Sejko dhe Lulgjuraj: Alkimia artistike mes nesh funksionoi, në Eurovizion dëshirojnë vendin e Ronës

Dec 30, 2012 | 11:38
SHPËRNDAJE


Në një intervistë për gazetën “Panorama” vijnë këtë të shtunë dy fituesit e festivalit të fundvitit në RTSH, që njëherësh do jenë përfaqësues të vendit tonë në “Eurosong”, Ardian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko. Ata rrëfehen për alkiminë artistike mes tyre dhe pritshmëritë për Eurosongun.

Bledar Sejko: Në Eurovizon do këndojmë shqip
Si lindi bashkëpunimi mes jush, domethenë mes Bledarit dhe Adrianit?

Duke qenë se kënga kërkonte një vokal të fuqishëm, unë personalisht mendoja se Adriani do ta realizonte më së miri, ndaj u bazova në aftësitë dhe shtrirjen e tij vokale.
E prisnit kupën?
Shpresoja, pasi një garë niset gjithmonë për të fituar.
Unë mendoj që është më i mirë vlerësimi me juri.
“Identitet” ishte një këngë rock me përmbajtje patriotike, Në Eurovizion do e këndoni anglisht?
Jo. Ndaj “Identitet” jo vetëm për këtë arsye do të këndohet në shqip.
Çfarë pretendoni nga paraqitja juaj në Eurovizion, mendoni se do arrini një pozicion të mirë?  
Nuk pretendoj. Unë uroj që performanca e grupit të jetë në nivele sa më të larta. Shpresoj të na ndihmojnë të gjithë shqiptarët, kur të vijë puna te votimet. Dhe uroj që të arrijmë të paktën rezultatet e Rona Nishliut.
Një pjesë shumë e veçantë ishte performanca e Bledarit duke i rënë kitarës me dhëmbë. Si arrin ta realizosh?
Nuk e shpjegoj dot me fjalë, por arrij ta realizoj me dhëmbë.

Adrian lulgjuraj: Për këngën m’u desh vetëm gjymë ore punë
Adrian, sapo keni fituar festivalin në RTSH. Cilat janë ndjesitë që ju kanë shoqëruar këto ditë dhe a mendonit se do të ishit ju fituesi?
Janë ndjesi të papërshkrueshme të kem nderin të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision; Pas paraqitjes dinjitoze të vjetshme, është edhe përgjëgjesi e madhe.
Por nuk jeni ndër ata këngëtarë komercialë të themi, dhe befas emri juaj bëhet më i lakuari…
Unë kam vite që merrem me muzikë dhe këndoj live nëpër clube dhe koncerte. Shpresoj ta meritoj vlerësimin duke punuar dhe sjellë materiale të mira në treg.
Çfarë mendon se do të ndryshojë ky çmim në jetën tuaj?
Do e shohim me kalimin e kohës. Kam qejf ta marr shtruar dhe ta shijoj çdo moment të kësaj eksperience.
U fol se kënga juaj mund të ishte e vjedhur, ç’mund të thuash?
Do doja që këto fjalë të mos vazhdonin më tej, por të merreshim më shumë me paraqitjen tonë në Eurosong.
Ju jeni nga Ulqini dhe erdhët në këtë bashkëpunim me Bledar Sejkon. Si ka ardhur ky bashkëpunim?
Bledi më ofroi bashkëpunimin dhe pa dëgjuar këngën i kam dhënë OK-in tim. Për këtë këngë kemi punuar vetëm gjysmë ore.
Cilat janë detajet që e bëjnë këngën “Identitet” të denjë për të qenë ajo përfaqësuesja e vendit tonë në Eurovizion sipas jush?
Motivet, fuqia muzikore, domëthënia e këngës dhe me modesti shpresoj dhe performanca do jetë diçka spektakolare.
Cilin identitet keni dashur të tregoni me këtë këngë?
Identitetin pothuajse të humbur shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura