“Rama nuk e telefonoi drejtorin e RAI3 si piktor, por në cilësinë e kryeministrit”- Bardhi: Heqim dorë nga interpelanca vetëm nëse kryeministri…

May 2, 2024 | 10:53
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, ka insistuar në interpelancën me kryeministrin Edi Rama, duke thënë se duhet të japë llogari pse e ka telefonuar drejtorin e RAI3 pas investigimit për marrëveshjen Rama-Meloni.

Bardhi me ironi tha se nga interpelanca do të heqin dorë vetëm nëse zbaton parimin që zbaton një i pandehur, që nuk ‘flas sepse gjithçka që flas do të përdoret kundër meje në gjyq’.

“Nuk ka nevojë as për sharje as për ngritje zëri, nuk kërkojmë as më pak e as më shumë nga çfarë na jep Kushtetuta dhe rregullorja. Zonja kryetare, javën e shkuar pas një kërkese po të refuzuar që Rama të jepte llogari për dyshimet e përfshirjes e vëllait të tij në laboratorin e Xibrakës, pas një emisioni invstigativ, rezulton dhe është pranuar nga vetë Rama që ka tentuar të ushtrojë presion ndaj gazetarëve që kanë kryer investigimin në median shtetërore RAI. Rama e ka pranuar telefonatë me drejtorin e RAI3 duke shprejuar se ka qenë duke mbrojtur sekretarin e vetë të përgjithshëm, të cilin rai3 e konsideronte si avokatin e trafikantëve të drogës dhe e gjithë vëmendja te Engjëll Agacit bëhej për të fshehur dyshimin të përfshirjes së vëllait të kryeministrin në trafikut ndërkombëtar të laboratorit të kokainë, Xibrakës.

Ndërsa çështja e parë po trajtohet nga drejtësia, kryeministri duhej të shpjegonte arsyet e trajtimit të mediave italiane, njësoj siç trajtoi median në Shqipëri. Kjo jo thjesht cenon lirinë e medias, por dëmton imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëre. Cenon interesin publik të Shqipërisë, të ardhmen Europiane të vendit. Në këtë kuadër, kemi kërkuar që km të japë shpjegime dhe kjo ka të bëjë me veprimtarinë e tij si kryeministër. Drejtin e RAI nuk e telefonoi si piktor, por në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe do të ishte në nderin tuaj zonja kryetare, ta përfshinit interpelancën në rend dite dhe t’ia linit turpin e të sjellurit si frikacak. Ka vetëm një të drejtë të fshihet dhe ne nuk e paragjykojmë në atë drejtim, nëse zbaton parimin që zbaton një i pandehur, që nuk flas sepse gjithçka që flas do të përdoret kundër meje në gjyq. Nëse ka shpallur këtë parim, na e thoni dhe ne pa diskutim do të tërhiqemi nga kërkesa për interpelancë ”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura