“Hapi zjarr ndaj forcave të rendit. Nëpërmjet pyllit, arriti të…”- Policia jep detaje për vetëvrasjen e 47 vjeçarit që ekzekutoi ish-gruan dhe ish-kunatin

Feb 27, 2020 | 19:14
SHPËRNDAJE

Autori i vrasjes së ish-gruas dhe vëllait të saj në Rrëshen, para se të kryente vetëvrasjes ditën e sotme, ka shkëmbyer armë zjarri me forcat e rendit, duke lënë të plagosur një punonjës policie.

fatmir-kolecaj-1

Policia e Shtetit sqaron se Forcat e FNSH-së së Shkodrës kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

“Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se punonjësi i FNSH-së së Shkodrës ka marrë një plumb në pjesën e këmbës, duke u plagosur lehtë.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës.

Njoftimi plotë: 

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të ngjarjes së mbrëmjes të datës 25 shkurt në Kodër Rrëshen ku mbetën të vrarë me armë zjarri vëlla e motër, forca të shumta të Policisë së Shtetit prej 45 orë kërkimesh dhe kryeje të veprimeve proaktive kanë bërë të mundur që të lokalizonin autorin e ngjarjes i cili në orët e mbas ditës është futur nëpërmjet pyllit në banesën e tij në fshatin Zejmen të Lezhës.

Forcat e FNSH-së të Shkodër kanë krijuar perimetrin e jashtëm të rrethimit të banesës dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej.

Autori i ngjarjes shtetasi Fatmir Kolecaj, nuk i është përgjigur thirrjes së Policisë për tu dorëzuar, por ka hapur zjarr në mënyrë të befasishme mbi forcat e Policisë dhe për pasojë  nga të shtënat është plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën një punonjës i FNSH-së, Shkodër.

Në ndihmë të FNSH-së dhe Policisë lokale kanë shkuar edhe forcat speciale Renea ku kanë krijuar një rrethim të dytë dhe i kanë bërë thirrje autorit të hidhte armën dhe ti dorëzohej Policisë.

Autori Fatmir Kolecaj kur ka parë se s’kishte asnjë mundësi që të largohej nga banesa ka varë veten me armë zjarri.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku vijon veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për më shumë: 

Vrau ish-gruan dhe vëllanë e saj në Rrëshen, gjendet i vdekur 47 vjeçari

Masakra në Mirditë/ Si e planifikoi autori vrasjen e ish-gruas dhe kunatit, i qëlloi me breshëri kur …

Ngjarja e rëndë në Mirditë/ Si u vra në oborrin e shtëpisë nëna e tre fëmijëve dhe vëllai i saj nga ish-bashkëshorti, i dënuar më parë për dhunë

EMRAT/ Ngjarja e rëndë në Rrëshen ku humbën jetën vëlla e motër, Policia jep detaje dhe zbardh ngjarjen: U vranë në oborr, autori i krimit ish-dhëndri

Vrau ish-bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve dhe ish-kunatin, 47 vjeçari u arrestua edhe në vitin 2017. Akuza që rëndonte mbi të atëherë

“Të parën do të vras ty”- Si e kërcënonte autori i vrasjes së dyfishtë në Rreshen bashkëshorten në 2017. Zbardhet vendimi i gjykatës

FOTO/ Vrau ish gruan dhe ish-kunatin në derën e shtëpisë, ky është autori i masakrës. Policia jep detaje: 5 mln lekë kush na informon

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura