“Vendimi për vulën e PD i padrejtë, por e respektoj”- Indrit Sefa: Ish-kryeministri donte të zvarriste procesin sepse…

Jun 13, 2024 | 22:56
SHPËRNDAJE

Ish-sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa, i ftuar në emisionin Open në News24 ka komentuar faktin që Gjykata e Apelit ia kaloi vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës.

sefa

Sefa theksoi se vendimi për vulën është i padrejtë, por se pranon vendimin. Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha donte që procesi gjyqësor të vazhdonte. Për të, arsyeja e vendimit për vulën është fakti që Rama dhe Berisha kanë ende interesa me njëri-tjetrin.

Avokati Indrit Sefa: Sali Berisha donte ta zvarriste këtë proces. Gjyqtarja Elona Tore e mbajti çështjen në Apel një vit pa datë. U hodh short, doli gjyqtari dhe e çuan në Gjykatën e Lartë. Kur vendimi i gjykatës të zbardhet, do ta shikoj. Kjo punë ka zgjatur shumë, demokratët nuk duhet që të zvarriten më për këtë çështje. Berisha asnjëherë nuk ka kërkuar përshpejtimin e çështjes. Vendimi i gjykatës duhet respektuar, pavarësisht sesi është. E quaj vendimin e padrejtë, por e respektoj. Berisha kur ka vendim pro tij thotë është oaz drejtësie, ndërsa kur drejtësia nuk e mbështet Berishën thotë është drejtësia e kapur.

Arion Sulo: Si Berisha e ka zgjatur procesin gjyqësor?

Avokati Indrit Sefo: Berisha nuk ka bërë një kërkesë proceduriale për të kërkuar përshpejtim të procesit gjyqësor. Arsyeja e vendimit është se i intereson Ramës që të ketë Berishën në krah. Sali Berisha thotë se sistemin e drejtësisë e ka në dorë Edi Rama, unë nuk e besoj. Ky vendim është pjesë e një marrëveshjeje mes Berishës dhe Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura