E trishtë, e përplasi furgoni, ndërron jetë në spital fëmija 6-vjeçar

Aug 18, 2021 | 10:06
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në spital fëmija i aksidentuar nga një furgon këtë mëngjes në qendër të qytetit të Shëngjinit.

Korespondenti i Panorama.al, raportoi se fëmija i moshës 6-vjeçare ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga automjeti.

Lezhë/Informacion paraprak

Në vijim të informacionit paraprak ju informoj se ka ndërruar jetë në spital i mituri i aksidentuar në Shengjin.

Më datë 18.08.2021, rreth për 08.45, në Shëngjin, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura