Tensione ne Kuvend/ Bardhi me tone të larta bllokon foltoren, rrethohet nga Garda! Nikolla: Këto sharjet të janë bërë natyrë e dytë

May 2, 2024 | 10:34
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka bllokuar foltoren pasi kryeparlamentarja Lindita Nikola i ndëpreu fjalën dhe i hoqi zërin e mikrofonit.tensione ne kuve

Bardhi iu është drejtuar me tone të larta Lindita Nikollës, ndërsa është rrethuar nga Garda.

Gjithashtu kreu i Grupit të PD ka goditur me grusht foltoren në shenjë revolte.

“Këto sharjet të janë bërë natyrë e dytë”, iu drejtua kryeparlamentarja.

Më pas Nikolla shtoi: “Ju tërheq vëmendjen zoti Bardhi. Ju lutem, ju tërheq vëmendjen për lirimin e foltores. Nuk është interes personal i Ramës e askujt, e kemi ezaruar këtë çështje. Na lejoni të vijojmë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura