VIDEO/ PSG ngec te shyllat, Dortmund triumfon në aktin e parë gjysmëfinal

May 1, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Borusia e Dortmundit triumfoi në aktin e parë gjysmëfinal ndaj PSG-së me rezultatin 1-0. Sulmuesi gjerman Fyllkryg ishte heroi i verdhezinjve, i cili në minutën e 36-të tundi rrjetën e Donarumës. 

psg

Pavarësisht tentativave në pjesën e dytë, francezët e Luis Enrikes, nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, teksa u ndalën dy herë nga shtylla, fillimisht Mbape dhe më pas Hakimi. 

Vlen të theksohet se fragmenti i dytë i lojës ishte tepër i luftuar me raste të shumta shënimi nga të dyja portat.  

Për sa i përket kualifikimin në finalen e madhe, gjithçka mbetet e hapur në duelin e kthimit që do të zhvillohet ditën e martë më 7 maj.  

BORUSIA DORTMUND-PSG 1-0
36′ Fullkrug 

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida

90+1′ Largohet edhe autori i golit Fyllkryg, vendin e tij e merr talenti Moukoko.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

87′ Dy zëvendësime të tjera te Dortmundi, largohet Ryerson dhe Brant në lojë Uolf dhe Nmeça.

83′ Dortmundi kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Adejemi, vendin e tij e merr Rojs.

80′ Mbrëmje “jo” për Dembele, që shpërdoron një tjetër shans të artë në afërsi të pikës së penalltisë, duke e dërguar topin jashtë kuadratit (VIDEO) 

72′ Portieri Kobel bën heroin duke i mohuar një gol të sigurt Dembelesë. Vendimtare pritja e gardianit të gjermanëve (VIDEO) 

66′ Sërish rrezikshëm Dortmundi me Fyllkryg që zhytet bukur me kokë brenda zonës, por topi shkon mbi traversë. (VIDEO) 

65′ Luis Enrike kryen zëvendësimin e radhës, largohet Barkola, vendin e tij e merr Kolo Muani.

60′ Fyllkryg “flirton” me golin e dytë, por gjuajtja e sulmuesi gjerman shkon mbi kuadrat! Shpëton për mrekulli porta e PSG-së. (VIDEO) 

55′ Shans i artë i shpërdoruar nga Fabian Ruiz, që në zonën e 5-metërshit, ka goditur në mënyrën më të keqe të mundshme me kokë duke e dërguar topin jashtë kuadratit (VIDEO) 

51′ Ndizen francezët, dy shtylla radhazi i mohojnë golin e barazimit PSG-së. Fillimisht ishte Mbape që shënjestroi shtyllën e majtë pingule, ndërsa disa sekonda më vonë Hakimi u ndal nga shtylla e djathtë pingule. Me fat gjermanët në këto momente (VIDEO) 

48′ PSG jep shkëndijën e parë me Barkola, por tentativa e tij  ishte qëndrore duke u ndalur nga portieri Kobel.

46′ Starton pjesa e dytë!

45’+5’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-0 në favor të Borusia Dortmund.

45’+2’ Dembele nga e djathta në fundore nis një top drejt qendrës që largohet nga Rajerson.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

44’ Predhë e Sabitzer nga e majta, Donaruma grushton topin dhe shpëton portën. Vendasit më pas kërkojnë penallti për një kontakt në zonë, por gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

42’ Lukas Hernandez nuk mund të vazhdojë më për shkak të problemeve fizike, dukë i bërë vend Berardos në radhët e PSG-së

36’ GOOOL BORUSIA DORTMUND! Top në thellësi për Fyllkryg i cili i ikën pozicionit jashtë loje dhe i vetëm para Donarumas nuk gabon. (VIDEO)

34’ Barkola shmang një lojtar nga e majta, pasimi i tij në qendër largohet nga mbrojtja.

32’ Duartrokitje për Adejemin, i kthyer me shpejtësi në mbrojtje për të ndalur një shpërthim të Dembele në krahun e djathtë.

23’ PSG merr kontrollin e lojës duke u munduar që të nisë Mbape drejt portës, por ai është i rrethuar nga lojtarët vendas.

19’ Matsen është i ndëshkuari i parë me të verdhë për një faull ndaj Zair-Emeri.

17’ Dembele është ai i cili provon përsëri me të majtën të gjejë portën, sfera shkon shumë larg katërkëndorit.

13’ Sabitzer përfiton nga një hapësirë në të djathtën dhe shfaqet para Donarumës, por ky i fundit i mbyll rrezen e portës me daljen e tij.

11’ Dembele shmang ndërhyrjen e dy lojtarëve dhe lëshon një diagonale nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin. (VIDEO)

6’ Adejemi nga e djathta harkon në zonë, sfera devijohet në këndore.

4’ Vendasit janë më kërkues në minutat e parë, teksa mbajnë plotësisht kontrollin e topit [ërballë PSG-së së kujdesshme në prapavijë.

1’ Nis dueli në Gjermani.

FORMACIONET ZYRTARE

BORUSIA DORTMUND: Kobel, Humels, Shloterbek, Rajerson. Matsen, Sabitzer, Xhan, Brandt, Sanço, Adejemi, Fyllkryg.
Trajner: Edin Terziç

PSG: Donaruma, Hakimi, Markiinjos, L. Hernandez, N, Mendes, Fabian Ruiz, Vitinja, Zair-Emeri, Dembele, Barkola, Mbape.
Trajner: Luis Enrike

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura