Vrasja e ukrainases dhe farmacistit. Në të njëjtën ditë me shqiptarin u zhduk edhe një mik i viktimës. Hipotezat që ngre policia

Oct 16, 2020 | 19:42
SHPËRNDAJE

Policia greke është në aktivitet të plotë për të gjetur shqiptarin që konsiderohet i dyshuari numër 1 për vrasjen e tmerrshme të dyfishtë të 43 vjeçares masazhiste ukrainase dhe farmacistit 42-vjeçar brenda shtëpisë së saj verore në Loutraki.

vIEAQmac

Por, për sa kohë që ish-partneri i ukrainases 45-vjeçar mbetet i pagjetur, një skenar i ri për përfshirjen e një personi të dytë në çështje rrëzon versionin e parë.

Mediat greke shkruajnë se një person tjetër që kishte marrëdhënie miqësore me fatkeqen Fotini Svitlana, është zhdukur në të njëjtën ditë me të dyshuarin kryesor.

Pyetja për të cilën policia po kërkon përgjigje është nëse këta dy persona e njihnin njëri-tjetrin dhe në çfarë mase.

Mund të jetë një rastësi satanike, por policia nuk përjashton që ky person ishte bashkëpunëtor dhe se ai gjithashtu njollosi duart me gjakun e dy njerëzve të pafajshëm ose mori pjesë në përgatitjen për therjen e egër të çiftit me një hanxhar ose sëpatë dhe arratisjen e tij.

Pas masakrës, vrasësi u largua me makinën e viktimës, të cilën e dogji, kështu që lind pyetja se si ai arriti në shtëpinë e pushimeve në Flambouro dhe si u largua pas zjarrvënies. A do ta rrezikonte ta bënte atë në këmbë, e kishte makinën e tij në vend apo dikush e mori?

45-vjeçari u arrestua për grabitje në 2014 dhe u la i lirë në 2017 me kushtin kufizues të paraqitjes një herë në muaj në Departamentin e Policisë në Moskato, ku kishte deklaruar një vendbanim të përhershëm, megjithëse asnjë shtëpi nuk ishte vendosur atje.

Paraqitja e tij e fundit në departament ishte në fillim të tetorit dhe tjetra do të ishte në fillim të nëntorit.

A ka pasur ai kontakt me mikun e dytë të zhdukur të Fotini Svitlana gjatë kësaj kohe dhe a kanë hartuar dhe ekzekutuar planin e tmerrshëm? Këto pyetje do të marrin përgjigje nga kontrolli i plotë i shtëpisë së izoluar, nga ku policia mblodhi të dhëna, gjurmë gishtash dhe mostra të materialit biologjik.

Laboratorët kriminalistikë do të kenë përgjigje brenda pak ditësh nëse hetimi zbulon praninë e një vrasësi të dytë apo jo.

Rezultatet e heqjes së sekretit telefonik në celularët e të dyshuarit kryesor, por edhe të dy viktimave, të cilët nuk janë gjetur dhe pretendohet se autori i shkatërroi ato, do të ndihmojnë në sqarimin e peizazhit, pasi sinjali i tyre u mbyll në 23.30 të shtunën në mbrëmje, pak para se makina të digjej.

LEXO EDHE

“Ose unë ose askush”/ Të tjera detaje nga vrasja e çiftit në Greqi. Autori shqiptar dyshohet se…

Vrasja që tronditi edhe ekspertin ligjor/ Flet e bija e gruas ukrainase që e vrau barbarisht shqiptari. “Çelësi” që hetuesit besojnë për zbardhjen e plotë të krimit

Krimi makabër në Greqi/ Shqiptari i akuzuar u ndalua nga policia pak orë pas vrasjes, rastësisht. Dyshohet se është arratisur drejt…

Vrasja mizore e ukrainases dhe farmacistit në momente intime. Zbardhet raporti mjeko-ligjor për viktimat. Çfarë mori shqiptari prej tyre

Publikohet foto/Ky është shqiptari që akuzohet për vrasjen me hanxhar të ish-partneres ukrainase dhe të dashurit të saj grek

Shqiptari i dyshuar e ndoqi çiftin si hije për ditë të tëra pa u kuptuar deri në momentin e vrasjes/ Detaje nga plani “satanik”

Detaje të reja nga vrasja mizore e çiftit në Greqi. Mediat greke: 45 vjeçari shqiptar dyshohet se…

Shqiptari masakroi me hanxhar çiftin e biznesmenëve/ Zbardhet dëshmia e nënkryetarit të Bashkisë: Gruaja bleu një tokë për të ndërtuar një shtëpi. Synonte…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura