Moviola e Tirana-Partizani/ Hamiti korrekt te 2 të kuqtë, vendos rekord me 17 kartonë (VIDEO)

Apr 29, 2024 | 11:39
SHPËRNDAJE

Tirana-Partizani është një ndeshje që gjithmonë sjell polemika.Eldorjan Hamiti në sfidën e djeshme vendosi një rekord.

hamiti

Dha 17kartonë, 15 të verdhë dhe dy të kuq. Mënjanë duke lënë gabimete vogla, Hamiti u soll korrekt te dy të kuqtë, por gaboi te rasti iHoxhallarit, të cilin nga të kuq e kthe në favor të bardhebluve.Gjithsesi, Tirana ka polemizuar vendimet e gjyqtarit.

MINUTA e 9-të: Rrëzim në zonën e Tiranës. Mici ndërhyn ndajRrapajt. Lojtarët e Partizanit kërkojnë penallti, por lojtari i Tiranës heq topin. Hamiti heziton dhe në fund jep këndore me tëdrejtë. Në të njëjtin aksion lezhjani i fal të verdhin Hoxhallarit përnjë ndërhyrje të ashpër ndaj Mbasë. Gabim në rastin e dytë.  (VIDEO)

MINUTA 45+1-rë: Keko zbret rrezikshëm në zonë, kalon dylojtarë dhe ndalet nga Hoxhallari me sparkatë dhe gjyqtari i jep tëkuq si lojtari i fundit. Më pas thërritet në VAR dhe anulon vendimin dhe nuk jep as faull. Gabim i gjyqtarit, pasi edhe nëse nukështë i kuq, është faull dhe i verdhë. (VIDEO) (VIDEO)

MINUTA e 87-të: Jonuzi merr të dytin e verdhë dhe përjashtohet me karton të kuq. Vendim i drejtë i gjyqtarit. Ndërhyrja eJonuzit është te kavilja. MINUTA E 90+3-të: Maget shënon, heq fanellën dhe festonpërballë tifozëve kundërshtarë. Te Tirana pretendojnë për kartontë kuq. Vendim i drejtë i drejtë i gjyqtarit.  (VIDEO)

MINUTA E 90’+7-të: I kuq edhe për Hadrojn, i cili ndëshkohetme të verdhin e dytë, pas një ndërhyrje ndaj Hoxhallarit. I drejtë,vendimi i Hamitit. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura