“Të parën do të vras ty”- Si e kërcënonte autori i vrasjes së dyfishtë në Rreshen bashkëshorten në 2017. Zbardhet vendimi i gjykatës

Feb 25, 2020 | 23:25
SHPËRNDAJE

Etleva Delia/ Me vendim të datës 15 janar të vitit 2018, Gjykata e Lezhës e ka dënuar Fatmir Kolecaj me 15 muaj burg për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

filopattitt copy

Në vendimin e Gjykatës thuhet se, duke iu referuar në deklarimet e të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortorë të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn janë karakterizuar nga grindje e mosmarrëveshje, të pasuara nga veprime të dhunës fizike dhe psikike të shkaktuara prej të pandehurit mbi bashkëshorten e tij, të cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar më pare në Polici për arsye se i pandehuri e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij.

Rasti i fundit, të cilin e dëmtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar në Polici, është ai i orës 16:00, të datës 12.07.2017, në të cilën i pandehuri sapo ka hyrë në banesë ka filluar ta godasë me shuplaka bashkëshorten e tij, pastaj ka marre një tub gome dhe me të e ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit për rreth një orë.

E dëmtuara, Esmeralda Kolecaj (Filopati) ka mundur të telefonojë babain e saj, të cilit i ka bërë me dije faktet e mësipërme, ndërsa ky i fundit ka njoftuar Policinë. Në këtë moment i pandehuri ka shkuar në banjon e banesës dhe ka marrë një arme zjarri që e mbante pa leje te organeve kompetente, të cilën e ka vendosur në tavolinë, ndërsa bashkëshortes se tij i ka thënë: “Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me ato”.

Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve të mësipërme, i pandehuri ka dalë bashkë me armën në oborrin e banesës dhe është rikthyer në banesë, duke mos e pasur armën me vete.

Ngjarja e rëndë në Mirditë/ Si u vra në oborrin e shtëpisë nëna e tre fëmijëve dhe vëllai i saj nga ish-bashkëshorti, i dënuar më parë për dhunë

EMRAT/ Ngjarja e rëndë në Rrëshen ku humbën jetën vëlla e motër, Policia jep detaje dhe zbardh ngjarjen: U vranë në oborr, autori i krimit ish-dhëndri

Vrau ish-bashkëshorten, nënë e tre fëmijëve dhe ish-kunatin, 47 vjeçari u arrestua edhe në vitin 2017. Akuza që rëndonte mbi të atëherë

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura