Krimi makabër në Greqi/ Shqiptari i akuzuar u ndalua nga policia pak orë pas vrasjes, rastësisht. Dyshohet se është arratisur drejt…

Oct 15, 2020 | 13:40
SHPËRNDAJE

loutraki-main3

Shqiptari i dyshuar për krimin makabër në Greqi, të një 43-vjeçareje rumune dhe partnerit të saj farmacist, mësohet se është ndaluar nga policia për kontroll, pak orë pas krimit. Kjo ka ndodhur në Agrinio dhe kontrolli policor ishte fare rastësor, para se të zbulohej se ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë.

Policia po kërkon në të gjithë Greqinë për të gjetur shqiptarin e dyshuar, për krimin e rëndë që ndodhi në Loutraki në orët e para të së dielës që lamë pas.

Sipas informacioneve, shqiptari, i cili raportohet se ka qenë i dashuri i viktimës 43 vjeçare, u kontrollua rastësisht nga policia në Agrinio kur po udhëtonte me automjetin e tij, e për këtë arsye, mendohet se ai mund të jetë arratisur në Shqipëri.

Siç raportuan mediat lokale më herët, trupi i 43-vjeçares u transportua sot në Mykonos, ku nesër të afërmit, vajza e saj dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit. Varrimi i saj do të bëhet të premten, ndërsa farmacisti u varros sot në mesditë në orën 12, në vendlindjen e tij.

LEXO EDHE

Vrasja mizore e ukrainases dhe farmacistit në momente intime. Zbardhet raporti mjeko-ligjor për viktimat. Çfarë mori shqiptari prej tyre

Publikohet foto/Ky është shqiptari që akuzohet për vrasjen me hanxhar të ish-partneres ukrainase dhe të dashurit të saj grek

Shqiptari i dyshuar e ndoqi çiftin si hije për ditë të tëra pa u kuptuar deri në momentin e vrasjes/ Detaje nga plani “satanik”

Detaje të reja nga vrasja mizore e çiftit në Greqi. Mediat greke: 45 vjeçari shqiptar dyshohet se…

Shqiptari masakroi me hanxhar çiftin e biznesmenëve/ Zbardhet dëshmia e nënkryetarit të Bashkisë: Gruaja bleu një tokë për të ndërtuar një shtëpi. Synonte…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura