Ngjarja e rëndë në Mirditë/ Si u vra në oborrin e shtëpisë nëna e tre fëmijëve dhe vëllai i saj nga ish-bashkëshorti, i dënuar më parë për dhunë

Feb 25, 2020 | 21:09
SHPËRNDAJE

Dy persona, vëlla e motër, kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme, në një ngjarje të rëndë në Rrëshen, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri.

Policia-natën-vrasje-e1523389339457

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kodër Rrëshen, ndërsa viktimat, janë Vledison dhe Esmeralda Filopati, të cilët janë dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit.

Paraprakisht dyshohet se autori i krimit ështe ish-bashkëshorti i Esmeraldës, i cili ka qëlluar me armë mbi ta në oborrin e banesës duke u shkaktuar vdekjen.

Gruaja 36 vjeçare ishte nënë e tre fëmijëve, ndërsa ishte divorcuar nga bashkëshorti Fatmir Kolecaj, nga fshati Zejmen i Lezhës.

Ai ishte denoncuar edhe më herët për dhunë, duke u ndaluar nga policia.  Viktima dhe autori ishin divorcuar para tre vitesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura