Detaje të reja nga vrasja mizore e çiftit në Greqi. Mediat greke: 45 vjeçari shqiptar dyshohet se…

Oct 13, 2020 | 18:17
SHPËRNDAJE

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar me qëllim për të gjetur autorin e dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Loutraki.

gtdeetw

45-vjeçari shqiptar që është i dyshuari kryesor është zhdukur pa gjurmë, ndërsa ekziston frika sipas mediave greke, se ai mund të ketë ikur në vendlindje.

Masazhistja greke 43-vjeçare kishte vendosur për t’i dhënë fund marrëdhënies me 45-vjeçarin shqiptar dhe kishte nisur një kapitull të ri në jetën e saj, duke ruajtur një marrëdhënie me farmacistin Ioannis Zonitsa.

Sipas të dhënave të deritanishme, 45-vjeçari nuk e pranoi ndarjen e tyre dhe vazhdoi ta shtynte të qëndronin bashkë dhe të martoheshin.

Vrasja, e cila zbulohet nga rrahjet që ndodhën me një agresion të pabesueshëm dhe ndërsa çifti ishte i zhveshur në shtëpi, çka dëshmon se është një krim pasioni.

Në banesë nuk kishte asnjë dëmtim, çka tregon se vrasësi kishte një çelës.

Ish-partneri i 43-vjeçares ukrainase, i cili është i njohur për autoritetet, është dënuar për grabitje dhe drogë, çarmatosi çiftin që ishin në shtëpinë verore të Fotini-Svitlana dhe i sulmoi ata me një hanxhar.

LEXO EDHE: 

Shqiptari masakroi me hanxhar çiftin e biznesmenëve/ Zbardhet dëshmia e nënkryetarit të Bashkisë: Gruaja bleu një tokë për të ndërtuar një shtëpi. Synonte…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura