“Vitin 2023 e kemi mbyllur me 0 incidente fatale për turistët e huaj”- Balla: Këtë sezon do të jenë të angazhuar mbi 1600 efektivë. Për pak ditë gati 6 stacione të reja policie

Apr 29, 2024 | 11:25
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në një takim në Sheshin Skëndërbej ka folur mbi mbarëvajtjen e sezonit turistik, sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit.

Balla ndër të tjera tha se viti 2023 është mbyllur me 0 incidente fatale për turistët e huaj dhe kjo statistikë duhet të ruhet edhe gjatë këtij sezoni të ri.

Për këtë Balla tha se në zonat turistike do të jenë të angazhuar mbi 1600 efektivë, ndërsa për pak ditë do të jenë gati 6 stacione të reja policore, në pikat ku pritet të ketë fluks.

Balla: Kam shkuar në të gjitha pika e kalimit dhe i kam kërkuar çdo punonjësi policie ta shohë veten si kontakti i parë dhe i fundit për vizitorët.

Shifrat e muajve të parë, shërbejnë për të dëshmuar se turizmi në Shqipëri, po gjithnjë e më shumë vjetor.

Pamje e këtij sheshi (Sheshi Skëndërbej) është konfirmimi gjithnjë e më shumë e një Shqipërie turistike.

E kemi mbyllur 2023 me 0 incidente fatale për turistët  huaj, duhet të bëjmë të pamundurën që këtë statistikë ta mbajmë edhe këtë sezon.

Policia e Shteti ka gati një plan të madh masash që shtrihet në të gjithë territorin.  Për cdo drejtori, apo njësi të policisë, nga kufiri të policia rrugore duhet të bëjmë gjithçka ti sigurojmë cdo pushuesi pushime të qeta dhe të sigurta.

Gjatë vitit 2023 kemi pasur 500 operacione kërkim shpëtimi dhe këtë vit do duhet të jemi gati për rreth 700 raste të tilla.

Pas pak ditësh do të jenë gati 6 stacione të reja policie në zonat ku pritet të ketë fluks të shtuar turistësh.

Në zonat turistike gjatë këtij sezoni  do të jenë të angazhuar më shumë se 1600 efektivë policie.

Në dispozicion të forcave do të jenë 208 mjete. Një sfidë e madhe që duhet fituar mbetet parandalimi i ndotjes akustike.

 

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura