Shqiptari masakroi me hanxhar çiftin e biznesmenëve/ Zbardhet dëshmia e nënkryetarit të Bashkisë: Gruaja bleu një tokë për të ndërtuar një shtëpi. Synonte…

Oct 12, 2020 | 22:49
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur nga mediat greke për vrasjen e çiftit të biznesmenëve nga shqiptari në Loutraki, në Greqi.

fotini

Sipas nënkryetarit të Komunës së Loutraki, Konstantinos Panteleou, i cili i njihte të dy viktimat, ai tregon se në orët e para të së dielës ai u njoftua nga miqtë peshkatarë se ne zonen e Flampouro, në afërsi të shtëpisë së pushimit të viktimës ishte hapur zjarr.

shtepia

“Të dielën në mëngjes, një mik i cili kishte shkuar për të peshkuar më thirri dhe më tha se kishte parë një shpërthim në shtëpinë në pronësi të familjes time në këtë zonë. Ne menjëherë thirrëm Departamentin e Zjarrfikësve. Të nesërmen, duke parë fotot, kuptova që makina ishte e klientes time”, tha ndër të tjera nënkryetari i Bashkisë.

Konstantinos Panteleou, i cili mban është pronar i një agjencie të pasurive të patundshme kishte dhënë falas shtëpinë ku jetonte gruaja 43-vjeçare me origjinë nga Ukraina, Fotini për pushimet verore. Ai ka treguar se Fotini kishte blere nje trual dhe do ndertonte nje shtepi dhe synonte qe te jetonte e qete me bashkeshortin e saj ne ate zone.

“Fotinin e njoh personalisht. Unë e takova atë në agjensinë e pasurive të patundshme që kam si klientin tonë dhe ajo donte të blinte një tokë në zonën tonë për të ndërtuar një shtëpi. Ajo e bleu parcelën kohët e fundit dhe ne bëmë kontrata në fund të qershorit dhe ishim në procesin e marrjes së një leje ndërtimi për të ndërtuar dy objekte.

Shtëpinë ku të dy u gjetën të vdekur, unë ia kisha dhënë Fotinit për të qëndruar gjatë verës si një dhuratë për kontratat që bëmë me shitjen e parcelës. Ajo kishte një dashuri të jashtëzakonshme për vajzën e saj dhe unë e di këtë sepse ata ishin mbledhur së bashku për të marrë vendimet”, tha ai.

shtepia123

Më tej nënkryetari i Bashkisë thekson se nuk e dinte që viktima me profesion farmacist dhe Fotini me profesion fizioterapiste ishin në një marrëdhënie bashkë.

“Ne nuk e dimë të kaluarën e saj. E dija që Fotini kishte marrë me qira një shtëpi nga një ndërmjetës tjetër në Loutraki në Megalou Alexandrou dhe Karaiskaki, pikërisht përballë farmacisë. Nuk e dija që ata ishin në një lidhje.

Unë e njoh Giannis sepse jeton në lagjen time. Ai ishte një burrë i jashtëzakonshëm dhe e di që ishte i pamartuar. Besoj se kjo marrëdhënie do të ishte diçka personale. Kur ai erdhi nga Mykonos ne e dinim që ajo ishte fizioterapiste. Ajo ishte divorcuar nga burri i saj”, përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura