Hyri në librin Guinness/ Ky është njeriu më i shkurtër në botë, më i vogël se një shalqi

May 1, 2024 | 21:12
SHPËRNDAJE

Afshin Esmaeil Ghaderzadeh u shpall njeriu më i shkurtër në botë, sipas Librit të Rekordeve Guinness. Ai është 65.24 cm i gjatë, që është pothuajse shtatë centimetra më i shkurtër se rekordmeni i mëparshëm, Edward “Ninja” Hernandez.

njeriu me i vogel

Afshin lindi në një fshat të largët në rrethin Bukan të Iranit dhe jetën  nuk e kishte të lehtë. Në pamundësi për të ndjekur shkollën për shkak të gjatësisë, ai mezi filloi të mësojë shkrim-lexim. Ai është absolutisht i emocionuar që kohët e fundit ka mësuar të shkruajë emrin e tij.

Shtëpia ku jeton mbajtësi i rekordit Guinness është modeste, familja e tij punon shumë dhe ndonjëherë ata luftojnë për të siguruar mjete të mjaftueshme për ilaçe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura