberlake

Gjykata e dënoi Timberlake me një gjobë prej 500 dollarësh dhe 25 orë shërbim në komunitet në organizatën jofitimprurëse që ai zgjodhi.

Këngëtari i ‘Cry Me A River’ u arrestua në orët e hershme të 18 qershorit pasi policia tha se ai nuk ndaloi në një shenjë ndalimi dhe nuk mund të qëndronte në korsinë e tij gjatë vozitjes në Long Island, Nju Jork.

Dokumentet e gjykatës thanë se sytë e tij ishin “të përgjakur dhe të qelqtë” dhe se ai “performoi dobët në të gjitha testet e standardizuara të maturisë në terren”.

Timberlake, të cilit iu pezullua patenta muajin e kaluar, më parë ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën më të madhe të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, e cila mund të sjellë dënime duke përfshirë burgun dhe gjoba deri në 2,000 dollarë.

Në kuadër transformimit të institucioneve të përkujdesit shoqëror në Qendra të Shërbimeve Sociale ,u mbajt sot aktiviteti “Kujdes për çdo Fëmijë dhe Familje” organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe UNICEF.

WhatsApp Image 2024-09-13 at 16.50.51

Në aktivitet mori pjesë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin, përfaqësues të institucioneve të kujdesit social dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë, nga pushtetit vendor e shoqëria civile.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu theksoi se “deinstitucionalizimi nuk është një angazhim i thjeshtë politik, por një sipërmarrje e madhe kombëtare; një besëlidhje për një të ardhme shumë më të mirë për të gjithë të miturit e familjet që fati apo rrethanat i kanë vendosur në kushte të pafavorshme.

“Në politikat tona sociale, solidariteti do të thotë një shoqëri ku diferencën nuk e bën privilegji në lindje, por vetëm puna dhe talenti. Do të thotë mundësi të barabarta për të gjithë, edhe për ata që kanë më shumë nevojë për mbrojtje. Prandaj, besoj sinqerisht dhe fuqimisht, se reforma e deinstitucionalizimit është një prej reformave më europiane të ndërmarrë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar”, u shpreh Koçiu.

Ministrja solli në vëmendje pilotimin e suksesshëm të këtij modeli në institucionet e përkujdesit shoqëror për fëmijë në dy bashki të vendit, në Vlorë dhe Korçë.

 “Është dashur shumë punë, pikë së pari për të ndryshuar njëmendësi dhe qasje shumëvjeçare. Por, ia kemi dalë mbanë të pilotojmë me sukses reformën e deinstitucionalizimit, që promovon vendosjen e atyre që kanë nevojë për mbështetje në një mjedis të ndërtuar i gjithi për rreth tyre, e që është dizenjuar posaçërisht për t’i ndihmuar. Në Vlorë dhe në Korçë, në vatrat e para të pilotimit të këtij modeli kemi pasur rezultate të shkëlqyera”, nënvizoi ajo.

Koçiu shtoi se “fokusi ynë nuk është dhe nuk mund të jetë thjesht largimi i fëmijëve nga institucionet rezidenciale si një qëllim në vetvete. Kjo duhet të vijë si një zgjedhje e qartë, e bazuar mbi logjikën e prioritizimit të nevojave të fëmijës e familjes dhe si pjesë e mbështetjes së gjithëanshme komunitare që vendoset në veprim dhe në funksion të atyre që kanë nevojë për mbështetje”.

“Është misioni ynë numër një i kësaj Ministrie që të bëjmë të mundur që kjo e ardhme të vijë si një paketë ëndrrash dhe mundësish për të gjithë të vegjlit, pa dallim. Unë besoj me forcë se ndërtimi i një shoqërie ku diferencën e bën talenti dhe puna, e jo statusi apo privilegji nuk është një utopi, nuk është e pamundur. Por, nga ana tjetër, e gjithë puna që kemi nisur mund të realizohet shumë më thjeshtë dhe më shpejt nëse bëjmë bashkë të gjithë aktorët, duke përfshirë shoqërinë civile, komunitetet lokale, OJQ-të, partnerët ndërkombëtarë dhe sektorin privat”, përfundoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Ambasadori i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato tha se “çdo fëmijë ka të drejtën të rritet në një mjedis të lumtur, të dashur dhe të qëndrueshëm. BE-ja ka mbështetur Shqipërinë në përpjekjet e saj për ta bërë deinstitucionalizimin një prioritet. Qëllimi është të sigurohet që çdo fëmijë mund të gëzojë një standard jetese që është adekuat për zhvillimin e tij fizik, mendor dhe social, duke ofruar shërbime sociale të bazuara në komunitet dhe të fokusuara tek fëmijët. BE-ja ka kushtuar një program prej 70 milionë eurosh për përfshirjen sociale në Shqipëri, për të siguruar që askush të mos mbetet mbrapa ndërkohë që vendi bëhet gati pranimin në BE. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur Shqipërinë në ndërtimin e një të ardhmeje ku të gjithë fëmijët rriten në një mjedis të sigurt, të kujdesshëm dhe të kujdesshëm”.

Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Murat Sahin u shpreh se “institucionalizimi dhe ndarja e familjes kanë ndikime negative të mirëdokumentuara në shëndetin, zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve. Në nivel rajonal, UNICEF-i i ka dhënë prioritet Reformës së Kujdesit si një nismë kryesore në mbrojtjen e fëmijëve”.

 “Fuqizimi i familjeve siguron që fëmijët të marrin kujdesin dhe mundësitë që u nevojiten për të lulëzuar, gjë që kërkon një përpjekje kolektive nga qeveria, shoqëria civile, komunitetet dhe partnerët. UNICEF-i mbështet Qeverinë Shqiptare në prezantimin e Garancisë Evropiane për Fëmijët për të siguruar që të gjithë fëmijët, veçanërisht ata në rrezik, të kenë akses në shërbimet thelbësore”, u shpreh Sahin

Procesi i deinstitucionalizimit, pjesë e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2024–2030 ka si qëllim transformimin e shërbimeve të kujdesit rezidencial në shërbime me bazë komunitare, fuqizimin e familjeve në rrezik ndarjeje, me qëllim parandalimin dhe jo institucionalizimin.

Gjithashtu, në fokus të kësaj reforme është zgjerim i rrjetit të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për persona me aftësi të kufizuara, që jetojnë në institucione rezidenciale, ose në rrezik institucionalizimi si dhe nxitja dhe mbështetja e shërbimeve në familje për të gjitha kategoritë e rrezikuara.

Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe gjyqësor, si dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga rajoni i veriut, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore që ka përmendur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç për Kosovën.

vucic

Në një adresim para kombit, më 13 shtator, Vuçiq ka thënë se Serbia beson që përmbushja e kërkesave përbën “parakusht të domosdoshëm për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkojmë të kthehemi te gjithçka që është arritur dhe përparuar në procesin e dialogut”.

Ai ka paralajmëruar se Beogradi do të nisë një “fushatë diplomatike globale”, në mënyrë që të plotësohen këto kërkesa.

Sipas një dokumenti që u është shpërndarë mediave para adresimit të Vuçiçit, Parlamenti serb do të miratojë një vendim për “paligjshmërinë” e të gjitha institucioneve të themeluara në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.

Vuçiq ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për, siç ka thënë ai, “problemin e Kosovës dhe Metohisë”.

“Nuk ekziston ai mrekullibërës që mund t’u sjellë serbëve një zgjidhje të mirë për Kosovën dhe Metohinë. E pranoj. Edhe pse jam presidenti që ka zhvilluar më së shumti bisedime”, ka thënë Vuçiç në një fjalim drejtuar popullit, të paralajmëruar ditë më parë.

Shtatë kërkesat e Serbisë

Sipas dokumentit, Serbia kërkon:

-shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.

-kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.

-tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga “bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme” në veriun e Kosovës.

-tërheqjen e Policisë nga të gjitha institucionet “të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët”.

-formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

-zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë” të arrestuar nga Policia e Kosovës.

-kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.

Përveç këtyre kërkesave, në dokument përmendet se Kuvendi i Serbisë do të miratojë një ligj brenda 45 ditëve për të “shpallur krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, duke garantuar kështu të drejtën për mbështetje financiare për të papunët”.

“Ne do të rrisim ndihmën dhe mbështetjen tonë për popullsinë në mënyrë dramatike. Tani, do të ndajmë menjëherë për një grup prej 5.000 personash të papunë një mbështetje mujore prej 20 mijë dinarësh (170 eurosh)… çdo dinar do ta marrin vetëm ata që jetojnë në Kosovë“, ka thënë presidenti serb para kombit.

Mes tjerash, në dokument përmendet që “institucionet serbe” në Kosovë “nuk do të shfuqizohen apo mbyllen” dhe akuzohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se “qëllimi i tij kryesor politik është të largojë dhe të eliminojë plotësisht serbët” në Kosovë.

Aty, gjithashtu, është paralajmëruar që në Rudnicë dhe Ribar pranë kufirit me Kosovën, do të hapen zyra ku serbët e veriut të Kosovës do të kenë qasje në shërbimet e mbrojtjes sociale dhe që ato do të ofrojnë shërbime vitale shtetërore dhe administrative për qytetarët.

Një tjetër pikë në dokument përmend miratimin e një ligji për të krijuar një Prokurori të veçantë “për ndjekjen e abuzimeve dhe shkeljeve të të drejtave themelore të njeriut, uzurpimin e pronës dhe rrezikimin e integritetit trupor” të qytetarëve të Serbisë në Kosovë.

Çfarë i parapriu adresimit të Vuçiçit?

Adresimi i Vuçiçit vjen pas akuzave që ua ka bërë në vazhdimësi autoriteteve të Kosovës për “sulme ndaj serbëve” në veri të vendit, duke marrë shkas vendimet e fundit në atë pjesë.

Qeveria e Kosovës vlerëson se me veprimet e veta vetëm po synon të shtrijë sovranitetin në gjithë territorin e shtetit.

Autoritetet kosovare kanë mbyllur së fundmi disa institucioneve paralele serbe në veri, duke thënë se kanë cenuar kushtetutshmërinë e Kosovës, më pas disa degë të Bankës së Serbisë, me arsyetimin se kanë vepruar pa leje, dhe ka ndaluar dinarin serb për kryerje të pagesave me para të gatshme.

Beogradi i sheh këto veprime si “akte kriminale” që synojnë “dëbimin e serbëve”.

Faktori ndërkombëtar e ka kritikuar Kosovën për ato që i ka konsideruar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të vendit.

Kosova dhe Serbia dialogojnë prej vitit 2011 në Bruksel, nën ndërmjetësim të BE-së, kanë arritur disa marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.

Kurti: Vuçiç në koordinim me Rusinë po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës

Pak para adresimit të Vuçiçit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia, në vend që të pendohet për krimet që ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ka vendosur të përsërisë kërcënime dhe ultimatume ndaj Kosovës, në koordinim me Rusinë.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovë është “tejet dëshpëruese”, por që Kosova nuk trembet nga kërcënimet.

“Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./REL

Khaled Al-Isa, president i Bordit të Drejtorëve të Fondacionit Al-Ahli , ka konfirmuar në një intervistë se në merkaton e verës ata u përpoqën të nënshkruanin me Vinicius, pasi Alan Saint-Maksimin u nis për në Fenerbaçe.

Vinicius

Duke pasur parasysh refuzimin e anësorit brazilian për t’u larguar nga Real Madridi, klubi saudit zgjodhi opsionin e Ivan Tonit. “Ne kishim dëshirën për të sjellë Vinicius, por gjatë negociatave, pala e brazilianit refuzoi”, tha Al-Isa.

Vinicius është favoriti kryesore për të fituar “Topin e Artë” në këtë viti futbollisti, aty ku suksesi i Real Madridit në Ligën e Kampionëve duke se  është “guri” që do të bëjë diferencën”, sikurse goli kundër Dortmundit në finale.

PANORAMASPORT.AL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në rrjete sociale, shprehet se presidenti serb Alaksandër Vuçiç në koordinim me Rusinë, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës.

vucic-kurti (2)

Kurti ndërsa kujton 25-vjetorin e gjenocidit në Kosovë, thekson se Serbia, në vend që të pendohet për krimet dhe të kërkojë falje, ka zgjedhur të kërcënojë.

Ai gjithashtu shprehet se sot “Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të vendit tonë, progresin demokratik e socio-ekonomik të popullit dhe institucioneve tona. Mirëpo, kjo që po ndodhë aktualisht, tregon se sa larg është Serbia nga vlerat demokratike dhe njerëzore dhe sa e mishëruar mbetet me gjenocidin e kryer në vitet e ‘90-ta”, shkruan Kurti.

Postimi i Putin:

Vuçiq në koordinim me Rusinë, mbi varrezat masive, po përgatit kërcënime dhe ultimatume të reja ndaj Kosovës

25 vjet pas gjenocidit në Kosovë, me 186 masakra, rreth 500 varreza masive në Kosovë, 5 varreza masive në Serbi, ku mbetën të vrarë mbi 13 mijë njerëz (1392 fëmijë; 1739 gra; 1882 të moshuar), rreth 20 mijë gra e vajza të dhunuara dhe keqtrajtuara, dhjetëra mijëra qytetarë të persekutuar, mbi 860 mijë të dëbuar nga Kosova dhe qindra mijëra të tjerë që nga malet shihnin qysh po ju plaçkiten e digjen shtëpitë (gjithsej 119,855 sosh), dhe ende 1595 persona të zhdukur me dhunë, qindra familje që jetojnë me ankth e dhembje, ndërsa i mbanë të fshehura informacionet për vendndodhjen e të paktën 11 varrezave masive brenda territorit të saj, Serbia e drejtuar nga ministri i Millosheviqit, në bashkëpunim me Rusinë, po përgatitin kërcënime dhe ultimatume të reja në drejtim të Kosovës.

Serbia flenë mbi varreza masive nga gjenocidi i kryer në Kosovë. 950 civilë të paarmatosur u masakruan, ua rrëmbyen kufomat dhe i futën në varreza masive në Serbi, përfshirë këtu kamionë frigoriferë që dolën nga fundi i liqeneve atje. Dëshmitë e gjenocidit janë të freskëta gjithandej në Kosovë e Serbi, por kjo nuk po e pengon Presidentin e Serbisë për të kërcënuar sërish.

Në vend që Serbia:

▪️të pendohet për krimet, të kërkojë falje për to dhe të mos i mohojë ato;

▪️t’i hapë arkivat e luftës të policisë dhe ushtrisë jugosllave, sidomos të brigadës së motorizuar 37;

▪️të paguajë dëmshpërblimet;

▪️të bashkëpunojë për të vendosur drejtësi për viktimat e gjenocidit;

▪️të angazhohet për pajtim e paqe duke reflektuar mbi përgjegjësinë që ka;

ajo ka zgjedhur anën e kundërt, duke përsëritur kërcënimet dhe ultimatumet, ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, në bashkëpunim dhe koordinim të afërt me Rusinë. Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit.

Qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovës është tejet dëshpëruese. Fillimisht u normalizua pandëshkueshmëria dhe fushatat propaganduese. E tash po synohen të normalizohen sulmet paramilitare dhe terroriste (Banjska, 24 shtator 2023), kërcënimet dhe ultimatumet, të cilat arsyetohen me lajme të rrejshme dhe fushata dezinformuese, para syve të botës demokratike.

Sot, Kosova është më e fortë se kurrë më parë, nuk trembet nga kërcënimet. Ne mbrojmë të gjithë qytetarët tanë dhe liritë e të drejtat e tyre, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të vendit tonë, progresin demokratik e socio-ekonomik të popullit dhe institucioneve tona. Mirëpo, kjo që po ndodhë aktualisht, tregon se sa larg është Serbia nga vlerat demokratike dhe njerëzore dhe sa e mishëruar mbetet me gjenocidin e kryer në vitet e ‘90-ta.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ka reaguar pas kritikave nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA, për mosdërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

elisa spiropali

Spiropali shprehet se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, por votimi në Kuvend demonstroi sipas saj, se vendimi i GJK ka nevojë për sqarim.

Ajo thekson se i është drejtuar Komisionit të Venecias për mënyrën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Xhaçkën, dhe se do të veprohet sipas opinionit të tyre pa humbur asnjë ditë më shumë.

Reagimi i plotë

Ndaj plotësisht bindjen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore, pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

Prandaj edhe e theksova gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i djeshëm demonstroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të një viti e gjysëm më parë dhe së fundmi ai i Korrikut 2024, ka nevojë për sqarimin që kërkohet prej po kaq kohësh.

Pikërisht me qëllim marrjen e këtij sqarimi dhe dhënien fund të paqartësisë që e ka shoqëruar Kuvendin, për mënyrën e zbatimit të vendimit, i jam drejtuar menjëherë sot Komisionit të Venecias si një instancë me prestigj e kompetencë të padiskutueshme.

Sapo të marrim nga Komisioni i Venecias opinionin përkatës, do të veprojmë sipas atij opinioni pa humbur asnjë ditë më shumë.

Përfaqësitë e BE dhe SHBA në Shqipëri e cilësuan shpërfillje nga ana e Kuvendit vendimin të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Kujtojmë se mazhoranca socialiste ka abstenuar me 65 vota, 9 kanë votuar kundër, ndërsa pro votuan 25 deputetë të opozitës.

9 deputetët që votuan kundër ishin Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë kryeministri Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.

LEXO EDHE: PS nuk çon në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, reagon BE: S’është hap në drejtimin e duhur

LEXO EDHE: Mandati i Xhaçkës dhe refuzimi për ta çuar në GJK/ Reagon Ambasada e SHBA: Parlamenti shpërfilli vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Opinion

BEN BLUSHI

GËZIM TUSHI

MIMOZA DAJÇI

FATOS ÇOÇOLI

EDISON YPI