Zjarret në Shqipëri/ Peleshi: Era rrezikon përhapjen e flakëve në Parkun e Shebenik-Jabllanicës. Në Mirditë janë në terren 100 forca

Aug 18, 2021 | 13:26
SHPËRNDAJE

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka dhënë informacione mbi situatën e zjarreve në Shqipëri, ku bën me dije se FA-të kanë vënë nën kontroll zjarrin në Malin e Rrajcës, por era rrezikon që flakët të përhapen në Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës.

flfl

Aktualisht mbi 100 forca po luftojnë me flakët në fshatrat Thirrë, Katund i Ri, malin e Tërbunit dhe fshatin Dardhë.

NJOFTIMI

Forcat e Armatosura dhe zjarrfikësit lokalë kanë vënë nën kontroll zjarrin në Malin e Rrjacës në Prrenjas, por puna vijon pasi era mund ta favorizojë duke rrezikuar Parkun Kombëtar të Shebenik-Jabllanicës në kufi me Maqedoninë e Veriut, ku edhe fqinjët tanë po punojnë në pjesën e tyre.

Mbi 100 forca po luftojnë me flakët në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri dhe era favorizon flakët.

Në malin e Tërbunit në Pukë dhe fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz era dhe terreni po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që në këto 2 vatra po punojnë aktualisht në terren rreth 200 forca.

Vatrat e tjera në vend nuk paraqesin rrezik të lartë dhe vijon puna e autoriteteve lokale për shuarjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura