EMRAT/ Ngjarja e rëndë në Rrëshen ku humbën jetën vëlla e motër, Policia jep detaje: U vranë në oborr, autori i krimit ish-dhëndri

Feb 25, 2020 | 21:30
SHPËRNDAJE

Policia e Shtetit ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrëshen të Mirditës, ku u vranë me armë zjarri vëlla e motër.

Viktimat janë identifikuar si Vledison Filopati, 34-vjeç dhe Esmeralda Filopati, 36-vjeç, ndërsa policia sqaron se paraprakisht dyshohet se ata u qëlluan për vdekje në oborrin e banesës së tyre, nga ish-bashkëshorti i 34-vjeçares, Fatmir Kolecaj.

policia-arrestim-naten-1-1
Foto ilustrim

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës të cilët po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F.  Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.

Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale  Renea dhe FNSH e Shkodrës.

Shërbimet e Policisë  po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.

Vijon….

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura