Sulmi me raketa në qendrën tregtare/ Zelensky: Akt terrorist, Rusia nuk pyet as për fëmijët dhe gratë

Jun 27, 2022 | 23:20
SHPËRNDAJE

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar sulmin në një qendër tregtare në qytetin Kremenchuk si ‘një nga aktet terroriste më të frikshme në historinë evropiane’.aa70d2e4-8435-464c-b88c-6acc534eca8f

“Qytet i qetë, qendër tregtare e zakonshme, gra, fëmijë, civilë të thjeshtë. Rreth 1 mijë njerëz ishin atje përpara se të shpallej sulmi ajror. Vetëm terroristët krejtësisht të pamatur, të cilët nuk kanë vend në tokë, mund të godasin me raketa një objekt të tillë”, u shpreh Zelensky në fjalimin e mbrëmjes.

Presidenti ukrainas theksoi se sulmi ishte i qëllimshëm.

“Ky nuk është një goditje e gabuar e raketave. Ky është një sulm i planifikuar rus në këtë qendër tregtare. Operacioni i shpëtimit vazhdon, por duhet të jemi të vetëdijshëm se humbjet mund të jenë të konsiderueshme”, u shpreh ai.

Presidenti ukrainas tha se mjekët ishin dërguar nga Kievi për të ndihmuar në trajtimin e të plagosurve dhe dërgoi ngushëllimet e tij për familjet e atyre që kishin vdekur. Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që të ndjekin paralajmërimet nga autoritetet. “I kërkoj të gjithëve, sa herë që dëgjoni sirenën e alarmit të ajrit – ju lutemi shkoni në strehë. Mos e injoroni. “Rusia nuk do të ndalet para asgjëje”, përfundoi Zelensky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura