Sherri mes dy personave përfundon me një të plagosur, transportohet në spital 55-vjeçari me plagë në kokë

Apr 28, 2024 | 22:22
SHPËRNDAJE

 Si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes dy personave në qytetin e Korçës, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

ambulance

Mësohet se 55-vjeçari është goditur me sende të forta në kokë, për pasojë është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar, Altin Sali i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi A. S., 49 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta në kokë, shtetasin A. F., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura