Degradon sherri brenda repartit të zjarrfikëses, një prej tyre qëllon me thikë dy kolegët e tij! Çfarë ndodhi gjatë natës

May 2, 2024 | 7:47
SHPËRNDAJE

Një sherr mes zjarrikësve ka ndodhur brenda repartit në Kavajë. Raportohet se një zjarrëfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dy prej tyre.

zjarrfikesja-1

Të plagosurit raportohet se kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrëfikës të Kavajës.

Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve.

Gjithashtu zjarrëfiksët e përfshirë në konflikt janë pezulluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura