Egnatia dhe Vllaznia bëjnë tifo për Skënderbeun, mund t’u dhurojë qindra mijëra euro

May 16, 2024 | 23:42
SHPËRNDAJE

Skënderbeu do të ketë “spektatorë” shumë të interesuar që bëjnë tifo për të në ndeshjen ndaj Partizanit në “Final Four”. Te Egnatia dhe Vllaznia kanë arsye shumë të mëdha të bëjnë tifo për skuadrën korçare që të triumfojë këtë të premte ndaj kryeqytetasve, dhe jo vetëm për çështje sportive.

final-41

Sigurisht, Partizani në letër është favorit në duel dhe pretendent për fitoren e titullit falë përbërjes që ka. Por për dy klubet e gjysmëfinales tjetër, eliminimi i të kuqve do të sillte një gëzim edhe më të madh se thjesht largimi nga gara i një pretendenti të fortë për titullin.

Një sukses i Skënderbeut në gjysmëfinale, do të çonte qindra mijëra euro në arkat e fituesit të çiftit Egnatia-Vllaznia, pa pritur ndeshjen finale ku vendoset titulli në Superiore., Meqë Skënderbeu nuk luan në Europë për shkak të dënimit nga UEFA, sido që të shkojë finalja. do të jetë finalistja tjetër ajo që do të sigurojë vendin në Ligën e Kampioneve, bashkë me qindra mijëra euro që garanton nisja e aventurës europiane nga një turne i tillë.

Kësisoj, për Vllazninë dhe Egnatian do të ketë një interes më shumë që Skënderbeu të arrijë nëj finale, pasi fituesi i gjysmëfinales mes tyre do të siguronte minimalisht 700 mijë euro nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura