EKSKLUZIVE/ Tirana refuzon 200 mijë euro për mesfushorin nga klubi i Bundesligës gjermane, zbulohen prapaskenat

May 2, 2024 | 8:45
SHPËRNDAJE

Mainzi në Gjermani, por edhe skuadra të tjera kanë vënë në shënjestër talente të ekipit të Tiranës. Skuadra, në fund të sezonit mund të ketë një tjetër “eksod” lojtarësh.

jaku

Bëhet fjalë për mesfushorin Jordi Jaku. Prej kohësh presidenti Refik Halili ka deklaruar se ka një ofertë prej 200 mijë eurosh, por klubi mendon që ta zhvillojë futbollistin.

“Panorama Sport” ka zbuluar se ka qenë klubi i Mainzit në Bundesligën gjermane ai që e ka kërkuar me ngulm lojtarin. Mirëpo, presidenti bardheblu ka dashur më shumë para.

Jaku ka qenë në fushë 9 ndeshje dhe 344 minuta në fushë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura