Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë, Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Dropull! Mediat në Athinë: Nuk dihet nëse do shkojë në Himarë

May 8, 2024 | 13:17
SHPËRNDAJE

Kreu i SYRIZA, Stefanos Kasselakis do të vizitojë nëser Shqipërinë. Mediat në Greqi raportojnë se Kasselakis do të zhvillojë një takim me minoritetin grek në Dropull, por nuk dihet nëse do të shkojë në Himarë.

Stefanos Kasselakis

Ai do të takohet me aktorë të minoritetit grek dhe të diskutojë me ta problemet që i shqetësojnë.

Po ashtu, Stefanos Kasselakis pritet të takohet me kryetarin e bashkisë së Dropolis, Dhimitraq Toli rreth orës 10:00 në godinën e bashkisë, ndërsa më pas do të vizitojë shkollat ​​e zonës.

“Me pikëpyetje eshte nëse presidenti i opozitës zyrtare do të vizitojë Himarën. Kujtohet se Himara ka qenë në qendër të marrëdhënieve greko-shqiptare pas burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të qytetit, Fredi Beleri, ndërsa ai ishte kandidat për eurodeputet”, shkruajne mediat helene.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura