“U kushtëzuam nga kartonat dhe lodhja”, Fagu: Në derbi luajtëm mirë! Duhet të fitojmë 3 ndeshjet e mbetura për… “Final 4”

Apr 28, 2024 | 22:38
SHPËRNDAJE

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu, u shfaq i zhgënjyer për humbjen në derbin ndaj Partizanit që skuadra e tij regjistroi mbrëmjen e sotme. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, për mikrofonin e “MCN”, evidentoi lodhjen si një nga faktorët kryesorë që ndikoi në këtë disfatë:  

fagu erbim

“Në radhë të parë më vjen keq për humbjen sot, mendoj që kemi zhvilluar një ndeshje të mirë. Shpresoj shumë që në këto 3 ndeshje të japim këtë paraqitje për të arritur objektivin që kemi.  

Presioni në ndeshjet derbi është i pranishëm, u munduam ta menaxhonim këtë pjesë, mbas kartonit të kuq, na u prishën shumë ekuilibrat dhe ishim të pafat.  

Patëm lodhje fizike, për shkak edhe të ndeshjes së Kupës, në momentet e golave, duhet të ishim më të përqëndruar, më në bllok, për fat të keq pësuam gol.  

Kishim plan B, por u kushtëzuam shumë nga kartonët e verdhë që morëm dhe ndryshuam disa herë zëvendësimet që kishim për të bërë. Në çdo faull që ne shkaktonim merrnim karton të verdhë. Kjo na kushtëzoi në zëvendësimet, u munduam të hiqnim lojtarët me të verdhë, për të mos e pësuar. Lodhja fizike e ditës së mërkurë na kushtëzoi shumë.  

E mendojmë gjatë gjithë kohës, për të arritur në “Final 4” duhet të fitojmë 3 ndeshjet që na kanë mbetur, nuk ka rrugë tjetër. Unë kam shumë besim, në ndeshjet e fundit kemi luajtur shumë mirë, kemi krijuar raste, kemi qenë në stabilitet. Në 3 ndeshjet e fundit do të japim gjithçka për gjithçka, nuk kemi ccfarë të humbim”, u shpreh Erbim Fagu.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura