“Dua të votoj në 2025”- Shpaloset banderola e Diasporës në Kuvend, ndërhyn Garda

May 2, 2024 | 10:36
SHPËRNDAJE

“Dua të votoj në 2025”, kjo ishte banderola që u shpalos nga përfaqësuesit e Diasporës në Kuvend.

Pas shpalosjes së saj, ka ndërhyerë menjëherë Garda dhe i ka nxjerrë jashtë.

Gjithashtu u hodhën dhe letra në sallë, ndërsa po në këto momente, Gazment Bardhi ishte i rrethuar nga Garda dhe po përplasej me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, në lidhje me refuzimin e interpelancës të kërkuar nga Grupi i Partisë Demokratike, me kryeministrin Edi Rama, për investigimin e RAI3.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura