Mbështeti Ramën dhe sulmoi emisionin “Report”, opozita italiane: Giorgia Meloni si perëndeshë e mashtrimit! Kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar gazetarinë

Apr 28, 2024 | 23:00
SHPËRNDAJE

Kryeministrja e Italisë,  Giorgia Meloni në daljen e fundit publike, sulmoi televizionin Rai3 dhe emisionin “Report”, në lidhje me reportazhin për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët,  ndërkohë që po ashtu mbrojti kryeministrin, Edi Rama dhe kërkoi mbështetje për të.

Meloni

Anëtarët e Partisë Demokratike në Itali, kanë solidoraziur redaksinë e emisionit “Report”  pas akuzave nga kryeministrja e vendit, të cilat sipas tyre janë të padrejta.

“Solidaritet me të gjithë redaksinë e Report-it të akuzuar padrejtësisht nga kryeministrja për linçim. Për Melonin, çdo thashethem jashtë propagandës së Palazzo Chigi është një sulm ndaj lidershipit të tij. Në vend që t’u shpjegojë italianëve humbjen e madhe të fondeve për marrëveshjen Itali – Shqipëri sulmon transmetuesin publik”, – thuhet në një deklaratë të anëtarëve të PD-së.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe ngelo Bonelli, deputeti i Aleancës së Gjelbër dhe të Majtë.

“Meloni si Apate, perëndesha e mashtrimit. Ajo që tha sot nga Pescara është një asgjë absolute, ajo flet për diçka që nuk ekziston. Kryeministrja kërkon të manipulojë realitetin duke sulmuar edhe gazetarinë investigative, si në rastin e Report dhe solidarizohet me kryeministrin Rama pa dhënë përgjigje për Demokracinë e mjerë dhe Italinë e mjerë që po qeveriset nga ata që e shohin botën me perde”, – shkroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura