Vrau ish-bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve dhe ish-kunatin, 47 vjeçari u arrestua edhe në vitin 2017. Akuza që rëndonte mbi të

Feb 25, 2020 | 21:57
SHPËRNDAJE

Autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Rrëshen, u arrestua tri vite më parë për dhunë në familje.

arme-1

Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës, mbante vazhdimisht armë në shtëpi.

“Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve, si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri, bashkëshorten e tij”- njoftonte policia më 13 korrik të vitit 2017

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale “Dhuna në familje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura