Zbardhen emrat e 330 infermierëve të rinj që fituan të drejtën e punësimit në shtet

Mar 4, 2019 | 17:23
SHPËRNDAJE

Të gjithë ata që kanë konkurruar për një vend pune si punonjës të shkencave mjekësore teknike në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, mund të verifikojnë nëse kanë arritur të shpallen fitues. ‘Gazeta Shqiptare’ zbardh sot listat me emrat e 330 aplikantëve të kualifikuar që do të kenë mundësinë të punësohen si infermierë për qarkun e Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, Shkodrës, Kukësit, Lezhës e Dibrës. “Në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 493, datë 13.11.2017 “Për administrimin e procedurave të punësimit për profesionet e shkencave mjekësore teknike në institucionet shëndetësore publike në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikon listat përfundimtare të aplikantëve të kualifikuar, që morën pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike në profilin Infermieri sipas Qarqeve”,-thekson Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjithashtu, bëhet me dije se në listë janë përfshirë dhe infermierët që janë kualifikuar nga konkurset e mëparshme dhe që nuk janë punësuar akoma.infermier-770x385

Provimet VAP

Urdhri Infermierit të Shqipërisë ka shpallur datat e regjistrimeve për provimet VAP ( vlerësimi i aftësisë profesionale). Testimi do të zhvillohet në muajin prill të këtij viti e ndërkohë në datat 12, 13 dhe 15 mars do të bëhen regjistrimet. “Për të krijuar mundësinë e pjesëmarrjes në provim, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë pranë zyrave ku kanë bërë regjistrimin në praktikë dokumentet e mëposhtme: Kërkesë për regjistrim në provim, ku do të përcaktoni saktë për të satën herë hyni në provim praktike; fotokopje të diplomës dhe listës së notave; fotokopje të kartës së identitetit dhe kartës së praktikanti si dhe librezën e Praktikës (Ata që e kanë dorëzuar në sezone të mëparshme, por më pas nuk janë paraqitur në provim, duhet të specifikojnë në Kërkesë sezonin kur e kanë dorëzuar)”,-theksohet në njoftimin e Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë. Ndërkohë ata që e japin VAP në këtë sezon nuk kanë nevojë të bëjnë konfirmim pjesëmarrje për Provimin e Shtetit, pasi për të gjithë fituesit e VAP, emri herën e parë regjistrohet automatikisht.

Listën e plotë e lexoni në Gsh.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura