“Më vrave shpirtin o jeta mamit”/ Nëna e 6-vjeçarit që humbi jetën në Shëngjin postim rrëqethës në rrjetet sociale

Aug 19, 2021 | 13:58
SHPËRNDAJE

Nëna e djalit të mitur 6-vjeçar i cili humbi jetën ditën e djeshme në Shëngjin, pasi u përplas nga një furgon, ka bërë një dedikim rrëqethës në rrjetet sociale.

Ajo ka publikuar edhe foton e të birit të saj të ndjerë, i cili duket në breg të detit duke buzëqeshur.

Edhe të mërkurën, i mituri së bashku me familjarë të tij po shkonte për në plazh, kur në një moment, u është shkëputur nga duart dhe furgoni e përplasi duke i marr jetën.

“O Shpirt o zemer o jeta mamit ti ma vrave shpirtin o zemer, pse ike ngele vetem o shpirt, pse nuk vdiqem te gjith me ty pse o i bukuri im a po te mungoj mami ty,si do fle un pa ty………… o Zot me vdis dhe mua o zot.”, janë fjalët rrëqethëse të nënës së të miturit në rrjetet sociale, Besa Nuzi.

nena e djalit

Për aksidentin u arrestua nga policia shoferi i mjetit, 56-vjeçari Shtjefen Prenga. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:45 në qendër të qytetit të Shëngjinit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura