“Mbylle, gore”- Gazment Bardhi “lëshon” gojën, përplaset me Erion Braçen: Na acaron nervat që në mëngjes

May 2, 2024 | 10:43
SHPËRNDAJE

Gazment Bardhi është përplasur në Kuvend me deputetin e PS-së, Erion Braçe pas tensioneve në foltore me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Teksa Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës, kreu i Grupit të PD-së iu drejtua me fjalën “gore”, duke i kërkuar që të mbyllë gojën.

“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i drejtohet Gazment Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura