Investigimi i RAI3/ Gazment Bardhi kërkoi interpelancë më kryeministrin Rama, maxhoranca e rrëzon

May 2, 2024 | 10:48
SHPËRNDAJE

Maxhoranca ka rrëzuar kërkesën e kreut të Grupit të PD-së, Gazment Bardhi për interpelancë me kryeministri Edi Rama për investimin e medias italaine Rai3.

interpelana rrewzim

Kërkesa për interpelancë u hodh në votim nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla pas tensioneve në Kuvend me kreun e Grupit të PD-së. Por, PS e rrëzoi duke e votuar me 56 vota pro.

Para se kërkesa të hidhej për votim, Bardhi u shpreh se Rama nuk e telefonoi drejtorin e RAI3 si piktor, por në cilësinë e kryeministrit.

“A ka mundësi ta mbyllësh gojën, mbylle gojën. Nuk ka nevojë as për sharje as për ngritje zëri, nuk kërkojmë as më pak e as më shumë nga çfarë na jep Kushtetuta dhe rregullorja. Zonja kryetare, javën e shkuar pas një kërkese po të refuzuar që Rama të jepte llogari për dyshimet e përfshirjes e vëllait të tij në laboratorin e Xibrakës, pas një emisioni investigativ, rezulton dhe është pranuar nga vetë Rama që ka tentuar të ushtrojë presion ndaj gazetarëve që kanë kryer investigimin në median shtetërore RAI. Rama e ka pranuar telefonatë me drejtorin e RAI3 duke shprehur se ka qenë duke mbrojtur sekretarin e vetë të përgjithshëm, të cilin rai3 e konsideronte si avokatin e trafikantëve të drogës dhe e gjithë vëmendja te Emgjëll Agacit bëhej për të fshehur dyshimin të përfshirjes së vëllait të kryeministrin në trafikut ndërkombëtar të laboratorit të kokainë, Xibrakës”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura